Historia e Shkences dhe e Filozofise ne Islam

Print

Ledian Cikalleshi, Msc

Kodi
ISC 224
Emri
Historia e Shkences dhe e Filozofise ne Islam
Semestri
0
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Në këtë lëndë do të trajtohet zhvillimi i filozofisë dhe i shkencës në gjeografinë islame në shekujt VII-XV, roli i shkencëtarëve myslimanë në hedhjen e bazave të shkencave moderne, përfaqësuesit më të rëndësishëm, punimet dhe zbulimet e tyre. Roli ndërmjetës i myslimanëve në përçimin e shkencës dhe filozofisë antike greke në Europë. Historia e mendimit filozofik dhe rrymave filozofike përgjatë kësaj kohe.

Objektivat

Njohja e historisë së punimeve që janë bërë në historinë dhe qytetërimin Islam në lidhje me shkencën dhe njohja e shkencëtarëve.

Java
Tema
1
Emërtimi: Filozofia islame apo arabe Para se të lëshohemi në këtë hulumtim dhe para se t’i ekspozojmë problemet që e kanë orientuar këtë filozofi dhe të përpiqemi ta shkoqisim, duhet më përimtësisht ta analizojmë çështjen e titullit të këtij studimi, vetë emërtimin e tij filozofia ‘islame’ apo ‘arabe’, nga shkaku që distinkcioni i këtyre dy përcaktimeve vetvetiu është një prej karakteristikave të objektit të kësaj filozofie. Këtë problem e kanë shqyrtuar historianët klasikë sikur që e kanë shqyrtuar po ashtu edhe historianët bashkëkohorë gjatë shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, veçan pas paraqitjes së nacionalizmit arab dhe vetëdijesimit të arabëve mbi qenien dhe identitetin e vet. Mendimi i klasikëve është krejtësisht tjetërfare nga mendimi i bashkëkohësve. Nga ky studim kuptohet diversiteti i fuqishëm i përcaktimit të filozofisë herë si islame, herë si arabe, apo filozofi në shtetet islame apo filozofi në botën islame etj. Disa nga këto mendime do t’i shtrojmë pikërisht për shkak të pazakonshmërisë së tyre. Iranianët, hindusët dhe turqit këmbëngulin që këtë filozofi ta përcaktojnë si islame. Literatura: El-Ehwani, Ahmed Fuad, Filozofia Islame, Zëri Islam, Prizren, 2002:13-24
2
Filozofia islame dhe marrëdhënia me shkencat e tjera Islame Çështja e dytë që duhet shpjeguar në esencës e saj, po ashtu, para preokupimit me ekspozimin e prerjes historike të kësaj filozofie është distinkcioni ndërmjet filozofisë dhe kelamit; të përcaktohet a do të jetë filozofia islame, nëse e dëshirojmë kërkesën e saj, kelam te muslimanët, apo filozofia është një e kelami diç krejtësisht tjetër krejtë tjetërfare nga ajo, apo kelami është një degë e filozofisë. Nëse rasti i filozofisë dhe kelamit ishte i atillë dhe nëse çarja e tyre zgjati deri në shekullin e gjashtë, atëherë identik është rasti me filozofinë dhe tesawwufin; madje çarja ndër ta është edhe më e rreptë kurse mospajtimet më të mëdha. Ata dallojnë pikërisht edhe sipas objektit edhe sipas metodës. Në marrëdhënie me shkencën, çdo filozof i ka njohur dituritë natyrore dhe filozofike. Mirëpo, çdo shkencëtar nuk është filozof, sepse ai qëndron në kufijtë e shkencës së caktuar, posaçërisht i përkushtohet asaj dhe asgjë nuk studion pos asaj. Literatura: El-Ehwani, Ahmed Fuad, Filozofia Islame, Zëri Islam, Prizren, 2002:24-37
3
Periudha e përkthimeve dhe Bejtu’l-hikme Arabët në shekullin e parë hixhrij nuk janë preokupuar me përkthimin e filozofisë sepse kujdesi i tyre, siç na është bërë e qartë, qe përqëndruar vetëm në përkthimin e shkencës. Periudha e përkthimeve në kuptimin e plotë të fjalës ka filluar në kohën e Abasitëve. Halifi abasit Xha’fer el-Mensuri ka themeluar Bagdadin, i cili një kohë të gjatë, pati për fat, të jetë djep i lindjes dhe zemra e Islamit. Pastaj halifi el-Mensuri e ftoi më 148 hixhrij Gjorgj Baht-Jeshuan nga Xhundi Shapuri, e emëroi për epror të mjekëve dhe mbeti në atë pozitë deri në vdekje më 150 hixhrij. Kështu, qendra e lëvizjes kulturore, filozofike dhe shkencore ka kaluar nga Xhundi Shapuri në Bagdad. Halifi el-Me’mun më 215 hixhrij ka themeluar Institutin për përkthime që është quajtur ‘Shtëpia e urtësisë’. Ka caktuar përkthyesit dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët kanë qenë të përudhur shkëlqyeshëm në njohjen e gjuhës siriane dhe greke me kujdes të madh në gjuhën arabe. Literatura: El-Ehwani, Ahmed Fuad, Filozofia Islame, Zëri Islam, Prizren, 2002:38-58
4
Përfaqësuesit e filozofisë Islame në Lindje: Kindi dhe Farabi El-Kindi studioi dituritë sheriatiko-juridike dhe kelamin dhe aktivisht mori pjesë në transmetimin dhe përkthimin e trashëgimisë, mendojmë, natyrisht, në filozofinë. Nga arsyeja se El-Kindi i njohu të gjitha dituritë dhe disiplinat dhe se ishte arab musliman, përkundër atyre që janë marrë me ato dituri dhe i përkthyen nga mjekët sirianë, El-Kindi, me të drejtë, është i njohur me emrin ‘filozofi arab’ dhe ‘filozofi islam’. Filozofia e tij për ne ishte e panjohur për shkak se librat e tij janë humbur; janë gjetur mezi njëzet e disa trajtesa. El-Kindi ka vendosur themelet e filozofisë islame. Pas tij u paraqit Ebu Nasr El-Farabi (259-339 h. / 870-950), i cili i përforcoi bazat e saj dhe e forcoi konstrukcionin e saj. Arabët e quajtën Mësues të dytë, pasi që Aristoteli ishte Mësuesi i parë. Ai është filozof islam ndonëse është me prejardhje turke. Veprat më të rëndësishme janë: Ihsa ‘ul-ulum (Klasifikimi i diturive), El-Medinet ‘ul-fadileh (Shteti ideal) dhe El-Musika el-kebir (Muzika e madhe). Literatura: Dr. Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia Islame, fq. 59-72
5
Përfaqësuesit e filozofisë Islame në Lindje: Ibn Sina Filozofia islame ka arritur kulmin e saj me Ebu Alij Husejn Ibn Abdullah Ibn Sinan (370-428 hixhrij / 870-950). Nga filozofia ka shkruar vepra të shumta. Ka shkruar për çdo degë të saj. Pas tij filozofia nuk ka përparuar në atë kuptim siç ka përparuar me të. Shumica e dijetarëve janë marrë me shpjegimin e librave të tij, sikur për shembull Er-Rraziu dhe Tusi. Në të njëjtën kohë, filozofia në personalitetin e Ibn Sinat është bërë përfaqësues deri sa nuk është penguar synimi i saj me shtizat e atyre që kanë provuar ta shpërthejnë, deri atëherë kur i është shkaktuar dëm. Veprat e tij përndryshe janë të vëllimshme. Përfshijnë edhe filozofinë edhe medicinën. Mbi filozofinë shkroi veprën Esh-Shifa’, kurse mbi medicinën El-Kanun. Veprën Esh-Shifa’ e ndau në katër pjesë dhe këtë: logjika, fizika, matematika dhe metafizika. E përmblodhi në veprën En-Nexhat, në trajtesën e mirënjohur. Literatura: El-Ehwani, Ahmed Fuad, Filozofia Islame, Zëri Islam, Prizren, 2002:72-79
6
Imam Gazaliu Imam El-Gazaliu (Ebu Hamid El-Gazaliu) u lind në qytezën Gazal në rrethin e Tusit, në një paralagje të Meshhedit të sotëm, në krahinën e Horasanit në Iran, në vitin 450 h./1058. El-Gazaliu është ndër dijetarët që shkroi shumë, që shkroi me cilësi të lartë, që diti të shkruante, ndërsa edhe sot veprat e tij janë të lexueshme, madje të pakalueshme për të gjitha fushat e dijes dhe për të gjitha moshat e lexuesve. Ai vendosi baraspeshën në mënyrë të shkëlqyer ndërmjet shpirtërores dhe fizikes dhe i konsideronte si lidhje të ngushta dhe të pashkëputshme. Kohët e fundit El-Gazaliu po rizbulohet si ndër muslimanët, ashtu edhe ndër jomuslimanët, prandaj edhe është ndër autorët më të lexuar muslimanë të të gjitha kohëve. Tehafut’ul-felasifeh (Vetëshkatërrimi i filozofëve), duke i shtruar dhe atakuar çështjet filozofike në njëzet pika. Në këtë vepër El-Gazaliu kritikoi rreptë filozofët dogmatikë, rrënoi doktrinën e tyre, por nuk ofron doktrinë të re në këtë aspekt. Megjithatë, indirekt mund të vërehet qëndrimi i tij filozofik e teologjik për problemet e shtruara. Literatura: Corbin, Henri, Historia e Filozofisë Islame, Logos-A, Shkup, 1997:109-112
7
Përfaqësuesit e filozofisë Islame në Perëndim: Ibn Baxhxha, Ibn Hazm, Ibn Tufejl Në këtë atmosferë shkencore u paraqit filozofi i parë andaluzian, Ebu Bekir Muhammed Ibn Jahja Ibn Baxhxhe, i njohur si Ibn Saig. U lind kah fundi i shekullit të pestë, kurse vdiq në vitin 533 hixhrij ose më 1138 të e. r. Data dhe viti i lindjes së tij nuk janë të njohura. Ibn Baxhxhe ishte themelësisht i përudhur në dituritë natyrore, në matematikë, astronomi dhe muzikë, dhe shkroi komente në veprat e Aristotelit. Në Kordobë ka jetuar edhe një prej personaliteteve më të rëndësishme të Islamit andaluzian në shekullin X dhe XI, personalitet kompleks, aspektet e shumëfishta të të cilit janë manifestuar në veprën e tij. Ekziston Ibn Hazmi poet, ekziston Ibn Hazmi mendimtar, teolog, historian kritik i religjioneve dhe shkollave filozofike e teologjike; ekziston Ibn Hazmi moralist, ekziston edhe Ibn Hazmi jurist. Këtu më së shumti na intereson si platonist dhe historian i religjioneve. Ebu Bekir Muhammed Abd’ul-melik Ibn Muhammed Ibn Tufejl, nga Kordoba, u lind në afërsi të Granadës. Data e saktë e lindjes së tij nuk është e njohur. E para me çka filloi të merret ishte medicina. Nëpërmjet saj u bë i njohur dhe për të shkroi vepra të shumta që, për fat të keq, janë humbur. Nga të gjitha veprat e tij mbeti vetëm një traktat me titullin Hajj Ibn Jakdhan (I gjalli i biri i Të Zgjuarit). Literatura: El-Ehwani, Ahmed Fuad, Filozofia Islame, Zëri Islam, Prizren, 2002:79-90; Corbin, Henri, Historia e Filozofisë Islame, Logos-A, Shkup 1997:135-137
8
Provimi Gjysmëfinal
9
Përfaqësuesit e filozofisë Islame në Perëndim: Ibn Rushdi dhe Ibn Haldun Filozofi Ibn Rushd u lind në Kordobë dhe mësoi drejtësinë, matematikën dhe medicinën. Në Evropën latine Ibn Rushdi ishte i famshëm me emrin “Komentues”, komentuesi i veprave të Aristotelit. Ibn Rushdi i shpjegoi dhe i rezimoi veprat e Aristotelit. I bëri tri lloje komentesh: i vogli, i mesmi dhe i madhi. E para me të cilën filloi të merret ishte fikhu. Në botën islame ndikoi shumë në këtë disiplinë. Vepra e tij Bidajet ‘ul-muxhtehidi ve nihajet ‘ul-muktesidi është mirë e njohur. Në rrafshin e pajtimit të fesë dhe filozofisë Ibn Rushdi shkroi dy vepra të vogla vlera e të cilave është e madhe: El-Keshfu an menahixh ‘il-edil-leh dhe Fasl ‘ul-mekali fi ma bejne ‘l-hikmeti ve ‘sh-sheri’ati min’ el-ittisal. Ibn Halduni është i lindur në Tunis, në vitin 732/1332. Vdiq në Kajro më 808/1406. Vepra monumentale që e nxori në dritë është Parathënia (Mukaddime) e tij jo moti e përkthyer edhe në anglishte. Tek ai atë për çka kanë besuar se është “filozofi”, por që në sytë e filozofëve tradicionalistë, për fat të keq, nuk ka qenë filozofi, derisa për shumicën e pyetjeve që gjenden në horizontin e filozofëve tradicionalistë, perëndimorët e sotshëm konsiderojnë se nuk i takojnë filozofisë. Literatura: El-Ehwani, Ahmed Fuad, Filozofia Islame, Zëri Islam, Prizren, 2002:90-96; Corbin, Henri, Historia e Filozofisë Islame, Logos-A, Shkup 1997:176-178
10
Ndikimi i filozofisë Islame në Perëndim Ndikimi mbi Evropën i Ibn Rushdit, i cili edhe vetë ishte nga Spanja, qe tejet i thellë, duke bërë të lindë edhe një rrymë filozofike e quajtur “averroizmi latin”, e cila më vonë u ndalua nga kisha katolike. Përkthimet e kryera në këtë periudhë nxitën lindjen e rrymave të reja të mendimit në Evropë dhe i mbartën diskutimet filozofike e teologjike në një nivel të ri. C. H. Haskins, i cili analizon ndikimin e këtyre përkthimeve, këtë periudhë e quan “Rilindja e shekullit të XII”. Ndikimi i thellë i përkthimeve të kryera në Andaluzi mbi botën e krishterë të Mesjetës, mund të na e bëjë më të lehtë të kuptojmë gjithashtu një paradoks që përmendëm shkurtimisht më lart. Në çështje të rëndësishme filozofike ishte i pamundur anashkalimi i ideve të mendimtarëve muslimanë. Thoma d’Akuini i cili vuri vulën e tij mbi mendimin fetar të Mesjetës dhe mund ta quajmë “Gazaliu i Perëndimit”, në veprën e tij Summa Theologica, u referohet me emër në më shumë se dyqind vende Ibn Sinan dhe Ibn Rushdit. Literatura: Sarton, Xhorxh, Historia e Shkencës Islame, ACFOS, Tiranë, 2009:100-120; Kalin, Ibrahim, Islami dhe Perëndimi, Logos-A, Shkup, 2011:55-58, 95-101
11
Zhvillimi i shkencës Islame Shkenca Islame, pra shkencat e zhvilluara nga muslimanët prej shekullit të dytë islam e më tej është me siguri një prej arritjeve të mëdha të qytetërimit islam. Pa të, jo vetëm që nuk do të kishte patur shkencë mesjetare, rilindase e perëndimore të mëvonshme, por as nuk do të ishte arritur ndonjëherë një prej studimeve më të rëndësishme të natyrës lidhur me universin fetar, që shkencat islame përfaqësojnë. Për rreth shtatëqind vjet, që nga shekulli i dytë deri tek i nënti islam, qytetërimi islam qe mbase më prodhimtari i të gjitha qytetërimeve në lëmin e shkencës dhe shkenca islame ishte në ballë të veprimtarisë në shumëfusha, që shtriheshin nga mjekësia te astronomia. Dalëngadalë, që prej shekullit të nëntë, veprimtaria në shkencat islame u pakësua, por kurrsesi nuk u shua. Gjithashtu, në botën osmane kishte një bashkëveprim gjallues me elemente të caktuara të shkencës perëndimore, në shekujt XI e XII hixhri, para depërtimit të shkencave moderne në botën islame rreth dyqind vjet më parë. Literatura: Nasr, Sejjid Husein, Udhërrëfyes i të riut mysliman në botën moderne, Zemra e Traditës, Tiranë, 2007:121-124; Sarton, Xhorxh, Historia e Shkencës Islame, ACFOS, Tiranë, 2009:17-23
12
Kontributi i myslimanëve në shkencë: Matematikë dhe Astronomi Muslimanët u tërhoqën që në fillim nga studimi i matematikës në një masë të madhe për shkak të natyrës “abstrakte” të shpalljes islame dhe dashurisë që krijoi Islami në mendjet e pasuesve të tij për doktrinën e unitetit dhe për një vizion të universit të kuptuar matematikisht, në sensin tradicional të termit matematikë. Ja përse muslimanët dhanë ndihmesa të jashtëzakonshme në shumë lëmi të matematikës. Jo vetëm falë nxitjes së madhe që i jepej arritjes së dijes në Islam, por edhe rolit specifik që luan astronomia në ritet fetare islame, si gjetja e drejtimit të kible-s dhe e kohëve të faljes, muslimanët ishin që në fillim tepër të interesuar për vrojtimin e qiejve dhe studimin e astronomisë. Edhe këtu astronomia islame mblodhi traditat e babilonasve, grekëve, persianëvee indianëve si dhe arabëve të lashtë dhe krijoi një sintezë të re, që arriti ta vendoste astronominë mbi një themel më të gjerë se kurrë më parë. Astronomia islame ishte e interesuar njëherësh në vrojtim dhe observatore, në sajimin e instrumenteve dhe astronominë matematike. Literatura: Nasr, Sejjid Husein, Udhërrëfyes i të riut mysliman në botën moderne, Zemra e Traditës, Tiranë 2007:121-124; Sarton, Xhorxh, Historia e Shkencës Islame, ACFOS, Tiranë, 2009:24-28
13
Kontributi i myslimanëve në shkencë: Gjeografi, Gjeologjia dhe Biologjia Muslimanët njihnin shumë prej veprave klasiketë gjeografisë nga grekët dhe fjala greke geographia (xhughrafije) njihej nga muslimanët dhe shfaqet në arabisht, persisht dhe gjuhët e tjera islame, ndonëse dalëngadalë termi suret’ul-ard u bë më i përdorur. Gjeografë muslimanë filluan të shkruanin mbi gjeografinë që nga shekulli i tretë islam dhe figura të tilla si Ibn ul-Heukali dhe el-Biruni shkruajtën vepra madhore të gjeografisë, që kulmuan përfundimisht me punimet e Idriziut dhe hartat e mrekullueshme që ai vizatoi në shekullin e shtatë islam, në oborrin siçilian të Frederikut të Madh. Muslimanët e ndanë botën e natyrës në tre mbretëritë mirënjohura, që përbëheshin nga mineralet, bimët e kafshët dhe i studiuan ato me kujdes. Studimi i mineraleve dhei metaleve kombinohej shpesh me studimin e alkimisë por jo doemos dhe herëpashere edhe me studimin e mjekësisë, falë përdorimit mjekësor që u bëhej mineraleve të ndryshme. Sa për bimët, nga njëra anë ato studioheshin përsëri në dritën e vetive të tyre mjekësore dhe nga ana tjetër në dritën e rëndësisë së tyre bujqësore. Literatura: Nasr, Sejjid Husein, Udhërrëfyes i të riut mysliman në botën moderne, Zemra e Traditës, Tiranë 2007:124-130; Sarton, Xhorxh, Historia e Shkencës Islame, ACFOS, Tiranë, 2009:28-33
14
Kontributi i myslimanëve në shkencë: Alkimia, Kimia dhe Mjekësia Alkimia nuk ishte vetëm një pararendëse e kimisë. Alkimisti i parë i madh islam jetoi shumë herët në historinë e Islamit dhe kjo mjeshtëri arriti kulmin me të. Kjo figurë, emri i të cilit u identifikua me alkiminë, ishte Xhabir ibn Hajjani, që jetoi në shekullin e dytë islam. Një prej fushave më të shtjelluara të veprimtarisë në shkencat islame e cila ka fituar vëmendjen e shkencëtarëve të shumtë muslimanë gjatë shekujve dhe mbetet akoma e gjallë është mjekësia islame. Themeli i mjekësisë islame është ajo që quhet et-tibb en-nebevri (mjekësia profetike), pra thënie, shprehi e veprime të Profetit (s.a.v) mbi shëndetin, higjenën, kujdesjen e trupit dhe sigurisht marrëdhënien e shpirtit me trupin. Veprat e Ibn Sinas janë në një farë kuptimi arritja kurorëzuese e mjekësisë së hershme islame. Siç u përmend më parë, në Perëndim ai quhej “Princi i Mjekëve” dhe Kanoni i tij është pa dyshim më i famshmi i tërë librave mjekësorë, përfshi punimet e Hipokratit dhe Galenit. Literatura: Nasr, Sejjid Husein, Udhërrëfyes i të riut mysliman në botën moderne, Zemra e Traditës, Tiranë 2007:130-138; Sarton, Xhorxh, Historia e Shkencës Islame, ACFOS, Tiranë, 2009:34-46, 95-102
15
Ndikimi i shkencës Islame dhe arsyet e dobësimit të saj Pa shkencat islame, ecuria e zhvillimit të shkencës në këto tre qytetërime do të kishte qenë shumë i ndryshëm. Kjo vlen veçanërisht për Perëndimin, i cili përbën natyrisht një interes qendror, për shkak të zhvillimit të shkencës moderne në Perëndim dhe ndikimit të saj të mëvonshëm mbi krejt globin. Midis shekujve XI dhe XIII e.s. shumë prej veprave madhore të shkencës islame u përkthyen në latinisht kryesisht në Spanjë por edhe në Siçili, e me raste edhe në vende të tjera në Itali dhe disa prej shkencëtarëve muslimanë si Ibn Sina e Raziu u bënë emra të përditshëm në botën perëndimore. Mjekësia islame u bë themeli i mjekësisë evropiane në masën që kur një figurë aq ikonoklaste si Paracelsusi dëshiroi të rebelohej ndaj praktikave tradicionale mjekësore dhe të vendoste një shkencë të re mjekësore, ai dogji Kanon-in e Ibn Sinas në Bazel, si simbol të mjekësisë tradicionale. Sigurisht, tradita e shkencës islame dalëngadalë u dobësua por ajo nuk ra aq shpejt sa ç'kanë pretenduar disa në Perëndim. Ajo vazhdoi në shekujte X, XI dhe XII islamë sidomos në fushën e mjekësisë dhe farmakologjisë. Nëse kërkohet të flitet për rënien e shkencave islame, duhet folur vetëm për dy-tre shekujt e fundit, po të shqyrtohet krejt bota islame. Literatura: Nasr, Sejjid Husein, Udhërrëfyes i të riut mysliman në botën moderne, Zemra e Traditës, Tiranë 2007:138-141
16
Provim Final
1
Do të njohë shkencëtarët dhe filozofët myslimanë më të rëndësishëm.
2
Do të mësojë zhvillimin e historisë së shkencës në gjeografinë islame.
3
Do të njohë qytetërimin Islam dhe ndikimin e saj në Rilindjen Evropiane.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 0% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 40% 40%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 1 1
Gjysmë finale
0 0 0
Provimi përfundimtar
1 1 1
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
122
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.88
ECTS
5.00