Jeta e Profetit Muhamed

Print

Arti Omeri, PhD

Kodi
ISC 121
Emri
Jeta e Profetit Muhamed
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Në këtë lëndë do të shpjegohet historia e popullit arab para Islamit, kronologjia e jetës së Profetit (s.a.s) si një personalitet historik, personaliteti i tij dhe veprimtaritë.

Objektivat

1. Studimin e periudhës në të cilën jetoi Profeti (s.a.s) brenda kontekstit të historisë së gjithë njerëzimit. 2. Të nxjerrë në pah urtësitë e ngjarjeve më të rëndësishme në jetën e Profetit (s.a.s).

Java
Tema
1
Në këtë temë do të shpjegohet zëri që jehonte në luginën e Bekës; lutjet e profetit Ibrahim dhe ndërtimi i një qytetërimi të ri. Gjithashtu do të shpjegohet edhe lutjet e profetëve të mëparshëm në lidhje me ardhjen e profetit të fundit. Do të shpjegohet dhe zëri që jehonte nga dijetarët e Jemenit, Damaskut dhe zonës së Hixhazit në lidhje me ardhjen e profetit të fundit. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 1-33.
2
Në këtë temë do të shpjegohet prejardhja e ndritur e Profetit (s.a.s); rreth stërgjyshërve dhe gjyshit të tij, hapja e burimit të Zemzemit dhe ngjarja e shortit me babain e tij. Gjithashtu do të shpjegohet edhe ngjarja e elefantit. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 34-46.
3
Në këtë temë do të shpjegohet lindja e Profetit (s.a.s), lajmet që vinin nga të gjitha anët në lidhje me lindjen e tij. Do të shpjegohen vitet që kaloi pranë Mëndeshës, vdekja e nënës së tij Aminës dhe përkujdesja e Abdulmuttalibit. Gjithashtu do të shpjegohet edhe përkujdesja e xhaxhait të tij Ebu Talibit dhe ngjarjet më të rëndëishme që ndodhën gjatë viteve që Ebu Talibi përkujdesej për profetin (s.a.s), siç ishte udhëtimi për Damask. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 47-79.
4
Në këtë temë do të trajtohet lidhja e martesës me Hatixhen (r.a.), ndryshimet që solli kjo martesë në jetën e Profetit (a.s) dhe në shoqërinë mekase si dhe frytet e asaj martese. Do të shpjegohet ngjarja e riparimit të Qabes dhe gjykimi i Profetit (a.s), do të trajtohet periudha para ardhjes së shpalljes së bashku me ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 80-107.
5
Në këtë temë do të shpjegohet fillimi i ardhjes së shpalljes, biseda me Xhebrailin (a.s) dhe reagimet e para të Profetit (s.a.s). Gjithashtu do të përmenden pasuesit e parë që iu përgjegjën ftesës së Profetit (s.a.s), do të shpjegohen vitet e para të mundimshme të myslimanëve dhe qëndrimet që ato mbajtën për të mbrojtur idealin e tyre. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 108-156.
6
Në këtë temë do të shpjegohen periudha kur kumtesa filloi të bëhej haptazi, vështirësitë qe u hasën dhe vendosmëria e atyre që kishin besuar. Do të shpjegohen edhe orvatjet e të dërguarit (s.a.s) për të bindur xhaxhain e tij Ebu Talibin që ai të ishte në mesin e besimtarëve. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 157-203.
7
Në këtë temë do të shpjegohet periudha në shtëpinë e Ibn Erkamit, për ngjarjet e rëndësishme që ndodhën gjatë qëndrimit në atë shtëpi, planet e jobesimtarëve dhe si e shihnin jobesimtarët të dërguarin e Allahut. Do të trajtohet periudha kur Profetit (s.a.s) i zbritën ajetet që duhet tí kumtonte të tjerëve duke e zgjeruar rrethin. Gjithashtu do të shpjegohet dhe historia se si Hz. Omer (r.a) u bë mysliman. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 204-241.
8
Provimi gjysmë final
9
Në këtë temë do të shpjegohen dy emigrimet drejt Etiopisë bashkë me urtësitë e tyre. Do të trajtohet letra që profeti (s.a.s) i shkruajti mbretit të Etiopisë dhe përgjigja e Nexhashiut, duke trajtuar strategjitë që ato përdornin në komunikim. Gjithashtu do të shpjegohet dialogu i zhvilluar mes Xhafer ibn Ebu Talibit dhe Amr ibn As. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 242-261.
10
Në këtë temë do të përshkruhet mrekullia e ndarjes së hënës dhe reagimet e atyre që nuk besonin. Do të shpjegohen vitet e bojkotit të përgjithshëm dhe vështirësitë që kaluan besimtarët. Do të shpjegohet edhe një nga periudhat më të vështira në jetën e Profetit (s.a.s) që njihet ndryshe edhe si viti i trishtimit. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 262-282
11
Në këtë temë do të shpjegohet udhëtimi që Profeti (s.a.s) bëri në Taif, sprovat me të cilat u përball gjatë këtij udhëtimi. Do të trajtohet ndodhia e Israsë dhe Miraxhit që ndryshe njihet si një nga ndodhitë më të veçanta në jetën e Profetit (s.a.s), dhuratat që Profeti (s.a.s) solli për besimtarët nga ky udhëtim dhe do të shpjegohet rëndësia që mbart kjo ndodhi në jetën e çdo besimtari. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 283-330.
12
Në këtë temë do të shpjegohen besëlidhjet e Akabesë dhe rëndësia që ato patën në rrjedhën e ngjarjeve që ndodhën më pas. Do të shpjegohet leja që Profeti (s.a.s) mori për Hixhret, shqetësimi i Kurejshëve dhe planet që ato thurën. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 331-356.
13
Në këtë temë do të shpjegohet migrimi i shenjtë, ndodhitë më të rëndësishme para dhe gjatë migrimit siç ishin; përgatitjet për migrim, përballja me mrekulli gjatë udhëtimit atj. Do të shpjegohet arritja e profetit (s.a.s) në Kuba, takimi me njerëzit atje si Selman el- Farisi. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 357-387.
14
Në këtë temë do të shpjegohet periudha kur Profeti (s.a.s) u vendos në Medine, në atdheun i ri. Do të trajtohet ngritja e qytetërimit të ri, mënyra e organizimit të jetesës dhe marrëveshjet që u lidhën mes muhaxhirëve dhe ensarëve. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 390-406.
15
Në këtë temë do të shpjegohen masat që besimtarët morën për t'u mbrojtur nga rreziqet që i kanoseshin, pasi për to filloi një epokë e re. Do të trajtohet mënyra e udhëheqjes së profetit (s.a.s) dhe sjellja e familjeve që kishin mbetur në Mekë. Resit Haylamaz, Fatih Harpci, Sultan of Hearts: Prophet Muhammad, Blue Dome, New Jersey, 2017: 407- 437.
16
Final Exam
1
Studentët do të mësojnë rreth historisë së arabëve para ardhjes së Islamit, në mënyrë që të jenë më të qarta ndryshimet që ndodhën në atë shoqëri me ardhjen e Profetit (s.a.s.)
2
Studentët do të kenë njohuritë e nevojshme mbi jetën e profetit (s.a.s) si një personalitet historik.
3
Studentët do të studiojnë periudhën në të cilën jetoi Profeti (s.a.s) brenda gjithë historisë së njerëzimit
4
Studentët do të përftojnë aftësi për t’i dhënë zgjidhje problematikave bashkëkohore, duke u nisur nga shembulli dhe metodat e Profetit (s.a.s) në zgjidhjen e problemeve.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
2 10% 20%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 5 5
Provimi përfundimtar
1 5 5
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
100
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.00
ECTS
4.00