Historia dhe Metodologjia e Tefsirit

Print

Xhorxhina Seferi, Msc

Kodi
ISC 204
Emri
Historia dhe Metodologjia e Tefsirit
Semestri
4
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Në këtë lëndë do të trajtohen: Studimi i formave të tefsirit që kanë lindur gjatë periudhave që ka kaluar tefsiri nga koha e Profetit (sas) deri në ditët e sotme. Kuptimet e fjalëve tefsir dhe te’uîl. Tefsiri dhe burimet e tefsirit në kohën e Profetit (sas). Tefsiri dhe burimet e tefsirit në kohën e sahabeve. Tefsiri në kohën e tabiinëve; tefsiri dhe isrâilijâti; Lëvizjet e tefsirit pas periudhës së tabiineve. Tefsirët e parë dhe ndikimi i tyre. Studimi i autorëve që kanë shkruar në lidhje me zhvillimin e letërsisë paralelisht me këtë. Temat ku mbështetet metodologjia e tefsirit, shembujt në lidhje me rolin e tefsirit në drejtëkuptimin e Kur’anit.

Objektivat

Vlerësimi i periudhave që ka kaluar shkenca e tefsirit duke filluar që nga koha e Profetit (sas). - Trajtimi i temave të metodologjisë së tefsirit dhe prezantimi i disa veprave në këtë fushë. - Shqyrtimi me shembuj i rolit të tefsirit në drejtëkuptimin e Kur’anit.

Java
Tema
1
Zbritja e Kuranit dhe regjistrimi i tij. Kjo temë trajton mënyrat dhe format e ardhjes së shpalljes hyjnore, gjendjet e Profetit (s.a.s) gjatë marrjes së vahjit, shkruajtësit e vahjit, etapat e zbritjes. Në këtë temë gjithashtu trajtohen edhe urtësitë e zbritjes së shpalljes hyjnore pjesë-pjesë, si u bë shkrimi i Kur'anit dhe shumimi i tij. (fq. 3-29)
2
Shkenca e tefsirit, përkufizimi, objekti, synimi dhe konceptet bazike. Shkenca e tefsirit, përkufizimi, objekti, synimi dhe konceptet bazike. Kjo temë do të trajtojë përkufizimet e disa termave bazikë siç janë: Tefsit, te'vil, përkthim, meâl, mufessir, cila është tema, qëllimi dhe rëndësia e tyre. Po ashtu do të trajtohen edhe ndryshimet mes këtyre koncepteve. (fq.56-79)
3
Historia e tefsirit: periudha e dy brezave të parë; Profetit (a.s) dhe sahabëve. Kjo temë fillimisht do të fokusohet në mënyrat e tefsirit gjatë periudhës së Profetit (s.a.s), me pas do të analizojë metodat e interpretimit të Kur'anit që përdoreshin nga sahabet. Gjithashtu do të përshkruhen edhe veçoritë e përgjithshme të tefsirit gjatë kësaj periudhe, burimet që u mbështetën sahabët gjatë interpretimit dhe do të përmenden edhe emrat e sahabëve më të shquar që janë marrë me tefsir. (fq. 81-94)
4
Historia e tefsirit: periudha e dy brezave të dytë dhe në vijim; nga tabiunët, etbau't-tabiinët deri në ditët e sotme. Kjo temë do të trajtojë tefsirin në periudhën e tabiunëve, shkollat e tefsirit gjatë asaj periudhe dhe veçoritë e interpretimit të tabiunëve. Gjithashtu do të trajtohet tefsiri në periudhën e etbau't-tabiiunëve deri në ditët e sotme, duke përmendur disa personalitete mjaft të rëndësishëm të shkencës së tefsirit që kanë dhënë kontribut të çmuar në shkrimin e veprave të tefsirit. (fq. 94-106)
5
Llojet e tefsirit: Tradicional dhe interpretativ. Kjo temë do të analizojë dy llojet e tefsirit atë tradicional dhe interpretativ. Do të jepen përkufizimet për secilin lloj, do të tregohet zhvillimi i tyre historik dhe veçoritë e gjithësecilit. Gjithashtu do të përmenden disa nga interpretimet dhe interpretuesit më të njohur për secilin lloj. (fq. 108-131)
6
Ekolet e tefsirit. Në këtë temë do të trajtohen ekolet klasike dhe moderne të tefsirit. Do të jepen përkufizimet e tyre, llojet e tefsirit për secilin nga ekolet, arsyet që çuan në lindjen e secilit lloj bashkë me karakteristikat e tyre dhe disa vepra që janë shkruar për secilin lloj tefsiri. (fq.133-155)
7
Klasifikimi i shkencave të Kuranit. Në këtë temë do të shpjegohet në mënyrë specifike klasifikimi i shkencave të Kur'anit dhe nën ndarjet e secilës shkencë. (fq. 157-230)
8
Projekt Gjysmëfinal
9
Shkencat historike: Shkaqet e zbritjes dhe historitë në Kuran. Në këtë temë trajtohen shkaqet e zbritjes të ajeteve, llojet e shkaqeve të zbritjes dhe dobitë e mësimit të këtyre shkaqeve. Gjithashtu do të trajtohen llojet e historive në Kur'an, veçoritë dhe qëllimet e tyre. (fq.211-217; 220-227)
10
Shkencat historike: Shfuqizimi i ajeteve dhe israilijat. Në këtë temë trajtohen argumentet e shfuqizimit, llojet e tij. Gjithashtu trajtohen mënyra se si israilijati ka hyrë në tefsir dhe llojet e lajmeve të israilijatit. (fq.217-220; 227-232)
11
Shkencat gjuhësore: Fjalët e huaja në Kuran, mubhematu’l-Kur’an dhe muxhmel-mubejen. Në këtë temë trajtohen fjalët e huaja të ilustruara me shembuj nga Kur'ani. Gjithashtu trajtohen arsyet e mubhemit në Kur'an, temat në të cilat kq shpjegime pa detaje (muxhmel) dhe shpjegime të detajuara (mubejen). (fq. 164-170)
12
Shkencat gjuhësore: Shprehja figurative, shembujt dhe betimet në Kuran. Në këtë temë do të trajtohen llojet e shkencave gjuhësore, pjesë e të cilave janë edhe shprehjet figurative. Do të trajtohen llojet e shprehjeve figurative të përdorura në Kur'an të ilustruara me shembuj dhe betimet në Kur'an. (fq.158-162;178-183)
13
Shkencat kuptimore: Muhkem-muteshabih dhe shkronjat e ndërprera. Në këtë temë trajtohen ajetet nga na kuptimore. Arsyet e ekzistencës së dy llojeve dhe nën ndarjet e secilit të ilustruar me shembuj nga Kur'ani. (fq.162-167;180-191)
14
Shkencat kuptimore: Mushkilu'l-Kuran dhe ixhazu'l-Kuran. Në këtë temë do të shpjegohet çfarë është mushkilu'l-Kur'an, arsyet e lindjes së saj ndërmjet ajaeteve Kur'anore. Gjithashtu do të trajtohet ixhazu'l-Kur'an dhe dimensionet e mrekullisë. (fq.192-194; 198- 203)
15
Shkencat kuptimore: Relatat ndërmjet ajeteve dhe sureve, stili i shprehjes dhe gramatika në Kuran. Në këtë temë trajtohen llojet e relatave midis ajeteve dhe sureve, mënyra e stilit të shprehjes së Kur'anit dhe informacione të rëndësishme në lidhje me shkencën që studion gramatikën e Kur'anit (I'rrabu'l Kur'an). (fq.195-198; 203-209)
16
Provim Final
1
Studenti do të mësojë periudhat që ka kaluar shkenca e tefsirit duke filluar që nga koha e Profetit (sas)..
2
Studenti do të përfotjë njohuri rreth temave të metodologjisë së tefsirit dhe rreth disa veprave në këtë fushë.
3
Studenti do ketë mundësi të japë shembuj në lidhje me rolin e tefsirit në drejtëkuptimin e Kur’anit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
1 15% 15%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
55%
Përqindja e provimit përfundimtar
45%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 5 0
Gjysmë finale
1 13 13
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00