Ekzekutimi i Vendimeve Penale

Print

Holta Seferi, PhD

Kodi
LAW 415
Emri
Ekzekutimi i Vendimeve Penale
Semestri
7
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Ekzekutimi i vendimit penal është faza përfundimtare e procedimit penal, por jo nga rëndësia. Ai është vazhdimi logjik i fazave të mëparshme dhe ka si qëllim vënien në zbatim të disponimeve të vendimeve gjyqësore, të cilat mund të materializohen si në vendimet e formës së prerë, por edhe në rastet e vendimeve, të cilat nuk janë të formës së prerë, por janë vendime gjyqësore penale me ekzekutim të menjëhershëm. Ekzekutimi është padyshim një element bazë i jurisprundencës, duke qenë se, për sa kohë ka një vendim penal gjyqësor, ka dhe një fazë ekzekutimi të këtij vendimi penal të dhënë nga gjykata. Me ekzekutim të vendimit penal kuptohet zbatimi i urdhërimeve që përmban vendimi penal i formës së prerë dhe i vendimeve që, sipas Kodit të Procedurës Penale, kanë ekzekutim të menjëhershëm, me synimin e riedukimit të të dënuarve, të rivendosjes së të drejtave të personave të proceduar padrejtësisht dhe të drejtave të subjekteve juridike të cenuara nga vepra penale, duke ndikuar në parandalimin e tyre.

Objektivat

Ekzekutimi i vendimeve penale ka për qëllim të shpjegojë, teorikisht dhe praktikisht procedurat e vënies në zbatim të vendimeve gjyqësore penale sipas llojeve te tyre. Studentëve do t’u shpjegohen mënyrat e ekzekutimit të vendimit penal, urdhri i ekzekutimit si instrument kryesor për vënien në ekzekutim. Gjithashtu do të trajtohet mënyra e vënies në ekzekutim të dënimeve alternative, shkaqet e shuarjes së ekzekutimit të dënimit, procedura e ekzekutimit të dënimeve me gjobë. Do të trajtohen kërkesat që lidhen me fazën e ekzekutimit të vendimit penal, rastet e shtyrjes së ekzekutimit të vendimit. Gjithashtu do të trajtohet mënyra e llogaritjes së kohës së dënimit, ekzekutimi i vendimeve me bashkim të dënimeve, teoritë dhe sistemet e dënimit. Një rëndësi të veçantë do t’u kushtohet dhe legjislacionit ndërkombëtar që rregullon ekzekutimin e vendimeve, siç është rasti i mbikëqyrjes së personave të dënuar ose të liruar me kusht të rregulluar nga Konventa Evropiane për mbikëqyrjen e personave të dënuar ose të liruar me kusht.

Java
Tema
1
Kuptimi dhe objekti i ekzekutimit të vendimit penal. Parimet kryesore gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit penal. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”)
2
Vendimet e formës së prerë. Kuptimi dhe interpretimi i praktikës gjyqësore për vendimin e formës së prerë dhe vendimit të ekzekutueshëm. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Ligji nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Vendim i Gjykatës së Lartë)
3
Mënyra e ekzekutimit të vendimeve penale. Organet ekzekutuese të vendimit penal. Urdhri i ekzekutimit si instrument kryesor për vënien në zbatim të vendimit gjyqësor. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. K.Procedurës Penale, i ndryshuar. Ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Urdhri i Prokurorit të Përgjithshëm nr. 171, datë 29.05.2008 “Për ekzekutimin e vendimeve penale dhe kontrollin e zbatimit të tyre”. Urdhri i Prokurorit të Përgjithshëm nr. 191, datë 01.07.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 171, datë 29.05.2008 “Për ekzekutimin e vendimeve penale dhe kontrollin e zbatimit të tyre””. )
4
Llogaritja e kohës së dënimit. Ekzekutimi i vendimeve me bashkim të dënimeve. Interpretim i rasteve nga praktika gjyqësore. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Kodi Penal. Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar. Vendime të Gjykatave.)
5
Ekzekutimi i vendimeve penale për të miturit në konflikt me ligjin. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, miratuar me Ligjin nr. 37/2017. Ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Rregullore e Përgjithshme e Burgjeve, miratuar me VKM nr. 209, datë 06.04.2022. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Manuali për punonjësin e Shërbimit të Provës)
6
Ekzekutimi i dënimeve alternative (ekzekutimi i vendimit në gjysmëliri, pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë, ekzekutimi i vendimit me qëndrim në shtëpi, pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik, ekzekutimi i vendimit të lirimit me kusht). (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Ligji nr. 78/2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës” Manual për aplikimin e alternativave të dënimit me burgim, botim i OSCE, Shtëpia botuese & shtypshkronja Pegi, 2010. Manuali për punonjësin e Shërbimit të Provës, OSCE 2009.)
7
Ekzekutimi i masave të sigurimit. Raste nga praktika gjyqësore. (Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar. Lara, Dh. “Koment mbi Kodin e Procedurës Penale”, Pjesa e parë, Tiranë 2010 (ribotim), Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja “Morava”. Trenova, G. “Komentar për masat e sigurimit”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë 2010. Vendime të Gjykatave)
8
Midterm Mbikëqyrja e ekzekutimit të vendimeve dhe e vuajtjes së dënimit me burgim. Regjimi i posaçëm në burgjet e sigurisë së lartë. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. “Ekzekutimi i Vendimeve Penale- Probleme të ligjit dhe të praktikës shqiptare”, Tiranë, më 2004, botim i Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe U.S.Agency for International Development).
9
Njohja dhe Ekzekutimi i vendimeve penale të huaja. Aktet e brendshme kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushë. Vendimet unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë që rregullojnë aspektin e njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve penale të huaja. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Ligji nr. 10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, i ndryshuar. Kodi i Procedurës Penale. Konventa Evropiane “Për vlefshmërinë ndërkombëtare të gjykimeve penale”, ratifikuar me ligjin nr. 9068, date 15.05.2003.)
10
Ekzekutimi i alternativave të dënimit në rastet e vendimeve penale të huaja. Mbikëqyrja e personave të dënuar ose të liruar me kusht sipas “Konventës Evropiane për mbikëqyrjen e personave të dënuar ose të liruar me kusht. Ekzekutimi jashtë shtetit i vendimeve penale shqiptare. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Konventa Evropiane për mbikëqyrjen e personave të dënuar ose të liruar me kusht, ratifikuar me Ligjin nr. 8724, datë 26.12.2000)
11
Paraburgimi i vuajtur në kuadër të bashkëpunimit gjyqësor me autoritetet e huaja. Problemet e hasura në praktikë dhe rregullimi nga praktika gjyqësore. Kodi i Procedurës Penale. Ligji nr. 10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, i ndryshuar. Konventa Evropiane për Vlefshmërinë Ndërkombëtare të Gjykimeve Penale, datë 28.05.1970. Vendime të gjykatave.
12
Transferimi i të dënuarve, sipas Konventës së Këshillit të Europës “Për transferimin e personave të dënuar”. Procedurat e ndjekura nga Republika e Shqipërisë në kuadër të konventës dhe legjislacioni i brendshëm. (Kodi i Procedurës Penale. Konventa e Këshillit të Europës “Për transferimin e personave të dënuar”, ratifikuar me Ligjin nr. 8499, datë 10.06.1999)
13
Rastet e shtyrjes së ekzekutimit të vendimeve penale. Subjektet e legjitimuara për të kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve penale dhe shqyrtimi i kërkesës nga gjykata. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar. Kodi Penal, i ndryshuar)
14
Shkaqet e shuarjes së ekzekutimit të veprës penale ose dënimit gjatë fazës së ekzekutimit. Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar. Kodi Penal, i ndryshuar)
15
Ekzekutimi i vendimit penal sipas Konventës Evropiane mbi vlefshmërinë ndërkombëtare të gjykimeve penale. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar)
16
Final Exam
1
Studenti duhet të kuptojë fazën e ekzekutimit të vendimit penal.
2
Studenti duhet të kuptojë organet kompetente pjesëmarrëse në ekzekutimin e vendimeve penale.
3
Studenti duhet të kuptojë kërkesat e të dënuarit gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit penal.
4
Studenti duhet të kuptojë mënyrat e vënies në zbatim të llojeve të ndryshme të dënimit, legjislacioni ndërkombëtar mbi ekzekutimin dhe vlefshmërinë e vendimeve penale të huaja.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
1 6 6
Ngarkesa totale e punës
100
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.00
ECTS
4.00