Procedurë Penale I

Print

Ermira Tafani, PhD

Kodi
LAW 411
Emri
Procedurë Penale I
Semestri
7
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

E drejta procedurale penale studion rregullat procedurale penale te nje procesi penal ne te gjithe fazat e tij, problemet e diskutueshme në praktikë të procedurës penale, si dhe vendimet zgjidhjen e këtyre problemeve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë.

Objektivat

Programi i lëndes “E drejta procedurale penale” ka si objektiv njohjen e studentit me: • Kuptimin e së drejtës procedurale penale, me historikun e zhvillimit të saj në Republikën e Shqipërisë dhe pajtueshmërinë e saj me aktet ndërkombëtare dhe kuadrin ligjor të zbatueshëm në lidhje me të. • Subjektet e procedimit penal, juridiksionin, kompetencat, rolin e tyre, të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe mënyrën e funksionimit gjatë këtij procesi. • Aktet procedurale penale, njoftimet dhe afatet e tyre. • Provat në një proces penal, mënyrën e marrjes dhe grumbullimit të tyre për vërtetimin e fajësisë së autorëve të veprave penale, pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e tyre. • Masat e sigurimit personal për autorët e veprave penale, llojet dhe kriteret e vendosjes së tyre. • Procedurat që ndiqen në një proces penal në fazën e hetimit dhe të gjykimit deri në marrjen e vendimeve gjyqësore formë të prerë, si dhe me ekzekutimin e tyre. • Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në procesin penal dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale. • Problemet e diskutueshme në praktikë të procedurës penale, si dhe vendimet zgjidhjen e këtyre problemeve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë.

Java
Tema
1
Kuptimi dhe historiku i zhvillimit të së drejtës procedurale penale 1. Kuptimi dhe përmbajtja e së drejtës procedurale penale 2. Zhvillimi i legjislacionit procedural penal në shtetin shqiptar Tekst i detyruar Leksione të pedagogut Ne kete teme do te trajtohen njohurite paraprake mbi kuptimin e lendes, objektin e studimit te saj, parimet e pergjithshme te saj, lidhjen me dege te tjera te se drejtes, si dhe burimet e saj. Gjithashtu, do te paraqitet nje panorame e zhvillimit historik te se drejtes procedurale penale ne Shqiperi.
2
Pajtueshmëria e legjislacionit shqiptar me standartet ndërkombëtare të procedimit penal Parimet kryesore të procedimit penal Tekst i detyruar Leksione të pedagogut Ne kete teme do te behet nje analize krahasuese e legjislacionit procedural shqiptar me aktet nderkombetare, me qellim studimin e implementimit te parimeve nderkombetare te se drejtes ne te drejten procedurale penale shqiptare.
3
Subjektet e procedimit penal 1. Gjykata 2. Prokurori 3. Policia gjyqësore Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
4
Subjektet e procedimit penal 1. I pandehuri 2. Mbrojtësi i të pandehurit Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
5
Subjektet e procedimit penal 1. Viktima nga vepra penale 2. Viktima akuzuese dhe i padituri civil Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
6
Juridiksioni dhe kompetencat 1. Juridiksioni 2. Kompetencat: 2.1. Kompetenca lëndore 2.2. Kompetenca tokësore 2.3. Kompetenca për shkak bashkimi të procedimeve të lidhura 2.4. Moskompetenca 2.5. Mosmarrëveshjet për kompetencat 2.6. Bashkimi dhe ndarja e çështjeve 2.7. Transferimi i çështjes Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
7
Aktet, njoftimet dhe afatet 1. Aktet: 1.1. Mënyra e përpilimit të akteve 1.2. Zëvëndësimi i akteve 1.3. Aktet e gjykatës 1.4. Aktet për veprimet 1.5. Përkthimi i akteve 1.6. Pavlefshmëria e akteve 2. Njoftimet 2. Afatet Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
8
Provat 1. Kuptimi i provës 2. Objekti i të provuarit 3. Procesi i të provuarit dhe fazat e tij Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
9
Llojet e provave 1. Dëshmia 2. Pyetja e të pandehurit dhe palëve private 3. Ballafaqimet 4. Njohjet Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
10
Llojet e provave 1. Eksperimenti 2. Ekspertimi 3. Provat materiale 4. Dokumentet Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
11
Mjetet e kërkimit të provës 1. Kqyrjet 2. Kontrollet 3. Sekuestrimet 4. Përgjimet Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
12
Mënyra të tjera të kërkimit të provës 1. Prova indirekte 2. Sigurimi i provës Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
13
Çmuarja e provës Pavlefshmëria dhe papërdorshmëria e provës Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
14
Masat e sigurimit 1. Masat e sigurimit personal 1.1. Masat shtrënguese 1.2. Masat ndaluese 1.3. Kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit personal 2. Caktimi dhe zbatimi i masave të sigurimit. Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
15
1. Arresti në flagrancë 2. Ndalimi i të dyshuarit për një krim 3. Vlerësimi i arrestit në flagrancë dhe ndalimit 4. Kohëzgjatja e masave të sigurimit 5. Revokimi, zëvëndësimi dhe shuarja e masave të sigurimit 6. Kompensimi për burgim të padrejtë 7. Masat e sigurimit pasuror Tekst i detyruar Leksione të pedagogut
16
Final Exam
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 0% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 30% 30%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 6 84
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
0 0 0
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00