E Drejtë Familjare II

Print

Ada Güven, PhD

Kodi
LAW 216
Emri
E Drejtë Familjare II
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

E drejta familjare, trajton në mënyrë analitike e sistematike institutin e familjes dhe marrëdhëniet familjaro-juridike që rrjedhin prej saj, në mënyrë që të arrihet një trajtim njohës e shkencor i atyre problematikave që përbëjnë themelin e kësaj dege të së drejtës private. Ky kurs synon të pajisë studentin me njohuri të plota mbi fëmijët, amësinë, atësinë, përgjegjësinë prindërore dhe përgjegjësinë shoqërore mbi fëmijët. Lënda do të fokusohet në tema bashkëkohore që diskutohen kudo lidhur me mbrojtjen ligjore të fëmijëve duke evidentuar edhe problematikat që kanë lindur në shoqërinë shqiptare duke dhënë edhe zgjidhjet ligjore të parashikuara nga legjislacioni vendas dhe ndërkombëtar i ratifikuar nga Shqipëria. Po ashtu, ky kurs synon të informojë studentët me disa institute të rëndësishme si birësimi, kujdestaria etj.

Objektivat

Qëllimi dhe objektivi i kësaj lënde është aftësimi i studentëve në kuptimin e drejtë të marrëdhënieve ligjore familjare dhe interpretimin e normave dhe legjislacionit në fushën e së drejtës familjare. Kursi synon gjithashtu dhe edukimin për një kuptim të drejtë ligjor e shoqëror të marrëdhënieve prind- fëmijë apo shoqëri- fëmijë duke shprehur dhe shkeljet e ndryshme që ndodhin në këtë kuadër. Nëpërmjet studimit dhe diskutimit të kazuseve, studentët do të përgatiten për të argumentuar drejtë vendime gjyqësore, si dhe për t’i mbështetur ato në provat e administruara gjatë procesit gjyqësor.

Java
Tema
1
Të drejtat dhe detyrimet reciproke të bashkëshortëve Ky leksion synon të analizohet dispozitat e lidhura me të drejtat dhe detyrimet reciproke të bashkëshortëve të parashikuara nga nenet 50-65.
2
Kuptimi dhe parime të përgjithshme të regjimit pasuror martesor Leksioni jep kuptimin dhe parimet kryesore të regjimit pasuror martesor. Përcakton rregullat për caktimin dhe ndryshimit e regjimit pasuror. Do të trajtohet në mënyrë të detajuar regjimi pasuror në bashkësi, pra bashkësia ligjore. (Fq. 215-253)
3
Regjimet pasurore vazhdim Kjo temë trajton vazhdimin e regjimit pasuror duke përcaktuar rregullimet dhe udhëzimet për regjimin e bashkësisë me kontratë dhe regjimin e pasurive të ndara. Kështu, shpjegon të drejtat dhe detyrimet që ka secili prej bashkëshortëve në këto regjime. (Fq. 253-263)
4
Pasojat e zgjidhjes së martesës Kjo temë trajton pasojat e zgjidhjes së martesës si fitimi i statusit të shkurorëzimit, e drejta e përdorimit të mbiemrit ose jo, mbarimi i regjimit pasuror martesor, detyrimi i kontributit kompensues si dhe pasojat e zgjidhjes së martesës për fëmijët. (Fq. 325-338)
5
Amësia e fëmijës; Njohja dhe kundërshtimi i amësisë Në këtë leksion përcaktohet cfarë është amësia , si bëhet njohja e amësisë duke përfshirë njohjen vullnetare dhe gjyqësore. Gjithashtu, trajtohen llojet e subjekteve të cilët mund të bëjnë kundërshtimin e amësisë së fëmijës. (Fq. 376- 396)
6
Atësia e fëmijës; Njohja dhe kundërshtimi i atësisë Në këtë leksion përcaktohet cfarë është amësia dhe atësia, si bëhet njohja e atësisë dhë amësisë duke përfshirë njohjen vullnetare dhe gjyqësore. Gjithashtu, trajtohen llojet e subjekteve të cilët mund të bëjnë kundërshtimin e amësisë dhe të atësisë së fëmijës. (Fq. 376- 396)
7
Provim Gjysme final
8
Detyrimi për ushqim Ky leksion synon të analizohet dispozitat e lidhura me detyrimin për ushqim të parashikuara nga nenet 192-214.
9
Përgjegjësia prindërore, kuptimi dhe përmbajtja Në këtë temë trajohet kuptimi i përgjegjësisë prindërore, qëllimet dhe parimet e saj. Gjithashtu, përcaktohet shtrirja në kohë e përgjegjësisë prindërore duke përcaktuar momentin e fillimit dhe të mbarimit të përgjegjësisë prindërore. Në përfundim jep mënyrat e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore (Fq. 397- 424)
10
Përgjegjësia prindërore vazhdim Në këtë leksion do të trajtohet ushtrimi i përgjegjësisë prindërore, ushtrimi vetëm nga një prind, nga të tretët si dhe përgjegjësia prindërore lidhur me përfaqësimin, administrimin dhe përdorimin e pasurisë së të miturit. Në përfundim jepet rastet e heqjes dorë nga përgjegjësia prindërore. (Fq. 425-461)
11
Birësimi Në këtë leksion do të trajtohet baza ligjore, kuptimi dhe qëllimi i institutit të birësimit, do të përcaktohet statusi i të birësuarit si dhe do të shpjegohet procedura e birësimit përfshirë procedurën administrative dhe gjyqësore. Po ashtu, do të analizohet birësimi ndërvendas. (Fq. 462-490)
12
Kujdestaria Kjo temë trajton kuptimin dhe karakterstikat e kujdestarisë. Po ashtu, përcaktohet procedura për caktimin e kujdestarit dhe mënyrat e ushtrimit të kujdestarisë. Krahas kësaj analizohen edhe detyrat dhe të drejtat e kujdestarit dhe e të miturit si dhe kujdestaria e posacme dhe kujdestaria mbi personat madhorë. (Fq. 491-520)
13
Konventa për të drejtat e fëmijëve Ky leksion bën një prezantim të përgjithshëm të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.
14
Ligji nr.9359, datë 24.03.2005 “Për ratifikimin e Konventës Europiane “Për marrëdhëniet me fëmijët” Ky leksion bën një prezantim të përgjithshëm të ligjit nr.9359, datë 24.03.2005 “Për ratifikimin e Konventës Europiane “Për marrëdhëniet me fëmijët”.
15
Praktikë gjyqësore Pasurimi i leksioneve duke integruar praktikën gjyqësore lidhur me temat e trajtuara në kuadër të kësaj lënde gjatë semestrit akademik.
16
Final Exam
1
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë marrëdhënien juridike familjare.
2
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të jenë të informuar mbi konceptin e atësisë, amësisë, njohjen dhe kundërshtimin e tyre.
3
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë të drejtat e fëmijëve dhe kornizën ligjore që i mbron ata.
4
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të kenë marrë konceptet kryesore të përgjegjësisë prindërore, ushtrimi vetëm nga një prind; ushtrimi i përgjegjësisë prindërore nga të tretët; përgjegjësia prindërore per perfaqesimin, administrimin dhe përdorimin e pasurisë së të miturit
5
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të jenë të pajisur me njohuri mbi birësimin, kujdestarinë dhe masat që duhen marrë lidhur me dhunën në familje.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
101
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.04
ECTS
4.00