Gjuhe e Huaj Juridike I

Print

Elsuida Hoxhaj, Msc

Kodi
LAW 103
Emri
Gjuhe e Huaj Juridike I
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Anglishtja Ligjore I synon që t’i japë studentit një pasqyrë të përgjithshme të sistemeve juridike, ligjit, burimeve të së drejtës dhe institucioneve kushtetuese duke përdorur të gjithë terminologjinë ligjore. Nëpërmjet këtij kursi studentët do të njihen me gjuhën e përdorur si dhe do të kenë mundësi që të diskutojnë për temat më të rëndësishme në ligj. Gjithashtu, kursi trajton edhe mënyrën e shkrimitë të memove, korespondencën juridike, analizimit të cështjeve të ndryshme juridike, citimi i tyre si dhe përmbledhja e ceshtjeve në gjuhën angleze.

Objektivat

Java
Tema
1
Prezantim i Moduli
2
Sistemi ‘Common Law’ dhe ‘Civil Law’: Burimet dhe karakteristikat Dy sistemet juridike madhore të botës perëndimore janë Sistemi Civil, i përhapur në Evropën Perëndimore, dhe Sistemi "Common Law", i përhapur në vendet anglosaksone. Këto dy tradita madhore ligjore kanë origjina të ngjashme, duke qënë se të dyja janë produkte të kulturës perëndimore, por ka dallime të konsiderueshme mes tyre. Gjykatat në sistemin civil janë thellësisht të ndikuara nga Ligji Romak, dhe në veçanti nga një korpus ligji civil të njohur si "Corpus iuris civilis". Kjo teori e sistemit civil u rizbulua rreth fundit të shekullit të njëmbëdhjetë dhe u bë bazë për studimin e Drejtësisë në Universitetet mesjetare, duke filluar nga Bolonja dhe më pas u shpërnda në të gjithë Evropën. Sistemi Civil mund të ndahet në dy nëngrupe, Sistemet Franko-Italiane dhe Sistemet Gjermanike. Në këtë leksion studentët do të njihen me terminologjinë ligjore në gjuhën angleze të këtyre dy sistemeve dhe dallimin që kanë këto dy sisteme. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 8-9. 2. Amy Krois-Lindner, International Legal English Student's Book with Audio CDs: A Course for Classroom or Self-Study Use (Cambridge University Press 2006) 8-9.
3
Burimet e së drejtës Një nga elementët kryesorë të shtetit qëndron në mundësinë e përgatitjes së rregullave te detyrueshme të krijuara për të mbajtur dhe disiplinuar vetë shtetin, marrëdhëniet e tij me shtetet e tjera, marrëdhëniet e shtetit me qytetarët si dhe marrëdhëniet e qytetarëve midis tyre. Këto rregulla të detyrueshme për të gjithë, dhe për vetë ata që i nxjerrin, përbëjnë burimet e së drejtës së një shteti. Gjatë leksionit do të trajtohen në terminoogjinë angleze ligjore burimet e së drejtës dhe hierarkia e tyre. Si referencë do të shikohet sistemi ‘common law’ dhe ‘civil law’. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 10-13. 2. Rawdon Wyatt, Check your English Vocabulary for Law (A&C Black 2006) 1.
4
Organizimi i Pushtetit Gjyqësor dhe zgjidhja e konflikteve Pushteti gjyqësor ushtrohet vetëm nga Gjykatat dhe prokurorite, në përputhje me Kushtetutën dhe kompetencat që u ngarkohen atyre me ligj. Gjyqtarët kanë kompetencë të shqyrtojnë të gjitha çështjet penale, penale ushtarake, civile, administrative si dhe çdo çështje tjetër t përcaktuar me ligj. Ndersa prokurorët kanë për detyre të marrin pjesë vetëm në ceshtje gjyqësore penale. Ky leksion do të trajtojë pushtetin gjyqësor në sistemin ‘common law’ duke marrë si shembull Mbretërinë e Bashkuar dhe sistemin ‘civil law’ duke iu referuar rastit të Shqipërisë. Gjatë leksionit, studentët do të njihen me konceptët baze dhe do të jenë në gjendje që të diskutojnë në gjuhën angleze rreth: i) organizimit të pushtetit gjyqësor; ii) funksioneve kryesore; dhe iii) llojet e dënimeve që japin gjykatat. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 14-15. 2. Amy Krois-Lindner, International Legal English Student's Book with Audio CDs: A Course for Classroom or Self-Study Use (Cambridge University Press 2006) 10-13. 3. Rawdon Wyatt, Check your English Vocabulary for Law (A&C Black 2006) 23.
5
E Drejta Penale dhe Procedura Penale Në këtë leksion do të trajtohet në terminologjinë ligjore angleze e drejta substanciale dhe proceduariale penale. Gjatë leksionit do të shpjegohet përkufizimi i së drejtës dhe procedurës penale. Më pas do të trajtohen: i) krimet kryesore; ii) kuptimin e veprës dhe figurës penale dhe ii) konceptet dhe institutetet kryesore në legjislacionin penal që rregullojnë procedimin penal në të gjitha fazat e tij. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 16-17 2. Rawdon Wyatt, Check your English Vocabulary for Law (A&C Black 2006) 25-29.
6
E Drejta Civile dhe Procedura Civile E Drejta Civile si degë pozitive e së drejtës në sistemin juridik të çdo shteti, me normat juridike të saj, paraqet një rregullator juridik të marrëdhënieve shoqërore me karakter pasuror respektivisht të marrëdhënieve juridiko-civile (marrëdhënieve juridiko-sendore, marrëdhënieve juridiko-detyrimore, dhe marrëdhënieve juridiko-trashëgimore). Ndërsa e drejta procedurale civile, përkufizohet si një sistem normash juridike, të cilat rregullojnë formimin e organizimin e gjykatave dhe të arbitrazhit, të shërbimit të përmbarimit gjyqësor dhe të organeve të tjera që për shkak të veprimtarisë së tyre ligjore janë në lidhje me gjykatat, rregullojnë veprimtarinë dhe marrëdhëniet proceduriale që lindin ndërmjet subjekteve proceduriale gjatë kësaj veprimtarie. Ky leksion do të trajtojë në terminologjinë juridike angleze konceptet kryesore në të drejtën dhe procedurën civile. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 18-19.
7
Arbitrazhi Kohët e fundit në vend të një proçedure para një gjyqëtari, zhvillim të madh ka marrë arbitrazzhi ndërkombëtar. Arbitrazhi kryhet para personave të zgjedhur të quajtur arbitra dhe është një mënyrë neutrale, private dhe konsensuale për të zgjidhur konfliktet. Vendimi që jepet është i detyrueshëm dhe duhet te respektohet nga të gjitha palët. Në krahasim me proçedurën gjyqësore, arbitrazhi është më i shpejtë dhe më pak i kushtueshëm. Ky leksion do të fokusohet në: i) përkufizimin e gjykatës së arbitrazhit; ii) përbërja dhe procedura dhe iii) institucionet ndërkombëtare të arbitrazhit. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 20-21. 2. Rawdon Wyatt, Check your English Vocabulary for Law (A&C Black 2006) 31.
8
Provimi gjysmëfinal
9
E Drejta e Bashkimit Europian E Drejta e Bashkimit Europian është një sistem juridik unik i cili vepron së bashku me ligjet e shteteve anëtare në Bashkimin Europian (BE). BE ka ligje që kanë efekt të drejtpërdrejtë brenda sistemit ligjor të shteteve anëtare, dhe ka supremacy mbi ligjin kombëtar të shtëtve anëtare të BEsë. Ky leksion do të fokusohet në një informacion të përgjithshën në gjuhën angleze të: i) burimeve të së drejtës së BEsë; ii) institucionet kryesore dhe përbërjen e tyre; iii) aktet ligjore dhe iv) liritë themelore që përbëjnë tregun e brendshëm. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 22-23. 2. Rawdon Wyatt, Check your English Vocabulary for Law (A&C Black 2006) 34.
10
Aktorët në zbatimin e ligjit Ky leksion do të trajtojë aktorët në zbatimin e ligjit sipas sistemit juridik ‘common law’ dhe ‘civil law’. Studentët do të njihen me terminologjinë në gjuhën angleze të aktorëve duke theksuar edhe dallimin ndërmjet dy sisteme juridike. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 24-31. 2. Rawdon Wyatt, Check your English Vocabulary for Law (A&C Black 2006) 47-50.
11
Struktura e një Zyre Avokatie Pas njohjes së aktorëve kryesore në zbatimin e ligjit, leksioni do të fokusohet në strukturën organizative të një zyre ndërkombëtare avokatie dhe rolin e avokatit. Ndarja në fusha specializimi apo departamente të ndryshme është suksesi i një zyre avokatie. Duke marrë në konsideratë njohuritë e përvetësuara deri tani, studentët do të njihen me: i) procedurën e punësimit dhe ii) përgjegjësitë dhe detyrat e asistentit ligjor. Në përfundim, studentët do të jenë në gjendje për të biseduar në gjuhën angleze rreth organizimit dhe strukturës së zyrës së avokatisë. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 32-33.
12
Memot ligjore: Ceshtjet dhe faktet Ky leksion trajton nw gjuhwn angleze memon ligjore. Memot ndihmojnë për transmetimin e informacionit në mënyrë më efektive. Studentët do të njihen me: i) strukturën e memos ligjore; ii) formati i shkrimit të memos ligjore; iii) karakteristika të strukturës së memos. Disa shembuj të memove në gjuhën angleze do të analizohen gjatë leksionit me qëllim që studentët të identifikojne faktet e cështjes, arsyetimin dhe vendimin. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 40-41.
13
Korespondenca Juridike Ky leksion fokusohet në korespondencën juridike. Për studentët është e rëndësishme që të njihen me mënyrën e duhur të korespondencës juridike. Shembuj praktikë do të analizohen në klasë dhe studenti do të vihet në pozicionin e avokatit, i cili duhet të komunikojë me klientët e tij rreth një cështje a. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 34-35; 38-39.
14
Terminologjia juridike latine Shprehjet latine shfaqen shpesh në tekstet në gjuhën angleze. Këto shprehje, gjatë përkthimeve, zakonisht, zëvendësohen me shprehjet ekuivalente shqipe, në bazë të kuptimit që kanë ose duke u nisur edhe nga versionet e përkthyera në gjuhë të tjera të huaja. Ky leksion trajton shprehjet latine juridike më të përdorura dhe mënyrën e të shkruarit në një punim akademike. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 42-43. 2. Rawdon Wyatt, Check your English Vocabulary for Law (A&C Black 2006) 45.
15
Citimi juridik i ligjeve, cështjeve gjyqesore, opinioneve juridike. Ky leksion fokusohet në citimin juridik të ligjeve, cështjeve gjyqesore, opinioneve juridike dhe burimeve dytësore. Së pari, studentët do të njihen me mënyrat e ndryshme të citimit si Harvard, Chicago apo MLA. Më pas leksioni do të fokusohet në citimin OSCOLA që përdoret më shumë nga studentët e drejtësisë. Gjatë leksionit do të theksohen shembuj konkretë me qëllim që studentët të identifikojnë elementët e domosdoshëm që duhet të pasqyrojnë në footnote. Literatura përkatëse: 1. Oxford University Standard for the Citation of Legal Authorities (4 edition, Faculty of Law) <https://www.law.ox.ac.uk/sites/files/oxlaw/oscola_4th_edn_hart_2012.pdf> 2. Rawdon Wyatt, Check your English Vocabulary for Law (A&C Black 2006) 46
16
Provim Final
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të përdorin terminologjinë juridike
2
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të përmisojnë fjalorin e tyre juridik
3
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të njihen mw terminologjinw kryesore juridike tw sistemit common law dhe civil law
4
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të analizojnë cështjet ligjore
5
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të paraqesin një përmbledhje të rasteve gjyqesore
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
2 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
1 5 5
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00