Etika Ligjore

Print

Enkelejda Koka, PhD

Kodi
LAW 401
Emri
Etika Ligjore
Semestri
7
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Kjo lëndë fton studentët të studiojnë etikën dhe të angazhohen në respektimin e saj, veçanërisht atë etikë që zbatohet në çështjet e krimit, të ligjit dhe të drejtësisë. Gjatë kësaj lënde do të shqyrtohen konceptet e moralit, të etikës, vlerat, korniza morale / etike dhe dilemat mes së drejtës dhe së gabuarës. Qëllimi i kursit është që të përmirësojë aftësitë e studentëve që të mendojnë si kritikë, dhe të përballen me të dyja anët e një çështjeje, me të drejtën dhe të gabuarën njëkohësisht

Objektivat

Ky kurs synon: 1. Të familjarizojë studentët me me rregullat e etikës. 2. Të familjarizojë studentët me nevojën për kodet e etikës. 3. T’i njohë studentët me përgjegjësitë që lidhen me zbatimin e rregullave dhe kodet e etikës. 4. T’i njohë studentët me analizën e tipareve të sistemit shqiptar në lidhje me rregullat e etikës, duke evidentuar përkatësinë e tij në raport me sistemet e tjera të rregullimit të çështjeve të etikës. 5. T’i njohë studentët me aspektet problematike apo dilemat që e karakterizojnë rregullimin e këtyre çështjeve në Shqipëri.

Java
Tema
1
Hyrje ne Lenden e Etikes Profesionale. Organizimi i Lendes, metodologjia, literatura, forma e provimit, kerkesat e lendes
2
Parimet e pergjithshme te Etikes Profesionale; Vecorite e Etikes se Profesionit ligjor; Vija ndarese midis ligjit dhe moralit.
3
Llojet e Kodeve te Etikes, karakteristikat e tyre. Teorite ne lidhje me gjykimin e veprimeve te profesionistit si etike ose jo etike.
4
Roli i Gjyqtarit, Kompetencat dhe Pergjegjesit e tij ne sistemin ligjor shqiptar.
5
Analize e tipareve te Kodit Etik te Gjyqetarit ne Shqiperi. Veshtrim i pergjithshem mbi Kushtetuten, Ligjin per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor, Ligjin per Keshillin e Larte te Drejtesise, Ligjin per Konferencen Gjyqesore.
6
Sistemi i vleresimit te gjyqetareve, analize e aspekteve te etikes qe e karakterizojne ate.
7
Diskutim praktik me nje gjyqetar. Kazuse nga praktika gjyqesore. Diskutim i vendimeve te Gjykates Kushtetuese.
8
Provimi gjysmë final
9
Roli i Avokatit ne sistemin e drejtesise; Parimet kryesore etike qe karakterizojne profesionin e avokatit.
10
Analize e Kodit Etik te Avokatit; Parimi i konfliktit te interesave dhe parimi i konfidencialitetit.
11
Organizimi dhe funksionimi i Dhomes Kombetare te Avokatise. Rastet e Pergjegjesise Disiplinore.
12
Karakteristikat e Kodit Etik te Prokurorit te hartuar nga Organizata e Prokuroreve te Shqiperise; Parimet kryesore Etike te profesionit te prokurorit; Funksioni i Keshillit te Disiplines ne sistemin e prokurorise.
13
Roli i prokurorit ne sistemin e drejtesise, kompetencat dhe pergjegjesite e tij ne lidhje me etiken.
14
Analize e tipareve te Kodit Etik te Prokurorit ne raport me Kodin etik te Gjyqetarit dhe Kodin Etik te Avokatit
15
Diskutim i kazuseve permbledhese ne lidhje me ceshtje te etikes ne te tre profesionet.
16
Final Exam
1
Në përfundim të lëndës studenti do të jetë i informuarimi në lidhje me grupin dhe natyrën e rregullave që përmbahen tipikisht në Kodet e Etikës, si edhe përgjegjësi të që lidhen me to.
2
Studenti do të edukohet me vlera etike të një niveli të ndryshëm nga ligji dhe nga standartet morale te grupit shoqeror perkates.
3
Studenti do të jetë në gjendje të përballet situatat me problematike etike që karakterizojnë profesionin e juristit në Shqiperi.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 7 7
Provimi përfundimtar
1 3 3
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
100
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.00
ECTS
4.00