- Kodi
- ISC 114
- Emri
- Njohuri rreth Kuranit dhe Përkthimit të tij
- Semestri
- 2
- Leksione
- 2.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 2.00
- ECTS
- 3.00
- Përshkrimi
-
Lënda “Njohuri rreth Kur’anit dhe përkthimit të tij” është në formën e hyrjes në shkencat e Kur’anit, ndër të cilat në krye vjen historia e këtij libri hyjnor. Këtu do të bëhet fjalë për përkufizimin e gjerë të Kur’anit, formave të shpalljes hyjnore, historisë së tekstit të Kur’anit, që nga shkëputja prej Zotit, e deri tek forma e tij në ditët e sotme. Do të studiohen të gjitha etapat historike dhe shndërrimet fizike që ka pesuar libri përgjatë historisë, si dhe pjesët e tij përbërëse. Duke analizuar edhe një tekst shembull, përftohen njohuri edhe rreth përkthimit të tij, gjë e cila është themelore për çdpkënd, që nuk e ka arabishten gjuhën mëmë, apo që do ta shpjegojë Kur’anin në një gjuhë tjetër veç arabishtes. Kjo lëndë realizon parapërgatitjen e studentit për lëndën e shkencave të Kur’anit. Kështu ai do të jetë formuar me njohuritë hyrëse në këtë fushë dhe do ta ketë shumë më të lehtë drejtëkuptimin e brendisë së tekstit të këtij libri.
- Objektivat
-
Ka për qëllim që t’i paraqesë studentëve njohuri hyrëse rreth shkencave të Kur’anit, duke i pajisur ata me informacion relativisht të mjaftueshëm në çështjet e zbritjes dhe transmetimit të tekstit kur’anor. Kështu, synohet prezantimi i një portreti të mirëfilltë të Librit Hyjnor. Të fituarit e aftësisë njohëse me historikun e zbritjes së Kuranit, ruajtjes së tij dhe detaje të rëndësishme rreth përbërjes së tekstit.
- Java
- Tema
- 1
- Përkufizimi klasik i Kur'anit Fisnik dhe komentimi i saj i gjerë.
- 2
- Përkufizimi i Kur'anit në traditën profetike dhe komentimi i saj.
- 3
- Vahji, përkufizimi dhe llojet e tij.
- 4
- Etapat e udhëtimit të Kur'anit deri në zbritjen tek Profeti (s.a.s.).
- 5
- Ruatja e Kuranit në jetën e Profetit a.s.
- 6
- Grumbullimi i Kuranit gjatë periudhës së kalifit të parë Ebu Bekrit r.a.
- 7
- Termat ajet dhe sure, dhe veçoritë e tyre.
- 8
- Provim Gjysmëfinal
- 9
- Suret e ajetet mekase dhe ato medinase.
- 10
- Shumimi i Kur'anit në periudhën e kalifit të tretë Osmanit r.a.
- 11
- Shtatë shkronjat dhe shkenca e kiraeteve.
- 12
- Historiku dhe zhvillimi i pikësimit dhe vendosjes së harekeve në tekstin e Kuranit. Ndalesat gjatë leximit të tekstit.
- 13
- Termat; Tefsir, te'uil, përkthim dhe meal.
- 14
- Përkthim i krahasuar i sures Huxhurat - 1.
- 15
- Përkthim i krahasuar i sures Huxhurat - 2.
- 16
- Final Exam
- 1
- Njohja me tematika thelbësore në lidhje me origjinën e tekstit dhe të kuptuarit e tij.
- 2
- Zbritja e Kuranit dhe ruajtja e tij sipas fazave të ndryshme.
- 3
- Përkthimi i Kuranit dhe aftësitë krahasuese mes përkthimeve të ndryshme.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 0 0% 0%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 0 0% 0%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 100%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 0%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 2 32
- Orë studimi jashtë klasës
- 0 0 0
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 0 0 0
- Provimi përfundimtar
- 1 0 0
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 32
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 1.28
- ECTS
- 3.00