Të Drejtat dhe Liritë Themelore te Njeriut

Print

Denard Veshi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
LAW 215
Emri
Të Drejtat dhe Liritë Themelore te Njeriut
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kjo lëndë ka për qëllim parësor që të ofrojë një studim të rendit publik ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. Si struktura institucionale, ashtu dhe korniza ligjore në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe mekanizmat për zbatimin e kësaj kornize, -- duke përfshirë këtu dhe një analizë kritike të përshtatshmërisë së strukturës aktuale institucionale dhe zbatuese, -- paraqesin thelbin e përmbajtjes dhe të interesimit të kësaj lënde. Faqe 2 Përveç hetimit të kornizës ligjore dhe institucionale të Kombeve të Bashkuara dhe të sistemeve rajonale për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, kjo lëndë po ashtu synon ekzaminimin e zhvillimit të diskursit dhe lëvizjes për të drejtat e njeriut, veçanërisht nga viti 1945. Qëllimet e tjera të lëndës kanë të bëjnë me analizën dhe shqyrtimin e dispozitave, rasteve, standardeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut, si dhe masave në dispozicion kundër këtyre shkeljeve në sistemin aktual ndërkombëtar dhe në sistemet rajonale të të drejtave të njeriut. Përfundimisht, struktura e kësaj lënde është e organizuar në një mënyrë që në thelb përfshinë tri kategori kryesore, dhe ka për qëllim: (1) Së pari, të ofrojë një hyrje konceptuale për të drejtat e njeriut; (2) së dyti, të paraqesë dimensionin institucional të sistemit ndërkombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, dhe (3) së treti, të analizojë dhe studiojë çështje, raste dhe të drejta specifike të njeriut.

Objektivat

Java
Tema
1
HYRJE NË TË DREJTAT E NJERIUT I Çfarë studion lënda e të Drejtave të Njeriut? II E Drejta e të Drejtave të Njeriut dhe e Drejta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut III Studimi i të Drejtave të Njeriut (Kapitulli 1)
2
Koncepti i të Drejtave të Njeriut - Shteti dhe të Drejtat e Njeriut - Individi, Vlerat dhe universaliteti i të Drejtave të Njeriut (Kapitulli 2)
3
Traktatet ; E Drejta Ndërkombëtare Zakonore ; Burimet dytësore të së Drejtës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut ; Parimet e përgjithshme të së drejtës të njohura nga kombet e civilizuar ; E drejta e të Drejtave të Njeriut si pjesë e të Drejtës Ndërkombëtare Publike ; Statusi i shtetit dhe individit në të Drejtën Ndërkombëtare ; Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut (Kapitulli 3)
4
Përgjegjësia e Shtetit për të Mbrojtur të Drejtat e Njeriut Përgjegjësia që buron nga e Drejta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut ; Përgjegjësia që buron nga kushtetutat ; Përgjegjësia që buron nga aktet e tjera kombëtare ; Raporti midis të Drejtës Ndërkombëtare dhe Drejtës Kombëtare ose të Drejtës së Brendshme Shtetërore ; Trajtimi modern i raportit midis normave të së Drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtës së Brendshme ; Zbatimi i normave të së Drejtës Ndërkombëtare në sistemin e të Drejtës së Brendshme ; Mënyrat e zbatimit të së Drejtës Ndërkombëtare në sistemin e së Drejtës Shtetërore (Kapitulli 4)
5
Të Drejtat e Njeriut dhe aktorët jo shtetëror OJQ-të dhe të Drejtat e Njeriut; Të Drejtat e Njeriut dhe mundësimi i ndihmës humanitare nga OJQ-të ; Deklarata e Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut ; OJQ-të dhe mbledhja e të dhënave mbi të drejtat e Njeriut ; OJQ-të në sistemin e OKB-së Të Drejtat e Njeriut dhe zbatimi horizontal (Kapitulli 5)
6
Zhvillimi e përsosja e të Drejtave të Njeriut dhe OKB-ja Zhvillimi i të Drejtave të Njeriut dhe OKB-ja ; Organet e të Drejtave të Njeriut sipas Kartës së OKB-së;Këshilli i të Drejtave të Njeriut ; Procedura e rishikuar e ankimit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut ose Procedura 1503 ; Procedura 1235 ; Komiteti Këshillues i Këshillit të Drejtave të Njeriut ;Organet e të Drejtave të Njeriut sipas traktateve ; Sistemi i ankimit dhe procedurat ; Detyrimi i organeve të OKB-së për të respektuar të Drejtat e Njeriut (Kapitulli 6)
7
Sistemi Evropian për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut Zhvillimi i mekanizmave rajonale ; Sistemi rajonal Evropian ; Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (KEDNJ) ; Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) - E drejta e ankimit - Kushtet që duhen plotësuar për pranimin e kërkesës - Procedurat pranë Gjykatës ; Ndryshimet që do të sjell Protokolli Nr.14 i KEDNJ ; Skema e shqyrtimit të çështjes në GJEDNJ (Kapitulli 7)
8
Provimi gjysmë final
9
Kufizimi i të Drejtave të Njeriut Kufizimi i të Drejtave të Njeriut nga shteti; Gjendja qe legjitimon kufizimin e te drejtave te njeriut; Te drejtat dhe lirite e pacenueshme (Kapitulli 8)
10
Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore Diskutim i përgjithshëm ; Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore (ESCR) si të drejta të Njeriut dhe lidhja e tyre me të drejtat civile e politike (CPR) ; Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore ;E drejta për një standard minimal jetese, duke përfshirë të drejtën për ushqim, veshje, strehim dhe ujë ; E drejta për shëndet ; E drejta për arsim ; E drejta për siguri sociale ; E drejta për punë dhe kushte të nevojshme ; E drejta për të krijuar sindikata dhe e drejta e grevës ; E drejta për jetë kulturore ; Gjykueshmëria e të drejtave ekonomike, sociale kulturore (Kapitulli 9)
11
Ndalimi i Torturës, e Drejta e Jetës, Ndalimi i Skllavërisë dhe i Punës së Detyruar Ndalimi i torturës dhe çfarëdo lloj trajtimi çnjerëzor dhe degradues ; E drejta për të jetuar ; Dënimi me vdekje ; Armët bërthamore ; Ndalimi i skllavërisë dhe i punës së detyruar (Kapitulli 10)
12
Ndalimi i Diskriminimit, Diskriminimi Pozitiv, e Drejta për Siguri, e Drejta për Proces të Drejtë; Ndalimi i diskriminimit ; E drejta për siguri e personit; E drejta për proces të rregullt ligjor; Diskriminimi pozitiv (Kapitulli 11)
13
E Drejta e Shprehjes, e Drejta e Mendimit, e Drejta e Ndërgjegjes dhe e Besimit, e Drejta Organizimit dhe Tubimit ;Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e besimit ; E drejta e lirisë së shprehjes dhe mendimit ; E drejta e organizimit dhe tubimit (Kapitulli 12)
14
E Drejta e pronës, të Drejtat e Pakicave, Demokracia, e Drejta e Jetës Private dhe Familjare, të Drejtat e Fëmijëve dhe të Grave ; E drejta e pronës ; Mbrojtja e të drejtës së pronës në të Drejtën Ndërkombëtare ;Mbrojtja e pronës nga Kushtetuta e RSH ; Demokracia ; Marrëdhënia ndërmjet të drejtës së pronësisë private dhe demokracisë ; Të drejtat e pakicave ; E drejta për jetë private dhe familjare ; Mbrojtja e jetës private ; E drejtat e respektimit të vendbanimit ; Mbrojtja dhe respektimi i korrespondencës ; Mbrojtja e jetës familjare ; E drejta për të formuar familje ; Barazia ndërmjet bashkëshortëve ; Mbrojtje e veçantë për fëmijët dhe gratë (Kapitulli 13)
15
E drejta e vetëvendosjes ; E drejta për zhvillim ; E drejta për paqe ; E drejta për një mjedis të përshtatshëm ; Zbatimi i të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe përgjegjësia penale individuale ndërkombëtare ; DNH dhe e Drejta e të Drejtave të Njeriut (Kapitulli 14)
16
Final Exam
1
Kuptojnë dhe shpjegojnë origjinat intelektuale, kuptimin dhe zhvillimin e diskursit dhe të lëvizjes së të drejtave të njeriut;
2
Kuptojnë dhe shpjegojnë sistemin aktual botëror të të drejtave të njeriut, si burimet ashtu dhe institucionet dhe instrumentet kryesore ligjore në fuqi;
3
Kuptojnë dhe shpjegojnë sistemet rajonale për të drejtat e njeriut, veçanërisht sistemin evropian të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;
4
Njohin dhe përdorin procedurat e përdorura për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si në nivel të Kombeve të Bashkuara ashtu dhe në nivel rajonal;
5
Njohin dhe kuptojnë aspekte specifike të të drejtave të njeriut, si për shembull të drejtën në jetë dhe të drejtën në gjykim të drejtë, të drejtat e pakicave, të drejtën për vetëvendosje, ndalimin e diskriminimit, mbrojtjen e refugjatëve, të drejtën e azilit, të drejtat e njeriut në konflikte të armatosura, si dhe sfidat në realizimin e këtyre të drejtave;
6
Përdorin dhe analizojnë raste dhe dokumente ligjore në kontekst të problemeve konkrete në botën reale.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 6 84
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
151
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.04
ECTS
6.00