E Drejtë Romake

Print

Irvin Faniko, PhD

Kodi
LAW 111
Emri
E Drejtë Romake
Semestri
1
Leksione
2.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
2.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kursi “E drejtë romake” ofron njohuri të përgjithshme mbi të drejtën romake gjatë periudhës e cila njihet si periudha më e ndritur e zhvillimit të së drejtës. E drejta romake, si sistemi më i përparuar i së drejtës ka patur një rol të padiskutueshëm në evolucionin e mendimit dhe të koncepteve juridike. Në këtë kontekst, me anë të këtij kursi studentët do jenë të aftë të kuptojnë rëndësinë dhe ndikimin që ka patur e drejta romake në zhvillimin aktual të së drejtës. Ky kurs do të trajtojë fillimisht historikun e së drejtës romake, konceptet juridike themelore për të vazhduar më tej me çështje më specifike në fushën e të drejtave personale, të pronësisë si dhe të marrëdhënieve të detyrimit. Gjithashtu, do të trajtojë të drejtën e trashëgimisë si dhe procedurën civile në përgjithësi.

Objektivat

Ky kurs synon: 1. Të familjarizojë studentët me zhvillimin e së drejtës në kohën e Romës së Lashtë. 2. T’i njohë studentët me institutet kryesore të së drejtës të cilat kanë lindur që në periudhën e së drejtës romake. 3. T’i njohë studentët me mënyrën e organizimit juridik të shtetit më të zhvilluar skllavopronar siç ishte Roma. 4. T’i mundësojë studentëve mësimin e gjuhës juridike, pra terminologjinë që përdoret gjerësisht nga studiuesit e së drejtës. 5. Të shpjegojë rëndësinë dhe influencën e së drejtës romake. 6. Të shpjegojë integrimin e së drejtës romake në sistemet juridike aktuale kryesisht në familjen romano-gjermanike. 7. Të zhvillojë tek studentët mendimin kritik në analizimin e fakteve dhe marrëdhënieve të ndryshme juridike.

Java
Tema
1
Njohuri të përgjithshme mbi të drejtën romake Hyrje e përgjithshme në të drejtën romake, si një nga të drejtat që ka influencuar më shumë në evolucionin e mentimit dhe të koncepteve juridike të epokave të mëvonshme. Tema trajton të gjithë argumentet e rëndësishme se pse duhet studiuar e drejta romake nga studentët e drejtësisë duke u dhënë atyre një pasqyrim të periudhave të ndryshme të zhvillimit të së drejtës në Romën e Lashtë. (Fq.27-63)
2
Konceptet juridike themelore Shpjegimi i disa koncepteve kryesore të cilat janë fjalët kyce të kësaj lënde dhe që do i ndihmojë studnetët në kuptimin e temave të tjera pasardhëse. Konceptet e trajtuara në këtë temë janë e drejta objektive dhe subjektive, norma juridike, fakti juridik, marrëdhënia juridike, disa lloje të të drejtave subjektive, suksedimi, interpretimi etj. (Fq.64-107)
3
Historiku i zhvillimit të së drejtës romake Kjo temë trajton nga konteksti historik, cështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, strukturat shoqërore dhe organizimin shtetëror në periudha të ndryshme që janë një fragmentarizim i së drejtës romake në tërësi e cila është zhvilluar për gati 13 shekuj (Fq.108-123)
4
E drejta personale (Ius quod ad personas pertinet)- E drejta statusore Kjo temë është një përmbledhje e rregullave juridike me të cilat rregullohen cështje të zotësisë juridike, zotësisë juridike për të vepruar të subjekteve të së drejtës. Po ashtu trajton fillimin e dhe mbarimin apo vdekjen e personit fizik, pozitën e skllevërve dhe pozitën e të huajve sipas të drejtës romake si dhe kufizimet e zotësisë juridike dhe zotësisë juridike për të vepruar. (Fq.124-168)
5
E drejta personale (Ius quod ad personas pertinet)- E drejta familjare Kjo temë trajton pozitën juridike të personave në familje. Përfshin tërësinë e rregullave që rregullojnë marrëdhëniet brenda familjes romake si: marrëdhëniet mes burrit dhe gruas, mes babait dhe personave në pushtetin atëror si dhe marrëdhëniet mes tutorit dhe kujdestarit me personat që janë nën kujdesjen e tyre. (Fq.169-221)
6
E drejta e pronësisë (Ius quod ad res pertinet)- Pjesa e përgjithshme) Kjo temë trajton marrëdhëniet e individit me sendet, pra cështjet e pronësisë. Në këtë javë të kursit do të analizohen të gjitha llojet e sendeve që janë në qarkullim civil si dhe disa lloje të tjera sendesh të cilat nuk janë në qarkullim civil sipas të drejtës romake. Gjithashtu do të trajtohen llojet e pronës dhe kufizimet ligjore të pronësisë. (Fq.222-248)
7
E drejta e pronësisë (Ius quod ad res pertinet)- Pjesa e posacme Kjo temë do të trajtojë mënyrat e fitimit të pronësisë me titull origjinal si pushtimi, thesari, shtimi, përpunimi dhe me titull të prejardhur. Gjithashtu do të analizojë posedimin si një nga pushtetet e pronarit apo të poseduesit mbi sendin. (Fq.249-297)
8
Provim gjysemfinal
9
Të drejtat reale të gëzimit dhe të garancisë (Iura in re aliena) Kjo temë shqyrton të drejtat reale (të lidhura me sendet) të gëzimit dhe të garancisë duke përmendur servitutin, uzufruktin, pengun dhe hipotekën. Gjatë këtij leksioni do të trajtohen të gjithë karakteristikat dhe elementët përbërës të instituteve të mësipërme. (Fq.298-330)
10
E drejta e detyrimeve (Iura in personam)- Pjesa e përgjithshme Kjo temë do të fokusohet në pjesën e përgjithshme të së drejtës së detyrimeve duke shpjeguar elementë e marrëdhënies së detyrimeve që janë subjektet, veprimi obligator dhe fakti juridik i detyrimit. Do të analizohet të gjitha llojet e subjekteve, kushtet që një veprim obligator të konsiderohet i vlefshmën dhe ligjin dhe kontratat si burime të detyrimeve. (Fq.331-362)
11
E drejta e detyrimeve (Iura in personam)- Pjesa e posacme Pjesa e posacme e së drejtës së detyrimeve do të ndalet tek disa nga kontratat më të rëndësishme si shitblerja, qiraja, huaja, huapërdorja, depozita duke trajtuar të gjitha karakteristikat e tyre, të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe duke bërë krahasimet mes kontratave të ndryshme. Po ashtu, do të trajtohen pavlefshmëritë e kontratave sipas të drejtës romake. (Fq.356-390)
12
Deliktet dhe detyrimet jashtëkontraktore Kjo temë do të trajtojë deliktet si veprime antiligjore të cilat dënoheshin me sanksione të ndryshme duke i analizuar elementët e tyre qofshin ato delikte publike apo private. Gjithashtu do të trajtohen detyrimet jashtëkontraktore duke përfshirë begatimin pa shkak, detyrimin për ushqim etj. (Fq.391-414)
13
E drejta e trashëgimisë dhe dhurimi Kjo temë do të trajtojë një cështje të rëndësishme sic është trashëgimia duke bërë klasifikimin në trashëgimi ligjore dhe testamentare. Cështjet që do shqyrtohen janë kushtet për suksedim, celja e trashëgimisë, llojet e trashëgimtarëve dhe rendi ligjor i tyre. Në trashëgiminë testamentare do të diksutohet forma, përmbajtja dhe mbrojtja e të drejtave të trashëgimisë. Gjithashtu do të trajtohet dhe kontrata e dhurimit. (Fq.415-448)
14
Procedura Civile (Ius quod ad actiones pertinet) Kjo temë do të analizojë në mënyrë të përgjithshme pjesën proceduriale të së drejtës civile duke përfshirë paditë, llojet e padive, palët ndërgjyqëse, provat etj. (Fq.449-482)
15
Përsëritje
16
Final Exam
1
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë evolimin e së drejtës nga koha e lashtë në kohën moderne.
2
Studentët do të kenë njohuri mbi trajtimin e instituteve të së drejtës.
3
Studentët do të përvetësojnë konceptet më të rëndësishme juridike.
4
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë rëndësinë e së drejtës romake në sistemin ligjor shqiptar duke qenë së jemi pjesë e familjes romano-gjermanike.
5
Studentët do të jenë të gatshëm për t’u bërë pjesë e diskutimeve të frytshme në fushën e evolimit të së drejtës.
6
Studentët do të jenë të pajisur me terminologjinë e mjaftueshme ligjore për të vijuar me lëndët e tjera pasardhëse.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 1 1
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
119
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.76
ECTS
5.00