- Kodi
- ISC 122
- Emri
- Jurisprudenca e Jetës së Profetit
- Semestri
- 2
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 4.00
- Përshkrimi
-
Në këtë lëndë do të shpjegohet historia e popullit arab para Islamit, kronologjia e jetës së Profetit (s.a.s) si një personalitet historik, personaliteti i tij dhe veprimtaritë.
- Objektivat
-
Te informoje studentin mbi jeten e Profetit Muhamed (a.s).
- Java
- Tema
- 1
- Në këtë temë do të shpjegohet prejardhja e ndritur e Profetit (s.a.s), lindja e tij, vitet që kaloi pranë Mëndeshës, vdekja e nënës së tij Aminës dhe përkujdesja e Abdulmuttalibit. Gjithashtu do të shpjegohet edhe lidhja e martesës me Hatixhen (r.a), ndryshimet që solli kjo martesë në jetën e Profetit (s.a.s) dhe në shoqërinë mekase si dhe do të tregohet për frytet që solli kjo martesë. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 15-64.
- 2
- Në këtë temë fillimisht do të shpjegohen shenjat që i vinin Profetit (s.a.s) para ardhjes së shpalljes. Më pas do të shpjegohet fillimi i ardhjes së shpalljes, biseda me Xhebrailin (a.s) dhe reagimet e para të Profetit (s.a.s). Gjithashtu do të përmenden pasuesit e parë që iu përgjegjën ftesës së Profetit (s.a.s), do të shpjegohen vitet e para të mundimshme të muslimanëve dhe qëndrimet që ato mbajtën për të mbrojtur idealin e tyre. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 65-97.
- 3
- Në këtë temë do të shpjegohet periudha kur kumtesa filloi të bëhej haptazi, vështirësitë qe u hasën dhe vendosmëria e atyre që kishin besuar. Do të shpjegohen edhe orvatjet e të dërguarit (s.a.s) për të bindur xhaxhain e tij Ebu Talibin që ai të ishte në mesin e besimtarëve. Gjithashtu do të tregohet edhe për ngjarjet e rëndësishme që ndodhën në shtëpinë e Ibn Erkamit dhe si e shihnin jobesimtarët të dërguarin e Allahut. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 98-159.
- 4
- Në këtë temë do të trajtohet periudha kur Profetit (s.a.s) i zbritën ajetet që duhet tí kumtonte të tjerëve duke e zgjeruar rrethin. Do të shpjegohen emigrimet drejt Etiopisë bashkë me urtësitë e tyre. Do të trajtohet mrekullia e ndarjes së hënës dhe reagimet e atyre që nuk besonin. Do të shpjegohen vitet e bojkotit të përgjithshëm dhe vështirësitë që kaluan besimtarët. Së fundmi do të shpjegohet një nga periudhat më të vështira në jetën e Profetit (s.a.s) që njihet ndryshe edhe si viti i trishtimit. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 160-199.
- 5
- Në këtë temë do të shpjegohet udhëtimi që Profeti (s.a.s) bëri në Taif dhe sprovat me të cilat u përball gjatë këtij udhëtimi. Do të trajtohet ndodhia e Israsë dhe Miraxhit që ndryshe njihet si një nga ndodhitë më të veçanta në jetën e Profetit (s.a.s), dhuratat që Profeti (s.a.s) solli për besimtarët nga ky udhëtim dhe do të shpjegohet rëndësia që mbart kjo ndodhi në jetën e çdo besimtari. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 200-229.
- 6
- Në këtë temë do të shpjegohen besëlidhjet e Akabesë dhe rëndësia që ato patën në rrjedhën e ngjarjeve që ndodhën më pas. Do të shpjegohet leja që Profeti (s.a.s) mori për Hixhret dhe shqetësimi i Kurejshëve. Gjithashtu do të shpjegohet migrimi i shenjtë dhe ndodhitë më të rëndësishme gjatë migrimit. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 230-260.
- 7
- Në këtë temë do të shpjegohet periudha kur Profeti (s.a.s) u vendos në Medine, në atdheun i ri. Do të trajtohet ngritja e qytetërimit të ri, mënyra e organizimit të jetesës dhe marrëveshjet që u lidhën mes muhaxhirëve dhe ensarëve. Pasi filloi një epokë e re për besimtarët do të trajtohen edhe masat që ato morën për t'u mbrojtur nga rreziqet që i kanoseshin. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 261-280.
- 8
- Provim Gjysmë-final
- 9
- Në këtë temë do të shpjegohet beteja e parë e myslimanëve, beteja e Bedrit. Do të shpjegohen zhvillimet para, gjatë dhe pas kësaj beteje. Do të trajtohet vendosmëria e besimtarëve, ndihma hyjnore dhe forca shpirtërore që kishin besimtarët edhe pse të paktë në numër krahasuar me mosbesimtarët që u përballën. Gjithashtu do të shpjegohen mësimet dhe urtësitë që morën besimtarët nga kjo betejë. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq.281-330.
- 10
- Në këtë temë do të përshkruhet fillimi i ndodhisë së Uhudit. Do të trajtohet hutbeja e Uhudit, përmbajtja e saj dhe rëndësia e saj për besimtarët. Gjithashtu do të shpjegohet disfata e mekasve dhe çfarë i solli besimtarëve mosruajtja e delikatesës në bindjen ndaj urdhërit të Profetit (s.a.s). Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq.331-349.
- 11
- Në këtë temë do të shpjegohen zhvillimet në Uhud ku mund të përmendim; organizimin e besimtarëve, lëkundja që ato pësuan, ndihmesa hyjnore që i erdhi dhe rigrupimi pas ndihmesës hyjnore. Gjithashtu do të shpjegohet koha kur Profeti (s.a.s) dhe shokët e tij i dhanë lamtumirën dëshmorëve të Uhudit dhe ngjarjet në Hamra'ul Esed. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 350-374.
- 12
- Në këtë temë do të përshkruhen zhvillimet më të rëndësishme që ndodhën pas Uhudit. Do të analizohen zhvillimet në Hendek, ku do të përfshihen: sfidat gjatë përballjes me jobesimtarët, rëndësia që ka bashkimi për të arritur fitoren, urtësitë e kësaj ngjarjeje dhe çfarë i mësoi besimtarëve përfundimi i Hendekut. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 375-397.
- 13
- Në këtë temë do të përshkruhet udhëtimi i besimtarëve për në Umre dhe ndodhitë e këtij udhëtimi. Do të shpjegohet marrëveshja e Hudejbijes dhe urtësitë e kësaj marrëveshjeje. Gjithashtu do të shpjegohet periudha e zgjerimit, si e ndryshuam rrjedhën ngjarjet në Hajber dhe zhvillimet që ndodhën pas Hajberit. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 398-440.
- 14
- Në këtë temë do të trajtohet prishja e marrëveshjes me jobesimtarët dhe çfarë zhvillimesh solli prishja e kësaj marrëveshjeje. Më pas do të shpjegohet sihariqi që i erdhi besimtarëve për ngadhënjim, hyrja e tyre në qabe dhe bujaria që treguan besimtarët e triumfit bashkë me Profetin (s.a.s) ndaj mosbesimtarëve. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 441-460.
- 15
- Në këtë temë do të shpjegohen lajmet e ardhura nga Heuazini dhe impakti që ato patën. Do të shpjegohen themelet e mirëkuptimit në botën e ndritur. Gjithashtu do të përshkruhet haxhi i lamtumirës dhe koha kur Profeti (s.a.s) u nda nga kjo botë. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 461- 494.
- 16
- Final Exam
- 1
- Studentët do të mësojnë rreth historisë së arabëve para ardhjes së Islamit, në mënyrë që të jenë më të qarta ndryshimet që ndodhën në atë shoqëri me ardhjen e Profetit (s.a.s.)
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 35% 35%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 45%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 55%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 10 10
- Provimi përfundimtar
- 1 10 10
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 110
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 4.40
- ECTS
- 4.00