E Drejtë e Shoqërive Tregtare I

Print

Fatri Islamaj, PhD

Kodi
LAW 423
Emri
E Drejtë e Shoqërive Tregtare I
Semestri
7
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kursi synon t’i ofrojë studentëve njohuritë bazë mbi të drejtën tregtare, funksionin e sajdhe parimet kryesore. Kursi përqendrohet në formimin e njohurive themelore mbi legjislacionin e të drejtës tregtare në Shqipëri, duke u bazuar në shoqëritë tregtare dhe dispoziatat konkrete lidhur me krijimin dhe funksionimine tyre sipas llojit përkatës të shoqërisë. Kursi trajton gjerësisht shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërinë aksionare duke marrë parasysh numrin

Objektivat

Kursi synon t’i ofrojë studentëve njohuritë bazë mbi të drejtën tregtare, funksionin e sajdhe parimet kryesore. Kursi përqendrohet në formimin e njohurive themelore mbi legjislacionin e të drejtës tregtare në Shqipëri, duke u bazuar në shoqëritë tregtare dhe dispoziatat konkrete lidhur me krijimin dhe funksionimine tyre sipas llojit përkatës të shoqërisë. Kursi trajton gjerësisht shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërinë aksionare duke marrë parasysh numrin

Java
Tema
1
Njohuri të përgjithshme për të drejtën tregtare Prezantim i përgjithshëm mbi të drejtën tregtare duke dhënë një panoramë të të gjithë kuadrit ligjor që vepron në këtë fushë duke rregulluar aktivitetin e subjekteve që kryejnë aktivitet tregtar. Po ashtu jepen dallimet mes tregtarit dhe jo-tregtarit, mes tregtarit dhe shoqërive tregtare. (Fq. 1-10 si dhe aktet normative, pjesë të kuadrit ligjor)
2
Parimet kryesore të së drejtës tregtare Në këtë javë do të trajtohen parimet kryesore të cilat udhëheqin të drejtën tregtare dhe të gjithë aktivitetin tregtar të shoqërive. (Fq. 1-10)
3
Shoqëritë tregtare dhe vecoritë e tyre Ky leksion jep përkufizimin për shoqëritë tregtare duke përfshirë shoqërinë kolektive, komandite, shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërinë aksionare. Gjithashtu, trajton dallimet mes këtyre shoqërive. (Fq.13-17)
4
Themelimi i shoqërive tregtare Në këtë leksion përcaktohen mënyra sesi themelohet dhe regjistrohet një shoqëri tregtare sipas dispozitave ligjore në fuqi. Do të analizohet statuti dhe akti i themelimit dhe elementët që duhet të përmbajnë ato si dhe zyra qendrore dhe objekti i veprimtarisë tregtare si dhe përgjegjësia e themeluesve. (Fq. 10-13/ 219-227)
5
Shoqëria kolektive Ky leksion trajton shoqërinë kolektive si një nga format më të lashta të shoqërive, mjaft e përdorur në antikitet, në mesjetë por megjithatë jo shumë e përhapur në ditët e sotme. Leksioni përqëndrohet tek ortakët, pozita juridike e tyre, administrimi i shoqërisë, prishja e shoqërisë dhe shndërrimi i saj. (Fq. 18-35)
6
Shoqëria komandite Në këtë leksion trajtohen karakteristikat e kësaj forme të shoqërisë, pozita juridike e ortakëve, administrimi dhe përfaqësimi. Po ashtu, përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e ortakëve dhe si ndodh prishja e shoqërisë. (Fq. 36-44)
7
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar Shpk si një nga format më të përhapura të shoqërive tregtare konsiderohet si një mjet ideal për aktivizimin e sipërmarrjeve të vogla e të mesme. Në këtë leksion bëhet një prezantim i përgjithshëm i shoqërisë si dhe përcaktohen kushtet thelbësore të ekzistencës së kësaj shoqërie. (Fq. 45-50)
8
Provim Gjysmefinal
9
Organet e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar Kjo temë synon të përcakton organet e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar duke dhënë kompetencat e tyre, pra të drejtat dhe detyrimet që kanë në tërësinë e aktivitetit tregtar të kryer nga shoqëria. Gjithashtu, evidentohen llojet e vendimeve të cilat merren nga Asambleja e Ortakëve si forumi vendimmarrës i shoqërisë. (Fq. 75-82)
10
Administrimi dhe ortakët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar Administrimi i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar bëhet nga një organ i vetëm që mund të jetë individual ose kolegjial. Këtu përcaktohet mënyra e emërimit të administratorit, detyrat e tij dhe si bëhet shkarkimi i tij dhe përgjegjësia që ai mban. (Fq. 50-75)
11
Shoqëria aksionare Ky leksion bën një interpretimit të përkufizimit të shoqërisë aksionare të parashikuar nga ligji. Sqaron kapitalin e regjistruar dhe llojet e kontributeve të ortakëve si dhe jep dallimin mes shoqërisë me ofertë publike dhe me ofertë private. (Fq. 83-99)
12
Aksionet dhe të drejtat që rrjedhin nga pronësia mbi aksionet Prezantim i përgjithshëm mbi aksionet duke dhënë përkufizimin e tyre dhe kategoritë e tyre si aksione të zakonshme dhe aksione me përparësi, aksione me të drejtë vote dhe pa të drejtë vote. Gjithashtu, analizohet vlera e aksioneve dhë mënyra sesi bëhet kalimi i tyre. (Fq. 107-135)
13
Organet e shoqërisë aksionare Organet e kësaj shoqërie janë asambleja e përgjithshme dhe, në varësi të dispozitave të statutit, këshilli i administrimit, si organ i vetëm administrimi, i cili ushtron, njëkohësisht, funksione administrimi e mbikëqyrjeje të veprimtarisë së shoqërisë (sistemi me një nivel) dhe këshilli mbikëqyrës dhe një apo më shumë administratorë, ku funksionet e administrimit e të mbikëqyrjes shpërndahen ndërmjet këtyre dy organeve (sistemi me dy nivele). Në këtë leksion përcaktohen kompetencat e këtyre organeve. (Fq. 155-168/ 204-217)
14
Administrimi i shoqërisë aksionare Varësisht sistemit me një nivel apo dy nivele përcaktohet dhe mënyra sesi bëhet administrimi i shoqërisë tregtare. Leksioni evidenton përgjegjësitë e administratorëve, emërimin dhe shkarkimin e tyre. (Fq. 194-204)
15
Ndryshimet e kapitalit të regjistruar të shoqërisë aksionare Gjatë ushtrimit të aktivitetit tregtar, aksionarët mund të vendosin zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit të regjistruar. Ky leksion jep procedurat që duhen ndjekur për zmadhimin e kapitalit duke përfshirë të gjitha mënyrat e zmadhimit si zmadhimi me aksione të reja, zmadhimi i kufizuar, i autorizuar etj. Po ashtu trajtohet mënyra si mund të bëhet zvogëlimi i kapitalit. (Fq.169-185)
16
Final Exam
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 6 84
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00