Prokurim Publik

Print

Besa Ombashi, PhD

Kodi
LAW 204
Emri
Prokurim Publik
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Lënda “Prokurimi Publik” studion mënyrën e organizimit dhe rregullat bazë të funksionimit të Prokurimit Publik, sipas kuptimit të këtij ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik” i cili përcakton rregullat për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit. Prokurimi, sipas kuptimit të këtij ligji, është blerja e punëve, furnizimit të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet një kontrate publike nga ana e një ose më shumë autoriteteve ose enteve kontraktore nga operatorët ekonomikë që zgjidhen nga këto autoritete ose ente kontraktore, pavarësisht nëse punët, furnizimet e mallrave ose shërbimet përdoren ose jo për qëllime publike. Kjo lëndë studion elementet bazë të këtij ligji duke dhënë koncepte të detajuara mbi mënyrën e veprimit, organizimin e institucioneve si Agjencia e Prokurimit Publik, Komisioni i Prokurimit Publik etj. Gjithashtu një vend të veçantë në studimin e kësaj lënde zë hulumtimi i disa prej direktivave kryesore të BE me qëllim përafrimine legjislacioni shqiptar me acquis e BE-së, duke transpozuar ose adaptuar direktivat specifikë, të cilët mbulojnë procedurat e prokurimit në sektorin klasik, sektoral dhe direktivat e rishikimit administrative.

Objektivat

“Prokurimi Publik” merr përsipër të japë njohuri të plota mbi prokurimet, Koncesionet/Parneritetet Publike Private ankandet si edhe procedurat për dhënien e Lejeve Minerare. Në veçanti lënda jep informacion të detajuar mbi disa prej institucioneve më të rëndësishme në fushën e prokurimit publik duke patur si qëllim të njohë studentët me parimet bazë të formimit, veprimtarisë dhe problemeve të ndryshme administrative, që ato shfaqin në praktikë. Qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj lëndë është njohja e studentëve me parimet bazë të këtij ligji dhe zgjidhjen që u bëhet nga praktika administrative e gjyqësore mosmarrëveshjeve administrative që lindin në kuadër të zbatimit të tij. Lënda synon që të aftësojë studentët të bëjnë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, projekte). Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit ligjor në rastet e shmangieve nga standardet juridike, etj.

Java
Tema
1
Prokurimi publik, përkufizime dhe nocione. Ligji nr. 7971, datë 26.07.1995 “Për Prokurimin Publik” – rregullimi i parë
2
Prokurimi publik dhe kontrata të tjera publike
3
Prokurimit publik në të drejtën komunitare
4
OECD parimet për rritjen e integritetit në prokurimin publik
5
Ligji model për prokurimin publik i UNCITRAL-it
6
Marrëveshja e përgjithshme mbi prokurimet publike (GPA )
7
Prokurimi publik i gjelbër (Green public procurement) Prokurimi elektronik
8
Gjysmëfinal
9
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë komunitar
10
Organizimi dhe rregullat e përgjithshme të Prokurimit Publik
11
Procedurat e ankimimi administrative
12
Koncesionet/PPP
13
Ankandet dhe lejet minerare
14
Ankimimi administrative për keto procedura dhe marrje në studim e kazuseve specifike
15
Perseritje
16
Final Exam
1
Njohja me legjislacionin e Prokurorimit Publik
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
96
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
3.84
ECTS
4.00