Procedurë Civile II

Print

Ada Güven, PhD

Kodi
LAW 318
Emri
Procedurë Civile II
Semestri
6
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

E drejta proceduriale civile si një nga pjesët e së drejtës studion rregullat e zhvillimit të procesit civil, që bëjnë të mundur të jepet drejtësi duke garantuar si integritetin e rendit juridik, ashtu të drejtat subjektive materiale të subjekteve të ndryshme, qoftë në marrëdhëniet e tyre reciproke, qoftë dhe kundrejt organeve të pushtetit publik dhe duke i ofruar këtyre subjekteve mjetet juridike për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre të ligjshme. Me anë të këtij kursi, studentët do të përvetësojnë njohuri mbi mënyrat e marrjes së provave, gjykimet e posacme, ankimin, gjykimin në apel dhe në Gjykatë të Lartë si dhe cështje të lidhura me arbitrazhin.

Objektivat

Qëllimi i ketij programi është të pajisë studentët me njohuri të thelluara për t'u përballur profesionalisht me procedurat gjyqësore civile. Me përfundimin e këtij niveli studimesh, studenti duhet të jetë në gjendje për të kërkuar, analizuar dhe të zgjidhur probleme të çështjeve teorike apo praktike të së drejtës procedurale civile.

Java
Tema
1
Në këtë temë do të trajtohet sigurimi i padisë. Me kërkesën e paditësit, gjykata brenda 5 ditëve lejon marrjen e masave për sigurimin e padisë, kur ka arsyje të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë. Gjykata vendimin për marrjen e masës së përkohëshmme për sigurimin e padisë nuk duhet ta mbështesë në fakte apo veprime, si dhe në cilësimin juridik të tyre, që kanë të bëjnë me shqyrtimin dhe zgjidhjen e cështjes në themel. VUGJL nr. 10, dt. 24.03.2004: Sigurimi i padisë lejohet për të gjitha llojet e padive dhe në çdo fazë të gjykimit, derisa vendimi të marrë formë të prerë. Sigurimi i padisë lejohet edhe nga gjykata e apelit, kur padia është duke u shqyrtuar prej saj. Sigurimi i padisë nuk lejohet në rastet e padive që ngrihen gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit, për të cilat zbatohet pjesa e katërt e këtij kodi.” (neni 203 KPrC)
2
Në këtë temë do të trajtohet rregulla të përgjithshme për marrjen e provave. Palët mund të kërkojnë nga gjykata marrjen e provave të tjera vec atyre të caktuara në seancë përgatitore ose të marra në seancë gjyqësore, vetëm kur nga shpjegimet e palës tjetër ose nga rrethanat të dala rishtazi marrja e tyre është në dobi të gjykimit të çështjes (afati maximal 10 ditë) (neni 180/4) Pas kërkesës së palëve për prova të reja, gjykata shprehet me vendim të ndërmjetëm. Refuzimi duhet të arsyetohet (neni 183). Provat janë të dhëna që merren prej burimeve dhe sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod dhe ligje të tjera, të cilat vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces (neni 11 K.Pr.C.).
3
Në këtë temë do të trajtohet eksperti dhe ekspertimi. Për konstatimin ose sqarimin e fakteve, që kanë lidhje me mosmarrëveshjen në gjykim kërkohen njohuri të posaçme në fushat e shkencës, teknikës ose të artit, gjykata mund të thërrasë një ose më shumë ekspertë. Eksperti është person fizik që disponon njohuri të posaçme në fushat e mësipërme dhe që mund të ndihmojë gjykatën që të konstatojë të dhëna që kanë rëndësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Eksperti e jep mendimin e tij me shkrim, por mund të dëgjohet edhe në seancë gjyqësore dhe të pyetet nga gjykata dhe nga palët. Mendimi i ekspertit nuk është i detyrueshëm për gjykatën. Mendimi i ekspertit është provë dhe nuk ka një vlerë të paracaktuar provuese. Eksperti nuk jep mendim juridik (neni 224/b/3). Eksperti duhet të limitohet vetëm në saktësimin e fakteve për të cilat është pyetur, gjithnjë brenda sferës së tij të ekspertizës.
4
Në këtë temë do të trajtohet prova shkresore, falsiteti. Provat janë të dhëna që merren prej burimeve dhe sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod dhe ligje të tjera, të cilat vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces (neni 11 K.Pr.C.).Prova është mjet procedural me anë të të cilit palët mund të vërtetojnë pretendimet dhe prapsimet e tyre dhe gjyqtari formon bindjen për vërtetësinë e fakteve të parashtruara nga palët. Padia duhet mbështet në prova shkresore. Objekt prove ësht fakt juridik që qëndron në themel të pretendimeve të palëve apo pjesëmarrësve të tjerë gjatë gjykimit dhe që kanë lidhje me zgjidhjen e çështjes.
5
Në këtë temë do të trajtohet pezullimi dhe pushimi i gjykimit. Pezullimi i gjykimit është ndalja e përkohshme e veprimtarisë procedurale në një çështje të caktuar për të gjithë subjektet pjesëmarrës, në procesin civil. Rastet e pezullimit të gjykimit janë si më psohtë: a) çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër penale, civile ose administrative; b) kërkohet nga të dyja palët; c) njëra nga palët vdes ose mbaron personi juridik; d) njëra nga palët nuk ka ose më vonë ka humbur zotësinë juridike për të vepruar si palë dhe shihet e nevojshme t’i emërohet një përfaqësues ligjor; e) parashikohet shprehimisht në ligj. (neni 297): Vendimi i pushimit është vendim jopërfundimtar që merret në rastet e mëposhtëme: a. Asnjëra prej palëve nuk kërkon brenda gjashtë muajve rifillimin e gjykimit të pezulluar me kërkesën e tyre, kur gjykata nuk ka caktuar në vendimin e pezullimit një seancë të ardhshme; b. Paditësi heq dorë nga gjykimi i padisë; c. Pushimi i gjykimit parashikohet shprehimisht në ligj.
6
Në këtë temë do të trajtohet përfundimi i hetimit gjyqësor dhe dhënia e vendimit. Gjykata merr vendim të ndërmjetëm për përfundimin e hetimit gjyqësor: 1. Pasi janë shqyrtuar të gjitha provat që janë pranuar nga gjykata. Në praktikë vendim për administrimin e provave relevante. 2. Pasi nuk pranohen kërkesat e tjera të palëve; 3. Fton palët të parashtrojnë pretendimet përfundimtare rreth çështjes (deri në 5 ditë). Rradha e parashtrimit të pretendimeve përfundimtare: 1. Paditësi dhe ndërhyrësi dytësor (që është bashkuar me të); 2. I padituri dhe ndërhyrësi dytësor (që është bashkuar me të); 3. Ndërhyrësi kryesor; 4. Prokurori (me përjashtim të çështjeve që ka ngritur vetë, ku flet i pari) (neni 303).
7
Në këtë temë do të trajtohet gjykimet e posacme, llojet e gjykimeve të posaçme, Gjykimi incidental, Procedura e gjykimit në lidhje me martesën etj. Tek gjykimet e posaçme kemi; rregulla të veçanta gjykimi, krahas atyre të përgjithshme, rregullat e veçanta prevalojnë mbi rregullat e përgjithëshme, gjykata të veçanta (gjykata administrative) ose gjyqtarë të specializuar në fushën përkatëse (seksione të veçanta pranë gjykatave të shkallës së parë), Gjykatë e veçantë (kompetencë lëndore) vs. seksionit (jo-kompetencë).
8
Provimi gjysëmfinal
9
Në këtë temë do të trajtohet Ankimi. Neni 43 i Kushtetuës parashikon: Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj për kundërvajtje të lehta penale, për çështje civile ose administrative me rëndësi ose vlerë të vogël, në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës. Kur ligji e lejon dhe rrethanat e cështjes e diktojnë marrjen e një vendimi gjyqësor, pavarësisht nga dijenia e një pale, kjo e fundit ka të drejtën të ankohet në rrugë gjyqësore ndaj vendimit të dhënë.” Neni 21 Kushtetuta e Republikës Së Shqipërisë. Neni 443 i KPrC parashikon: Afati i ankimit në Gjykatën e Apelit, kundër vendimeve përfundimtare të gjykatës së shkallës së parë, është 15 ditë, afati i ankimeve të veçanta është 5 ditë.
10
Në këtë temë do të trajtohet Gjykimi në Apel. Neni 465 KPrC parashikon: 1. Gjykata e apelit shqyrton çështjen brenda kufijve të ankimit. 2. Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë. 3. Me kërkesë të palëve ose kryesisht, gjykata e apelit riçel pjesërisht ose tërësisht hetimin gjyqësor. 4. Në gjykimin në apel nuk mund të paraqiten kërkime të reja, të shtohen apo të ndryshohen elementët e padisë, me përjashtim të kërkimit për shpenzimet e gjykimit në apel. 5. Gjykata e apelit mund të pranojë për shqyrtim fakte dhe prova të reja, nëse: a) pala e interesuar provon se, pa fajin e saj, gjatë shqyrtimit të çështjes para gjykatës së shkallës së parë nuk ishte në gjendje të paraqiste këto fakte dhe/ose prova të reja; b) pala e interesuar i ka kërkuar, por gjykata e shkallës së parë, në kundërshtim me ligjin, nuk i ka marrë këto fakte dhe/ose prova, të cilat kanë rëndësi për çështjen; c) pala e interesuar provon se nuk mund të ishte në dijeni të fakteve dhe/ose provave të reja gjatë gjykimit në shkallën e parë. 6. Kjo dispozitë nuk zbatohet për marrjen e pohimit gjyqësor ose jashtëgjyqësor. Pas çeljes së seancës, gjykata bën verifikimin e paraqitjes së rregullt të palëve.
11
Në këtë temë do të trajtohet rekursi në Gjykatën e Lartë, Afati i rekursit; Subjektet që mund të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë; Vendimet ndaj të cilave mund të ushtrohet recurs; Rekursi kundër vendimeve Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit; Rekursi si akt procedurial; Mënyra e Ushtrimit të rekursit kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit; Kundërrekursi; Efektet e rekursit; Shqyrtimi në kolegjet e bashkuara; Procedura e gjykimit në Gjykatën e Lartë; Vendimet e Gjykatës së Lartë; Rigjykimi Rekursi kundër vendimeve të Gjykatës Administrative të Apelit; Rishikimi (Subjektet që ushtrojnë të drejtën e kërkesës për rishikim; Subjektet që ushtrojnë të drejtën e kërkesës për rishikim; Afati i paraqitjes së kërkesës për rishikim; Shkaqet për të cilat kërkohet rishikimi; Paraqitja e kërkesës për rishikim; Efektet e paraqitjes së kërkesës për rishikim; Shqyrtimi i kërkesës për rishikim; Dallimet dhe të përbashkëtat midis rekursit dhe kërkesës për rishikim.
12
Në këtë temë do të trajtohet njohja e vendimeve të shteteve të huaja. Vendimet e gjykatave të shteteve të huaja njihen dhe zbatohen në Republikën e Shqipërisë, në kushtet e parashikuara në këtë Kod ose në ligje të veçanta. Kur për këtë qëllim ka marrëveshje të posaçme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të huaj zbatohen dispozitat e marrëveshjes (Neni 393 K.Pr.C). Gjykata e apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394. Vendimit të një gjykate të shtetit të huaj nuk i jepet fuqi në Republikën e Shqipërisë në rastet e mëposhtëme: a) sipas dispozitave që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë, mosmarrëveshja nuk mund të jetë në kompetencën e gjykatës së shtetit që ka dhënë vendimin; b) kërkesëpadia dhe letërthirrja për në gjyq nuk i është njoftuar të paditurit në mungesë, në mënyrë të rregullt e në kohë, për t’i dhënë atij mundësi që të mbrohet; c) midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt e për të njëjtin shkak, është dhënë një vendim tjetër i ndryshëm nga gjykata shqiptare; ç) është duke u shqyrtuar nga gjykata shqiptare një padi që është ngritur përpara se vendimi i gjykatës së shtetit të huaj të ketë marrë formë të prerë; d) i është dhënë forma e prerë në kundërshtim me legjislacionin e tij; dh) nuk pajtohet me parimet bazë të legjislacionit shqiptar (Neni 394 K.Pr.C).
13
Në këtë temë do të trajtohet arbitrazhi. Arbitrazhi është një mënyrë alternative e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve e cila konsiston në një teknikë ligjore të krijuar me qëllim që ti japë një zgjidhje një çështje që ka të bëjë me marrëdhëniet midis dy ose më shumë personave, nga gjykimi i një ose më shumë personave të tjerë arbitrat/gjykatat e arbitrazhit të cilët e ushtrojnë pushtetin e tyre në bazë të një marrëveshje pa qenë të ngarkuar nga shteti me një mision të tillë. Marrëveshja e arbitrazhit është kontratë nëpërmjet së cilës dy ose më shumë persona bien dakort që mosmarrëveshjet mes tyre të mos i zgjidhin para juridiksionit të zakonshëm shtetëror, por përpara një ose më shumë arbitrave të zgjedhur prej tyre. Në përfundim të procesit të arbitrazhit ka gjithmonë një vendim që zgjidh çështjen në mënyrë përfundimtare, edhe në raste kur mes palëve arrihet pajtimi.
14
Në këtë temë do të trajtohet titulli ekzekutiv. Titulli ekzekutiv është akti, ekzistenca e të cilit bën të mundur për kreditorin që ti kërkojë gjykatës për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për fillimin e përmbushjes forcërisht të detyrimeve nga debitori. Ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv. Urdhëri i ekzekutimit vihet në ekzekutim nga shërbimi përmbarimor gjyqësor, shtetëror ose privat, me anë të përmbaruesit gjyqësor, në bazë të kërkesës së kreditorit.
15
Përsëritje
16
Final Exam
1
Studentët do të kenë njohuri të mirëfillta mbi elementët e procedurës civile.
2
Studentët do të njihen me llojet e ndryshme të provave në procesin civil si dhe me mënyrat e marrjes së tyre.
3
Studentët do të jenë në gjendje të kërkojë, analizuar dhe të zgjidhe probleme e çështje teorike apo praktike të së drejtës procedurale civile.
4
Studentët do të jenë të pajisur me informacione të detajuara në lidhje me ankimin e vendimeve gjyqësore në shkallat përkatëse të gjykimit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 19 19
Provimi përfundimtar
1 25 25
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00