E Drejtë Civile I

Print

Denard Veshi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
LAW 225
Emri
E Drejtë Civile I
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

E drejta civile është një nga disiplinat e formimit karakterizues dhe profesional të programit të studimeve të nivelit të parë. Ky kurs ka për qëllim të familjarizojë studentët me strukturën bazë dhe përmbajtjen e të drejtës civile. Në këtë lëndë do të trajtohen parimet themelore të së drejtës private si dhe institutet bazë të së drejtës civile. Lënda fillon me kuptimin e të drejtës në përgjithësi e më pas përqëndrohet në trajtimin e pjesës së përgjithshme të Kodit Civil duke analizuar institutet e të drejtës civile si personat fizikë, personat juridike dhe llojet e tyre. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën civile.

Objektivat

Java
Tema
1
Hyrje në të drejtë civile Njohuri të përgjithshme mbi të drejtën civile duke dhënë kuptimin, objektin dhe karakteristikat. Po ashtu, do të trajtohen parimet kryesore të së drejtës civile, burimet e saj si dhe lidhja mes të drejtës civile dhe degëve të tjera të së drejtës. (Fq. 5-26)
2
Traditat kryesore ligjore Ky leksion jep një panoramë të përgjithshme të traditave kryesore ligjore sic janë sistemi romano-gjermanik, sistemi anglo-sakson dhe sistemi kanonik dhe analizon kriteret mbi të cilat bëhen këto klasifikime. Gjithashtu analizon se cilës tradite i përket e drejta shqiptare. (Fq. 27-36)
3
Veprimi i ligjit në kohë, hapësire dhe ndaj personave Ky leksion bën një trajtim të mënyrës sesi ligji vepron në kohë, në hapësirë dhe ndaj personave. Gjatë këtij trajtimi jepen disa cështje të rënndësishme të së drejtës si fuqia prapavepruese e ligjit, zbatimi i ligjit shqiptar jashtë territorit shqiptar në kuadër të së drejtës ndërkombëtare private si dhe zbatimi i ligjit ndaj të huajve. (Fq. 37-49)
4
Burimet e së drejës dhe hierarkia e burimeve Në këtë temë jepet kuptimi i termit burim, cilësohen kategoritë e burimeve të vendosura në hierarki sipas Kushtetutës dhe trajtohet raporti i burimeve me njëra- tjetrën. (Fq. 50-61)
5
Marrëdhëniet juridike Ky leksion jep përkufizimin e marrëdhënies juridike duke pasqyruar elementët e saj si objekti, sujekti dhe përmbajtja duke i trajtuar në mënyrë të detajuar secilën prej tyre. Gjithashtu jepet përkufizimi i faktit juridik, llojet e të drejtave, mbrotja e tyre nëpërmjet padive dhe llojet e padive. Një vëmendje e vecantë i kushtohet prapësimit dhe kundërpadisë si mjete mbrojtjeje në duart e të paditurit. (Fq.75-104)
6
Subjektet e së drejtës civile sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Në këtë leksion do të trajtohet personi fizik dhe juridik, zotësia juridike dhe zotësia juridike për të vepruar si dhe mbarimi, heqja dhe kufizimi i zotësisë për të vepruar. Gjithashtu, do të shpjegohet mënyra e shpalljes së zhdukjes dhe e vdekjes së një personi. (Fq. 107-122)
7
Gjendja Civile Tema shqyrton banimin dhe rëndësinë e tij në të drejtën civile. Gjithashtu sqaron aktet e gjendjes civile, dallimin e tyre nga faktet që rregjistrohen në rregjistrin themeltar si dhe dallimin midis rregjistrave të gjendjes civile dhe atyre të akteve të gjendjes civile. (Fq. 123-135)
8
Provimi gjysmë final
9
Personat Juridike Leksioni fokusohet tek nocioni dhe personaliteti juridik i personave juridike duke paraqitur disa teori mbi mënyrat e formimit të personave juridike ku mund të përmendet teoria organike, teoria e organizimit, teoria moderne etj. Pra, trajtohet doktrina shkencore lidhur me personat juridikë. (Fq. 136-148/ 177-190)
10
Personat Juridike Publikë dhe Private Leksioni bën një analizë të personave juridikë dhe llojeve të tyre duke përcaktuar momentin e fitimit të zotësisë juridike dhe zotësisë juridike për të vepruar. Bëhet klasifikimi i personave në persona juridikë publikë dhe privatë mbështetur në dispozitat e Kodit Civil. (Fq. 149-176)
11
Organizatat Jofitimprurëse Leksioni përqëndrohet në parimet dhe karakteristikat e përgjithshme të organizimit dhe të veprimtarisë së organizatave jofitimprurëse si organizata që rregullohen me ligj të vecantë në vendin tonë. (Fq. 191-242)
12
Veprimet juridike dhe pavlefshmëria e tyre Kjo temë jep përkufizimin e veprimit juridik, përmbajtjen dhe elementët e tij. Gjithashtu trajtohen pavlefshmëria e veprimit juridik duke sqaruar llojet e pavlefshmërive të njohura si pavlefshmëri absolute dhe relative si dhe pasojat që sjellin tek personat e tretë. Veset e vullnetit si kanosja, dhuna fizike, mashtrimi, gabimi, simulimi dhe fiktiviteti. (Fq.271-312/ 324-352)
13
Elementët rastësore të veprimeve juridike Në këtë leksion do të trajtohet vecanërisht kushti dhe afati të vendosura në veprimet juridike, kuptimi i tyre si dhe dallimet që kanë nga njëri-tjetri. (Fq. 313-323)
14
Parashkrimi i padisë dhe dekadenca e të drejtave Kjo temë jep kuptimin e parashkrimit, kushtet, fushën e zbatimit dhe rëndësinë e tij. Gjithashtu trajtohet paditë e paparashkrueshme si dhe afatet e parashkrimit për paditë e parashkrueshme. Krahas kësaj mësohet llogaritja e afateve të parashkrimit, pezullimi dhe ndërprerja e parashkrimit. (Fq. 353-381)
15
Përsëritje
16
Final Exam
1
Studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë rreth legjislacionit mbi të drejtën e pronësisë.
2
Njohja e instituteve më të rëndësishme të së drejtës civile.
3
Studentët do të mund të rrisin shprehitë dhe kapacitetet e nevojshme në shkrimin e materialeve teoriko- praktike, të tilla esse, artikuj, tema, e të tjera të ngjashme me to.
4
Studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë rreth instituteve të përfaqesimit, veprimeve juridike, parashkrimit, pronësisë dhe trashëgimisë, e cila jepet nëpërmjet interpretimit të hollësishëm të përmbajtjes së dispozitave të Kodit Civil.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 6 84
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
151
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.04
ECTS
6.00