Metodat e Avancuara Kërkimore I

Print

Brikena Smajli, PhD

Kodi
COM 401
Emri
Metodat e Avancuara Kërkimore I
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda synon zbatimin në praktikë të njohurive të përftuara në lëndën “Metodat e avancuara kërkimore” gjatë përzgjedhjes dhe klasifikimin e materialeve të një studimi apo teze. Problematikat që ndeshen gjatë pregatitjes së tesës dhe mënyrat e zgjidhjes. Gjithashu synon praktikimin e teknikave dhe metodave kërkimore.

Objektivat

Të marrë njohuri bazë mbi metodat e avancuara shkencore të kërkimit Të përvetësohen konceptet operative për të nxitur përvetësimin e njohurive që kanë të bëjnë me hartimin me shkathtësi, si një përgatitje moderne, pa të cilën është vështirë të rreshtohen studentët në rrafshin e të kuptuarit, të interpretimit, të pavarësimit si dhe të daljes nga rrethi vicioz i kohës. Të arrijnë studentët që duke aplikuar instrumentët metodologjikë, të mundësojnë shqyrtimet teorike duke kaluar në veprime konkrete, në hulumtime, vëzhgime dhe hartime të punëve profesionale, si një hap për të hyrë në brendinë e shkencës. Kursi i ligjëratave Master mundëson veprim origjinal, të pavarur, komunikim me vlerat e shkuara, si dhe të skicimit të ideve me performancë të dobishme për zhvillimin e tërësishëm të kulturës, si parakusht i gjithë zhvillimeve të tjera.

Java
Tema
1
Ç’është kërkimi shkencor? Karakteristikat e kërkimit shkencor. Cilësia në kërkime shkencore. Prezantim i përgjithshëm i kërkimit shkencor, rëndësia e tij si pjesë integrale e përgatitjes së punimeve shkencore, punimi i diplomës dhe analiza e të dhënave. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 1-15. Christine Daymon and Immy Holloway- Qualitative Research Methods in Public Relations and Marketing Communications, Routledge, New York, 2010, f.3-18
2
Dijet, teoritë paradigmat dhe këndvështrimet. Natyra e subjektit të kërkimit shkencor në shkencat sociale. Përshkrim historik i zhvillimit shkencor dhe shpjegimi i koncepteve bazë të termave kryesore që do të hasen gjatë zhvillimit të lëndës, teoritë kryesore dhe evolimi i tyre ndër vite. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 1-27
3
Natyra e të dhënave. Karakteristikat e të dhënave. Përdorimi i të dhënave si përfaqësim i realitetit shoqëror. Shpjegimi i natyrës së të dhënave dhe shpjegimi i tre koncepteve bazë, të dhëna cilësore, sasiore dhe mikse. Shembuj konkret i përdorimit të tyre në punime specifike. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 10-17
4
Pyetjet e kërkimit shkencor, hipotezat, përkufizimet operative të kërkimit shkencor. Në këtë leksion do të shpjegohet procesi i përzgjedhjes së një teme kërkimore, llojet e variablave, llojet e hipotezave si dhe vizualizimi i një pyetje kërkimore. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 27-50
5
Planifikimi i një projekti kërkimi shkencor. Përkufizimi, aspekte praktike. Studentët do të përpiqen të realizojnë pjesën e parë të një projekt propozimi bazuar nga shpjegimi i leksioneve të deritanishme. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 1-50
6
Vlerësimi kritik i literaturës. Kërkimi i literaturës. Aspekte praktike të shqyrtimit të literaturës. Procesi i shqyrtimit të literaturës. Rëndësia e rishikimit të literaturës si pjesë bazë e punimit shkencor. Përse është i rëndësishëm rishikimi i literatures dhe si ndihmon kërkuesin për t'u përfshirë më së miri në kërkimin shkencor dhe për të formuar një bazë të punimit të tij. Formate të rishikimit të literaturës. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 53-77. Christine Daymon and Immy Holloway- Qualitative Research Methods in Public Relations and Marketing Communications, Routledge, New York, 2010, f.39-55
7
Modelet e kërkimit te avancuar. Modeli cilësor dhe modeli sasior. Niveli dhe njësia e kërkimit shkencor. Strategjitë e kërkimit shkencor. Do të shpjegohen llojet dhe modelet e hulumtimit duke u bazuar në punime konkrete të secilit lloj. Si duhet të përgatitemi për secilin nga formatet e hulumtimit dhe cilat janë karakteristikat e secilit nga modelet. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 87-112
8
Provim Gjysmëfinal
9
Mbledhja e të dhënave. Pyetësorët, intervistat gjysëm të strukturuar. Si realizohet procesi i mbledhjes së të dhënave, si duhet të formulohen pyetjet dhe si realizohet përgatitja paraprake përpara procesin të intervistimit. Transkriptimi dhe zbardhja e intervistave. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 251-273
10
Grupet e fokusit. Vrojtimi. Burimet dytësore të të dhënave. Shpjegim i detajuar i burimeve dytësore dhe integrimit të tyre së bashku me të dhënat primare gjatë procesit të kërkimit shkencore. Roli i tyre në këtë proces dhe justifikimi i përdorimit të tyre gjatë përshkrimit të metodologjisë. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 179-191 Christine Daymon and Immy Holloway- Qualitative Research Methods in Public Relations and Marketing Communications, Routledge, New York, 2010, f241-258
11
Analiza e të dhënave. Tiparet e analizës. Analiza statistikore. Llojet e analizës së të dhënave dhe shembuj konkret të realizuar nga punime të ndryshme akademike. Shpjegim i analizës statistikore dhe rëndësisë së saj si pjesë e punimit dhe gjetjes së rezultateve. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 87-100
12
Analiza tematike. Puna me të dhëna cilësore. Analiza e rrëfimeve. Analiza e ligjërimit. Analiza e përmbajtjes. Karakteristikat e të dhënave cilësore dhe ndryshimi i tyre nga të shënat sasiore. Elementet bazë që duhet të merren parasysh për realizimin e këtij procesi dhe të vecantat krahasuar me të dhënat sasiore. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 281-292
13
Planifikimi dhe struktura e shkrimit akademik. Mënyra e të shkruarit Përmbledhje e koncepteve bazike në shkrimin akademik, fjalitë temë, fjalitë mbështetëse dhe fjalitë përmbyllëse. Vështrimi përgjithshëmi i sistemit të referencave. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 311-317
14
Hartimi i variantit përfundimtar të punimit Shpjegim teorik i përfundimit të diplomës ose shkrimit akademik dhe mbyllja e procesit në fund. Dorëzim i projekt propozimit të realizuar sipas fazave përgjatë zhvillimit të lëndës. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 301 - 305
15
Sistemi i referencave. Plagjiatura. Si të shkruajmë referencat në pozicione të ndryshme në tekst. Llojet e referencave dhe vendosja e tyre si pjesë e bibliografisë në fund të punimit. Modelet e referencave dhe praktikim i referencave në formatin Word. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 301-317
16
Provim Final
1
Studentët mësojne të përcaktojnë veprat dhe autorët që i nevojiten për parashtrimin e problemit.
2
Studenti duhet të jetë i aftë të përshkruajë dhe shpjegojë strukturën, institucionet dhe parimet e funksionimit të tyre
3
Mësojnë të shkruajnë cilesitë e domosdoshme që duhet të përmbajë një hipotezë.
4
Të aftësohet studenti në thellimin e njohurive shkencore dhe profesionale, si një lëm i domosdoshëm dhe i patjetërsueStudentët mësojne përkufizimet e termave si “parashtrim, fjalia e parashtrimit të problemit, nënproblem, hipotezë, supozim, kufizime dhe shembull”.shëm, për krijim, pavarësim dhe aftësim në kryerjen e punëve në lëmin e studimit dhe më gjerë.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 7 98
Detyrat
1 2 2
Gjysmë finale
1 3 3
Provimi përfundimtar
1 3 3
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
154
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.16
ECTS
6.00