Politikat dhe Institucionet e BE

Print

Gentjan Skara, PhD

Kodi
LAW 421
Emri
Politikat dhe Institucionet e BE
Semestri
7
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda synon të japë njohuri të thelluara dhe bashkëkohore për Bashkimin Evropian në këndvështrimin institucional dhe aspektin e politikave më të rëndësishme me qëllim që të përgatisë sa më mirë kandidatët për karrierë profesionale në këtë fushë si dhe me mundësinë e thellimit mbi çështjet europiane. Qëllimi i këtij kursi është gjithashtu të thelloje njohuritë mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimin e kuadrit institucional të Bashkimit Evropian, mbi problemet aktuale të reformimit te tyre, çështjet lidhur me politikat e zgjerimit si dhe të perspektivave të tij. Gjithashtu kursi synon që të paraqësë një panoramë të politikave kryesore të BEsë duke i parë se si kanë evoluar në aspektin historik.

Objektivat

Objektivi kryesor i lëndës është që të paraqësë një panaoramë të përgjitshme lidhur me teorite; historinë, kuadrin institucional dhe politikat më të rëndësishme të Bashkimit Evropian. Nëpërmjet këtij kursi studentët do të zgjerojnë njohuritë e përgjithshme lidhur me teoritë dhe zhvillimin historic të BE-së. Gjithashtu do të kuptojnë kuadrin institucional dhe politikat kryesore të BE-së. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë rëndësinë e tregut të brendshëm.

Java
Tema
1
Prezantim i silabusit
2
Hyrje: Integrimi Evropian nga Parisi në Lisbon Në këtë javë do të trajtohet procesi historik I zhvillimit të Bashkimit Europian. Do të paraqitet një panoramë e përgjithshme e Europës pas luftës së dytë botërore dhe më pas do të diskutohet mbi arsyet kryesore që cuan në lindjen e Komunitetit të Qymyrit dhe Celikut dhe Komunitetit Ekonomik Evropian. Gjithashtu, në mënyrë historike do të trajtohen të gjithe amendimet e pasuara duke u fokusuar në risitë që sjell amendimi. Literatura përkatëse: 1. Klaus – Dieter Borchardt, ABC-ja e së Drejtës së Bashkimit Europian (Ministria e Integrimit Europian 2010) 9-18 2. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 3-28.
3
Anëtarësimi dhe Largimi në Bashkimin Europian: Kushtet dhe Procedurat Zgjerimi i Bashkimit Europian është një ndër temat më të diskutueshme. Gjatë këtij leksioni do të trajtohet në mënyrë kronologjike zgjerimi i Bashkimit Europian. Si fillim do të shikohet baza ligjore e parashikuar në Traktatin Ekonomik Europian dhe më pas do të analazohen kushtet e anëtarësimit dhe procedura e zgjerimit. Gjithashtu, në lëksion do të trajtohet edhe zgjerimi i BEsë drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Krahas procedurës së zgjerimit, Traktati i Lisbonës, për herë të parë, parashikoi edhe procedurën e largimit. Një vështrim i përgjithshëm duke marrë si shembull Mbretërinë e Bashkuar, do të diskutohet në klasë lidhur me procedurën e largimit. Literatura përkatëse: 1. Pierre Mathijsen and Peter Dyrberg, Mathijsen’s Guide to European Union Law (Sweet and Maxwell 2013) 687-692.
4
Vlerat dhe Objektivat e Bashkimit Europian; Kompetencat e BEsë Ky leksion do të fokusohet në vlerat dhe objektivat e Bashkimit Europian. Bashkimi Europian cilësohet si nje klub me vlera të përbashkëta. Por këto vlera a janë të përbashkëta për 27 shtetet anëtare? Gjithashtu, në ditët e sotme ka një diskutim lidhur me objektivat dhe kompetencat e Bashkimit Europian. Traktati i Lisbonës solli një risi në këtë aspekt duke delimituar dhe klasifikuar kompetencat. Gjatë leksionit do të jepen edhe shembuj praktik në mënyrë që kompetencat të kuptohen sic duhet. Literatura përkatëse: 1. Klaus – Dieter Borchardt, ABC-ja e së Drejtës së Bashkimit Europian (Ministria e Integrimit Europian 2010) 19-44. 2. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 73-103.
5
Kuadri Institucional i Bashkimit Evropian Në këtë leksion do të fokusohemi tek kuadri institucional i Bashkimit Europian. Është e rëndësishme që të sqarohet nëse ‘parimi i ndarjes së pushteteve’ ekziston edhe në Bashkimin Europian. Më pas, institucionet kryesore do të identifikohen duke shpjeguar i) evolimin e tyre historik; ii) përbërjen; dhe iii) kompetencat e ketyre institucioneve. Gjithashtu, krahas institucioneve kryesore, edhe dy institucione këshillimore si Komiteti i Rajoneve dhe Komiteti Ekonomik Social do të shpjegohen. Literatura përkatëse: 1. Klaus – Dieter Borchardt, ABC-ja e së Drejtës së Bashkimit Europian (Ministria e Integrimit Europian 2010) 45-81 2. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Laë: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 30-70.
6
Burimet e së drejtës dhe Mënyra e Vendimarrjes në BE Në këtë leksion do të shpjegohet burimet e së drejtës dhe mënyra e vendimarrjes dhe cilët janë aktorët kryesorë në këtë proces. Duke qenë që procesi i vendimarrjes është i veshtirë, një shembull praktik do të jepet në klasë. Studentët do të ndahen në grupe të cilët identifikojnë shtetet anëtare dhe Parlamentin. Më pas, do të votojnë për një cështje të caktuar. Literatura përkatëse: 1. Klaus – Dieter Borchardt, ABC-ja e së Drejtës së Bashkimit Europian (Ministria e Integrimit Europian 2010) 82-106 2. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Laë: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 105-160.
7
Parimi i zbatueshmërisë së drejtëpërdrjte, efektit të drejtëpërdrjte dhe parimi i supremacisë Në këtë javë do të trajtohet natyra e së drejtës së Bashkimit Europian. Me themelimin e Unionit, Shtetet Anëtare kanë kufizuar sovranitetin e tyre legjislativ dhe duke bërë këtë, kanë krijuar një organ të pavarur ligjor i cili është detyrues për ato, për qytetarët dhe për gjykatat e tyre. Për të kuptuar më mirë natyrën juridike, gjatë leksionit do të diskutohet mbi vendimet kryesore të GJED Literatura përkatëse: 1. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 184-223; 266-314. Çështjet Gjyqësore: 1. Judgement of 5 February 1963, NV Algemene Transport- en Expeditie Onderneming van Gend & Loos v Netherlands Inland Revenue Administration, C-26/62, ECLI:EU:C:1963:1. 2. Judgment of 15 July 1964, Flaminio Costa v E.N.E.L, C-6/64, ECLI:EU:C:1964:66 3. Judgment of 4 December 1974, Yvonne van Duyn v Home Office, C-41/74, ECLI:EU:C:1974:133 4. Judgement of 9 March 1978, Amministrazione delle Finanze dello Stato v Simmenthal SpA, C-106/77, ECLI:EU:C:1978:49 5. Judgment of 10 April 1984, Sabine von Colson and Elisabeth Kamann v Land Nordrhein-Ëestfalen, C-14/83, ECLI:EU:C:1984:153
8
Gjysëm-final
9
Tregu i Brendshëm dhe Konkurrenca Në këtë leksion do të trajtohet rëndësia e tregut të brendshëm dhe konkurrenca për shtetet anëtare. Rendi juridik i Bashkimit Evropian bazohet mbi parimin e një tregu të brendshëm dhe të një konkurrencë të lirë. Rregullat e tregut të brendshëm janë të përbashkëta për të gjithë shtetet anëtare. Gjithashtu, në mënyrë që ky parim të jetë konkret është e nevojshme që tregu evropian të ketë rregulla që e mbrojnë atë nga shtrembërimi i konkurrencës. Në nivel të Bashkimit Europian konkurrenca mbrohet nga disa dispozita të Traktatit për funksionimin e Bashkimit Europian (101-109). Literatura përkatëse: 1. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 607-636. 2. Pierre Mathijsen and Peter Dyrberg, Mathijsen’s Guide to European Union Law (Sweet and Maxwell 2013) 347-428.
10
Politika Rajonale dhe Kohezioni Ky leksion do të trajtojë politikën rajonale dhe kohezionin. Politika Europiane e Kohezionit qё prej 60 vjetёve, pёrfaqёson njё mekanizёm pёrdorur nga BE pёr tё pёrmirёsuar ekonominё e rajoneve tё cilat ende mbeten prapa pёrsa i pёrket zhvillimit dhe rritjes socio-ekonomike. Nёpёrmjet instrumenteve tё saj kryesore, Politika e Kohezionit ka investuar nё njerёz dhe komunitete nё mbarё Europёn, duke ndihmuar nё krijimin e vendeve mё tё mira tё mira tё punёs dhe tё sigurojё njё trajtim tё barabartё pёr tё gjithё qytetarёt Europian. Kjo politikё ka si qёllim forcimin e ekonomisё Europiane, kohezionit social dhe territorial duke reduktuar pabarazitё mes rajoneve, referuar zonave rurale, rajoneve tё prekura nga tranzicioni industrial, si dhe rajoneve qё vuajnё nga probleme tё theksuara permanente natyrale dhe demografike. Literatura përkatëse: 1. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 573-585.
11
Politika e Përbashket e Agrikulturës Në këtë leksion do të trajtojmë Politikën e Përbashkët të Agrikulturës e cila e ka zanfillën që në vitin 1962 dhe është një partneritet midis bujqësisë dhe shoqërisë, dhe midis Evropës dhe fermerëve të saj. Nëpërmjet kësaj politike, Bashkimi Europian synon: i) të mbështesë fermerët dhe përmirësojnë produktivitetin bujqësor, duke siguruar një furnizim të qëndrueshëm të ushqimit të përballueshëm; ii) mbrojë fermerët e Bashkimit Europian për të siguruar një jetesë të arsyeshme; iii) të ndihmojë në trajtimin e ndryshimit të klimës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore; iv) mirëmbajtja e zonave rurale dhe peizazheve në të gjithë BE-në; dhe v) mbajtja gjallë e ekonomisë rurale duke promovuar punë në bujqësi, industri agroushqimore dhe sektorë të lidhur. Literatura përkatëse: 1. Pierre Mathijsen and Peter Dyrberg, Mathijsen’s Guide to European Union Law (Sweet and Maxwell 2013) 429-445.
12
Bashkimi Monetar dhe Ekonomik Bashkimi Monetar dhe Ekonomik është një tjëtër politikë që do të trajtohet gjatë këtij kursi. Kjo politikë daton që me hyrjen në fuqi të Traktati i Mastrihtit pasi me të, nisi rruga që do të çonte në vitin 2002 në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët europiane, Euro. Euroja është një karakteristikë e njohur e jetës së përditshme, e cila përdoret nga më se 332 milionë qytetarë të BE-së për nevojat e tyre ditore, për të kursyer për të nesërmen dhe për të investuar në të ardhmen. Gjatë leksionit, do të trajtohet edhe pse disa shtete kanë preferuar që mos të përdorin Euron dhe të shpjegohet impakti i krizes ekonomike në funksionimin e Bashkimit Europian. Literatura përkatëse: 1. Pierre Mathijsen and Peter Dyrberg, Mathijsen’s Guide to European Union Law (Sweet and Maxwell 2013) 507-517.
13
Politika e Drejtësisë dhe Cështjeve të Brendshme Në këtë leksion do të trajtohet Politika e Drejtësisë dhe Cështjeve të Brendshme. Termi “Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme” përdoret gjerësisht sot për t’iu referuar kuadrit të rregullave të Bashkimit Europian që lidhen me politikat e përbashkëta të azilit, migracionit, luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit. Problematika e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme përbën një nga fushat më të ndjeshme për BE. Studentët do të njihen më bazën ligjore dhe sfidat më të cilat po përballën institucionet e Bashkimit europian. Literatura përkatëse: 1. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 964-1000.
14
Politika e Jashtme e BEsë Në këtë leksion do të trajtohet Politika e jashtme e BEsë. Politika e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri (CFSP) e Bashkimit Evropian është themeluar me miratimin e Traktatit të Maastricht-it në vitin 1992. Qëllimet që synohet të realizohen përmes saj janë: të ruhet paqja dhe fuqizimi i sigurisë ndërkombëtare në pajtim me parimet e Konventës së Kombeve të Bashkuara; promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtarë; dhe për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore. Gjatë leksionit do të trajtohen misionet civile dhe ushtarake të atashuara nga në kuader te CFSP dhe do diskutohet nëse Politika e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri ka qene efikase. Literatura përkatëse: 1. Pierre Mathijsen and Peter Dyrberg, Mathijsen’s Guide to European Union Law (Sweet and Maxwell 2013) 629-652
15
Politika e Mjedisit Ky leksion trajton politikën e mjedisit në Bashkimin Europian. Gjatë prezantimit do të shpjegohet zhvillimi historik i politikës së mjedisit, baza ligjore dhe parimet themelore në të cilën bazohet e drejta e mjedisit në Bashkimit Europian. Literatura përkatëse: 1. Pierre Mathijsen and Peter Dyrberg, Mathijsen’s Guide to European Union Law (Sweet and Maxwell 2013) 599-614
16
Final Exam
1
Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë vlerat, objektivat dhë rëndësinë e Tregut të Përbashkët Evropian
2
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne procesin integrues dhe rolin e shteteve anëtare në këtë proces
3
Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë zhvillimin dhe funksionimin e kuadrit institucional të Bashkimit Evropian
4
Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë zhvillimin dhe funksionimin e politikave të Bashkimit Evropian
5
Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë funksionimin e Tregut të Përbashkët Evropian dhe të kenë informacion në politikën e jashtme, të drejtësisë, mjedisit dhe agrikulturës.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 20 20
Provimi përfundimtar
1 25 25
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
149
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.96
ECTS
6.00