E Drejtë Administrative I

Print

Besa Ombashi, PhD

Kodi
LAW 211
Emri
E Drejtë Administrative I
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda “E drejta administrative” studion mënyrën e organizimit dhe rregullat bazë të funksionimit të administratës shtetërore gjatë procesit të vendimmarrjes dhe shqyrtimit të procedimeve administrative. Kjo lëndë studion elementet bazë të këtij procedimi duke dhënë koncepte të detajuara mbi mënyrën e veprimit, organizimin kolegjial, kuorumin gjatë shqyrtimit dhe vendimmarrjes, mënyrën e përfundimit të procedimit etj. Gjithashtu një vend të veçantë në studimin e kësaj lënde zë hulumtimi i disa prej organeve kryesore të administratës publike, të cilat kryejnë funksionet kryesore shtetërore të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm.

Objektivat

“E drejta administrative” merr përsipër të japë njohuri të plota mbi format e aktivitetit dhe kontrollit të organeve si dhe mbi mënyrën dhe llojet e shfaqjes së vullnetit administrativ të tyre. Në veçanti lënda jep informacion të detajuar mbi disa prej organeve më të rëndësishme të administratës publike duke patur si qëllim të njohë studentët me parimet bazë të formimit, veprimtarisë dhe problemeve të ndryshme administrative, që ato shfaqin në praktikë. Qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj lëndë është njohja e studentëve me parimet bazë të formave të shfaqjes së vullnetit shtetëror, duke u ndalur veçanërisht në njohuritë e përgjithshme materiale mbi aktin administrativ dhe zgjidhjen që u bëhet nga praktika administrative e gjyqësore mosmarrëveshjeve administrative. Lënda synon që të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ juridiko-administrativ. Të aftësohen të bëjnë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, punim diplome). Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit ligjor në rastet e shmangieve nga standardet juridike, etj.

Java
Tema
1
Hyrje në të drejtën administrative dhe kuptimi i administratës publike E drejta administrative-degë e së drejtës publike. Përkufizimi i nocionit të administratës dhe nocioneve të tjera më të rëndësishme të së drejtës administrative nëpërmjet teksteve të legjislacionit shqiptar. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 13-31.
2
Objekti, burimet, normat e së drejtës administrative. Kuptimi i marrëdhënies juridiko-administrative. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 32-58.
3
Administrata publike në R.SH. Koncepte themelore të organeve administrative Kuptimi i organit publik dhe i nocionit shërbim publik. Karakteristikat e organit publik, ngjasimet me pushtetin legjislativ dhe gjyqësor. Llojet e organeve të administratës shtetërore/publike. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 177-183.
4
Karakteristikat e organit publik, ngjasimet me pushtetin legjislativ dhe gjyqësor. Llojet e organeve të administratës shtetërore/publike. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 184-205.
5
Parimet e përgjithshme të funksionimit të Administratës Publike. Ligjshmëria, barazia, diskrecioni, proporcionaliteti, etj. Kuptimi dhe rëndësia e parimeve të së drejtës administrative. Kuptimi i përgjithshëm dhe rëndësia e parimeve. A ekziston ndarja në ligje material dhe ligje proceduriale dhe si rrjedhojë në parime material dhe parime proceduriale? Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 59-65.
6
Kuptimi dhe rëndësia e parimeve të së drejtës administrative. Kuptimi i përgjithshëm dhe rëndësia e parimeve. A ekziston ndarja në ligje material dhe ligje proceduriale dhe si rrjedhojë në parime material dhe parime proceduriale? Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 211-216.
7
Parime themelore të Administratës Shtetërore. Etika dhe paanësia në administratën publike Mbi parimet e së drejtës administrative. Parimet kryesore të së drejtës administrative. Nga parimi i ligjshmërisë te parimi i kontrollit. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 66-122.
8
Provim gjysmëfinal
9
Parimi i proporcionalitetit. Nga parimi i ligjshmërisë te parimi i kontrollit. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 123-165.
10
E drejta për informmim dhe për t'u konsultuar. Të dhënat personale dhe konfidencialiteti Kuptimi i gjendjes juridiko-administrative të njeriut dhe elementet e saj. Prej zotësisë juridiko-administrative dhe prej zotësisë për të vepruar në fushën e administratës shtetërore/publike. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 347-356.
11
Gjendja juridiko-administrative e shtetasve shqiptarë. Gjendja juridike dhe të drejtat e detyrimet. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 347-356.
12
Administrata shtetërore; organe të pushtetit qendror si dhe organe të pavarura Kuptimi i organit publik dhe i nocionit shërbim publik. Presidenti i Republikës. Administrata shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave. Kryeministri dhe Kryeministria. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 177-256.
13
Qeveria. Institucionet e varësisë nga ministritë. Agjencitë autonime. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 257-294.
14
Organe të pushtetit vendor dhe organe te kontrollit administrativ: gjendja e tyre juridike. Forcat e armatosura. Entet publike. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 288-304.
15
Historik i shkurtër i qeverisjes vendore. Sistem i njësive dhe i organeve administrative të sistemit vendor në Shqipëri. Vetqeverisja vendore. Organet e Forcave të Armatosura si organe të administratës shtetërore/publike. Organet e entit Publik. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 305-324.
16
Final Exam
1
Pas vitit 1990 lindi nevoja e ripërcaktimit të termave të kësaj lënde, por duhej të saktësoheshin dhe qartësoheshin nocionet administratë shtetërore, administratë publike dhe administrim publik.
2
Në vijim të procesit duhej të riorganizoheshin edhe nocionet organ publik, autoritet publik, nëpunës publik dhe ent publik.
3
Do të kushtohet vëmendje e veçantë te njohja e mënyrave sesi administrata realizon veprimtarinë e vet të shërbimit publik.
4
Të qartësohet diferenca midis menaxhimit publik dhe atij privat. Ndërsa menaxhimi publik ofron nënshtrimin e administratës ndaj së drejtës publike, e kundërta ndodh me menaxhimin privat.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
1 44 44
Ngarkesa totale e punës
140
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.60
ECTS
6.00