E Drejtë Penale, Pjesa e Posaçme I

Print

Denard Veshi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
LAW 303
Emri
E Drejtë Penale, Pjesa e Posaçme I
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

E Drejta Penale, Pjesa e Posaçme I, analizon dhe interpreton dispozitat e pjesës së posaçme të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Lënda ka në fokus të saj kryesor analizën e detajuar të elementëve të figurave të veprave penale të parashikuara nga Kodi. Për çdo figurë vepre penale analizohen në mënyrë të hollësishme, objekti, elementët e anës objektive dhe anës subjektive, si dhe subjekti. Gjatë kursit studenti njihet në mënyrë të hollësishme me veprat penale kundër personit, veprat penale kundër pasurisë dhe atyre të kryera në sferën ekonomike, veprat penale kundër mjedisit, apo krimet kundër njerëzimit. Analiza dhe interpretimi i çdo vepre penale të parashikuar nga Kodi bëhet në lidhje të ngushtë me shembuj dhe raste të praktikës së përditshme gjyqësore.

Objektivat

Java
Tema
1
Kuptimi, permbajtja dhe sistemi i pjesës së posaçme të së drejtës penale Tema trajton në mënyrë të përgjithshme sistemin e pjesës së posacme të së drejtës penale. Në dallim nga pjesa e përgjithshme të së drejtës penale, e cila jep kuptimin dhe elementët e veprave penale në përgjithësi, pjesa e posacme trajton dhe fokusohet në cdo vepër penale të parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Klasifikimi dhe organizmi i veprave penale në krerë dhe seksione të vecanta, mënyra e grupimit të tyre, elementet e tjerë që merren në konsideratë për të bërë ndarje të mëtejshme të veprave penale do të jenë në fokus të kësaj teme. (Fq.10-20)
2
Krimet kundër njerëzimit Tema fokusohet në parashikimet që bën Kodi Penal në kreun e parë të pjesës së posacme të tij të emërtuar “Krime kundër njerëzimit”. Do të analizohet objekti, ana objektive, subjekti dhe ana subjektive e veprave penale të këtij kreu, ku përfshihen genocidi, krime kundër njerëzimit, shpërndarja kompjuterike e materialeve pro genocidit ose krimeve kundër njerëzimit, krimet e luftës. Tema synon gjithashtu të evidentojë elementet e përbashkëta dhe dalluese mes këtyre veprave penale referuar katër kritereve të sipërpërmendura (elementeve të veprës penale). (Fq.21-34)
3
Veprat penale kundër personit. Krimet kundër jetës së kryera me dashje si dhe me pakujdesi Tema trajton veprat penale të parashikuara në kreun e dytë të pjesës së posacme të Kodit Penal. Do të trajtohen veprat penale të drejtuara kundër jetës. Të tilla mund të përmendim: vrasja me dashje, vrasja në lidhje me një krim tjetër, vrasja me paramendim, vrasja për gjakmarrje, vrasja në rrethana të tjera cilësuese, vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, vrasja e foshnjes, vrasja nga pakujdesia etj. Analiza synon jo vetëm të evidentojë katër elementet e secilës vepër penale, por edhe dallimet që kanë mes tyre veprat penale brenda të njëjtit seksion të Kodit Penal. (Fq 35-44)
4
Veprat penale kunder shendetit te kryera me dashje dhe nga pakujdesia. Vepra penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga ndërprerja e shtatzanisë dhe mosdhënia e ndihmës Tema trajton veprat penale të cilat cënojnë apo rrezikojnë shëndetin e personit. Ndër veprat penale të përfshira për analizë janë: tortura, plagosja e rëndë me dashje, plagosja e lehtë me dashje, shitblerja e paligjshme e organeve, plagosja e rëndë/ e lehtë nga pakujdesia, ndërprerja e shtatzënisë pa pëlqimin e gruas, ndërprerja e shtatzënisë e kryer në vende dhe nga persona të paautorizuar, mjekimi i pakujdesshëm, mosdhënia ndihmë, shkaktimi i vetëvrasjes etj. Analiza fokusohet në identifikimin e objektit, anës objektive, subjektit, andës subjektive të secilës vepër penale, por edhe në ballafaqimin e veprave penale me njëra-tjetrën, brenda të njëjtit seksion për të evidentuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre. (Fq.45-63)
5
Krimet seksuale Tema trajton dhe analizon llojet e ndryshme të krimeve seksuale të parashikuara në seksionin e gjashtë të Kodit Penal. Veprat penale që do të shqyrtohen janë: marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjec, marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të rritur, marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t`u mbrojtur, vepra të turpshme, ngacmimi seksual etj. Analiza fokusohet në identifikimin e objektit, anës objektive, subjektit, andës subjektive të secilës vepër penale, por edhe në ballafaqimin e veprave penale me njëra-tjetrën, brenda të njëjtit seksion për të evidentuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre. (Fq.64-80)
6
Veprat penale kundër lirisë së personit. Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes Tema trajton dhe analizon llojet e ndryshme të krimeve seksuale të parashikuara në seksionin e shtatë dhe të nëntë të Kodit Penal. Tema do të analizojë përcaktimin dhe dënimin penal që parashikohet për rrëmbimin ose mbajtjen peng të personit, shtrëngimin me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, zhdukjen me forcë, heqjen e paligjshme të lirisë, trafikimin e personave të rritur, braktisjen e fëmijëve të mitur, keqtrajtimin e të miturit, marrjen e padrejtë të fëmijës, trafikimin e të miturve, dhunën në familje etj. Analiza synon jo vetëm të evidentojë katër elementet e secilës vepër penale, por edhe dallimet që kanë mes tyre veprat penale brenda të njëjtit seksion të Kodit Penal. (Fq.82-99)
7
Veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit. Vepra penale kundër lirisë së besimit Tema përshkruan dhe analizon veprat penale të prostitucionit, mbajtjes së lokaleve për prostitucion, fyerjes, shpifjes, ndërhyrjeve të padrejta në jeën private, përndjekjes, përhapjes së sekreteve vetjake, pengimit të veprimtarive të organizatave fetare, shkatërrimit ose dëmtimit të objekteve të kultit, pengimit të ceremonive fetare etj. Analiza fokusohet në identifikimin e objektit, anës objektive, subjektit, anës subjektive të secilës vepër penale, por edhe në ballafaqimin e veprave penale me njëra-tjetrën, brenda të njëjtit seksion për të evidentuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre. (Fq.100-115)
8
Provimi gjysmë final
9
Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike. Mashtrimet. Shkatërrimi i pronës Tema analizon veprat penale të parashikuara në kreun e tretë të Kodit Penal. Në fokus të temës do të jenë këto vepra penale: vjedhja, vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën, vjedhja me dhunë, vjedhja me armë, vjedhja me pasojë vdekjen, mashtrimet,skemat mashtruese dhe piramidale, mashtrimi në subvencione, mashtrimi në sigurime, në kredi, botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet, shkatërrimi i pronës, shkatërrimi i pronës me zjarr/me eksploziv/me përmbytje/me mjete të tjera, shkatërrimi i pronës nga pakujdesia, shkatërrimi i veprave kulturore etj. Analiza synon jo vetëm të evidentojë katër elementet e secilës vepër penale, por edhe dallimet që kanë mes tyre veprat penale brenda të njëjtit seksion të Kodit Penal. (Fq.116-130)
10
Veprat penale të kryera në shoqëritë tregtare Tema merr në shqyrtim veprat penale të parashikuara në seksionin e gjashtë të kreut të tretë të pjesës së posacme të Kodit Penal. Analiza konsiston në përcaktimin e objektit, anës objektive, subjektit dhe anës objektive të veprave penale të këtij seksioni, të tilla si: përpilimi i deklaratave të rreme, korrupsioni aktiv në sektorin privat, korrupsioni pasiv në sektorin privat, emetimi i parregullt i aksioneve, mbajtja e padrejtë e dy cilësive, zbulimi i sekreteve të shoqërisë, mosbërja e shënimeve të detyrueshme, konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës, falsifikimi i nënshkrimeve etj. (Fq.130-148)
11
Vepra penale në fushën e doganave Tema studion dhe analizon veprat penale që parashikon Kodi Penal në fushën e doganave. Tema fokusohet vecanërisht në vepra penale të tilla si : kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara, kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës, kontrabanda me mallra të licencuara, kontrabanda me mallra të tjera, kontrabanda e vlerave kulturore,tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë, largimi i mallrave nga zonat doganore pa paguar detyrimet etj. Analiza fokusohet në identifikimin e objektit, anës objektive, subjektit, andës subjektive të secilës vepër penale, por edhe në ballafaqimin e veprave penale me njëra-tjetrën, brenda të njëjtit seksion për të evidentuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre. (Fq.149-170)
12
Vepra penale në lidhje me tatimet dhe taksat Tema fokusohet në përshkrimin dhe analizën e veprave penale që lidhen me tatimet dhe taksat në Republikën e Shqipërisë. Në mënyrë të vecantë do të shqyrtohet fshehja e të ardhurave, mospagimi i taksave dhe tatimeve, ndryshimi në aparatet matëse, prishja e shenjave të bllokimit apo pezullimit të veprimtarisë tregtare, moskryerja e detyrave nga organet tatimore. Analiza synon jo vetëm të evidentojë katër elementet e secilës vepër penale, por edhe dallimet që kanë mes tyre veprat penale brenda të njëjtit seksion të Kodit Penal. (Fq.171-182)
13
Falsifikimi i monedhave, letrave me vlerë dhe dokumenteve Tema merr në shqyrtim dhe analizon vepra penale në fushën e falsifikimeve. Në mënyrë të vecantë do të analizohet falsifikimi i monedhave, i letrave me vlerë, prodhimi i mjeteve për falsifikim, falsifikimi i dokumenteve, falsifikimi i dokumenteve shkollore/shëndeësore, falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, falsifikimi i akteve të gjendjes civile etj. Tema synon gjithashtu të evidentojë elementet e përbashkëta dhe dalluese mes këtyre veprave penale referuar katër elementeve të veprës penale. (Fq.183-197)
14
Veprat penale në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë financiare. Veprat penale në fushën e falimentit. Zhvillimi i paligjshëm i lojrave të fatit Tema synon të analizojë dhe identifikojë elementet e anës objektive e subjektive të falimentimit të provokuar, fshehjes së gjendjes së falimentimit, fshehjes së pasurisë pas falimentimit, organizimit të lotarive të palejuara, paracaktimit të rezultateve në garat sportive, shtrembërimit të konkurrencës në garat sportive, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara, ushtrimit pa licencë të veprimtarisë bankare, ushtrimit pa licencë të veprimtarive financiare. Analiza synon jo vetëm të evidentojë katër elementet e secilës vepër penale, por edhe dallimet që kanë mes tyre veprat penale që janë brenda të njëjtit seksion të Kodit Penal. (Fq.198-219)
15
Vepra penale kundër mjedisit si dhe ato kundër regjimit juridik të tokës Tema shqyrton veprat penale penale të parashikuara në seksionin e njëmbëdhjetë të kreut të tretë dhe veprat penale të kreut të katërt të pjesës së posacme të Kodit Penal. Përcaktimi i objektit, anës objektive, subjektit, anës subjektive do të të bëhet për vepra penale të tilla si: shpërdorimi i tokës, ndërtimi i paligjshëm, pushtimi i tokës, ndotja e ajrit, transportimi i mbeturinave toksike, ndotja e ujërave, peshkimi i ndaluar, prerja e paligjshme e pyjeve, prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë, shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor, shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve. Tema synon gjithashtu të evidentojë elementet e përbashkëta dhe dalluese mes këtyre veprave penale referuar katër elementeve të veprës penale. (Fq.220-237)
16
Provim Final
1
Në përfundim të kursit, studentët do të njohin të gjitha veprimet apo mosveprimet të cilat përbëjne vepër penale.
2
Studenti do të jetë i aftë që nëpërmjet teknikave të interpretimit të analizojë elementët e figurave të veprave penale specifike.
3
Studenti do të jetë në gjendje të cilësojë drejtë figurën e veprës penale përkatëse për rastet e ekzistencës së veprimeve ose mosveprimeve të paligjshme.
4
Studenti do të aftësohet në trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve praktike në fushën e së drejtës penale.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 4 4
Provimi përfundimtar
1 4 4
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
142
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.68
ECTS
6.00