- Kodi
- COM 403
- Emri
- Identitetet dhe Komunikimi Masiv
- Semestri
- 1
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Kursi i leksioneve "Identitet përmes Mediave" do të përshkruajë, paraqesë dhe studiojë strategjinë, arsyet dhe motivimin që ushqejnë diskurset mediatike të çdo forme mbi çështje të nxehta, të vjetra e të reja të Identiteteve nacionale, poltike, ideologjike, kulturore, etnike, regjionale e religjioze të mbishtresuara në peisazhin e shoqërive të sotme moderne, ndër to edhe të shoqërisë shqiptare. Burimet dhe origjina e identiteve, agjentët socio-kulturorë që e ushqejnë në dinamikën e mediave, forumeve, botimeve speciale e press-konferencave të posaçme do të studiohen si në aspektet retrospektive, ashtu dhe në aspektin futurologjik. Shembujt e tolerancës dhe intolerancës, hegjemonia herë e njërit identitet e herë të një tjetri, të të shikohen nga aspekti teorik e praktik, paralel me përpjekjet për gjetjen e formulave të bashkëjetesës tolerante në një shoqëri demokratike. Rëndësi të madhe ka koncepti i qëndrueshëm i qasjes ndaj dukurive identitare, identitet e shprishura, identitetet e rreme apo të sajuara e të ngritura në mit dhe së fundmi, konjukturat e jashtme e të brendshme të përplasjes së identiteve. Karakteri i leksioneve parashikon krahas nocioneve teorike edhe një diskurs të pasur e të ilustruar me shembuj nga praktika reale kombëtare e ndërkombëtare.
- Objektivat
- Java
- Tema
- 1
- Identitetet nacionale dhe formimi i tyrë në prag të shoqërive moderne. Eposet kombëtare, si embrione të formimit identitar nacional.
- 2
- Kombi, shteti dhe Feja. Identitetet kombëtare dhe identitetet religjioze në miksterin mediatik.
- 3
- Mekanizmi i prodhimit të identitetve; roli i Medias dhe literaturës: krijimi i identiteteve kombëtare.
- 4
- Identiteti Ballkanik dhe identiteti kombëtar shqiptar: Roli i literaturës dhe reprezantimi mediatik i tyre në media.
- 5
- Identiteti shqiptar midis Lindjes dhe Perëndimit në polemikat e diskursive mediatike.
- 6
- Diskursi eurocentrist dhe orientalist në media.
- 7
- Përplasja e madhe e identiteve në median e shek 21: koncepti i bashkëjetesës humane midis traditës dhe modernitetit sipas F. Gylen.
- 8
- Provim Gjysmëfinal
- 9
- Faktori nacional dhe identiteti në erën globaliste: Globalizëm dhe Glokalizëm
- 10
- Orientalizmi i Eduard Said dhe refuzimi oriental i Orientalizmi në mediat shqiptare.
- 11
- Mediat dhe islami: ideologjizimi dhe instrumentalizimi i diskursit. Mllefi i Oriana Fallaçit.
- 12
- Europianizimi midis shumësisë dhe identitetit kulturor: përbërësit e identiteteve
- 13
- Struktura trenare religjioze e shqiptarëve dhe dyfishësia mediatike ndaj happy end-it të bashkëjetesës
- 14
- Kombi në inkubator: Mbi nocionin kombi kosovar
- 15
- Identitetet ndërindividuale dhe identitetet gjinore
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët do të dinë të operojnë në teori dhe në terren për të përforcuar lidhjen me të vërtetat e identiteteve;
- 2
- Studentët do të dinë të ndërtojnë marrëdhënie sa më efikase komunikimi më komunitarët e lidhur pas identiteve të caktuara.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 1 10% 10%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 6 84
- Detyrat
- 1 6 6
- Gjysmë finale
- 1 6 6
- Provimi përfundimtar
- 1 6 6
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 150
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 6.00
- ECTS
- 6.00