Histori e Institucioneve

Print

Ilirjana Kaceli, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
LAW 101
Emri
Histori e Institucioneve
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Njohuritë mbi origjinën e institucioneve dhe mbi zanafillën e së drejtës janë parë të domosdoshme nga studiuesit e së drejtës. Ky kurs trajton institucionet politike, sistemet kushtetuese, zhvillimin e institucioneve të së drejtës dhe të drejtat e lirisë përballë pushteteve politike, në një periudhë shume shekullore të historisë, nga Institucionet politike të Lindjes së Lashtë, rënia e Perandorisë Romake e deri në vendosjen e demokracise bashkëkohore, në një hapësirë të gjërë gjeografike dhe kulturore që përfshin Europën, Afriken, Azinë dhe Amerikën. Pra, do të ketë një trajtim të përgjithshëm mbi krijimin e institucioneve fillimisht në sistemin skllavopronar gjatë periudhës antike për të vazhduar më tej me sistemin feudal në kohën e mesjetës si dhe me kohën moderne bashkëkohore që përkoi edhe me revolucionet industriale që lindën në shtete të ndryshme. Me anë të këtij kursi, studentët do jenë të aftë të kuptojnë rëndësinë e zhvillimit gradual të institucioneve dhe të së drejtës në tërësi.

Objektivat

Ky kurs synon: 1. Të familjarizojë studentët me gjendjen e institucioneve të hershme juridike dhe politike në vende të ndryshme të botës, pra synon të hedhë dritë mbi mënyrën e strukturimit shtetëror që në antikitet. 2. T’i njohë studentët me transformimet që pësonin institucionet kryesore dhe normat juridike në periudha të ndryshme. 3. T’i njohë studentët me mënyrën e organizimit juridik të shtetit skllavopronar, feudal si dhe atij modern bashkëkohor. 4. T’i aftësojë studentët në arsyetimin dhe argumentimin e fakteve të ndryshme historike dhe sociale në konteksin ligjor. 5. Të shpjegojë influencën e shteteve të fuqishme në organizimin aktual që kanë shtetet në botë. 6. Të shpjegojë zanafillën si dhe rolin aktual të institucioneve. 7. Të zhvillojë tek studentët mendimin kritik për tema që kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit të institucioneve aktuale në botë.

Java
Tema
1
Institucionet politike të Lindjes së Lashtë dhe tiparet e monarkisë egjiptiane Shtetet skllavopronare janë shtetet e para në zhvillimin e historisë njerëzore. Shtete e para Skllavopronare të Lindjes së Lashtë u krijuan dhe u zhvilluan në zonat subtropike pranë luginave të lumenjëve të mëdhenj siç janë: Nili, Eufrat, Tigri, Indi, Gange, Jance, Hoang-Ho etj. Vendosja e njerëzve në këto rajone u bë për shkak të kushteve shumë të përshtatshme për jetesën e njeriut. Në këto rajone njëherë u krijuan qytet-shtetet e para të cilat për një periudhë të gjatë qëndruan të pavarura.Ky leksion do të trajtojë institucionet e para politike të Lindjes së Lashtë. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet tipareve të monarkisë egjiptiane dhe Kodit të Hamurabit. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 17-36
2
Institucionet në Athinë dhe Spartë Në fund të shek. IX dhe në fillim të shek. VIII p.e.s. në gadishullin e Atikës nga fiset (filet) jone u formua qytet- shteti i Athinës dhe nga dorët qyteti i Spartës. Ky leksion do të fokusohet në karakteristikat e institucioneve në Greqinë e vjetër dhe në Spartë. Një vëmendje e vecantë do ti kushtohet regullimit shtetëror; shtresave shoqërore dhe pozitave të tyre juridike si dhe karakteristikave të së drejtës në Athinë dhe Spartë. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 37-72
3
Periudha mbretërore dhe Respublica romake Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashtë. Sipas një tradite dhe sipas shkrimtarëve të mëvonshëm si Tit Livi, Republika Romake u krijua rreth vitit 509 p.e.s. Një kushtetutë vendosi një varg normash dhe balancimesh dhe ndarje pushtetesh. Magjistratët më të rëndësishëm ishin dy konsujt, që së bashku ushtruan pushtetin ekzekutiv në formën “imperium”, ose me urdhër ushtarak. Ky leksion do të fokusohet në Periudhën Mbretërore dhe Respublica Romake. Një vëmendjë të vecantë do ti kushtohet institucioneve romake dhe burime të së drejtës. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 76-105; 121-133
4
Perandoria e Bizantit, institucionet dhe rendi juridik Perandoria e Bizantit ishte Perandoria Romake e Lindjes, që mbijetoi për një mijë vjet, pas copëtimit të Perandorise Romake te perëndimit në mbretëri te vogla feudale të ndryshme. Perandoria Bizantine ra përfundimisht me 29 Maj te vitit 1453 pas sulmit të vazhdueshem të osmaneve. Ky leksion do të trajtojë institucionet dhe rendin juridik në perandorinë Bizantine. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 157-180
5
Institucionet mesjetare në Evropë . Me mesjetë nënkuptojmë periudhë të historisë evropiane ndërmjet lashtësisë (rreth vitit 600) dhe kohës së Re (duke filluar midis viteve 1453 dhe 1517). Periudha mesjetare e Evropës Perëndimore fillon pas renies se Perandorisë Romake te Perëndimit ne vitin 476. Gjate kesaj periudhe u krijuan shtetet e tipit feudal mesjetar.Një vëmendje të vecantë në këtë leksion do ti kushtohet institucioneve mesjetare politike dhe uridike. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 181-192
6
Shoqëria feudale, Sistemi i senjorive dhe i komunave, Qytetet e Mesjetës Në shoqërine feudale, forma zotëruese ekonomiko - shoqërore e mesjetës ishte feudalizmi. Ky leksion to të trajtojë karakteristikat e shoqërisë feudale, sistemin e senjorive dhe të komunave. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet organizimit të qyteteve mesjetare dhe analizës së normave juridike që parashikonin statutet mesjetare. Statutet e qyteteve mesjetare kanë qenë tërësi normash të shkruara e të kodifikuara, që rregullonin jetën e brendshme të qyteteve mesjetare dhe marrëdhëniet e tyre si komuna autonome ose të pavarura me zotërinjtë feudalë. Mbi bazën e tyre zgjidheshin dhe vepronin të gjitha organet e brendshme drejtuese të komunës, që kryenin detyra të caktuara me karakter legjislativ, administrativ, gjyqësor etj. Në statute përcaktoheshin të drejtat dhe detyrat e qytetarëve të komunës, rregullat për shfrytëzimin e tokës pronë të komunës, parashikoheshin sanksione për respektimin rigoroz të tyre. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 193-237.
7
Karakteristikat institucionale të Mbretërisë Britanike dhe Francës gjatë mesjetës Në këtë leksion do të trajtohen organizimi dhe karakteristikat institucionale të Mbretërisë Britanike dhe Francës gjatë mesjetës. Në mesjetë monarkia absolute ishte forma e qeverisjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë. Format e monarkisë ndryshojnë bazuar në nivelin e autonomisë juridike të monarkut në qeverisje, mënyra e përzgjedhjes së monarkut, dhe kufizimet e paracaktuara për gjatësinë e mandatit të tyre. Kur monarku nuk ka asnjë apo ka pak kufizime ligjore në çështjet shtetërore dhe politike, ajo quhet monarki absolute dhe është një formë e autokracisë. Rastet në të cilat kompetencat e monarkut janë të kufizuara (forma më e zakonshme e monarkisë), atëherë quhet monarki kushtetuese. Në monarkitë trashëguese posti kalon përmes trashëgimisë brenda një grupi të familjes, ndërsa monarkitë zgjedhore përdorin disa sisteme votimi. Krahas identifikimit të institucioneve dhe kompetencave që kishin, një vëmendje të vecantë do ti kushtohet edhe aspekteve të së drejtës në atë kohë vecanërisht Magna Carta Libertum. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 238-305
8
Provimi gjysëmfinal
9
Rënia e monarkisë absolute dhe vendosja e monarkisë liberale në Angli Ky leksion do të trajtojë rënien e monarkisë absolute dhe vendosjen e monarkisë liberale në Angli. Gjatë leksionet do të sqarohen gjendja socio-politike e Anglisë në prag të revolucioneve të shek.XVII dhe roli i lëvizja protestante e puritane në prag të Revolucionit. Më pas leksioni do të fokusohet në aktin që i parapriu Revolucionit Anglez “Petition of Right” i miratuar në vitin 1628. Ky akt konsiderohet si dokumenti i dytë më i rëndësishëm në Angli pas Magna Carta dhe saksonionte supremacine e parlamentit mbi pushtetin absolut të monarkut. Sipas “Petition of Right” Mbreti do të ishte një vëzhgues i thjeshtë në procesin e miratimit të ligjeve. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet Qeverisja e Kromuellit dhe Revolucionit të lavdishëm që i hapi rrugë rrugë vendosjes së monarkisë parlamentare dhe forcimit të parlamentarizmit me aktet “Bill of Rights” (Akti mbi të Drejtat) dhe “Act of Settlement” (Akti i Trashëgimisë së Fronit). Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 306-320
10
Karakteristika të institucioneve moderne në SHBA Ky leksion do të trajtojë karakteristika të institucioneve moderne në SHBA. Në fillim një panoramë e përgjithshme e luftës për pavarësi dhe roli i kolonive në shtet formimin e SHBAsë do të jepet. Më pas leksioni do të fokusohet rrethanat politike dhe ekonomike që cuan drejt miratimit me 4 korrik 1776 të ‘Deklaratës së Pavarësisë’. miratuar më 4 korrik 1776. Deklarata shpalli bashkimin e kolonive dhe sanksiononte lirinë dhe pavarësinë e shteteve. Deklarata sanksiononte parimin e barazisë & patjetërsueshmërisë së të drejtave të njeriut. Një vemendje të vecantë do ti kushtohet Kushtetutës së SHBAsë miratuar nga Kuvendi i Filadelfias në vitin 1787. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 321-341
11
Institucionet politiko-juridike gjatë dhe pas revolucionit francez. Ky leksion fokusohet në institucionet politike-juridike gjatë dhe pas revolucionit francez. Një panoramë e përgjithshme e shakqeve të revulucionit do të trajtohet në fillim me qëllim që studentët të kuptojnë me mirë situatën. Më pas leksioni do të trajtojë rolin e iluminizmit; Revolucioni i lavdishëm anglez (1688-1689) dhe Revolucioni amerikan (1775-1783) në Revolucionin Francez. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet etapave të Revulucionit Francez analizës së Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit (1789). Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 342-387.
12
Karakteristikat e institucioneve politike të sistemit bashkëkohor në SHBA. Ky leksion do të trajtojë sistemin bashkohor kushtetutes në SHBA. Një vemendje të vecantë do ti kushtohet përmbajtjes së Kushtetutës. Kushtetuta e ShBA-së është akti më i lartë juridik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara qe e para kushtetutë e llojit të vet dhe ka ndikuarkushtetutat e shumë vendeve tjera. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 388-411.
13
Karakteristikat e institucioneve politike bashkëkohore të Britanisë së Madhe Ky leksion analizojë sistemin juridik dhe institucionet kryesore politike bashkëhor në Britaninë së Madhe. Një panoramë e përgjithshme e partive politike dhe ideologjive të tyre do të trajtohet në leksion. Më pas leksioni do të fokusohet në funksionin dhe rolin e Mbreti, qeverisë, parlamentit dhe gjyqësorit. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet analizës së sistemit juridik common laë në Mbretërinë e Bashkuar. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 412-430.
14
Karakteristikat e institucioneve politike bashkëkohore të Francës Ky leksion analizojë sistemin juridik dhe institucionet kryesore politike bashkëhor në Francë. Një panoramë e përgjithshme e partive politike dhe ideologjive të tyre do të trajtohet në leksion. Më pas leksioni do të fokusohet në analizën juridike të Kushtetutës së vitit 1958 duke u fokusuar vecanërisht në i) përbërjen dhe kompetencat e parlamentit; ii) funksionin dhe rolin e qeverisë, dhe iii) pavarësinë e gjyqësorit. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 431-450.
15
Karakteristikat e institucioneve politike bashkëkohore të Gjermanisë Ky leksion analizojë sistemin juridik dhe institucionet kryesore politike bashkëhor në Gjermani. Një panoramë e përgjithshme e partive politike dhe ideologjive të tyre do të trajtohet në leksion. Më pas leksioni do të fokusohet në analizën juridike të Kushtetutës Gjermane, miratuar në vitin 1949, duke u fokusuar vecanërisht në i) përbërjen dhe kompetencat e parlamentit; ii) funksionin dhe rolin e qeverisë, dhe iii) pavarësinë e gjyqësorit. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 451-467.
16
Provim Final
1
Studenti duhet të jetë i aftë të përshkruajë dhe shpjegojë strukturën, institucionet dhe parimet e funksionimit të tyre
2
Të mund të diskutojë dhe të vlerësojë rreth problemeve ligjore të zhvillimit të Historisë së Institucioneve
3
Të demonstrojë aftësi për tu shprehur në fushat e së drejtës publike dhe në vecanti pjesës së institucioneve
4
Të jetë i qartë për rrugën në të cilën ka kaluar shoqëria njerëzore dhe institucionet e saj
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 5 5
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
123
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.92
ECTS
5.00