E Drejte Ndërkombëtare Publike II

Print

Gentjan Skara, PhD

Kodi
LAW 302
Emri
E Drejte Ndërkombëtare Publike II
Semestri
6
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda është i konceptuar si i përbërë prej disa pjesëve, të cilat ofrojnë njohuri për sa i përket instituteve kryesore të së së Drejtës Ndërkombëtare të Detit, të së Drejtës Ndërkombëtare të Traktateve, të së Drejtës Diplomatike dhe Konsullore, të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, etj. Vëmendje e veçantë u kushtohet mekanizmave ndërkombëtarë për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare.

Objektivat

Objektivi kryesor i studimit të lëndës E Drejta Ndërkombëtare Publike II është t’u ofrojë studentëve njohuri të përgjithshme mbi Konventën e Vjenës për marrëdheniet diplomatike 1961 dhe rëndësinë e saj; Konventën e detit 1982 UNCLOSS II, organizimit të Kombeve të Bashkuara dhe rolin dhe kompetencat e Gjykatws Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vëmendje e veçantë u kushtohet mekanizmave ndërkombëtarë për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare.

Java
Tema
1
Konventa e Vjenës për marrëdheniet diplomatike 1961 Ky leksion trajton zhvillimin historik të së drejtës diplomatike dhe materializimin e saj nëpërmjet Konventës së Vjenës për Marrëdheniet Diplomatike 1961. Leksioni trajton rëndësinë e Konventës së Vjenës për Marrëdheniet Diplomatike 1961 dhe identifikon normat zakonore të cilat janë materializuar në Konvent. Gjithashtu leksioni trajton edhe rëndësinë që kjo Konventë ka në ditët e sotme. Literatura përkatëse: 1. Malcolm Shaw, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 750-752 2. Konventa e Vjenës për marrëdheniet diplomatike 1961
2
Misionet diplomatike, marrëdhëniet konsullore, misionet e veçanta, misione të përhershme nga organizatat ndërkombëtare Kjo temë trajton mënyrën organizative të misioneve diplomatike dhe konsullore. Studentët do të njihen me nenet kryesore të Konventës së Vjenës për marrëdheniet diplomatike 1961 dhe gjithashtu do të analizojme edhe legjislacionin shqiptar që rregullon misioneve diplomatike dhe konsullore. Literatura përkatëse: 1. Malcolm Shaw, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 752-752. 2. Konventa e Vjenës për marrëdheniet diplomatike 1961.
3
Funksionet e misionit diplomatik, përfaqësuesit diplomatik, imunitetet dhe privilegjet diplomatike Kjo temë trajton funksionet e misionit diplomatik, përfaqësuesit diplomatik, imunitetet dhe privilegjet diplomatike. Do të analizohet se cfarë kompetencash parashikon Konventa e Vjenës për marrëdheniet diplomatike 1961 lidhur me ndërhyrjet e diplomateve në punët e brendshme të shteteve pritëse. Gjithashtu, tema do të trajtojë edhe imunitetin civil dhe penal që gezon diplomati. Literatura përkatëse: 1. Malcolm Shaw, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 752-772 2. Konventa e Vjenës për marrëdheniet diplomatike 1961
4
Misionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare. Punonjësit e organizatave ndërkombëtare Ky leksion do të trajtojë misionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare. Studentët do të njihen me imunitetin dhe privilegjet që gëzojnë personat për të ushtruar funksionet e tyre. Gjatë leksionit disa raste nga praktika ndërkombëtare do të diskutohet. Literatura përkatëse: 1. Malcolm Shaw, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 772-777.
5
E drejta e detit: Konventat dhe rendesia Kjo temë trajton të drejtën e detit. Së pari do të shpjegohet zhvillimi historik i së drejtës së detit duke iu referuar autorit të shquar Hugo Grotius. Me pas do të trajtohet konventat kryesore dhe rëndësia e tyre. Gjatë trajtimit të leksionit, nje theks të vecantë do tiu kushtohet normave zakonore të materializuara në konventa. Literatura përkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 283-287. 2. Malcolm Shae, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 553-556. 3. Konventa e vitit 1982 për të Drejtën e Detit
6
Ujrat territoriale dhe ZEE: të drejtat dhe detyrimet Kjo temë trajton të drejtat dhe detyrimet e shtetit në ujrat territorial dhe Zonën Ekonomike Eksluzive. Këto dy zona paraqesin një rëndësi të madhe pasi përcaktojnë sovaranitetin e shtetit. Sipas konventës UNCLOS III ujëra territoriale të një shteti shtrihen deri në 12 milje detare tej nga vija bazë dhe shteti është i lirë të vendosë ligje, të rregullojë përdorimin dhe të përdorë çdo burim. Gjithashtu, Konventa UNCLOS III parashikon kalimin paqësor të anijeve. Edhe Zona Ekonomike Eksluzive paraqet një rëndësi pasi shteti ka të drejtë të shfrytëzojë të gjitha burimet natyrore. Kjo zonë u vendos pikërisht për të zgjidhur përplasjet e nxehta mes shteteve për shfrytëzimin e burimeve natyrore, veçanërisht naftës. Literatura përkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 287-296. 2. Malcolm Shaw, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 556-584 3. Konventa e vitit 1982 për të Drejtën e Detit
7
Shelfi kontinental dhe Deti hapur Kjo temë trajton të drejtat dhe detyrimet e shtetit në shelfin continental dhe të detit të hapur. Pjesa e territorit të një shteti, të zgjatur nën ujë, duke filluar nga Vija Bregdetare ose Vija Bazë e tij dhe duke vijuar drejt detit dhe thellësia e ujërave të tij është, përafërsisht 100 deri 200 metra dhe quhet “Shelf Kontinental”. Çështja e vendosjes së shtrirjes së Shelfit Kontinental midis shteteve që lagen nga dete ka përbëre dhe përbën, aktualisht problemin më të madh dhe sfidën me të madhe për t’u zgjidhur. Arsyeja është se ne shelfet (zonat me thellësi 100-200m) janë zbuluar rezerva të mëdha nafte dhe gazi si në Detin Mesdhe, Kinë-Kore-Japoni-Taivan-Vietnam dhe kohët e fundit, edhe në Detin e Zi. Gjithashtu, në këtë leksion do të trajtohet edhe deti i hapur i cili është edhe per shtetet qe nuk kanë dalje në det. Shtetet qe nuk kanë dalje në det, mund te ushtrojnë kete te drejtë nëpermjet marreveshjeve qe lidhin me shtetet me te aferta qe kanë dalje në det, te cilat në raste te tilla u njohin shteteve pale te drejtën e kalimit tranzit nëper territorin e tyre, si dhe te drejtën per te perdorur portet qe ata u venë në dispozicion. Anijet tregtare dhe anijet e luftes bashke me ekuipazhet e tyre, në kohën qe ndodhen në det te hapur, u nënshtrohen vetëm ligjeve te vendit, flamurin e te cilit ato mbajnë. Flamuri është shenja qe tregon shtetesinë e anijes. Nga parimi i barazise sovrane i te gjitha shteteve del edhe parimi i barazise se te gjithe flamureve në det te hapur Literatura përkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 296-312. 2. Malcolm Shaw, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 584-628 3. Konventa e vitit 1982 për të Drejtën e Detit
8
Provim Gjysme final
9
E drejta Ndërkombëtare e Mjedisit Kjo temë trajton të drejtën ndërkombëtare të mjedisit. Gjatë leksionit do të trajtohet kuadri ligjor ndërkombëtar dhe do të diskutohet lidhur me problemet më kryesore që lidhen me mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, leksioni do të trajtojë edhe diskutimet më të fundit në këtë fushë. Literatura përkatëse: 1. Malcolm Shaw, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 844-901.
10
E drejta ndërkombëtare humanitare Në këtë temë do të trajtohet E drejta ndërkombëtare humanitare (DNH) e cila është një grup rregullash për arsye humanitare, qëllimi për të kufizuar pasojat e konflikteve të armatosura. DNH mbron ata të cilët nuk kanë ose nuk marrin pjesë në armiqësi dhe kufizon mjeteve dhe metodave të luftimit. DNH është pjesë e së drejtës ndërkombëtare, që në fakt rregullon marrëdhëniet ndërmjet shteteve. E drejta ndërkombëtare është implementuar nëpërmjet marrëveshjeve midis Shteteve – traktateve apo konventave, nëpërmjet rregullave zakonore të cilat janë të bazuara në praktikat e suksesshme të këtyre vendeve për të futur rregulla si ligjërisht të detyrueshme, por edhe nga parimet bazë. DNH aplikohet gjatë konflikteve të armatosura. Megjithatë, DNH nuk e rregullon situatën, kur një shtet mund të përdor forcën: ai është i qeverisur nga një pjesë e rëndësishme, por në mënyrë të qartë distinktiran së drejtës ndërkombëtare, e cila është e përfshira në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Gjatë leksionit, do të trajtohet origjina, natyra deh kodifikimi i DNH. Gjithashtu do të diskutohet nëse DNH aplikohet në praktikë apo jo. Literatura përkatëse: 1. Malcolm Shaw, International law (6 edt, Cambridge University Press 2008) 1167-1203.
11
Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe roli në zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare Në këtë javë do të trajtohet OKB. Do të diskutohet mbi zhvillimin historik OKB dhe strukturën organizative. Një rol të vecantë do ti kushtohet rolit të OKBsë në zhvillimin dhe kodifikimin e së drejtës ndërkombëtare. Komisioni Ndërkombëtar i së Drejtës do të analizohet dhe do të diskutohet mbi punën e tij. Literatura përkatëse: 1. Malcolm Shaw, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 1204-1281.
12
Gjykata Ndërkombetare e Drejtësisë Kjo temë trajton Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që është një gjykatë e përhershme e OKB-së me seli në Hagë. Ajo e ka filluar punën në vitin 1946, kur zëvendësoi Gjykatën e Përhershme Ndërkombëtare të Drejtësisë që kishte funksionuar që nga viti 1922. Gjatë leksionit do të trajtohet struktura e GJND; funskionet; kompencat; subjektet që mund ti drejtohen dhe natyra e vendime apo këshillave të Gjykatës. Në fund do të diskutohet nëse vendimet e GJNDsë kanë qenë të sukseshme. Literatura përkatëse: 1. Malcolm Shaw, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 1057-1117.
13
Zgjidhja e konflikteve në menyrë paqësore I Në përputhje me nenin 2(3) të Statuti të OKBsë të gjithë anëtarët ‘do ti rregullojnë mosmarrëveshjet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore, në mënyrë që të mos rezikohet paqja, siguria dhe drejtësia ndërkombëtare’. Në ketë leksion do të diskutohet rreth metodave kryesore efikase për zgjidhjen e konflikteve sic janë: ndërhyrja e një pale të tretë, grupet e synuara, negociatat, arbitrazhi, ndërmjetësimi. Këto metoda janë konsideruar funksionale në varësi të qasjes së palëve të përfshira në konflikt, ashtu edhe të atyre të përfshira në zgjidhjen e konflikteve. Literatura përkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 363-403.
14
Zgjidhja e konflikteve në menyrë paqësore II: Raste Studimore Pas analizës teorike, studentët do të analizojnë një rast studimor. Trajtimi objektiv i rasteve të konflikteve në botë të cilat paraqesin objekt studimi përbën mundësi për analizmin e fazave të zhvillimit të këtyre konflikteve, rolin e palëve të përfshira në konflikt, metodave etj. Rasti i konfliktit të Kosovës, përbën model të ilustrimit se si një konflikt i ashtuquajtur nga njëra palë në konflikt si: “çështje e brendshme’’ mund të marrë përmasa jo vetëm rajonale të përfshirjes së palëve tjera në pasojat e konfliktit, por edhe globale në pёrfshirjen e akterëve të ndryshëm në zgjidhjen e tij. Literatura përkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 363-403.
15
Perseritje
16
Final Exam
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të kenë përvetësuar njohuri të përgjithshme mbi të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe zbatimin praktik të normave të saj në fushën e marrëdhenive diplomatike dhe konsullore
2
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët janë në gjendje të dallojnë format e veçanta të institucioneve që përfaqësojnë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare në marrëdhëniet e tyre të ndërsjella;
3
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të identifikojnë dhe të zbatojnë parimet ndërkombëtare ligjore në të drejtën e detit, të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe atë të mjedisit.
4
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të marrin informacion lidhur me organizimin dhe kompetencat e GJNDsë, si dhe problemet e hasura në zbatimin e vendimeve.
5
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të zhvillojnë shkathtësi komunikimi, në të shkruar dhe përmes prezantimeve verbale
6
Lënda do të përgatisë studentët për një karrierë në organizatat ndërkombëtare me trajnimin e tyre në strukturën dhe kompetencat e organizatave ndërkombëtare institucionale.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 20 20
Provimi përfundimtar
1 30 30
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
154
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.16
ECTS
6.00