E Drejta e Detyrimeve I

Print

Ada Güven, PhD

Kodi
LAW 305
Emri
E Drejta e Detyrimeve I
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Fokusi i kësaj lënde është njohja me konceptet bazë të detyrimeve dhe kontratave duke u mbështetur në dispozitat e Kodit Civil duke filluar nga neni 419 deri në nenin 1161, si dhe ligje të tjera që kanë lidhje me detyrimet në përgjithësi apo me lloje të vecanta kontratash. Lënda e drejta e detyrimeve zhvillon më tej njohurinë e kandidatëve në fushën e Detyrimeve dhe parashtron pyetjet si përse premtimet janë zbatuar si kontrata, cilat premtime zbatohen, dhe se si ato zbatohen në marrëdhëniet e përditshme tregtare. Lënda shqyrton çështjet kryesore ligjore që prekin institutet e të drejtës së detyrimeve. Këto çështje përfshijnë pyetjet lidhur se kur një kontratë të bëhet e detyrueshme, çfarë personash fitojnë të drejtat sipas një kontrate, kushtet nën të cilat kërkohet garancia, shkelja e kushteve të kontratës dhe mjetet juridike në dispozicion në rast të shkeljes së kontratës. Studentët do të njihen me çështjet e shpërblimit të dëmit, pasurimit të pabazë, gjerimit të punëve të huaja pa porosi, shprehjen e njëanshme të vullnetit. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën e detyrimeve.

Objektivat

Java
Tema
1
Kuptimi, objekti, parimet, karakteristikat, dhe burimet e së drejtës së detyrimeve. Lidhja dhe dallimet e saj me degët e tjera të së drejtës Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 15-24
2
Kuptimi i detyrimit si një marrëdhënie e rëndësishme juridike dhe elementet e tij Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 29-37
3
Kuptimi i kontratës, mënyra e interpretimit të një kontrate, mënyra e hartimit te saj, kushtet e domosdoshme që duhet të jenë në përmbajtjen e një kontrate si dhe kushtet e tjera, kushtet që një kontrate të jetë e vlefshme, zgjidhja dhe heqja dore prej kontratës si dhe pasojat që vijnë prej tyre.”Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 39-73
4
Mënyra e lidhjes së një kontrate, fazat kryesore në të cilat kalon lidhja e saj, casti kur një kontrate do të quhet e lidhur, ndryshimi i propozimit për lidhjen e një kontrate nga reklama, nga trataktivat tregëtare, nga premtimi i njëanshem, etj.Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 77-94
5
Llojet kryesore të kontratave dhe grupimi i tyre sipas kritereve të caktuara në kontrata të njëanshme dhe të dyanshme, formale dhe joformale, konsensuale dhe reale, etj Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 97-103
6
Llojet e detyrimeve ku krahas detyrimeve te thjeshta, alternative, kumullative trajtohen edhe detyrimet me shume persona, sic jane ato solidare, te pjesetueshme e te papjesetueshme. Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 105-116
7
Ndërrimi i personave në një detyrim. Cedimi i kredisë dhe marrja përsipër e detyrimet. Kushtet dhe pasojat juridike të realizimit të tyre Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 119-124-116
8
Midterm Exam
9
Mënyra e përmbushjes së detyrimeve në afatin, sasinë, cilësinë dhe vendin e duhur, mënyra e përmbushjes së detyrimeve në të holla. Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 127-140
10
Mospermbushja e detyrimeve dhe pasojat që vijnë prej saj, vonesa e debitorit dhe e kreditorit në përmbushje Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 143- 151
11
Mënyrat e mbarimit dhe të shuarjes së një detyrimi, kompensimi, përtëritja, konfondimi, etj.”. Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 193-199
12
Faji si kusht i përgjegjësise civile kontraktore dhe jashtëkontraktore dhe humbjet që duhet të shpërblehen Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 153-161
13
Mjetet e sigurimit te permbushjes se detyrimeve, kushti penal, pengi, hipoteka, kapari, dorezania Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 163-190
14
Shkaktimi i demit dhe menyra e shperblimit te tij. Demi pasuror dhe demi jopasuror, demi i shkaktuar nga kafshet dhe nga sende apo pajisje te rrezikshme, demi i shkaktuar nga tregtimi i produkteve, demi i shkaktuar nga prodhuesi i nje malli, nga furnizuesi apo tregetuesi i tij, demi i shkaktuar nga perfaqesuesi, nga nxenesi qe meson nje mjeshteri, demi i shkaktuar shendetit dhe jetes se nje personi, demi i shkaktuar nga te miturit Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 201-224
15
Begatimi pa shkak, llojet e tij dhe kushtet që të ekzistoje ai Pjesa e Pergjithshme Mariana Tutulani- Semini (2016) E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, Skanderbeg Books, Tirane, fq. 227-231
16
Final Exam
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë rreth legjislacionit mbi te drejten e detyrimeve
2
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë shkaktimit të dëmit dhe mënyra e shpërblimit të tij
3
Studentët do të formojnë shprehi mbi burimet e ndryshme të ligjit dhe të jenë në gjendje për të sintetizuar burime të tilla dhe t'i përdorë ato për kërkimet në fushën e drejtësisë
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 18 18
Provimi përfundimtar
1 25 25
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
149
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.96
ECTS
6.00