Hyrje ne Ekonomi

Print

Ferdinand Xhaferaj, PhD

Kodi
ECO 102
Emri
Hyrje ne Ekonomi
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda ofron njohuritë bazë për ekonominë si shkencë shoqërore dhe ligjshmëritë dominuese në jetën ekonomike, përkatësisht parimet mbi bazën e të cilave të gjithtë agjentët bëjnë sjellen e tyre në struktura të ndryshme të tregut. Ekonomia studion përdorimin e burimeve të kufizuara përballë nevojave të pakufizuara te njeriut. Në ekonomi, ne studiojmë se si këto burime të pakta janë ndarë brenda tregjeve. Sistemi ekonomik mund të jetë i mbyllur ose i hapur dhe në secilin rast studiohet ndërveprimi i tre agjentëve ekonomikë: 1) konsumatorët, 2) firmat dhe 3) qeveria. Në këtë kurs, studentët do të njihen me të thjeshta, modele abstrakte e sjelljes së tre agjentëve të ekonomisë, si dhe do të studiohen koncepte të tilla si obiektivat makroekonimike, politikat fiskale, monetare dhe tregtare, tregjet financiare, sistemi bankar etj.

Objektivat

Kjo lëndë ka si synim formimin e përgjithshëm të studentëve mbi konceptet kryesoree dhe ndërlidhjet e variablave të ekonomisë kombëtare e ndërkombëtare. Deri në fund të semestrit, studentët pritet që: 1. Të mësojnë konceptet dhe gjuhën e ekonomisë. 2. Duke përdorur modele ekonomike, të përftojnë aftësinë për të analizuar situata hipotetike dhe apo edhe të botës reale. 3. Të jenë të aftë të shpjegojnë shkaqet e një ndodhie dhe pasojat në ekonominë e një vendi.

Java
Tema
1
Hyrje ne Ekonominë e Tregut
2
Oferta dhe kërkesa, çmimi dhe sasia, ekuilibri
3
Tregjet (Konkurrencë e Plotë, Konkurrencë Monopolistike, Oligopoli, Monopoli)
4
Të ardhurat dhe shpenzimet e shtetit
5
Prodhimi i Brendshëm Bruto
6
Borxhi Publik
7
Qeveria dhe faktorët e huaj
8
Financat Publike
9
Provim Gjysmëfinal
10
Cmimet dhe Inflacioni
11
Papunësia
12
Tregjet financiare
13
Paraja dhe sistemi bankar
14
Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare
15
Përsëritje
16
Provimi final
1
Të formojnë opinionin e tyre në lidhje me situatën ekonomike në vend dhe problemet e rritjes ekonomike duke përdorur treguesit makroekonomik të shpjeguar gjatë këtij kursi.
2
Të vlerësojnë efektin e politikave fiskale dhe monetare në agregatet kryesorë makroekonomik në kontekst të situatave të caktuara.
3
Të prezantojnë në forme grafike dhe përmes modeleve të thjeshta matematikore opinionet e tyre mbi problemet/situatat ekonomike.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
2 5% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
2 2 4
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
1 1 1
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00