E Drejtë Familjare I

Print

Ada Güven, PhD

Kodi
LAW 213
Emri
E Drejtë Familjare I
Semestri
3
Leksione
2.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
2.50
ECTS
4.00
Përshkrimi

E Drejta Familjare, trajton në mënyrë analitike e sistematike institutin e familjes dhe marrëdhëniet familjaro-juridike që rrjedhin prej saj, në mënyrë që të arrihet një trajtim njohës e shkencor i atyre problematikave që përbëjnë themelin e kësaj dege të së drejtës private. Qëllimi i këtij kursi është të pajisë studentin me njohuri të plota mbi bazat dhe parimet e të drejtës familjare. Lënda do të fokusohet në tema bashkëkohore lidhur me ndryshimet e konceptit të familjes në Shqipëri dhe në botë, ku do të diskutohen kazuse të ndryshme, me qëllim që kuptimi teorik të përvetësohet sa më mire nga student nga njëra anë, gjithashtu dhe të jape njohuri mbi praktikën gjyqësore.

Objektivat

Qëllimi dhe objektivi i kësaj lënde është aftësimi i studentëve në kuptimin e drejtë të marrëdhënieve ligjore familjare dhe interpretimin e normave dhe legjislacionit në fushën e së drejtës familjare. Kursi synon gjithashtu dhe edukimin për një kuptim të drejtë ligjor e shoqëror të marrëdhënieve martesore e familjare, pa u ndikuar nga tradita e zakone jo te përshtatshme. Kjo lëndë synon të jape një trajtim të plotë të parimeve të së drejtës familjare; lidhjen e martesës, shpalljen e pavlefshme dhe zgjidhjen e saj; pasojat e zgjidhjes së martesës etj. Nëpërmjet studimit dhe diskutimit të kazuseve, studentët do të përgatiten për të argumentuar drejt vendimet gjyqësore, si dhe për t’i mbështetur ato në provat e administruara gjatë procesit gjyqësor

Java
Tema
1
Familja dhe e drejta familjare Ky leksion jep kuptimin e familjes dhe të marrëdhënies familjare duke përmendur marrëdhëniet që lindin për shkak të martesës, të birësimit, të kujdestarisë dhe të krushqisë. Gjithashtu analizohet raporti mes familjes dhe shoqërisë si dhe funksionet e familjes. (Fq. 15-47)
2
Burimet dhe Parimet e D.F Në këtë leksion përcaktohen të gjitha burimet e së drejtës familjare duke filluar nga Kushtetuta deri tek aktet e vendosura më poshtë në hierarkinë e burimeve. Gjitashtu identifikohen parimet të cilat udhëheqin të drejtën familjare si parimi i interesit më të lartë të fëmijës, parimi i barazisë së fëmijëve të lindur nga martesa dhe jashtë martesës etj. (Fq.48-80)
3
Martesa, kuptimi juridik i saj sipas legjislacionit aktual Në këtë leksion shqyrtohet martesa dhe e drejta për t’u martuar sipas legjislacionit shqiptar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu sqarohen parimet kryesore të martesës dhe kushtet e lidhjes së martesës ku përfshihet zotësia për martesë, mosha, pëlqimi reciprok si dhe disa ndalesa si martesa ekzistuese, lidhja e gjakut, lidhja e krushqisë etj. (Fq. 81-126)
4
Forma e lidhjes së martesës Ky leksion synon të analizojë formën e përcaktuar nga ligjvënësi shqiptar për të bërë lidhjen e martesës duke përfshirë formalitetet paraprake si shpallja e martesës. Krahas kësaj, përcaktohen elementët që duhet të përmbajë kërkesa formale për shpallje dhe cila është procedura që e ndjek këtë shpallje. (Fq. 126-138)
5
Kundërshtimi për lidhjen e martesës; E drejta e pezullimit të lidhjes së martesës Periudha nga shpallja e kërkesës për martesë deri tek lidhja e saj shërben si mundësi reflektimi për bashkëshortët e ardhshëm por edhe për të tjerët që janë të interesuar për këtë fakt juridik. Në këtë leksion përcaktohen se cilat janë subjektet e legjitimuara për kundërshtimin e lidhjes së martesës dhe cilat janë arsyet e pezullimit të martesës. (Fq. 139-147)
6
Kuptimi i pavlefshmerisë së martesës; Shkaqet e pavlefshmërisë absolute dhe relative Mosplotësimi i kushteve për lidhjen e martesës apo evidentimi i mëvonshëm i pengesave martesore sjellin pavlefshmërinë e martesës. Ky leksion jep kuptimin e pavlefshmërisë duke evidentuar shkaqet për pavlefshëmri absolute dhe relative. (Fq.152-178)
7
Pavlefshmeria e martesës vazhdim Në këtë leksion do të trajtohen kush janë subjektet që mund të ngrejnë padi për kërkim pavlefshmërie, kur parashkruhet e drejta për të ngritur padi si dhe cilat janë pasojat e pavlefshmërisë së martesës. (Fq. 178-214)
8
Provimi gjysmë final
9
Të drejtat dhe detyrimet reciproke të bashkëshortëve Ky leksion synon të analizohet dispozitat e lidhura me të drejtat dhe detyrimet reciproke të bashkëshortëve të parashikuara nga nenet 50-65.
10
Kuptimi dhe parime të përgjithshme të regjimit pasuror martesor Leksioni jep kuptimin dhe parimet kryesore të regjimit pasuror martesor. Përcakton rregullat për caktimin dhe ndryshimit e regjimit pasuror. Do të trajtohet në mënyrë të detajuar regjimi pasuror në bashkësi, pra bashkësia ligjore. (Fq. 215-253)
11
Regjimet pasurore vazhdim Kjo temë trajton vazhdimin e regjimit pasuror duke përcaktuar rregullimet dhe udhëzimet për regjimin e bashkësisë me kontratë dhe regjimin e pasurive të ndara. Kështu, shpjegon të drejtat dhe detyrimet që ka secili prej bashkëshortëve në këto regjime. (Fq. 253-263)
12
Bashkëjetesa e faktit dhe martesa e shtetasve shqiptarë jashtë shtetit dhe e të huajve në Shqipëri Në këtë leksion pasqyrohet një historik i shkurtëe për qëndrimet ligjore ndaj bashkëjetesës, bashkëjetesa si një institut i ri në të drejtën familjare shqiptare dhe ndryshimet e martesës me bashkëjetesën. Po ashtu, trajtohet martesa e shtetasve shiptarë jashtë shtetit dhe e shtetasve të huaj në Shqipëri. (Fq. 264-295)
13
Mbarimi i Martesës Në këtë leksion jepet kuptimi i mbarimit të martesës. Kështu, mbarimi i martesës mund të vijë me vullnet ose pa vullnetin e bahskëshortëve. Lidhur me rastin e dytë do të trajtohet mbarimi i martesës për shkak të vdekjes dhe shpalljes së vdekjes së njërit prej bashkëshortëve. (Fq. 296-301)
14
Rastet e zgjidhjes së martesës Mbarimi i martesës me zgjidhje i referohet fakteve juridike që burojnë nga vullneti i bashkëshortëve. Kështu, zgjidhja e martesës bëhet me pëlqim reciprok të bashkëshortëve, për ndërprerje të jetesës së përbashkët dhe me kërkesën e njërit bashkëshort. (Fq. 301-324)
15
Pasojat e zgjidhjes së martesës Kjo temë trajton pasojat e zgjidhjes së martesës si fitimi i statusit të shkurorëzimit, e drejta e përdorimit të mbiemrit ose jo, mbarimi i regjimit pasuror martesor, detyrimi i kontributit kompensues si dhe pasojat e zgjidhjes së martesës për fëmijët. (Fq. 325-338)
16
Final Exam
1
Pas përfundimit me sukses tëkëtijkursi, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë marrëdhënien juridike martesore dhe të bashkëjetesës dhe dallimet midis tyre.
2
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të jenë të informuar mbi konceptin e pavlefshmërisë së martesës, parashkrimin e të drejtës për kërkim pavlefshmërie si dhe pasojat e pavlefshmërisë së martesës
3
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të jenë të informuar lidhur me kuptimin dhe parimet e përgjithshme të regjimit pasuror martesor, si dhe të drejtat dhe detyrimet në regjimin pasuror martesor.
4
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë konceptin e mbarimit të martesës, vdekjen dhe shpalljen i vdekur; zgjidhja e martesës si edhe pasojat që derivojnë prej saj.
5
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të jenë të pregatitur profesionalisht për të argumentuar drejtë, nga pikëpamja logjike e juridike, vendimet e gjyqësore, si dhe për t’i mbështetur ato në prova të administruara rregullisht gjatë procesit gjyqësor.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
101
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.04
ECTS
4.00