E Drejtë Kushtetuese I

Print

Ada Güven, PhD

Kodi
LAW 115
Emri
E Drejtë Kushtetuese I
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda do te fokusohet ne shpjegimin e parimeve kryesore dhe institucioneve te se drejtës publike, te tilla si shteti dhe e drejta, parimet e sovranitetit shtetëror, ndarjen e pushteteve, karakteristikat kryesore te shteteve dhe sistemet shtetërore. Në pjesën e parë, studentët njihen me rolin e teorisë së të drejtës në shkencat juridike në përgjithësi dhe në studimet juridike. Shpjegohen teoritë më të rëndësishme për origjinën e shtetit dhe të së drejtës dhe për shkencat juridike në përgjithësi. Më pas analizohet struktura e shtetit, organet dhe funksionet e tij. Në vijim diskutohen elementet e shtetit dhe trajtat e tij. Në pjesën e dytë paraqitet koncepti i normave juridike, ndarja e normave juridike bazuar në kriteret e ndryshme si dhe struktura e normave juridike. Analizohet koncepti i marrëdhënieve juridike dhe diskutohen elementet bazë të marrëdhënies juridike (subjektët e së drejtës, objekti i së drejtës, e drejta subjektive dhe detyrimi juridik). Shpjegohet koncepti i aktit juridik dhe diskutohen burimet e së drejtës (kushtetuta, ligji, aktet shtetërore nënligjore, aktet e personave publik dhe privat, e drejta zakonore, si dhe shkenca juridike). Pjesa e tretë paraqet studimin e konceptit të sistemit juridik dhe diskutohen njësitë themelore të sistemit juridik (norma juridike, institutet e së drejtës, degët e së drejtës, grupet e së drejtës). Më tutje, shqyrtohen teknikat themelore të interpretimit, mënyrat e zgjdhjes së cështjeve rreth zbrazëtirave juridike. Së fundi, shqyrtohen teori të ndryshme në lidhje me esencën dhe strukturën e së drejtës (teorisë së të drejtës natyrore, shkollën historike, teori e pastër e ligjit, etj).

Objektivat

1. familjarizimi i studentëve me parimet dhe sistemin kushtetues në Shqipëri 2. njohja me parimet kryesore kushtetuese në Shqipëri 3. të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur tema dhe ese rreth këtyre instituteve në fushën e së drejtës kushtetuese. 4. shpjegimi i marrëdhënies së pushteteve

Java
Tema
1
Koncepti i së drejtës publike. Shoqëria, shteti dhe e drejta. Ky leksion i dedikohet zbërthimit teorik të lëndës. Studentët njihen me rolin e teorisë së të drejtës në shkencat juridike në përgjithësi dhe në studimet juridike. (Kapitulli 1)
2
Shteti; Koncepte te ndryshme per shtetin; Pushteti shteteror dhe sovraniteti. Shpjegohen teoritë më të rëndësishme për origjinën e shtetit dhe të së drejtës dhe për shkencat juridike në përgjithësi. Më pasa nalizohet struktura e shtetit, organet dhe funksionet e tij. (Kapitulli 2)
3
Pushteti shtetëror dhe sovraniteti. Shpjegohen teoritë më të rëndësishme të pushtetit shtetëror dhe sovranitetit. Menyrat e ushtrimit te pushtetit. Kujt i perket sovraniteti. Po ashtu ushtrimi i sovranitetit permes perfaqesuesve. (Kapitulli 3)
4
Forma e shtetit; Parimi i unitetit te pushtetit. Në vijim diskutohen elementet e shtetit dhe trajtat e tij. Njekohesisht ne leksion perfshihen forma te ndryshme te shtetit duke i pasqyruar me shembuj konkret. Uniteti i pushtetit trajtohet specifikisht ne nje nje ore leksioni te vecante. (Kapitulli 4)
5
Parimi i ndarjes se pushteteve. Analizimi i pushteteve me rradhe; Pushteti Legjislativ, Pushteti Ekzekutiv dhe Pushteti Gjyqesor. Ndarja dhe Balancimi i pushteteve dhe kontrolli i ndersjellte i tyre. (Kapitulli 5)
6
Organizmi politik i shoqërisë dhe struktura e shtetit. Analizohet koncepti i marrëdhënieve juridike dhe diskutohen elementet bazë të marrëdhënies juridike: subjektët e së drejtës, objekti i së drejtës, e drejta subjektive dhe detyrimi juridik. Njekohesisht, leksioni pason leksionin e meparshem duke u fokusuar ne strukturat kryesore te shtetit. (Kapitulli 6)
7
E Drejta, kuptimi i se drejtes; norma juridike. Shpjegohet koncepti i aktit juridik dhe diskutohen burimet e së drejtës (kushtetuta, ligji, aktet shtetërore nënligjore, aktet e personave publik dhe privat, e drejta zakonore, si dhe shkenca juridike (Kapitulli 7)
8
Provimi Norma juridike; Koncepte te ndryshme per te drejten. Nocioni i rendit juridik; Nocioni i normës juridike; Llojet e normave juridike; Vlefshmëria e normës juridike në territor (hapësirë); Vlefshmëria kohore e normave juridike; Fuqia prapavepruese (retroaktive) e normave juridike; Struktura e normës juridike (Kapitulli 8)gjysmë final
9
Shteti dhe e drejta ne evolucionin e tyre historik. -shqyrtohen teori të ndryshme në lidhje me esencën dhe strukturën e së drejtës (teorisë së të drejtës natyrore, shkollën historike, teori e pastër e ligjit, etj (Kapitulli 9)
10
Koncepti i burimit te se drejtës. Trajtohen burimet e se drejtes, origjina e tyre, burimet akte dhe burimet fakte (Kapitulli 10)
11
Burimet kryesore te se drejtës. Trajtim i specifikuar ne secilin prej burimeve kryesore te se drejtes, qe nga ligji themelor i vendit, marreveshjet nderkombetare te ratifikuara (e drejta nderkombetare), ligjet dhe zakoni (Kapitulli 11)
12
Marrëdhëniet juridike; Faktet juridike Elementet e marrëdhënies juridike; Subjektet e së drejtës (Personat fizikë dhe Personat juridik); Autorizimi juridik (E drejta subjektive, Keqpërdorimi i autorizimit, Keqpërdorimi i së drejtës subjektive, Kompetenca dhe Keqpërdorimi i kompetencës); Obligimi juridik (detyrimi) Gjendja juridike (statusi); Objekti i së drejtës Faktet juridike Parashkrimi (Kapitulli 12)
13
Zbatimi i se drejtës; Llojet dhe menyrat e interpretimit te ligjit Katër teoritë më të rëndësishme të së drejtës; E drejta natyrore; Pozitivizmi ligjor; Realizmi ligjor; Studimet kritike të së drejtës (Kapitulli 13)
14
Sistemi i se drejtës; Parimet e ndertimit te sistemit te se drejtes. -paraqet studimin e konceptit të sistemit juridik dhe diskutohen njësitë themelore të sistemit juridik (norma juridike, institutet e së drejtës, degët e së drejtës, grupet e së drejtës) - shqyrtohen teknikat themelore të interpretimit, mënyrat e zgjidhjes së cështjeve rreth zbrazëtirave juridike; (Kapitulli 14)
15
Perseritje
16
Provim Final
1
Studentet do te jene ne gjendje te njohin burimet e shtetit dhe te se drejtës.
2
Studentet do te njohin parimet kryesore te funksionimit te shtetit dhe institucioneve te tij.
3
Studentet do te njohin format kryesore te organizmit shtetëror.
4
Studentet do te njohin format kryesore te organizmit shtetëror.
5
Studentët do te mund të kenë njohuri të gjera rreth anës historike, politike, sociologjike dhe filosofike të së Drejtës Publike në Shqipëri.
6
Studentet do te jene ne gjendje te njohin burimet e shtetit dhe te se drejtës.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 3 3
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00