Komunikimi Ndërkulturor dhe Ndërfetar

Print

Genti Kruja, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
COM 416
Emri
Komunikimi Ndërkulturor dhe Ndërfetar
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Komunikimi ndërkulturor dhe Ndërfetar është një fushë që synon studimin e mënyrës sesi njerëzit nga origjina të ndryshme kulturore përpiqen të komunikojnë. Aq më tepër në këtë kurs del në pah lidhja e fuqishme që kanë bashkë komunikimi ndërkulturor dhe ndërfetar me psikologjinë kombëtare të kombeve të ndryshme, traditave dhe vlerave, mendësinë dhe besimet fetare të çdo shoqërie.

Objektivat

Komunikimi ndërkulturor dhe ndërfetar është një kombinim i fushës së antropologjisë, studimeve kulturore, psikologjisë sociologjisë dhe komunikimit. Kjo fushë ka lëvizur kundrejt edhe trajtimit të marrëdhënieve ndëretnike, edhe kundrejt studimit të strategjive të komunikimit, përdorur nga popullatat bashkëkulturore. Me anë të kësaj lënde studentët do të kenë mundësi të njohin metodat e komunikimi dhe dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor.

Java
Tema
1
Konceptet e Komunikimit Ndërkulturor dhe Ndërfetar Media dhe diversiteti kulturor. Diversiteti në kontekstin socio-historik. Diversiteti në demokraci.
2
Shoqëritë multikulturore, edukimi ndërkulturor dhe media Minoritetet, të drejtat dhe raportimi i tyre në media Kultura dhe Komunikimi.
3
Raportimi etik dhe gjuha e urrejtjes Barrierat në komunikimin ndërkulturor: Etnocentrizmi, Paragjykimi, stereotipizimi, paragjykimi dhe diskriminimi sipas origjinës (vendlindjes, gjinisë, fesë, dialektit, bindjeve politike, etj.) Identiteti, gjuha dhe komunikimi ndërkulturor
4
Efektet e fesë në shoqëri Nëse ndërveprimi midis fesë dhe shoqërisë shqyrtohet nga afër dhe sistematikisht, shihet se kjo është kryesisht në formën e efektit të fesë në komunitet. Struktura shoqërore dhe funksionet shoqërore janë të ekspozuara ndaj këtij efekti. Për këtë arsye, feja ka qenë gjithmonë në marrëdhënie të ngushta me bashkësi natyrore si familja, fisi dhe kombi. Sipas sociologëve të fesë, efekti i fesë në tradita është shumë më i madh se efektet që shihen: Kur fetë janë të fuqishme, ata bëjnë përpjekje të mëdha për të ndryshuar shoqëritë, veçanërisht kur ato u shfaqën për herë të parë. Sepse, në këto periudha, prijësit e tyre ishin në krye të religjionit. Gjatë këtyre viteve të hershme të fesë, ndodhin ndryshime dhe transformime të mëdha shoqërore. Kur ndikimi i fesë në shoqëri fillon të dobësohet; fuqia e feve për të ndryshuar shoqërinë gjithashtu ngadalësohet. Në këtë rast, shoqëria tashmë përpiqet të ndryshojë fenë dhe ta dominojë atë. Kiliç, Ahmet Faruk, “Toplumun Direği Din (Bütüncül Din Sosyolojisi)”, Kutup Yildiz Yayinlari, Istanbul, 2014:108-119.
5
Funksionet sociale të fesë Feja dhe Integrimi Social, Roli i fesë në zgjidhjen e problemeve të sotme sociale Rolet e fesë në integrimin social Feja, lëvizjet fetare, radikalizmi, ekstremizmi, terrorizmi dhe lufta Feja jo vetëm në Revolucionin Francez, por dhe në kohë krizash të tjera gjithmonë ka treguar funksionet e saj integruese. Referencat fetare janë përdorur gjithmonë jo vetëm gjatë luftës, por edhe për pranimin publik të reformave të bëra pas luftës. Feja ka qenë gjithmonë faktori më i rëndësishëm integrues në krijimin dhe fazat e zhvillimit të shumë shteteve që jetojnë në të kaluarën dhe sot. Por shpesh ka ndodhur që politika ta përdorë fenë për interesat e veta, duke nxitur luftëra, konflikte dhe terror. Në këto kohëra rritet roli pozitiv i lidershipit fetat në promovimin e paqes dhe dialogut. Një këndvështrim Islam mbi terrorin, Prizmi, Tiranë, 2008. Kiliç, Ahmet Faruk, “Toplumun Direği Din (Bütüncül Din Sosyolojisi)”, Kutup Yildiz Yayinlari, Istanbul, 2014:119-132.
6
Analizë sociologjike e fesë nga mendimtarë shqiptarë Nevoja për fe në pikëpamje shpirtërore, morale, juridike e shoqërore Filozofët të cilët lëvizjet e materies ose ato shpirtërore, të shkaktuara në sipërfaqen e dheut i shpjegojnë gjithmonë sipas fakteve besimtare, e përcaktojnë nevojën e besimit për njeriun me këto fjalë: Shpirti është një rruzullim i padukshëm. Kurse ky rruzullim të cilin e shohin sytë tanë është i dobët dhe, në një pjesë të këtij rruzullimi hyn edhe trupi ynë. Kraja, Ali, “A duhet feja, a pengon bashkimin kombëtar”, KMSH, Tiranë 2016:20-47.
7
Dialogu, domosdoshmëri globale Vlerat bazë që janë tipare të shek. XXI janë modernizmi, pluralizmi, individualizmi, etj. Disa pretendojnë që modernizmi i ka bërë njësh jetën vetjake dhe shoqërore, duke krijuar forma të reja të jetës fetare, kulturore dhe të pluralizmit politik. Shumë teoricienë e kanë përshkruar modernizmin prej perspektivës së shtimit të sovranitetit njerëzor përtej kufirit të tij dhe përparimit të shkencës. Kjo lidhje e drejtpërdrejtë e vendosur midis shkencës, nga njëra anë dhe aftësive e sovranitetit, nga ana tjetër, ka treguar mundësinë që u jepet shteteve më të fuqishme për të praktikuar forma të reja të dominimit të vendeve dhe popujve të tjerë, të cilat në kohët moderne kanë sjellë rrjedhoja problematike të shumta. Ergene, Enes, Dashuri dhe tolerancë, Prizmi, Tiranë, 2005:9.
8
Seminar lidhur me projektin
9
Dialogu, toleranca dhe mirëkuptimi Toleranca, një term që ne e përdorim herë pas here në vend të fjalëve respekt, mëshirë, bujari ose vetëpërmbajtje, është elementi më thelbësor për sistemet morale, burimi më i rëndësishëm i disiplinës shpirtërore dhe një virtyt mjaft i çmuar për njerëzit e plotësuar në vetvete. Njerëzit në përgjithësi dëshirojnë t’i referohen të kaluarës dhe të tashmes për klimën e tolerancës dhe të durimit që shpërndan, shndërron, qartëson dhe pastron. Atëherë ecin drejt së ardhmes me besim, pa asnjë ndjenjë ankthi. Kruja, Genti, Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar, Prizmi, Tiranë, 2008:24-39; Gulen, Fethullah, Love and tolerance, Prizmi, Tirana, 2005:115-117.
10
Dialogu ndërfetar në besimet abrahamike (monoteiste) Çështja e trajtimit të harmonisë ndërfetare dhe e bashkëjetesës ndërmjet besimtarëve të besimeve të ndryshme fetare është temë themelore dhe e domosdoshme për njerëzit. Të flasësh për çështjen e tolerancës ndërfetare është sikurse të flasësh për jetën në teori dhe në praktikë. Toleranca e një feje është kriter i aftësisë së saj jetësore. Sa më fisnike të jenë dispozitat e një feje, aq më të mëdha do të jenë predispozitat e saj për t’u bërë fe universale, fe e gjinisë njerëzore. Të bërit fe botërore përsëri është ideali i çdo besimi fetar, i cili synon t’i japë bashkësisë njerëzore ngushëllim e paqe në këtë botë dhe lumturi të përjetshme në botën tjetër. Marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishterimit Ndikimi më i rëndësishëm i mendimit evropian në botën myslimane, daton në fillimin e shekullit të XIX, ndërsa qytetërimi Islam e kishte dhënë ndikimin e tij të thellë në kulturën evropiane të krishterë - rrugës së saj të gjatë drejt zhvillimit dhe teknologjisë - gati një mijë vjet më parë dhe gjatë një periudhe prej disa qindra vjetësh. Me fjalë të tjera për më shumë se një mijë vjet kultura evropiane nuk pati ndikim shumë të ndjeshëm në botën myslimane, për më tepër përfitoi nga “iluminizmi” i hershëm islam në të gjitha fushat e kulturës dhe shkencës. Kruja, Genti, Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar, Prizmi, Tiranë, 2008: :70-80, 91; Kahraman, Ahmet, Mukazeseli Dinler Tarihi, Marifet Zazinlari, Istanbul 1999:50, 141-335.
11
Dialogu Ndërfetar në Islam Shembuj dhe interpretime nga Kur’ani Toleranca në traditën profetike Dialogu mes myslimanëve dhe ortodoksëve Marrëdhëniet midis myslimanëve dhe të krishterëve të Lindjes është i hershëm sa vetë Islami. Ata dialoguan në mënyra të ndryshme për shkak se bashkëjetonin në të njëjtat hapësira gjeografike, ku shtrihej edhe Krishterimi lindor, si në Palestinë, Egjipt, Siri e Azi e Vogël. Dialogu mes myslimanëve dhe Vatikanit • Koncili II i Vatikanit • Letra e prijësve myslimanë drejtuar Papës dhe të gjitha Kishave të krishtera • Deklarata e Marakeshit për të drejtat e pakicave fetare në vendet myslimane • Thomas Michel, një shembull i dialogut Pontifical Council for Inter-religious Dialogue and the Congregation, “Dialogue and Proclamation.” 1-22, 33-41, 46-54. Skim 55-89. Online Link Kruja, Genti, Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar, Prizmi, Tiranë, 2008:90-93, 119-130. Anastasi, Globalism and Orthodoxy, KOASH, Tiranë, 2004:147.
12
Sfidat e bashkëjetesës ndërfetare mes myslimanëve dhe të krishterëve përgjatë historisë Të dyja qytetërimet bazohen te besimi në një Zot. Monoteizmi është thelbi i besimit të tyre. Koncepti i fesë islame për Zotin mund t’i ndihmojë të krishterët të sqarojnë konceptimin e tyre të monoteizmit dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike elementet antropomorfë në dogmën e tyre të trinitetit të Zotit të vetëm. Për më tepër, të dy besimet kanë një natyrë universale dhe si rrjedhim janë të hapur për gjithë njerëzimin. Ky universalitet i mesazhit të tyre mund të përbëjë një rivalitet mes dy besimeve, por në të njëjtën kohë nënvizon mungesën e paragjykimeve kundrejt të gjithë besimeve të njerëzimit. Globalizimi i marrëdhënieve mes myslimanëve dhe të krishterëve Lëvizja drejt një bashkësie mbarëbotërore përbën një ngjarje në zhvillim, një "situatë" të qartë historike, që kryhet pavarësisht nga dëshirat apo kundërshtitë tona dhe përshpejtohet nga faktorë asnjanës dhe indiferentë ndaj fesë. Në këtë proces fetë e ndryshme kanë luajtur një rol tepër të rëndësishëm, të drejtpërdrejtë ose jo, pozitiv apo frenues. Ndaj, para se t’i referohemi kontributit të feve në të ardhmen mbi detyrimin, që kanë lidhur me formimin e bashkësisë mbarëbotërore, është e nevojshme që të njohim përgjegjësinë e tyre në shumë faqe të zymta të historisë njerëzore dhe të kuptojmë kuadrin e ri, brenda të cilit ato janë të detyruara të lëvizin. Anastasi, Globalizmi dhe Ortodoksizmi, KOASH, Tiranë, 2004:23; Kruja, Genti, Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar, Prizmi, Tiranë, 2008:80.
13
Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar Në studimet sociologjike shqiptare të dhjetëvjeçarit të fundit është argumentuar se krahas vlerës kulturore të besës dhe të mikpritjes, toleranca, ose, më saktësisht, mirëkuptimi ndërfetar i shqiptarëve përbënte dhe përbën një nga profilet më të spikatura të modelimit psikokulturor të shqiptarëve në të kaluarën dhe në ditët tona. Ndërkohë në mjaft shoqëri më të urbanizuara, në rrjedhën e disa shekujve, madje edhe në ditët tona, konfliktet ndërfetare kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten një sfidë e rëndë problematike në shumë rrafshe, sociale e politike, fetare e psikokulturore, etj. Kruja, Genti, “Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar”, Prizmi, Tiranë, 2008:131-239
14
Diversiteti fetar përgjatë historisë në trojet shqiptare Historia e komuniteteve fetare në Shqipëri Feja dhe Shqipëria në kohën e realizmit socialist Persekutimi komunist dhe sfidat e diversitetit kulturor gjatë regjimit totalitar
15
Rrugë drejt dialogut ndërfetar sot në Shqipëri Shembuj dhe praktika të dialogut ndërfetar akademik Roli i komuniteteve fetare në promovimin e dialogut ndërfetar Roli i shtetit dhe marrëdhëniet me komunitetet fetare
16
Provim Final
1
Njohja e fushës së komunikimit ndërkulturor dhe ndërfetar.
2
Njohja dhe analiza e konflikteve ndërfetare dhe ndërkulturore.
3
Njohja e kulturës shqiptare dhe e sfidave të saj në kuadër të globalizmit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 0% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 30% 30%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 6 84
Detyrat
1 3 3
Gjysmë finale
0 0 0
Provimi përfundimtar
1 4 4
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
139
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.56
ECTS
6.00