Gjuhë Shqipe për të Huajt II

Print

Rahim Ombashi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
AFL 102
Emri
Gjuhë Shqipe për të Huajt II
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kursi me ligjërata synon t’u japë studentëve njohuritë më kryesore për të lexuar dhe për të folur gjuhën shqipe letrare për ata që e kanë shqipen gjuhë të nënës, por edhe për ata që duan që ta mësojnë shqipen, duan të lexojnë dhe të flasin shqip. Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon edhe t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të plotë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në të folurit dhe shkrimin e shqipes, por dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm dhe krijues.

Objektivat

• Studenti të njihet dhe të aftësohet praktikisht me rregullat themelore të artit të të shkruarit në gjuhën e lashtë shqipe. •Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. •Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e shmangieve nga shqipja standarde.

Java
Tema
1
Mësimi i gjashtëmbëdhjetë Letër nga djali (tekst) Gramatikë: emrat e nyjshëm Përemri pronor Ushtrime Fjalë të urta Fjalë fluturake: 165-170.
2
Mësimi i shtatëmbëdhjetë Gjenerali (tekst) Gramatikë: Foljet kalimtare dhe jokalimtare Ushtrime Lepuri te dentisti: 170-174.
3
Mësimi i tetëmbëdhjetë Në restorant “Linza” (tekst) Gramatikë: Përemri vetor, lakimi, trajtat e shkurtra Përemri pyetës Ushtrime: 176-180.
4
Mësimi i nëntëmbëdhjetë Në bar “Vjena” (tekst) Gramatikë: Përdorimi i trajtave të shkurtra Formim fjalësh Ushtrime Fjalë të urta: 181-186.
5
Mësimi i njëzetë Bisedë prindërish (tekst) Gramatikë: Koha e kryer e thjeshtë Lakimi i përemrave pronorë Përshtatja emër + përemër Valle labërishte: 187-194.
6
Mësimi i njëzetenjëtë Erdhi daja në Korçë (tekst) Gramatikë: formimi i kohëve të shkuara të foljeve Format e pashtjelluara Ushtrime: 195-201.
7
Mësimi i njëzetedytë Dasmë në Shkodër (tekst) Gramatikë: Mënyra dëshirore Lidhëza në... Ushtrime: 202-208.
8
Provim gjysmëfinal.
9
Mësimi i njëzetetretë Borë në Tiranë (tekst) Gramatikë: Mënyra habitore Ushtrime: 209-214.
10
Mësimi i njëzetekatërt Bisedë miqsh (tekst) Gramatikë: Mënyra kushtore Lidhëza kushtore Ushtrime: 215-222.
11
Mësimi i njëzetepestë Nëna (tekst) Gramatikë: Format e pashtjelluara të foljes Pjesorja: 223-230.
12
Mësimi i njëzetegjashtë Kush vjen pa ftuar, e gjen pa shtruar (tekst) Gramatikë: Forma e pashtjelluar mohore Paskajorja Ushtrime: 231-236.
13
Mësimi i njëzeteshtatë Mësimi i njëzetetetë Urdhri i drejtorit (tekst) Gramatikë: Mënyra urdhërore Vendi i përcaktorëve në sintagmë Ushtrime: 237-248.
14
Mësimi i njëzetenëntë Mësimi i tridhjetë Kruja (tekst) Mbresa nga Apolonia dhe Berati (tekst) Rendi i fjalëve Ushtrime:249-258.
15
Pjesë leximi: 261-340.
16
Provim Final
1
Përvetësimi i fjalëve dhe formave të fjalëve si dhe i rregullave gramatikore të gjuhës shqipe
2
Përvetësimi i elementeve gjuhësore për përdorim të përditshëm dhe në situata të ndryshme nëpërmjet teksteve specifike
3
Studentët do të jenë në gjendje të flasin rrjedhshëm dhe qartë në gjuhën shqipe si dhe të shkruajnë saktë
4
Nëpërmjet teksteve dhe pjesëve të leximit zhvillojnë të folurit me gojë dhe shkrim në gjuhën shqipe, por dhe mësojnë më tepër për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
1 10% 10%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 3 3
Gjysmë finale
1 3 3
Provimi përfundimtar
1 3 3
Të tjera
1 26 26
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00