Filozofi e së Drejtës

Print

Gjergji Sinani, Prof. Dr

Kodi
LAW 108
Emri
Filozofi e së Drejtës
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Filozofia e së drejtës kërkon t'i japë studentit njohuri bazë të jurisprudencës, duke prezantuar studentin me shkollat më të rëndësishme të jurisprudencës si dhe me karakteristikat dhe dallimet përkatëse mes tyre. Kursi gjithashtu analizon koncepte themelore ligjore si drejtësia, ligji, morali, etika etj.

Objektivat

Java
Tema
1
Hyrje e përgjithshme në filozofinë e së drejtës Tema hyrëse e lëndës e cila bën një trajtim të përgjithshëm të filozofisë së ligjit duke dhënë disa përkufizime mbi të, dukë identifikuar cështjet që mbulon lënda si dhe rolin dhe vendin që mban kjo lëndë në sistemin tonë ligjor. Gjithashtu, ndalet në disa terma të rëndësishme dhe të nevojshme për studentët në vazhdim të lëndës. (Fq. 12-26)
2
Teoria e së drejtës natyrore Ky leksion shqyrton me detaje teorinë e parë kryesore të së drejtës që është e drejta natyrore duke e analizuar atë që në zanafillën e saj dhe duke dhënë karakteristikat e saj kryesore dhe dy drejtimet që ka ndjekur, konkretisht teorine teologjike dhe laike. (Fq. 27-37)
3
Zhvillimi historik i së drejtës natyrore Zhvillimi historik i së drejtës natyrore analizohet që nga fillimet e hershme duke kaluar tek periudha klasike, periudha mesjetare dhe më pas tek hapat e parë drejt laicizmit të kësaj teorie. Krahas këtyre, trajtohet edhe raporti mes të drejtës natyrore dhe kontratës sociale. Në përfundim jepen vlerësime dhe kritika të teorisë nga autorë të ndryshëm. (Fq. 37-83)
4
Pozitivizmi ligjor: Xhon Ostini dhe Bentami Kjo temë trajton teorinë e cila lindi si një kundërshtim i së drejtës natyrore duke shqyrtuar origjinat e pozitivizmit ligjor dhe duke dhënë karakteristikat e saj. Një vëmendje e vecantë i kushtohet qëndrimit të autorëve si Bentami dhe Ostini të cilët kontribuan në formulimin e kësaj teorie. Gjithashtu, jepen disa kritika mbi teorinë e Ostinit duke vënë në pah disa nga problemet që ajo kishte. (Fq. 84-123)
5
Pozitivizmi ligjor modern: Harti Në vazhdim të kritikave mbi pozitivimin ligjor u themelua teoria e pozitivizmit ligjor modern e përfaqësuar nga Harti i cili shfaqi qëndrimin e tij lidhur me raportin e drejtë-sanksion të analizuar nga Ostini dhe raportin e drejtë-moral të analizuar nga përfaqësuesit e së drejtës natyrore. Në përfundim jepen disa vlerësime dhe kritika mbi këtë teori. (Fq. 124-142)
6
Rilindja e koncepteve të së drejtës natyrore: Lon Fuller Teoria e Fullerit u shfaq si një ridimensionim i së drejtës natyrore. Në këtë leksion do të trajtohen parimet procedurale të formuluara nga Fulleri të cilat sillnin edhe moralin procedurial si një koncept i ri që shfaqej në jurisprudencë. Në përfundim jepen disa vlerësime dhe kritika mbi këtë teori. (Fq. 143-184)
7
Teoria e kulluar e së drejtës (Hans Kelzen) Ky leksion ndalet tek teoria e kulluar e së drejtës duke përcaktuar metodologjinë e ndjekur nga Kelzeni dhe piramidën e burimeve të së drejtës duke sqaruar edhe hierarkinë mes këtyre burimeve. Në përfundim jepen disa vlerësime dhe kritika mbi këtë teori. (Fq. 185-209)
8
Provimi gjysmë final
9
Teoria e Dvorkinit për të drejtën dhe moralin Tema analizon pozivcionin e Dvorkinit mbi teoritë ekzistuese si e drejta natyrore dhe pozitivizmi ligjor. Gjithashtu trajton parimet e Dvorkinit duke sqaruar secilin prej tyre. Në përfundim jepen disa vlerësime dhe kritika mbi këtë teori. (Fq. 210-229)
10
Utilitarizmi: Bentami dhe Mill Utilitarizmi i përfaqësuar nga Bentami dhe Milli është gjithashtu një nga teoritë më të rëndësishme të së drejtës. Ky leksion jep karakteristikat e utilitarizmit duke dhënë dhe raste konkrete të zbatimit të kësaj teorie. Krahas kësaj, sqarohen dhe disa dallime që gjenden në qëndrimet e dy përfaqësuesve të kësaj teorie, Bentami dhe Milli. Në përfundim jepen disa vlerësime dhe kritika mbi këtë teori. (Fq. 281-295)
11
Realizmi ligjor amerikan dhe skandinav Ky leksion trajton ndikimin e realizmit ligjor amerikan dhe skandinav në sistemet ligjore të këtyre vendeve duke përcaktuar edhe karakteristikat e tyre. (Fq. 260-280)
12
Teoria e Drejtësisë (Rolls) Teoria e Drejtësisë e përfaqësuar nga Rollsi pati po ashtu një kontribut të madh në lëmin e teorive të së drejtës. Në këtë leksion trajtohet përkufizimi i jep Rollsi drejtësisë si dhe metodat që ai ndjek për të realizuar drejtësinë në shoqëri. Në përfundim jepen disa vlerësime dhe kritika mbi këtë teori. (Fq. 347-365)
13
Cështje të debatueshme të filozofisë të së drejtës Ky leksion synon të adresojë disa cështje që janë objekt diskutimi në filozofinë e së drejtës. (Fq. 366-378)
14
Teoritë kritike moderne Ky lekson ndalet tek rryma e studimeve ligjore kritike dhe jurisprudenca feministe si një nga teoritë që solli risi në studimin e së drejtës. Krahas kësaj, trajtohet ndikimi që ka patur jurisprudenca feministe në reformimin e së drejtës. (Fq. 303-322)
15
Përsëritje
16
Final Exam
1
Kuptimi i marrëdhënies midis së drejtës dhe shoqërisë në aspektin e natyrës, zbatimit dhe qëllimit të së drejtës.
2
Dallimi mes së drejtës, moralit dhe drejtësisë si dhe përkufizimi i ligjit dhe efektivitetit të tij në lidhje me imperativët e tjerë sociologjikë dhe metafizikë.
3
Konceptimi i marrëdhënieve mes ligjit, aktorëve të tij dhe ndryshimeve shoqërore.
4
Zhvillimi i aftësive kritike dhe argumentuese të studentëve.
5
Përgatitja e studentëve për t’u bërë pjesë e diskutimeve të frytshme në fushën e jurisprudencës.
6
Pajisja e studentëvë me terminologjinë e mjaftueshme ligjore për të vijuar me lëndët e tjera pasardhëse.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
30%
Përqindja e provimit përfundimtar
70%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 8 8
Provimi përfundimtar
1 13 13
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00