Gjuhe e Huaj Juridike II

Print

Gentjan Skara, PhD

Kodi
LAW 104
Emri
Gjuhe e Huaj Juridike II
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Anglishtja Ligjore II synon që t’i japë studentit një pasqyrë të përgjithshme të së drejtës substanciale dhe procedurale duke përdorur të gjithë terminologjinë ligjore angleze. Nëpërmjet këtij kursi studentët do të kenë mundësi që të diskutojnë për temat më të rëndësishme në të drejtën substanciale dhe procedurale.

Objektivat

Java
Tema
1
E Drejta e Shoqërive Tregtare: Lloji dhe menaxhimi i tyre E drejta tregtare është degë e së drejtës me rregullat e së cilës rregullohet pozita e shoqërive tregtare, e personave të tjerë juridikë dhe fizikë që paraqiten si subjekte në veprimet juridike dhe normohen punët juridike ndërmjet subjekteve të së drejtës kombëtare. Në këtë leksion studentët do të njihen me terminologjinë juridike kryesore të së drejtës tregtare, format e organizimit të shoqërive tregtare dhe menaxhimi i tyre. Gjatë leksionit do të trajtohet edhe një statut i shoqërive tregtare në të cilin studentët do të do të njihen me terminologjinë juridike të aksionerëve dhe objektin e kompanisë. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 46-47. 2. Amy Krois-Lindner, International Legal English Student's Book with Audio CDs: A Course for Classroom or Self-Study Use (Cambridge University Press 2006) 20-33.
2
E Drejta e Shoqërive Tregtare: Themelimi dhe ndryshimet thelbësore në statut Pas njohjes së terminologjisë juridike kryesore të së drejtës tregtare, leksioni do të trajtojë themelimin e shoqërive tregtare dhe ndryshimet në statut. Gjatë leksionit do të diskutohet një statut tip i shqoërive tregtare dhe do të theksohen elementët e detyrueshëm sipas ligjit. Gjithashtu, leksioni do të trajtojë edhe procedurën e duhur për të pasqyruar ndryshimet në statut. Krahas literatures në gjuhën angleze, leksioni do ti referohet edhe legjislacionit shqiptar dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Literatura përkatëse: 1. Amy Krois-Lindner, International Legal English Student's Book with Audio CDs: A Course for Classroom or Self-Study Use (Cambridge University Press 2006) 34-62.
3
Kontratat: elementët e kontratës dhe formimi Kontrata është marrëveshje apo manifestim i pajtimit të vullnetit të dy apo më shumë personave të caktuar që ka për qëllim të krijojë, shuajë apo ndryshojë një marrëdhënie të detyrimeve. Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve, përkatësisht ushtrimi i veprimtarisë tregtare, që është thelbi i punëve ekonomike, realizohet me anë të kontratave. Kontratat përbëjnë punët më të shpeshta juridiko-ekonomike, mbi të cilat kryesisht bazohet afarizmi ekonomik. Ky leksion do të trajtojë në terminologjinë juridike angleze kontratat duke u fokusuar në elementët e domosdoshëm të kontratave dhe mënyra e formimit. Literatura përkatëse: 1. Amy Krois-Lindner, International Legal English Student's Book with Audio CDs: A Course for Classroom or Self-Study Use (Cambridge University Press 2006) 64-77.
4
Kontratat dhe Dëmshpërblimet Ky leksion fokusohet në efektet juridike të kontratës. Gjatë leksionet do të shpjegohet terminologjia juridike për demshpërblimet që lindin si pasojë e prishjes së kontrates. Studentët do të njihen edhe me terminologjia juridike të përgjegjësisë jashtëkontraktuale. Literatura përkatëse: 1. Amy Krois-Lindner, International Legal English Student's Book with Audio CDs: A Course for Classroom or Self-Study Use (Cambridge University Press 2006) 78-91.
5
E Drejta e Punës Ky leksion do të trajtojë terminologjinë juridike në të drejtën e punës. Leksioni do të trajtojë konceptet kryesore në të drejtën e punës; rastet e diskriminimit dhe pushimit të padrejtë nga puna. Gjithashtu, në leksion studentët do të njihen më nje kontratë individuale dhe kolektive pune. Literatura përkatëse: 1. Amy Krois-Lindner, International Legal English Student's Book with Audio CDs: A Course for Classroom or Self-Study Use (Cambridge University Press 2006) 106-119.
6
E Drejta e Konsumatorit Në thelb e drejta konsumatore ka për qëllim të garantojë dhe të mbrojë autonominë e individit i cili merr pjesë në treg pa synime përfitimi, kryesisht kundër sipërmarrësve të cilët angazhohen aktivisht në treg, si dhe kundër ndërmarrjeve shtetërore. Në këtë leksion do të trajtohet terminologjia juridike e së drejtës së konsumatorit dhe të drejtat e konsumatorit. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 60-70.
7
E Drejta Financiare E drejta financiare ofron njohurite se si shteti dhe institucionet e tjera juridiko-publike i sigurojnë mjetet, mënyrat e mbledhjes të të hyrave publike, ndarjes dhe të shpenzimeve të këtyre mjeteve si dhe kontrollimi i buxhetit nga Institucionet si të brendshme dhe jashtme se si janë shpenzuar këto mjete. Ky leksion do te trajtoje konceptet themelore në terminologjinë juridike angleze të së drejtës financiare dhe tu ofroju njohuri të përgjithshme mbi veprimtarine financiare të shtetit dhe të institucioneve të tjera juridiko- publike. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 58-59.
8
Provimi gjysmë final
9
E Drejta Administrative E drejta administrative është një degë e së drejtës publike. E drejta publike formohet nga tërësia e normave juridike me anë të të cilave realizohen detyrat dhe kompetencat e tre pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Në të drejtën publike bëjnë pjesë degët e së drejtës: kushtetuese, administrative, financiare, penale, si dhe të drejtat e njëriut. Ky leksion do të trajtojë terminologjinë juridike angleze të së drejtës administrative. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 32-33.
10
Pronësia Intelektuale Ky leksion do të trajtojë terminologjinë juridike të pronësinë intelektuale duke u fokusuar në të drejtat e autorit, markave, patentave, markave tregtare dhe shpikjeve. Parimet themelore dhe instrumentet ligjore të ligjit ndërkombëtar të pronësisë intelektuale do të shpjegohen. Leksioni gjithashtu shqyrton problemet e zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale në vendet më pak të zhvilluara. Literatura përkatëse: 1. Amy Krois-Lindner, International Legal English Student's Book with Audio CDs: A Course for Classroom or Self-Study Use (Cambridge University Press 2006) 148-163. 2. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 90-91.
11
E Drejta e Konkurrencës Në një treg të lirë, biznesi është si një lojë ku duhet të konkurrosh. Por, ndonjëherë bisneset mund të tundohen që të shmangin konkurrencën ndërmjet tyre e të përcaktojnë rregullat e “tyre” të lojës. Ky leksion do të fokusohet në terminologjinë kryesore juridike angleze të së drejtës së konkurrencës. Do të trajtohen marrëveshjet e ndaluara, abuzimi me pozitën dominuese dhe bashkimet. Literatura përkatëse: 1. Amy Krois-Lindner, International Legal English Student's Book with Audio CDs: A Course for Classroom or Self-Study Use (Cambridge University Press 2006) 204-215.
12
E Drejta e mjedisit Vitet e fundit, e drejta e mjedisit ka marrë një zhvillim të rëndësishë. Ky leksion do të fokusohet në terminologjinë kryesore juridike angleze të së drejtës së mjedisit. Instrumentet ndërkombëtar dhe përmbajtja e tyre do të diskutohen gjatë leksionit. Gjithashtu, studentët do të njihen me problematikat e hasura lidhur me ndryshimet klimatike. Literatura përkatëse: 1. Eric Glendinning, Professional English in Use law (Cambridge University Press 2006) 96-97.
13
E Drejta Familjare E Drejta Familjare, trajton në mënyrë analitike e sistematike institutin e familjes dhe marrëdhëniet familjaro-juridike që rrjedhin prej saj, në mënyrë që të arrihet një trajtim njohës e shkencor i atyre problematikave që përbëjnë themelin e kësaj dege të së drejtës private. Ky leksion do të trajtojë në terminologjinë ligjore angleze parimet e së drejtës familjare; lidhjen e martesës, shpalljen e pavlefshme dhe zgjidhjen e saj; regjimet pasurore martesore; të drejtat dhe përgjegjësitë prindërore dhe birësimi kujdestaria. Literatura përkatëse: 1. Rawdon Wyatt, Check your English Vocabulary for Law (A&C Black 2006) 36-39
14
Të drejtat e Njeriut Të drejtat e njeriut kanë të bëjnë me të drejtën e cila mbrohet me ligj dhe lirinë e barazinë ndërmjet njërezve. Këtë e gjejmë në nenin e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Ky leksion do të fokusohet në terminologjinë ligjore angleze të të drejtave të njeriut. Konceptet kryesore dhe parimet themelore të të drejtave të njeriut do të diskutohen. Më pas studentët do të njihen me një vendim të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut. Literatura përkatëse: 1. Rawdon Wyatt, Check your English Vocabulary for Law (A&C Black 2006) 40-44.
15
Përsëritje
16
Final Exam
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të përdorin terminologjinë juridike në mënyre efektive.
2
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të përmisojnë fjalorin e tyre juridik në fushat e së drejtës substanciale dhe procedurale.
3
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të analizojnë cështjet ligjore.
4
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të paraqesin një përmbledhje të rasteve gjyqesore.
5
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje tw pajiswn me njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme për t’ju përgjigjur procesit të integrimit Evropian nëpermjet njohjes dhe interpretimit të legjislationit të Bashkimit Evropian dhe jurisprudences sw Gjykatës së Drejtësisë në Luksemburg dhe të drejtën ndërkombëtare të njohur nga Shteti Shqiptar.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
1 4 4
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00