Jurisprudenca e Jetës së Profetit

Print

Nertil Bërdufi, PhD

Kodi
ISC 122
Emri
Jurisprudenca e Jetës së Profetit
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Në këtë lëndë do të shpjegohet historia e popullit arab para Islamit, kronologjia e jetës së Profetit (s.a.s) si një personalitet historik, personaliteti i tij dhe veprimtaritë.

Objektivat

Te informoje studentin mbi jeten e Profetit Muhamed (a.s).

Java
Tema
1
Në këtë temë do të shpjegohet prejardhja e ndritur e Profetit (s.a.s), lindja e tij, vitet që kaloi pranë Mëndeshës, vdekja e nënës së tij Aminës dhe përkujdesja e Abdulmuttalibit. Gjithashtu do të shpjegohet edhe lidhja e martesës me Hatixhen (r.a), ndryshimet që solli kjo martesë në jetën e Profetit (s.a.s) dhe në shoqërinë mekase si dhe do të tregohet për frytet që solli kjo martesë. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 15-64.
2
Në këtë temë fillimisht do të shpjegohen shenjat që i vinin Profetit (s.a.s) para ardhjes së shpalljes. Më pas do të shpjegohet fillimi i ardhjes së shpalljes, biseda me Xhebrailin (a.s) dhe reagimet e para të Profetit (s.a.s). Gjithashtu do të përmenden pasuesit e parë që iu përgjegjën ftesës së Profetit (s.a.s), do të shpjegohen vitet e para të mundimshme të muslimanëve dhe qëndrimet që ato mbajtën për të mbrojtur idealin e tyre. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 65-97.
3
Në këtë temë do të shpjegohet periudha kur kumtesa filloi të bëhej haptazi, vështirësitë qe u hasën dhe vendosmëria e atyre që kishin besuar. Do të shpjegohen edhe orvatjet e të dërguarit (s.a.s) për të bindur xhaxhain e tij Ebu Talibin që ai të ishte në mesin e besimtarëve. Gjithashtu do të tregohet edhe për ngjarjet e rëndësishme që ndodhën në shtëpinë e Ibn Erkamit dhe si e shihnin jobesimtarët të dërguarin e Allahut. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 98-159.
4
Në këtë temë do të trajtohet periudha kur Profetit (s.a.s) i zbritën ajetet që duhet tí kumtonte të tjerëve duke e zgjeruar rrethin. Do të shpjegohen emigrimet drejt Etiopisë bashkë me urtësitë e tyre. Do të trajtohet mrekullia e ndarjes së hënës dhe reagimet e atyre që nuk besonin. Do të shpjegohen vitet e bojkotit të përgjithshëm dhe vështirësitë që kaluan besimtarët. Së fundmi do të shpjegohet një nga periudhat më të vështira në jetën e Profetit (s.a.s) që njihet ndryshe edhe si viti i trishtimit. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 160-199.
5
Në këtë temë do të shpjegohet udhëtimi që Profeti (s.a.s) bëri në Taif dhe sprovat me të cilat u përball gjatë këtij udhëtimi. Do të trajtohet ndodhia e Israsë dhe Miraxhit që ndryshe njihet si një nga ndodhitë më të veçanta në jetën e Profetit (s.a.s), dhuratat që Profeti (s.a.s) solli për besimtarët nga ky udhëtim dhe do të shpjegohet rëndësia që mbart kjo ndodhi në jetën e çdo besimtari. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 200-229.
6
Në këtë temë do të shpjegohen besëlidhjet e Akabesë dhe rëndësia që ato patën në rrjedhën e ngjarjeve që ndodhën më pas. Do të shpjegohet leja që Profeti (s.a.s) mori për Hixhret dhe shqetësimi i Kurejshëve. Gjithashtu do të shpjegohet migrimi i shenjtë dhe ndodhitë më të rëndësishme gjatë migrimit. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 230-260.
7
Në këtë temë do të shpjegohet periudha kur Profeti (s.a.s) u vendos në Medine, në atdheun i ri. Do të trajtohet ngritja e qytetërimit të ri, mënyra e organizimit të jetesës dhe marrëveshjet që u lidhën mes muhaxhirëve dhe ensarëve. Pasi filloi një epokë e re për besimtarët do të trajtohen edhe masat që ato morën për t'u mbrojtur nga rreziqet që i kanoseshin. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 261-280.
8
Provim Gjysmë-final
9
Në këtë temë do të shpjegohet beteja e parë e myslimanëve, beteja e Bedrit. Do të shpjegohen zhvillimet para, gjatë dhe pas kësaj beteje. Do të trajtohet vendosmëria e besimtarëve, ndihma hyjnore dhe forca shpirtërore që kishin besimtarët edhe pse të paktë në numër krahasuar me mosbesimtarët që u përballën. Gjithashtu do të shpjegohen mësimet dhe urtësitë që morën besimtarët nga kjo betejë. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq.281-330.
10
Në këtë temë do të përshkruhet fillimi i ndodhisë së Uhudit. Do të trajtohet hutbeja e Uhudit, përmbajtja e saj dhe rëndësia e saj për besimtarët. Gjithashtu do të shpjegohet disfata e mekasve dhe çfarë i solli besimtarëve mosruajtja e delikatesës në bindjen ndaj urdhërit të Profetit (s.a.s). Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq.331-349.
11
Në këtë temë do të shpjegohen zhvillimet në Uhud ku mund të përmendim; organizimin e besimtarëve, lëkundja që ato pësuan, ndihmesa hyjnore që i erdhi dhe rigrupimi pas ndihmesës hyjnore. Gjithashtu do të shpjegohet koha kur Profeti (s.a.s) dhe shokët e tij i dhanë lamtumirën dëshmorëve të Uhudit dhe ngjarjet në Hamra'ul Esed. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 350-374.
12
Në këtë temë do të përshkruhen zhvillimet më të rëndësishme që ndodhën pas Uhudit. Do të analizohen zhvillimet në Hendek, ku do të përfshihen: sfidat gjatë përballjes me jobesimtarët, rëndësia që ka bashkimi për të arritur fitoren, urtësitë e kësaj ngjarjeje dhe çfarë i mësoi besimtarëve përfundimi i Hendekut. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 375-397.
13
Në këtë temë do të përshkruhet udhëtimi i besimtarëve për në Umre dhe ndodhitë e këtij udhëtimi. Do të shpjegohet marrëveshja e Hudejbijes dhe urtësitë e kësaj marrëveshjeje. Gjithashtu do të shpjegohet periudha e zgjerimit, si e ndryshuam rrjedhën ngjarjet në Hajber dhe zhvillimet që ndodhën pas Hajberit. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 398-440.
14
Në këtë temë do të trajtohet prishja e marrëveshjes me jobesimtarët dhe çfarë zhvillimesh solli prishja e kësaj marrëveshjeje. Më pas do të shpjegohet sihariqi që i erdhi besimtarëve për ngadhënjim, hyrja e tyre në qabe dhe bujaria që treguan besimtarët e triumfit bashkë me Profetin (s.a.s) ndaj mosbesimtarëve. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 441-460.
15
Në këtë temë do të shpjegohen lajmet e ardhura nga Heuazini dhe impakti që ato patën. Do të shpjegohen themelet e mirëkuptimit në botën e ndritur. Gjithashtu do të përshkruhet haxhi i lamtumirës dhe koha kur Profeti (s.a.s) u nda nga kjo botë. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 461- 494.
16
Final Exam
1
Studentët do të mësojnë rreth historisë së arabëve para ardhjes së Islamit, në mënyrë që të jenë më të qarta ndryshimet që ndodhën në atë shoqëri me ardhjen e Profetit (s.a.s.)
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 14 14
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
100
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.00
ECTS
4.00