E Drejtë Penale, Pjesa e Posaçme II

Print

Denard Veshi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
LAW 304
Emri
E Drejtë Penale, Pjesa e Posaçme II
Semestri
6
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

E Drejta Penale, Pjesa e Posaçme II, është vazhdim i së Drejtës Penale, Pjesa e Posaçme I. Ajo analizon dhe interpreton, në vijim, dispozitat e tjera të pjesës së posaçme të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Gjatë kursit studenti njihet në mënyrë të hollësishme me veprat penale kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, autoritetit të shtetit, krimet që cënojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, veprat me qëllime terroriste, veprat penale kundër drejtësisë, zgjedhjeve të lira, si dhe atyre të kryera nga organizata kriminale. Lënda ka në fokus të saj kryesor analizën e detajuar të elementëve të figurave të veprave penale të mësipërme. Për çdo figurë vepre penale analizohen në mënyrë të hollësishme objekti, elementët e anës objektive dhe anës subjektive, si dhe subjekti. Analiza dhe interpretimi i çdo vepre penale të parashikuar nga Kodi bëhet në lidhje të ngushtë me shembuj dhe raste të praktikës së përditshme gjyqësore.

Objektivat

E Drejta Penale, Pjesa e Posaçme II ka për qëllim të njohë studentin me veprimet dhe mosveprimet e parashikuara nga legjislatori si vepra penale. Gjatë trajtimit të lëndës studenti njihet me elementet e figurës së çdo vepre penale të përmendur më sipër, duke u aftësuar të përcaktojë drejt objektin, elementet e anës objektive dhe subjektive, si dhe subjektin për çdo vepër penale. Në përfundim të lëndës studenti do të jetë i aftë të bëjë interpretimin dhe analizën e dispozitave të pjesës së posaçme të Kodit Penal, si dhe do të jetë në gjendje të cilësojë drejtë figurën e veprës penale përkatëse në rastet e veprimve ose mosveprimeve të paligjshme.

Java
Tema
1
Krimet kundër pavarësisë dhe integritetit të shtetit Tema trajton dhe analizon veprat penale të drejtuara kundër pavarësisë dhe integritetit të shtetit, të parashikuara në seksionin e parë të kreut të pesë të pjesës së posacme të Kodit Penal. Përcaktimi i objektit, anës objektive, subjektit dhe anës subjektive do të bëhet për vepra penale të tilla si dorëzimi i territorit,dorëzimi i forcave të armatosura, marrëveshja për dorëzim territori, provokimi i luftës, marrëveshja për ndërhyrje të armatosur, dhënia e informatave sekrete, dëmtimi i objekteve mbrojtëse, sigurimi i mjeteve për shkatërrimin e teknikës luftarake, vënia në shërbim të shteteve të huaja etj. Tema synon gjithashtu të evidentojë elementet e përbashkëta dhe dalluese mes këtyre veprave penale referuar katër kritereve të sipërpërmendura (elementeve të veprës penale). (Fq.238-257)
2
Veprat penale kundër rendit kushtetues Tema fokusohet në përshkrimin dhe analizën e veprave penale që drejtohen kundër rendit kushtetues. Në mënyrë të vecantë do të shqyrtohet atentati, komploti, kryengritja, thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës, thirrjet publike për veprime të dhunshme, krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese, shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese. Analiza synon jo vetëm të evidentojë katër elementet e secilës vepër penale, por edhe dallimet që kanë mes tyre veprat penale që janë brenda të njëjtit seksion të Kodit Penal. (Fq258-270)
3
Krimet që cënojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera Tema shqyrton veprat penale penale të parashikuara në kreun e gjashtë të pjesës së posacme të Kodit Penal. Përcaktimi i objektit, anës objektive, subjektit, anës subjektive do të të bëhet për vepra penale të tilla si: veprat e dhunshme ndaj persnave të mbrojtur ndërkombëtarisht, veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës së personave të mbrojtur ndërkombëtarisht. Tema synon gjithashtu të evidentojë elementet e përbashkëta dhe dalluese mes këtyre veprave penale referuar katër elementeve të veprës penale. (Fq.271-278)
4
Veprat penale kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë Tema fokusohet në përshkrimin dhe analizën e veprave penale që drejtohen kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë. Në mënyrë të vecantë do të shqyrtohet tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar, tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit, zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, humbja e dokumenteve sekrete, kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror, ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, shkelja e rregullave mbi fluturimet etj. Analiza synon jo vetëm të evidentojë katër elementet e secilës vepër penale, por edhe dallimet që kanë mes tyre veprat penale brenda të njëjtit seksion të Kodit Penal. (Fq.279-289)
5
Veprat penale kunder veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit Tema fokusohet në parashikimet që bën Kodi Penal në kreun e tetë të pjesës së posacme të tij, në seksionin e parë të emërtuar “Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit”. Do të analizohet objekti, ana objektive, subjekti dhe ana subjektive e veprave penale të këtij seksioni, ku përfshihen kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, goditjet për shkak të detyrës, kanosja për shkak të detyrës, korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë, ushtrimi i ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore, mbajtja pa të drejtë e uniformës etj.Tema synon gjithashtu të evidentojë elementet e përbashkëta dhe dalluese mes këtyre veprave penale referuar katër kritereve të sipërpërmendura (elementeve të veprës penale). (Fq.290-302)
6
Veprat penale kunder veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose të ngarkuar me funksion publik Tema trajton veprat penale të parashikuara në seksionin e dytë të kreut të tetë pjesës së posacme të Kodit Penal. Do të trajtohen veprat penale të tilla si: shpërdorimi i detyrës, dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose e të ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore, kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij, kryerja e veprimeve arbitrare, mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme, mbajtja në burg pa vendim, shkelja e barazisë së shtetasve. Analiza synon jo vetëm të evidentojë katër elementet e secilës vepër penale, por edhe dallimet që kanë mes tyre veprat penale brenda të njëjtit seksion të Kodit Penal. (Fq.303-327)
7
Veprat penale kunder veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose të ngarkuar me funksion publik (vazhdim) Tema është në vazhdim të veprave penale të parashikuara në kreun e sipërpërmendur. Analiza vijon me veprat penale që konsistojnë në shkeljen e paprekshmërisë së banesës, pengimin dhe shkeljen e fshehtësisë së korrespondencës, shpërdorimin e kontributeve të dhëna nga shteti, përfitimin e paligjshëm të interesave, shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, korrupsionin pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë. Analiza do të zgjerohet edhe me krahasimin mes veprav penale që bëjnë pjesë në të njëjtin seksion për të evidentuar elementet e përbashkëta e diferencuese mes tyre, me qëllim kuptimin e drejtë të tyre nga ana e studentit. (Fq.328-340)
8
Provimi gjysmë final
9
Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike Tema trajton veprat penale të cilat cënojnë rendin dhe sigurinë publike. Ndër veprat penale të përfshira për analizë janë: pengimi në ushtrimin e të drejtës për t`u shprehur, grumbulluar apo manifestuar, organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme, detyrimi për të marrë pjesë ose jo në grevë, nxitja e urrejtjes ose grindjeve, pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj, thirrja për urrejtje nacionale,njoftimi i rremë në organet e rendit, prishja e qetësisë publike, vetëgjyqësia, trafikimi i armëve dhe i municionit, prodhimi dhe shitja e narkotikëve, trafikimi i narkotikëve, përshtatja e lokalit për përdorim droge, pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale etj. Analiza fokusohet në identifikimin e objektit, anës objektive, subjektit, anës subjektive të secilës vepër penale, por edhe në ballafaqimin e veprave penale me njëra-tjetrën, brenda të njëjtit seksion për të evidentuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre. (Fq.341-366)
10
Vepra penale me qëllime terroriste Tema fokusohet në trajtimin e konceptit të terrorizmit, rrezikshmërisë shoqërore që ai paraqet dhe evidentimin e karakteristikave të veprave penale që kryhen të nxitura nga qëllime terroriste. Kodi Penal rendit si të tilla veprat me qëllime terroriste, duke nominuar elementët përbërës të tyre, financimin e terrorizmit, duke renditur format e mënyrat e kryerjes së tij, fshehjen e fondeve dhe pasurive të tjera që financojnë terrorizmin, dhënien e informacioneve nga personave që ushtrojnë funksione publike ose në ushtrim të detyrës a profesionit, kryerjen e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur etj. (Fq. 366-280)
11
Vepra penale me qëllime terroriste (vazhdim) Kjo temë vijon me analizën e veprave penale me qëllime terroriste, duke marrë në shqyrtim vepra të tjera penale, të tilla si: rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit, stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, krijimi i turmave të armatosura, prodhimi i armëve luftarake, organizata terroriste. Analiza do të zgjerohet edhe me krahasimin mes veprave penale që bëjnë pjesë në të njëjtin seksion për të evidentuar elementet e përbashkëta e dalluese mes tyre. (Fq.281-292)
12
Vepra penale kundër sistemit të drejtësisë Tema trajton dhe analizon llojet e ndryshme të veprave penale të parashikuara në kreun e nëntë të Kodit Penal. Veprat penale që do të shqyrtohen janë: moskallëzimi i krimit, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, përkrahja e autorit të krimit, kallëzimi i rremë, deklarata e rreme përpara prokurorit/oficerit të policisë gjyqësore, dëshmia e rreme, përkthimi i rremë, ekspertimi i rremë, korrupsioni aktiv i dëshmitarit, përkthyesit ose ekspertit, fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale, zhdukja ose humbja e fashikullit, përdorimi i dhunës gjatë hetimeve etj. Analiza fokusohet në identifikimin e objektit, anës objektive, subjektit, andës subjektive të secilës vepër penale, por edhe në ballafaqimin e veprave penale me njëra-tjetrën, brenda të njëjtit seksion për të evidentuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre. (Fq.293-318)
13
Vepra penale kundër sistemit të drejtësisë (vazhdim) Kjo temë vijon me analizën e nisur në temën e mëparshme lidhur me veprat penale kundër sistemit të drejtësisë. Në vazhdim do të shqyrtohen vepra penale të tilla si kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit, kanosja e gjyqtarit, fyerja e gjyqtarit, korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, prishja e vulave dhe shenjave,dhënia ndihmë një të burgosuri për largim, futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim etj. Gjithashtu, veprat penale do të ballafaqohen me njëra-tjetrën për të bërë interpretimin e saktë të secilës prej tyre. (Fq.318-335)
14
Veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve Kjo temë merr në shqyrtim veprat penale të parashikuara në kreun e dhjetë të pjesës së posacme të Kodit Penal. Do të analizohet pengimi i subjekteve zgjedhore, falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, shkelja e fshehtësisë së votimit, korrupsioni aktiv në zgjedhje, përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore, pengimi i zgjedhësit, marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit dhe vepra të tjera penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Analiza fokusohet në identifikimin e objektit, anës objektive, subjektit, anës subjektive të secilës vepër penale, por edhe në ballafaqimin e veprave penale me njëra-tjetrën, brenda të njëjtit seksion për të evidentuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre. (Fq. 336-347)
15
Vepra penale të kryera nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal Tema merr në shqyrtim veprat penale të parashikuara në kreun e fundit të Kodit Penal, përkatësisht në kreun e njëmbëdhjetë të tij. Veprat penale që do të jenë objekt analize janë: organizata kriminale dhe mënyra e individualizimit të dënimit në varësi të veprimeve të kryera, grupi i strukturuar kriminal dhe përcaktimi i sanksionit në varësi të rolit të subjektit, si dhe mënyrën e atribuimit të përgjegjësisë penale për kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal përfaqësojnë forma të vecanta të bashkëpunimit e për këtë arsye mënyra e individualizimit të dënimit dhe atribuimit të përgjegjësisë penale paraqet rëndësi të vecantë për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin, por edhe sanksionit të lartë që ligji parashikon për secilën. Krahasimi mes tyre gjatë zhvillimit të temës ndihmon për të kuptuar diferencat mes tyre dhe interpretimin e saktë të ligjit penal në raport me secilën prej tyre. (Fq. 348-355)
16
Final Exam
1
Në përfundim të kursit studentët do të njohin të gjitha veprimet apo mosveprimet të cilat përbëjne vepër penale.
2
Studenti do të jetë i aftë që nëpërmjet teknikave të interpretimit të analizojë elementët e figurave të veprave penale specifike.
3
Studenti do të jetë në gjendje të cilësojë drejtë figurën e veprës penale përkatëse për rastet e ekzistencës së veprimeve ose mosveprimeve të paligjshme.
4
Studenti do të aftësohet në trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve praktike në fushën e së drejtës penale.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 6 84
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 1 1
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00