E Drejtë Administrative II

Print

Gentjan Skara, PhD

Kodi
LAW 212
Emri
E Drejtë Administrative II
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda “E Drejta Administrative” studion mënyrën e organizimit dhe rregullat bazë të funksionimit të administratës shtetërore gjatë progesit të vendimmarrjes dhe shqyrtimit të procedimeve administrative. Kjo lëndë studion elementet bazë të këtij procedimi duke dhënë koncepte të detajuara mbi mënyrën e veprimit, organizimin kolegjial, kuorumin gjatë shqyrtimit dhe vendimmarrjes, mënyrën e përfundimit të procedimit etj. Lënda është konceptuar të trajtojë pjesën e posaçme të së drejtës administrative. Në këtë mënyrë, fillimisht bëhet trajtimi i aktit administrativ duke analizuar formën, përmbajtjen dhe veçoritë e aktit. Më pas, lënda vijon me evidentimin e rasteve të vlefshmërisë dhe të pavlefshmërisë së aktit administrative, fuqinë juridike të aktit dhe pushimin e fuqisë juridike. Një rëndësi e veçantë në këtë lëndë i jepet edhe ankimit administrativ duke shpjeguar afatet dhe fazat kur mund të shqyrtohet ankimi administrativ. Krahas këtyre, lënda merret edhe me analizën e Ligjit për Gjykatat Administrative me qëllim identifikimin e ndryshimeve të reja ligjore.

Objektivat

Java
Tema
1
Akti administrativ dhe vecoritë e tij Përkufizimi i, forma përmbajtja, qëllimi dhe arsyetimi i aktit administrativ; akti administrativ është akt juridik, akti i njëanshëm, specifikë e organeve që kryejnë veprimtari administrative, është akt nënligjor, dallimi me vendimet gjyqësore. (S. Sadushi, E drejta adminstrative 2, fq. 13-48)
2
Klasifikimi i aktit administrativ dhe fuqia juridike e tij Klasifikimi sipas nismës për nxjerrjen e aktit, sipas formës së shprehjes së vullnetit; sipas efekti që sjell, sipas karakterit të përmbajtjes; emërtimet e akteve sipas organeve; kutimi i fuqisë juridike, nxjerrja e aktit, njohja e përmbajtjes së aktit, efekti i vonuar; hyrja në fuqi; efekti prapaveprues (S. Sadushi, E drejta adminstrative 2, fq. 50-108)
3
Vlefshëmria e aktit administrativ Kërkesat e vlefshmërisë së aktit, kompetenca, juridiksioni, delegimi, zëvendësimi, spostimi; procedura paraprake, gjatë nxjerrjes së aktit, pas miratimit të aktit; përputhja e aktit me përmbajtjen e ligjit; përputhja e aktit me qëllimin e ligjit. (S. Sadushi, E drejta adminstrative 2, fq. 110-145)
4
Pavlefshmëria e aktit administrativ Kuptimi i pavlefshmërisë së aktit, pavlefshmëria relative, pavlefshmëria absolute; dallimi midis pavlefshmërisë absolute dhe asaj relative, legjitimimi, disponimi, parashkrimi, efekti prapaveprues, rëndësia e shkeljes, eliminimi i pavlefshmërisë; kundërshtimi i pavlefshmërisë së aktit administrativ. (S. Sadushi, E drejta adminstrative 2, fq. 147-176)
5
Pushimi i fuqisë juridike të aktit administrativ Kuptimi për pushimin e fuqisë juridike; pushimi faktik; pushimi juridik, revokimi i aktit nga vetë organi, shfuqizimi nga organi epror, anullimi i aktit nga gjykata; ndreqja e gabimeve materiale në aktin administrativ. (S. Sadushi, E drejta adminstrative 2, fq. 179-202)
6
Ankimi administrativ Ankimi si mjet për ushtrimin e kontrollit administrativ; format e realizimit të ankimit; efektet e ankimit administrativ; shqyrtimi i ankimit administrativ; afati i ankimit administrativ; fazat e shqyrtimit të ankimit administrativ. (S. Sadushi, E drejta adminstrative 2, fq. 204-234)
7
Ekzektimi i aktit administrativ Kuptimi për ekzekutimin administrativ; mënyrat e ekzekutimit të aktit administrativ; procedura për ekzekutimin e aktit administrativ; aktet administrative të paekzekuteshme. (S. Sadushi, E drejta adminstrative 2, fq. 235-246)
8
Provimi gjysëmfinal
9
Procedimi administrativ Palët në procedimin administrativ; fillimi i procedimit administrativ; veprimet që kryhen gjatë procedimit administrativ; parimet që duhet të repektohen; përfundimi i procedimit administrativ, vendim përfundimtar, tërheqja e pretendimeve ose heqja dorë prej tyre, braktisja, pamundësia. (S. Sadushi, E drejta adminstrative 2, fq. 247-264)
10
Kontrata administrative Natyra e kontratave administrative; kontratta administrative sipas legjislacionit shqiptar; kërkesat e ligjshmërisë; kontratat e pavlefshme; ndryshimi dhe shfuqizimi i kontratave administrative; detyrimi i kontratave. (S. Sadushi, E drejta adminstrative 2, fq. 343-362)
11
Akti real administrativ Kuptimi i përgjithshëm i aktit real; vecoritë e aktit real; eliminimi i paligjshmërisë së aktit real. (S. Sadushi, E drejta adminstrative 2, fq. 364-373)
12
Rishikimi gjyqësor i aktit administrativ
13
Analizë e ligjit për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative
14
Analizë e ligjit për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative (vazhdim)
15
Përsëritje
16
Final Exam
1
Studentët do të kenë mundësi të njihen teorikisht me legjislacionin në fuqi mbi të drejtën administrative.
2
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë aktin dhe format e aktit administrativ.
3
Studentët do të kenë njohuri të mirëfillta përsa i përket fuqisë juridike dhe pushimit të fuqisë juridike të aktit.
4
Studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë dallimin mes llojeve të pavlefshmërisë së aktit administrativ.
5
Studentët do të jenë në gjendje të përdorin praktikisht mekanizmat ligjorë të së drejtës asministrative në mbrojtjen e interesave ligjorë të personave që hyjnë në marrëdhënie me administratën publike në vend.
6
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë ndryshimet e reja ligjore në fushën e së drejtës administrative.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 15% 15%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 15% 15%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 2 2
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
138
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.52
ECTS
6.00