Teorite dhe Perqasjet ne Mesimdhenie dhe Mesimnxenie

Print

Enriketa Sogutlu, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
EDU 413
Emri
Teorite dhe Perqasjet ne Mesimdhenie dhe Mesimnxenie
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Në këtë kurs studentët do të njihen me teoritë tradicionale të të nxënit dhe ndikimin e tyre në mësimdhnie. Ata do të eksplorojnë qasjen bihevioriste, zhvillimin kognitiv të Piaget, teoritë e të mësuarit shoqëror dhe konstruktivizmin. Studentët gjithashtu do të studiojnë teori bashkëkohore të të nxënit, të tilla si të nxënit me bazë zhvillimet në neuroshkencë, të mësuarit të bazuar në probleme dhe koncepte, si dhe teoritë e ndryshme të inteligjencës. Ata do të eksplorojnë sesi konceptet kryesore të perspektivave teorike mbështesin dhe ndikojnë të nxënit dhe zhvillimin e një individi.

Objektivat

Të njihen me teoritë kryesore të të nxënit dhe parimet e tyre. Të kuptojnë dhe ndërgjegjësohen për mënyrat se si këto parime mund të zbatohen në mësimdhënie. Të demonstrojnë se si qasjet teorike të të nxënit dhe njohjes lidhen me menaxhimin e klasës, mësimdhënien dhe me zhvillimin e çdo individi. Të zhvillojnë dhe përforcojnë mendimin kritik, prezantimet me gojë dhe aftësinë e të shkruarit. Të praktikojnë mësimdhënie që përshtatet me nevojat e nxënësve.

Java
Tema
1
Prezantimi i lëndës. Koncepti i të nxënit dhe të mësuarit. (Illeris, ch1, Prichard, ch1)
2
Teoritë bihejvioriste të të nxënit. Kushtëzimi klasik i Pavlovit. Kushtëzimi operant i Skinerit. Aplikimet në Edukim. (Prichard, ch 2, Taylor, ch 3)r
3
Teoritë konjitive të të nxënit. Teoria e Piazhesë. Teoria e përpunimit të informacionit. (Prichard, ch 3, Taylor, ch 2)
4
taksonomia e Blumit për objektivat e të nxënit (Krathwohl, 2002)
5
Teoritë sociale të të nxënit dhe aplikimi në edukim (Taylor, ch 6)
6
Konstruktivizmi, parimet e të nxënit, të nxënit situativ. Aplikime të teorive.(Prichard, ch 3)
7
Një model konstruktivist i të nxënit: Teoria e të nxënit eksperimental (Kolb & Kolb, 2009) Të Nxënit Konceptiv. Të Menduarit Kritik dhe Problem-zgjidhja.
8
Provimi gjysmefinal
9
Mësimdhënia dhe të Nxënit e Bazuar në zhvillimin e trurit Struktura, Memoria, Ruajtja dheTransferimi i të Nxënit. (Prichard, ch 7) Emocionet dhe Motivimi në procesin e të Nxëni. Implikimet në Klasë. (Taylor ch 2)
10
Të nxënit bazuar në koncepte, mendimi kritik dhe zgjidhjen e problemeve (Taylor, ch 11—12)
11
Emocionet dhe motivimi në të nxënë (Taylor ch 2)
12
Teoritë e Inteligjencës: Teoria e Inteligjencës së Shumëfishtë (Gardner). Inteligjenca Emocionale. (Prichard, ch 4, Taylor ch 10) Teori Bashkëkohore të të Nxënit. Pragmatizmi: Një Teori për të Ardhmen. (Illeris, ch 5)
13
Variacionet individuale: Mënyrat dhe Preferencat e të Nxënit. Probleme dhe Vështirësi. (Prichard, ch 5-6, Taylor, 16)
14
Strategji për përmirësimin e memories dhe aftësive sociale (Taylor, ch 17-18)
15
Prezantimet e studentëve
16
Provimi final
1
Të jetë në gjendje të përshkruajë parimet themelore të të mësuarit dhe zhvillimit njerëzor.
2
Të demonstrojë njohuri mbi teoritë kryesore të të nxënit dhe mësimdhënies
3
Të kuptojë teoritë e motivimit dhe inteligjencës dhe zbatimin e tyre në klasë
4
Të zbatojë parimet bazë të të nxënit dhe mësimdhënies në një sërë situatash edukative
5
Të gjenerojë një filozofi personale të edukimit dhe të nxënit
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 15% 15%
Detyra
1 15% 15%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
2 8 16
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
142
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.68
ECTS
6.00