E Drejte Ndërkombëtare Publike I

Print

Gentjan Skara, PhD

Kodi
LAW 301
Emri
E Drejte Ndërkombëtare Publike I
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

E Drejta Ndërkombëtare Publike është tërësia e rregullave dhe normave te sjelljes ndërmjet subjekteve te se drejtës ndërkombëtare. Ky kursështë i konceptuar si i përbërë prej disa pjesëve, të cilat ofrojnë njohuri për sa i përket parimeve dhe burimeve të së drejtës ndërkombwtare, elementëve të domosdoshëm për ekzistencën e shtetit si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, krijimin e organizatave joqeveritare dhe ndërqeveritare, institutet kryesore të së së Drejtës Ndërkombëtare të Detit, të së Drejtës Ndërkombëtare të Traktateve, të së Drejtës Diplomatike dhe Konsullore, të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, etj. Vëmendje e veçantë u kushtohet mekanizmave ndërkombëtarë për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare.

Objektivat

Objektivi kryesor i studimit të lëndës E Drejta Ndërkombëtare Publike I është t’u ofrojë studentëve njohuri të përgjithshme mbi objektin dhe burimet e saj, evolucionin historik dhe raportin e saj me të drejtën e brendshme. Ndër të tjera, kursi synon të qartësojë natyrën e subjekteve të së drejtës ndërkombëtare publike dhe rolin e shtetit dhe organizatave ndërkombëtare si subjektet kryesore të saj. Në mënyrë të veçantë, një pjesë e kursit i dedikohet rolit të individit në periudhën e globalizmit, në të dy aspektet, si subjekt aktiv dhe pasiv i së drejtës ndërkombëtare.

Java
Tema
1
Hyrje në të drejtën ndërkombëtare Kjo temë trajton një vështrim të përgjithshëm mbi të drejtën ndërkombëtare në aspektin historik si dhe rëndësine që ka e drejta ndërkombëtare. Gjatë leksionit, do të diskutohen konceptet kryesore me qëllim që studentet mos të kenë vështirësi. Gjithashtu, studentët do të njihen: i) mënyrën dhe formën e leksioneve; ii) detyrimet e frekuentimit si dhe iii) forma e vlerësimit. Literaturapërkatëse: 1.Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 35-60. 2. James Crawford, Brownlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013) 3-19. 3. Karta e OKB
2
Natyra e së drejtës ndërkombëtare dhe sistemi ndërkombëtar Kjo temë trajton natyrën e së drejtës ndërkombëtare. Studentët do të njihen më i) rolin e së drejtës ndërkombetare; ii) ekzistencën e normave ndërkombëtare si një sistem juridik; iii) zbatimin e së drejtës ndërkombëtare si dhe iv) efektshmeria dhe dobësitë e së drejtës ndërkombëtare. Gjithashtu do të diskutohet edhe e ardhmja e së drejës nderkombetare duke iu refereuar praktikës së shteteve dhe punës se Komisionit Ndërkombëtartësë Drejtës (International Law Commission). Literatura përkatëse: 1.Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 35-60 2. James Crawford, Brownlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013) 20-47
3
Burimet së drejtës ndërkombëtare Në këtë jave studentët do të njihen me burimet e së drejtës ndërkombëtare. Neni 38 i Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të diskutohet duke shtruar pyetjet nëse: i) burimet e e së drejtës ndërkombëtare dhe elementet e parashikuara; ii) neni 38 shpreh hierarki ndërmjet burimeve; iii) janë të mjaftueshme apo neni 38 duhet të rishikohet duke reflektuar edhe Rezolutat e Këshillit të Sigurimet dhe burime të tjera soft. Literaturapërkatëse: 1.Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 61-136. 2. James Crawford, Brownlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013) 20-47 3. Statuti i GJNDsë
4
E drejta ndërkombëtare dhe legjislacioni kombëtar: Sistemi Monist dhe Dualist Kjo temë trajton marrëdhënien e së drejtës ndërkombëtare dhe legjislacionit ndërkombëtar. Është shumë e rëndësishme që studentët të njihen me mënyrën e penetrimit të së drejtës ndërkombëtare në sistemin ligjor kombëtar. Doktrina juridike njeh 2 llojë sistemesh: atë monist dhe dualist. Gjatë trajtimit të kësaj temë, do të analizohet se cfarë sistemi ka miratuar Shqipëria dhe se si normat ndërkmbëtare marrin vlerë juridike. Literaturapërkatëse: 1.Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 137-167 2. James Crawford, Brownlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013) 48-114. 3. Neni 116; 122 dhe 123 Kushtetuta e Republikes së Shqipërisë miratuar 1998, ndryshuar për herë te fundit në 2016.
5
E drejta e traktateve; E drejta ndërkombëtare konvencionale: traktatet dhe menyra e formimit E Drejta e traktateve së bashku me të drejtën ndërkombëtare zakonore janë burimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare. Pas luftës së 2 botërore, gjithnjë e më shumë, shtetet po i materializojnë të drejtat dhe detyrimet nëpërmjet nënshkrimit të traktateve. Në këtë jave, studentët do të njihen më zhvillimin historik të së drejtës së traktatve; përkufizimin e traktatit; llojet e traktatve; mënyra e formimit dhe personat e autorizuar për të lidhur një traktat. Literaturapërkatëse: 1. Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve 1969 2. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 97-111
6
E drejta traktore: Rezerva dhe Pavlefshmeria Pas kuptimit dhe mënyrës së formimit të traktatit, studentët do të njihen me kuptimin dhe rendësinë e rezervës. Për ta kuptuar më mirë, disa shembuj nga traktate ndërkombëtare dhe raste nga Shqipëria do të diskutohen në klasë. Gjithashtu, në këtë temë do të trajtohet edhe rastet e pavlefshmërisë së një traktati. Literaturapërkatëse: 1. Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve 1969 2. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 112-117; 125-134
7
Subjektiviteti juridik dhe shteti dhe njohja ndërkombëtare I Kjo temë trajton personalitetin juridik të shtetit si dhe elementet e shtetit sipas të drejtës ndërkombëtare. Disa autorë konsiderojnë se elementët e shtetit janë: i) territori; ii) popullsia; iii) pushteti sovran; dhe iv) aftësia e një shteti për të hyrë në marredhënie me shtetet e tjera. Në këtë javë do të diskutohen këto elementë si dhe do të shikohet baza ligjore që përcakton këto elemente. Literaturapërkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 168-200 2. James Crawford, Broënlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013), 115-142 3.Montevideo Convention on the Rights and Duties of States 1933
8
Njohja ndërkombëtare Në kuadër të sovranitetit, element përbërës konstitutiv i shtetit është njohja nga ana e shteteve të tjerë. (shek.XVIII-XIX) Akti i njohjes së një shteti nga shtetet e tjerë ështe ai që krijon një shtet të ri dhe i jep atij personalitet juridik, dhe jo procesi nëpërmjet të cilit ai ka fituar pavarësine. Kështu, shtetet e reja në komunitetin ndërkombëtar krijohen si subjekte me të drejta të plota të së drejtës ndërkombëtare si rrjedhojë e vullnetit dhe miratimit të shteteve tashmë ekzistuese. Literaturapërkatëse: 1. James Craëford, Broënlie's Principles of Public International Laë (8th edition, OUP 2013), 143-165
9
Mid Term Exam
10
Përgjegjësia e shteteve Në këtë javë do të trajtohet përgjegjësia ndërkombëtare e shteteve. Përgjegjësia ndërkombëtare është çdo herë raport i shtetit me shtet, kur shteti që ka pësuar dëm kërkon satisfaksion (kënaqje). Që një shtet të thirret në përgjegjësi ndërkombëtare e domosdoshme është që të përmbushen disa kushte, të quajtura si elemente të përgjegjësisë së shteteve, edhe atë: i) të ekzistojë veprimi ose mosveprimi (lëshimi), me të cilin cenohet ndonjë detyrim i përcaktuar me normat e së drejtës ndërkombëtare (traktat ndërkombëtar, zakon ndërkombëtar) që është në fuqi në shtetin përgjegjës për aktin dhe shtetin e dëmtuar nga ai akt; ii) veprimi i paligjshëm duhet t’i mvishet shtetit si subjekt i së drejtës ndërkombëtare; iii) me aktin e paligjshëm duhet që të jetë shkaktuar dëmi; dhe iv) duhet të jenë shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike që parashihen nga e drejta e brendshme për të fituar kënaqje. Literaturapërkatëse: 1. James Crawford, Brownlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013), 539-589 2. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 324-362
11
Përdorimi i forcës Bazuar në nenin 2 (4) të Kartës së Kombeve të Bashkuara ‘Të gjithë anëtarët ndalojnë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare çdo kërcënim apo pëdorim dhune, që drejtohet kundër paprekshmërisë territoriale apo pavarësisë politike të një shteti ose që bie ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.’Ky parim tani konsiderohet si një pjesë e ligjit zakonor ndërkombëtar, dhe ka efektin e ndalimit të përdorimit të forcës së armatosur, përveç: i) veprimet kolektive të parashikuara në nenet 24 dhe 25, dhe Kapitullin VII të Kartës dhe ii) vetmbrojtja (neni 51). Literaturapërkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 404 – 441
12
Përdorimi i forcës Bazuar në nenin 2 (4) të Kartës së Kombeve të Bashkuara ‘Të gjithë anëtarët ndalojnë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare çdo kërcënim apo pëdorim dhune, që drejtohet kundër paprekshmërisë territoriale apo pavarësisë politike të një shteti ose që bie ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.’Ky parim tani konsiderohet si një pjesë e ligjit zakonor ndërkombëtar, dhe ka efektin e ndalimit të përdorimit të forcës së armatosur, përveç: i) veprimet kolektive të parashikuara në nenet 24 dhe 25, dhe Kapitullin VII të Kartës dhe ii) vetmbrojtja (neni 51). Literaturapërkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 404 – 441
13
Të drejtat e njeriut I Në këtët javë do të trajtohet kuadri ligjor i të drejtave të njeriut. Një rëndësi te vecantë do ti kushtohet DeklaratësUniversalepërtëDrejtat e Njeriut (DUDNj), miratuarnga Asambleja e Përgjithshme e Kombevetë Bashkuaramë 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris. Gjithashtu do të diskutohet rëndësia e kësaj Deklarate dhe impakti që kanë rendet juridike kombëtare të shteteve anëtare. Të një rëndësie të vecantë do ti kushtohet edhe Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, dhe Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, me dy Protokolle opsionale. Këto dy Konventa, të cilat shtjellojnë më tej të drejtat e njeriut, u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB në vitin 1966. Në vitin 1976, pasi Konventat ishin ratifikuar nga mjaftueshëm shtete anëtare për të hyrë në fuqi dhe qysh nga ky moment Karta Ndërkombëtare e të Drejta vetë Njeriut mori fuqinë e ligjit ndërkombëtar. Literaturapërkatëse: 1. James Crawford, Brownlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013), 634 – 670 2. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (1949) 3. Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, 4. Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike
14
Të drejtat e njeriut II Në këtë javë do të trajtohet kuadri ligjor i të drejtave të njeriut të organizatave rajonale si: Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian. Një rëndësi te vecantë do ti kushtohet një analize krahasimore me DeklaratënUniversalepërtëDrejtat e Njeriut. Studentët do tëshikojnëngjashmëritësidhedallimetndërmjetkëtyredokumentave. Literaturapërkatëse: 1. Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut 2. Karta e të Drejtave Themelore E Bashkımıt Europıan
15
Mbrojtja e individëve dhe grupeve Në këtë temë do të trajtohet mbrojtja e nevojshme nga individet gjatë luftes dhe konflikteve të armatosura. Konventat e Hages të vitit 1899 dhe 1907 dhe Konventa e Gjenevës qëparashikon ndëshkimin që nuk respektojnë normat bazë tëtrajtimit të robërve tëluftës do të analizohen. Literaturapërkatëse: 1. James Crawford, Brownlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013) 607 – 633 dhe 671 – 692.
16
Final Exam
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të kenë përvetësuar njohuri të përgjithshme mbi të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe zbatimin praktik të normave të saj
2
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të identifikojnë dhe të zbatojnë parimet ndërkombëtare ligjore relevante për çështjet aktuale dhe ngjarjet në politikën globale.
3
Studentët do të mund të marrin informacion lidhur me me rregullat themelore dhe institucionet në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe problemet e hasura në zbatimin e tyre.
4
Lënda do të përgatisë studentët për një karrierë në organizatat ndërkombëtare me trajnimin e tyre në strukturën dhe kompetencat e organizatave ndërkombëtare institucionale.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 15 15
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
153
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.12
ECTS
6.00