E Drejte Financiare

Print

Enkelejda Koka, PhD

Kodi
LAW 221
Emri
E Drejte Financiare
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
2.50
ECTS
4.00
Përshkrimi

Lënda e Drejta Financiare studion veprimtarinë financiare të shtetit dhe personave të tjerë juridikë, mekanizmat e mbledhjes dhe shpenzimit të mjeteve financiare, si dhe harmonizimin dhe planifikimin e të hyrave dhe shpenzimeve në kuadër të ekonomisë financiare që kryhen nga ana e institucioneve të financave publike. Kjo lëndë do të shqyrtojë aspektet ligjore të financave, ajo do të përshkruajë parimet bazë ligjore dhe parakushtet institucionale të financave dhe tregjet financiare. Kjo lëndë për studentët ofron njohuri juridiko-financiare shumë të rëndësishme mbi institucionet kryesore të financave publike përmes njohjes me teorinë mbi institucionet financiare si dhe praktikat e funksionimit të institucioneve financiare. Lënda do të studiojë tre cështje kryesore; si, sa dhe prej kujt duhet të mblidhen mjetet; ndarja e mjeteve midis subjekteve të ndryshëm; shpenzimi i mjeteve, për realizimin më të mire të detyrave të shtetit dhe institucioneve juridiko-publike; cilat janë efektet e mbledhjes, ndarjes dhe shpenzimit nga shteti.

Objektivat

Njohuri te pergjitheshme per te Drejten financiare. Pervetesimi i koncepteve baze juridike ne lidhje me te drejten financiare. Marredhenia Juridike e se drejtes Financiare dhe objekti i saj

Java
Tema
1
Hyrje – Shkenca Financiare dhe e Drejta Finaciare Tema bën një prezantim të përgjithsëm të lëndës dhe trajton kuptimin e shkencës financiare dhe së drejtës financiare. Lidhja e ngushtë që ekziston mes të dyjave, por edhe diferencat që kanë me njëra-tjetrën do të jenë objekt studimi. Vecanërisht do të përcaktohet roli i së drejtës financiare në rregullimin e marrëdhënieve financiaro-juridike që krijohen gjatë mbledhjes, ndarjes dhe shpenzimit të mjeteve me të cilat plotësohen nevojat mbarëshoqërore. (Fq.12-39)
2
Kuptimi i përgjithshëm i nevojave publike dhe klasifikimi i tyre Tema sqaron definicionin e nevojave publike, kuptimin e tyre, llojet dhe ndarjen që iu bëhet. Nevojat publike përbëjnë një ndër shkaqet themelore të rregullimit të marrëdhënieve financiaro-juridike përmes së drejtës financiare dhe një nga shkaqet themelore të ekzistencës së instrumenteve financiare të tilla si tatime, taksa, dogana etj. Identifikimi i saktë i llojeve të nevojave publike që justifikojnë nevojën për mbledhjen e mjeteve monetare përbën objektin kryesor të studimit gjatë zhvillimit të temës. (Fq.40-68)
3
Të hyrat publike në teorinë dhe praktikën financiare si dhe sistemi dhe politika e formimit të të hyrave publike Tema trajton në mënyrë teorike të hyrat publike si dhe sistemin dhe politikën e formimit të tyre. Plotësimi i nevojave shtetërore e atyre shoqërore nga ana e shtetit në bazë të kompetencave të tij realizohet pikërisht me anë të mjeteve financiare të njohura si të hyra publike. Gjatë analizës do të bëhet edhe klasifikimi i të hyrave publike në tё hyra burimore dhe tё prejardhura; tё hyra juridiko-publike dhe juridiko-private; tё hyra tё rregullta dhe jo tё rregullta; tё hyra nga personat fizikё dhe tё hyra nga personat juridikё; tё hyra tё kthyeshme dhe tё hyra tё pakthyeshme;tё hyra tё destinuara dhe tё hyra tё padestinuara etj. Përvec trajtimit teorik, do të bëhet edhe një trajtim i disa rasteve të praktikës financiare për të ilustruar konceptet e shpjeguara. (Fq.69-83)
4
Tatimet: Qëllimi, Elementet, parimet dhe efektet Tema merr në shqyrtim tatimet, instrumentet themelore e kryesore financiare të mbledhjes sё tё hyrave, me tё cilat shteti mbulon shpenzimet e veta me qёllim plotёsimin e nevojave mbarёshoqёrore. Përcaktimi i elementeve përbërëse, parimeve, karakteristikave, efekteve, qëllimeve dhe klasifikimi i tyre në varësi të kritereve të përcaktuara përbën objektin kryesor të studimit. Qëllimet fiskale, qёllimet ekonomike dhe qёllimet sociale të tatimeve do të sqarohen në mënyrë të detajuar. Gjithashtu identifikimi i karakteristikave të tatimeve (tё hyra derivative tё shtetit, tё detyrueshme, mblidhen nё interesin publik, nuk kanё kundёrshpёrblim tё drejtpёrdrejtё etj) shërben për vecimin dhe diferencimin e tyre me forma të tjera të të hyrave publike. Tema gjithashtu do të fokusohet në klasifikimin e tatimit në tatime proporcionale dhe progresive, të rregullta dhe jo tё rregullta, qendrore dhe lokale, me qëllim kuptimin e saktë të tatimeve si instrument themelor financiar. (Fq.84-103)
5
Kuptimi, rëndësia dhe përkufizimi i taksave dhe kontributeve Tema trajton një tjetër instrument të rëndësishëm për plotësimin e nevojave mbarëshoqërore sic janë taksat. Identifikimi i karakteristikave të taksave, përkufizimi që ligji iu bën, rëndësia që ato paraqesin për buxhetin e shtetit, dallimet që kanë me tatimet dhe forma të tjera të të hyrave publike janë në fokus të kësaj teme. Gjithashtu do të bëhet klasifikimi i taksave dhe kriteret e përcaktuara për këtë qëllim. Në shqyrtim do të jenë edhe kontributet, duke përcaktuar definicionin, llojet dhe karakteristikat e tjera të përcaktuara në legjislacion. (Fq.104-145)
6
Legjislacioni tatimor në Republikën e Shqipërisë Kjo temë trajton kuadrin ligjor rregullues në fushën e tatimeve dhe taksave, duke u fokusuar vecanërisht në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Në bazë të këtij ligji do të shpjegohet si rregullohen procedurat për administrimin e detyrimeve tatimore në Republikën e Shqipërisë, si dhe parimet e organizimit e të funksionimit të administratës tatimore në Republikën e Shqipërisë. Ligji, i cili është i zbatueshëm për tatimpaguesit, administratën tatimore, agjentët tatimorë; cdo person tjetër të përcaktuar nga legjislacioni tatimor, do të jetë objekti kryesor i analizës në këtë temë. (Fq.145-178)
7
Tatimet e Dyfishta dhe e Drejta Tatimore Ndërkombëtare Tema merr në shqyrim parashikimet dhe rregullat ndërkombëtare në fushën e tatimeve, marrëveshjet ndërkombëtare që realizohen mes shteteve me qëllim lehtësimin e procedurave fiskale për subjektet që iu nënshtrohen atyre dhe rritjen e efektivitetit të mbledhjes së tyre nga ana e shtetit. Me rëndësi e drejta ndërkombëtare tatimore shfaqet në kuadër të eleminimit të tatimeve të dyfishta, duke përcaktuar procedurën dhe mënyrën sesi vepron shteti, me qëllim që subjekti të mos tatohet në mënyrë të dyfishtë për të njëjtën të ardhur apo fitim të realizuar. (Fq.179-196)
8
Provimi gjysmë final
9
Doganat, Sistemi Doganor Tema merr në shqyrtim doganat si një lloj i vecantё i tatimeve qё paguhen nё momentin e kalimit tё njё malli tё caktuar pёrtej kufirit doganor. Tema analizon karakteristikat e doganave dhe klasifikimin e tyre në varësi të kritereve të ndryshme, ndër të cilat mund të përmendim: drejtimin e ecurisё(lёvizjes) sё mallit, qёllimin e aplikimit tё doganave, mёnyrёn e nxjerrjes sё dispozitave doganore, lartёsinë e ngarkimit doganor. Gjithashtu do të merret në shqyrtim legjislacioni doganor nё Republikёn e Shqipёrisё dhe parashikimet kryesore për rregullimin e doganave. (Fq.197-225)
10
Analizë e cështjeve ligjore mbi funksionimin e doganave Kjo temë analizon cështje ligjore që lidhen me funksionimin e doganave. Legjislacioni doganor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga Kodi Doganor, legjislacioni doganor ndёrkombёtar lidhur me konventat nё tё cilat aderon RSH dhe aktet nёnligjore nё zbatim tё Kodit. Objekt studimi do të jenë vecanërisht regjimet e ndryshme doganore dhe problematikat në nivel teorik e praktik të lidhura me to. Regjim doganor do tё thotё: vёnia nё qarkullim tё lirё; tranziti; magazinimi doganor; pёrpunimi aktiv; pёrpunimi nёn kontrolin doganor; lejimi i pёrkohshёm; pёrpunimi pasiv; eksportimi. Gjithashtu, analiza do të zgjerohet me shkeljet doganore të parashikuara në Kodin Doganor, të tilla si kundёrvajtjet administrative doganore dhe kontrabanda. (Fq.226-253)
11
Taksat Kjo temë trajton taksat dhe parashikimet ligjore lidhur me to në Republikën e Shqipërisë. Taksat nё Republikёn e Shqipёrisё ndahen nё taksa kombёtare dhe taksa vendore. Taksat kombёtare caktohen nga pushteti qendror, mblidhen nga pushteti qendror dhe derdhen nё favor tё buxhetit tё shtetit. Taksat vendore caktohen nga pushteti vendor, mblidhen nga pushteti vendor dhe derdhen nё favor tё buxhetit vendor tё njёsisё pёrkatёse. Në fokus të kësaj teme do të jetë vecanërisht ligji nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” , i cili përcakton llojet e taksave kombëtare që aplikohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, nivelin e tyre, si dhe procedurat për llogaritjen, arkëtimin dhe transferimin në buxhetin e shtetit, si dhe ligji nr.9632, datё 30.10.2006 “Pёr sistemin e taksave vendore”, i cili pёrcakton rregullat pёr mёnyrёn e ushtrimit tё tё drejtave dhe detyrave nga organet e qeverisjes vendore, pёr vendosjen e taksave vendore dhe mbledhjen e administrimin e tyre. (Fq.254-283)
12
Huaja Publike: Kuptimi dhe Zhvillimi Kjo temë definon huatë publike, shtetёrore si kontrata, nё bazё tё tё cilave, huadhёnёsi (personi fizik ose juridik) i jep huamarrёsit (shtetit) njё sasi tё hollash ose sendesh, duke pёrcaktuar detyrimin e kёtij tё fundit t`i kthejё kёto tё holla ose sende nё njё afat tё pёrcaktuar, sё bashku me interesin. Përvecse kuptimit dhe përkufizimit, tema analizon në mënyrë të hollësishme përparësitë dhe mangësitë e huave publike, si dhe njeh studentët me klasifikimin e tyre në hua tё brendshme dhe tё jashtme, hua vullnetare dhe tё detyrueshme, hua afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, hua kombёtare dhe lokale. Raste praktike të marrjes së huasë nga shteti shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar do të jenë gjithashtu pjesë e trajtimit gjatë zhvillimit të temës. (Fq.284-307)
13
Shpenzimet Publike Tema merr në shqyrtim dhe analizon shpenzimet publike në bazë të interpretimit doktrinal dhe legjislacionit në fuqi. Shpenzimet publike kryhen pёr tё plotёsuar nevojat publike (shtetёrore, shoqёrore). Pёrmes tyre shteti realizon detyrat, qё i janё ngarkuar me kushtetutё apo ligje. Gjatë temës do të studiohet klasifikimi i shpenzimeve publike në shpenzime tё rregullta dhe jo tё rregullta, shpenzime investuese dhe transferuese, shpenzime personale dhe materiale, shpenzime tё organeve qendrore dhe lokale. Gjithashtu do të studiohet përbërja e strukturës së shpenzimeve publike në përgjithësi dhe përmbajtja e ligjit nr.9936, datё 26.6.2008, “Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor nё Republikёn e Shqipёrisё”. (Fq.308-330)
14
Buxheti i Shtetit, kuptimi, e drejta, aprovimi dhe realizimi; parimet buxhetore; procedura buxhetore Tema merr në analizë parashikimet ligjore lidhur me Buxhetin e Shtetit dhe parashikimet kushtetuese për shkak të rëndësisë që paraqet. Gjithashtu, studentët do të njihen me parimet kryesore që duhet te ndiqen në hartimin dhe miratimin e buxhetit të shtetit dhe elementët përbërës të tij. Procedura buxhetore e përcaktuar në ligj me të gjithë komponentët e saj do të jetë në fokus të kësaj teme. (Fq.331-362)
15
Përsëritje e temave
16
Final Exam
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të munden të përshkruajnë dhe të diskutojnë për rëndësinë e ligjit financiar për krijimin dhe zhvillimin e tregjeve të forta financiare.
2
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të munden të analizojnë kuadrin institucional që është i nevojshëm për ofrimin e kredisë dhe funksionimin e tregjeve financiare.
3
Studentët do të munden të shpjegojnë dhe të diskutojnë në mënyrë kritike për komponentët themelore ligjore të sistemit financiar.
4
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të munden të identifikojnë dhe vlerësojnë në mënyrë kritike rrezikun sistemik në tregun financiar hasur ngaautoriteti financiar
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 5 5
Provimi përfundimtar
1 3 3
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
100
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.00
ECTS
4.00