Njohuri rreth Kuranit dhe Përkthimit të tij

Print

Rahim Ombashi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
ISC 114
Emri
Njohuri rreth Kuranit dhe Përkthimit të tij
Semestri
2
Leksione
2.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
2.00
ECTS
3.00
Përshkrimi

Lënda “Njohuri rreth Kur’anit dhe përkthimit të tij” është në formën e hyrjes në shkencat e Kur’anit, ndër të cilat në krye vjen historia e këtij libri hyjnor. Këtu do të bëhet fjalë për përkufizimin e gjerë të Kur’anit, formave të shpalljes hyjnore, historisë së tekstit të Kur’anit, që nga shkëputja prej Zotit, e deri tek forma e tij në ditët e sotme. Do të studiohen të gjitha etapat historike dhe shndërrimet fizike që ka pesuar libri përgjatë historisë, si dhe pjesët e tij përbërëse. Duke analizuar edhe një tekst shembull, përftohen njohuri edhe rreth përkthimit të tij, gjë e cila është themelore për çdpkënd, që nuk e ka arabishten gjuhën mëmë, apo që do ta shpjegojë Kur’anin në një gjuhë tjetër veç arabishtes. Kjo lëndë realizon parapërgatitjen e studentit për lëndën e shkencave të Kur’anit. Kështu ai do të jetë formuar me njohuritë hyrëse në këtë fushë dhe do ta ketë shumë më të lehtë drejtëkuptimin e brendisë së tekstit të këtij libri.

Objektivat

Ka për qëllim që t’i paraqesë studentëve njohuri hyrëse rreth shkencave të Kur’anit, duke i pajisur ata me informacion relativisht të mjaftueshëm në çështjet e zbritjes dhe transmetimit të tekstit kur’anor. Kështu, synohet prezantimi i një portreti të mirëfilltë të Librit Hyjnor. Të fituarit e aftësisë njohëse me historikun e zbritjes së Kuranit, ruajtjes së tij dhe detaje të rëndësishme rreth përbërjes së tekstit.

Java
Tema
1
Përkufizimi klasik i Kur'anit Fisnik dhe komentimi i saj i gjerë.
2
Përkufizimi i Kur'anit në traditën profetike dhe komentimi i saj.
3
Vahji, përkufizimi dhe llojet e tij.
4
Etapat e udhëtimit të Kur'anit deri në zbritjen tek Profeti (s.a.s.).
5
Ruatja e Kuranit në jetën e Profetit a.s.
6
Grumbullimi i Kuranit gjatë periudhës së kalifit të parë Ebu Bekrit r.a.
7
Termat ajet dhe sure, dhe veçoritë e tyre.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Suret e ajetet mekase dhe ato medinase.
10
Shumimi i Kur'anit në periudhën e kalifit të tretë Osmanit r.a.
11
Shtatë shkronjat dhe shkenca e kiraeteve.
12
Historiku dhe zhvillimi i pikësimit dhe vendosjes së harekeve në tekstin e Kuranit. Ndalesat gjatë leximit të tekstit.
13
Termat; Tefsir, te'uil, përkthim dhe meal.
14
Përkthim i krahasuar i sures Huxhurat - 1.
15
Përkthim i krahasuar i sures Huxhurat - 2.
16
Final Exam
1
Njohja me tematika thelbësore në lidhje me origjinën e tekstit dhe të kuptuarit e tij.
2
Zbritja e Kuranit dhe ruajtja e tij sipas fazave të ndryshme.
3
Përkthimi i Kuranit dhe aftësitë krahasuese mes përkthimeve të ndryshme.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 2 32
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 2 2
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
65
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
2.60
ECTS
3.00