Historia e Shtetit dhe së Drejtës

Print

Ilirjana Kaceli, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
LAW 102
Emri
Historia e Shtetit dhe së Drejtës
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Njohuritë mbi origjinën e institucioneve dhe mbi zanafillën e së drejtës janë parë të domosdoshme nga studiuesit e së drejtës. Historia e Shtetit, së drejtës dhe institucioneve juridike në Shqipëri analizon institucionet e së drejtës dhe shtetit shqiptar ndër shekuj. Objektivi kryesor i lëndës është të japë një panorame të qartë të zhvillimit the institucioneve në planin kohor dhe për këtë arsye studion shtetin, të drejtën si dhe strukturat e shtetin në një shtrirje të gjatë kohore. Për të patur një kontekst më të gjerë, lënda do të trajtojë në mënyrë specifike pozicionin e Shqipërisë përsa i përket organizimit institucional dhe juridik gjatë periudhave të ndryshme. Me anë të këtij kursi, studentët do jenë të aftë të kuptojnë rëndësinë e zhvillimit gradual të institucioneve dhe të së drejtës në tërësi.

Objektivat

Java
Tema
1
KShteti dhe e Drejta në shoqërinë Skllavopronare në Iliri dhe Epir Ky leksion do të fokusohet në 3 cështje. Cështja e parë do të trajtojë shtetin dhe të drejtën në Iliri. Do të diskutohet rreth lindjes dhe zhvillimit historik në shtetin Ilir, organizimi shoqëror dhe shtetëror dhe e drejta ilire. Në cështjen e dyte, leksioni do të fokusohet në shteti dhe e drejta në Epir. Studentët do të njihen me organizimi shoqëror parashtetëror dhe lindja e shtetit në Epir; organizimi shtetëror dhe e drejta në Epir. Cështja e tretë do të trajtojë mbretërinë dardane e cila to të fokusohet në karakteristikat e zhvillimit të përgjithshëm shtetëror e juridik. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 11-50.
2
Institucionet politike dhe juridike ne tokat shqiptare gjate shekujve V-XII Ky leksion do të trajtojë institucionet politike dhe juridike në tokat shqiptare gjatë shekujve V-XII. Leksioni do të fokusohet në: i) organizimi ekonomik e shoqëror në tokat shqiptare gjatë shek. V – XII; ii) tokat shqiptare në kohët e para të sundimit bizantin; iii) lufta politike në tokat shqiptare gjatë shek. V-VII; iv) përmbysja e skllavërisë dhe v) organizimi ekonomik e shoqëror i sistemit të bashkësive të lira (shek. VII-VIII). Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 51-61
3
Organizimi ekonomik e shoqëror në periudhën e feudalizmit të hershëm (shek. IX-XII) Ky leksion do të trajtojë organizimin ekonomik dhe shoqëror në periudhëm e feudalizmit të hershëm (shek.IX-XII). Pas prezantimit të organizimit ekonomik dhe shoqëror, leksioni do të fokusohet në sistemin administrativ bizantin në tokat shqiptare dhe të drejtën bizantine në tokat shqiptare në shek. IX-XII. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 62-71
4
Principatat feudale shqiptare të shekullit XII-XV Shekulli XII shënoi principatën e parë shqiptare, Principata e Arbërit, por është në shekullin e XIV dhe në fillim të shekullit XV periudha kur kjo principatë u bë më e fortë, sidomos për shkak të rënies së Perandorisë serbe. Në këtë leksion do të trajtohen principatat feudale shqiptare të shekullit XIIXV. Një rëndësi do ti jepet organizimit ekonomiko – shoqëror dhe shtëtëror në principatat feudale shqiptare. Leksioni do të trajtojë edhe të drejtën në principatat feudale shqiptare. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 72-105
5
Qytetet shqiptare në Mesjetë dhe organizimi i tyre politik Gjatë shek. XIV qytetet e Shqipërisë arritën në kulmin e zhvillimit të tyre që njohën gjatë mesjetës. Në krye të tyre qëndronte gjithnjë Durrësi, i cili kishte rreth 25 mijë banorë, dhe ishte një nga qytetet e mëdha të këtij shekulli. Ky zhvillim erdhi si pasojë e rritjes së ekonomisë së tyre, kryesisht e zhvillimit të zejtarisë. Ky leksion do të trajtojë organizimin dhe administrimin e qyteteve shqiptare në mesjetë dhe komunat qytetare autonome. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 106-128
6
Shteti i pavarur shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut Kryengritja fitimtare e nëntorit të vitit 1443 dhe Kuvendi i fisnikëve shqiptarë i mbajtur në mars të vitit 1444 në Lezhë, sollën ndryshime rrënjësore në organizimin administrativ, politik e ushtarak të viseve të çliruara shqiptare. Kuvendi i Lezhës realizoi të parin bashkim të gjerë politik e ushtarak të vendit në formën e një aleance ndërmjet përfaqësuesve kryesorë të aristokracisë shqiptare. Organi më i lartë qendror i këtij bashkimi u bë Kuvendi i fisnikëve. Organe të përhershme të Besëlidhjes ishin kryetari i saj, ushtria dhe arka e përbashkët, në krye të cilave u caktua një njeri i vetëm, Skënderbeu. Ky leksion do të trajtojë: i) krijimin e shtetit të përqëndruar shqiptar nën udhëhqjen e Skënderbeut; ii) organizimin politik në shtetin e Skënderbeut; shteti i Skënderbeut në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e drejta në shtetin e Skënderbeut. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 129-190
7
Institucionet Osmane Gjatë zhvillimit të këtij leksioni do të trajtohen çështjet kryesore që lidhen me vendosjen e sundimit osman në tokat shqiptare, tiparet e sistemit të ri politik dhe ekonomik, si dhe ndryshimet në jetën shoqërore, kulturore dhe fetare. Në fokus të vështrimit do të jenë gjithashtu përpjekjet e shqiptarëve për çlirim nga sundimi osman, lufta çlirimtare e udhëhequr nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe rezultatet e saj, si dhe kryengritjet e zhvilluara gjatë shek. XVIXIX. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet zhvillimeve politiko-shoqërore gjatë periudhës në fjalë, shthurjes së sistemit të timarit dhe lindjes së pronës çifligare, prirjeve të parisë shqiptare të kohës për emancipim politik, rolit dhe rëndësisë së pashallëqeve në jetën politike shqiptare, etj. Nëpërmjet zhvillimit të këtij kursi do të synohet që studentët të fitojnë njohuri të qëndrueshme në lidhje me aspektet themelore të një segmenti të rëndësishëm të historisë shqiptare të periudhës osmane, si dhe të aftësohen për të analizuar e interpretuar drejt e saktë ngjarjet, dukuritë dhe proceset që zhvillohen në periudhën e dhënë. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 191-210
8
Provim Gjysmëfinal
9
Pashallëqet Feudale Shqiptare Gjatë zhvillimit të këtij leksioni do të trajtohen pashallëqet feudale shqiptare duke u fokusuar tek pashallëku i Shkodrës dhe Pashallëku i Janinës. Pashallëku i Shkodrës (1757–1831) ishte një pashallëk gjysëm i pavarur nën Perandorinë Osmane, i lindur nga familja shqiptare e Bushatllinjëve. Territori fillestar i pashallëkut u shtrinte rreth Shkodrës dhe rrethinës së saj, në territorin e sotëm të Shqipërisë veriore dhe të Zi juglindor. Nën sundimin e Mahmud Pashë Bushatlliut arriti kulmin dhe në këtë kohë pjesë e pashallëkut ishte një pjesë e madhe e Shqipërisë, e Kosovës, pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe pjesa juglindore e Malit të Zi. Mehmet pashë Plaku themeluesi i Pashallëkut të Shkodrës. Si rezultat i zhvillimit ekonomik, familje të mëdha feudale filluan të fuqizoheshin edhe politikisht e të shkëputeshin nga shteti osman. Ndërsa, Pashallëku i Janinës lidhet ngushtë me emrin e Ali Pashë Tepelenës. Ky lindi ne vitin 1740 në një familje feudale ushtarake. Shumë shpejt u dallua për aftësinë, energjinë dhe zgjuarsinë e tij. Këto i vuri ne shërbim te planeve te tij ambicioze, duke përdorur të gjitha mjetet : dhunën,dinakërinë dhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendas. Ne vitin 1784 Aliu mori gradën pashës dhe komandant ushtarak pranë valiut të Rumelisë. Po këtë vit siguroi qeverisjen e sanxhakut të Delvinës, kurse me vonë u bë komandant i grykave (Derven) e qeveritar i sanxhakut te Trikallës (Greqi). Me përkrahjen e borgjezisë zejtaro-tregtare të Janinës, vuri dore mbi sanxhakun me të njëjtin emër (1787) Porta e lartë (perandoria osmane) ishte e zënë në luftë me Austrinë prandaj e njohu Aliun si sundimtar të ligjshëm. Vëmndje të vecantë do ti kushtohet lindjes dhe zhvillimit të këtyre dy pashallëqeve; orgarnizimit politik dhe të drejtës së zhvilluar. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 211-228
10
E Drejta Zakonore shqiptare E drejta zakonore shqiptare përfshin tërësinë e normave të pashkruara, të transmetuara deri më sot brez pas brezi, që kanë rregulluar marrëdhëniet shoqërore në një varg krahinash të Shqipërisë. Është dukuri historiko-shoqërore që ka vepruar për shekuj me radhë kryesisht në krahinat malore të vendit. Ruajtja e së drejtës zakonore për një kohë të gjatë e përballimi i presioneve të së drejtës së shteteve pushtuese, janë shprehje e qëndresës së popullit shqiptar për të mbrojtur qënien, gjuhën dhe kulturën e tij. Në të drejtën zakonore shqiptare gjenin pasqyrim disa nga tiparet themelore të psikologjisë shoqërore të vendit tonë, si: nderi, besa, burrëria, mikpritja etj. Ky leksion do të fokusohet në i) kuptimin e së drejtës zakonore shqiptare; ii) burimet dhe parimet e saj kryesore; iii) marrëdhëniet familjare; iv) marrëdhëniet e pronësisë dhe detyrimet; v) e drejta zakonore penale dhe vi) procesi gjyqësor. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 229-287
11
Lidhja shqiptare e Prizrenit Një rol të rëndësishmë në formësimin e vetëdijes kombëtare është lidhja shqiptare e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve shqiptare në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës. Në mbledhjen e parisë më 18 qershor u radhitën qëndrimet e mbajtura në një shkresë të vendimeve quajtur Kararnamé, që u firmos nga 47 përfaqësues të kazave të vilajetit, ku në krye janë firmat e Iljaz pashë Dibrës dhe Abdullah pashë Drenit. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet Kararnamé dhe organizimi gjyqësore në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 288-303
12
Shteti i Pavarur shqiptarë në vitet 1912-1914 Në vitet 1912-1914 shqiptarët për herë të parë nisën procesin e krijimit të shtetit kombëtar. Ky proces rezultoi tejet i vështirë për shkak se përgatitja kulturore politike e kombit shqiptar ende nuk kishte arritur nivelin e duhur për tu përballur me shtetformimin dhe ngaqë faktorët e jashtëm pengues dhe shpërbërës rezultuan shumë të fuqishëm. Qeveria e Përkohshme e Vlorës që u krijua pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912 bëri përpjekje dhe arriti disa suksese në ndërtimin e institucioneve kombëtare dhe në fillimin e procesit të deosmanizimit. Por ajo u godit rëndë nga refuzimi i Fuqive të Mëdha për ta njohur si dhe nga përballja me forca opozitare partikulariste të brendshme, ku më e spikatura prej tyre ishte Pleqësia e Shqipërisë së Mesme e kryesuar nga Esat Pashë Toptani. Leksioni do të trajtojë rrethanat që cuan drejt shpalljes së pavarësisë dhe krijimin e qeverisë së Vlorës. Një vemendje të vecantë do ti kushtohet problemet të shtetit shqiptar në politikën e fuqive të mëdha dhe Komisioni Ndërkombëtare i Kontrollit. Gjithashtu, leksioni do të trajtojë shtetin shqiptar nën Vidin dhe Statuti Organik i Shqipërisë. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 304-328 13
13
Rimëkëmbja e Shtetit kombëtare shqiptar dhe përpjekjet për demokratizimin e tij në vitet 1920-1924 Vitet 1920-1924 kanë një rëndësi të madhe për rimëkëmbjen e shtetit kombëtar shqiptar. Gjatë kësaj periudhe kemi përpjekjet e para për demokratizimin. Leksioni do të trajtojë Kongresin e Lushnjës dhe vendimet për rimëkëmbjen e shtetit kombëtar shqiptar. Një vememdje të vecantë do ti kushtohet analizës juridike të “Statuti i Lushnjës” dhe “Statutit të Zgjeruar të Lushnjës”. Një ngjarje tjetër gajtë kësaj periudhe është Revolucioni i Qershorit 1924 dhe Qeveria e F. S. Nolit. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 329-358
14
Shteti dhe e drejta gjatë regjimit të Ahmet Zogut Me përmbysjen e qeverisë së Nolit, në pushtet erdhi Ahmet Zogu. Më 25 janar 1925, Kuvendi Kushtetues shpalli Republikën Shqiptare. Dhjetë ditë më vonë, Ahmet Zogu u zgjodh kryetar i republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe, Ahmet Zogu riktheu stabilitetin në vend, si dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake që forcuan pozitën e Shqipërisë. Leksioni do të trajtojë organizimi shtetëror në republikën e vitit 1925-1928 dhe në periudhëm e monarkisë ne vitit 1928-1939. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet zhvillimit të së drejtës në këtë periudhë. Literatura përkatëse: 1. Luan Omari dhe Aleks Luarasi (eds), Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri (botimi 4rt, University Press Luarasi 2005) 359-406. 2. Arsim Bajrami, Historia e Konstitucionalizmit Shqiptar 1912-2012 (Akademia e Shkences dhe Arteve e Kosovës 2014) 71-84.
15
Shqipëria në sistemin socialist totalitar dhe tranzicioni drejt pluralizmit politik Ky leksion do të trajtoje karakteristikat kryesore të së drejtës në sistemin socialist totalitar. Enver Hoxha (16 tetor 1908 - 11 prill 1985) ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes. Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit (policia sekrete). Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjesimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet tranzicioni drejt pluralizmit politik duke u fokusuar në i) shkaqet që cuan drejt rënies së sistemit totalitar socialist; ii) aktorët kryesorë në periudhen tranzitore dhe iii) zhvillimin e sistemit ligjor bazuar në konventat ndërkombëtare dhe standartet europiane. Literatura përkatëse: 1. Arsim Bajrami, Historia e Konstitucionalizmit Shqiptar 1912-2012 (Akademia e Shkences dhe Arteve e Kosovës 2014) 85-148.
16
Provim Final
1
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë evolimin e institucioneve nga koha e lashtë në kohën moderne.
2
Studentët do të kenë njohuri të mirëfillta në zanafillën e krijimit të shtetit dhe së drejtës në Shqipëri
3
Studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë dallimin mes formave të shtetit në periudha të ndryshme duke filluar nga antikiteti e deri në kohën moderner
4
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë ndryshimet në mënyrën e zhvillimit të institucioneve.
5
Studentët do të jenë të aftë të njohin më mire organizimin aktual shtetëror në Shqipëri duke qenë se do kenë informacione të detajuara për periudhat e mëparshme.
6
Studentët do të jenë të gatshëm për t’u bërë pjesë e diskutimeve të frytshme në fushën e kulturës së përgjithshme mbi historikun e institucioneve dhe së drejtës në Shqipëri.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 15 15
Provimi përfundimtar
1 25 25
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
130
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.20
ECTS
5.00