Komunikimi dhe Menaxhimi i Markës dhe Identitetit Institucional

Print

Ana Kekezi, PhD

Kodi
COM 422
Emri
Komunikimi dhe Menaxhimi i Markës dhe Identitetit Institucional
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kjo lëndë synon të zhvillojë kuptimin e studentëve për rëndësinë e markës si vlerë si dhe mjetet e ndërtimit, matjes dhe administrimit të vlerës të markës. Do të trajtohen tema mbi shërbimet e markës, hapat/procesi i ndërtimit të markave, metodat e matjes së vlerës të markës, mënyrat e shfrytëzimit të vlerës të markës, strategjitë në menaxhimin e portofoleve të markave dhe menaxhimin e markave me kalimin e kohës, pozicionimi i markës, krijimi i besnikërisë, strategjitë për planifikimit dhe implementimin e komunikimeve të integruara Marketing. Për shkak të rëndësisë së marketingut digjital dhe menaxhimit të mediave sociale në markë, konceptet dhe praktikat në këto fusha diskutohen në të gjitha modulet për të adresuar ndryshimet e rëndësishme në menaxhimin e markës në epokën digjitale. Ky është një kurs që përshtatet si për mësimin në auditor, ashtu dhe për mësimin online. Përmbajtja e tij përfshin një kombinim të leksioneve, prezantimeve, diskutime në forume, detyra individuale dhe në grup, raste studimore dhe projekte semestrale. Materialet aktuale të përditësuara përfshihen në leximet që rekomandohen për të plotësuar leksionet e regjistruara.

Objektivat

Java
Tema
1
Hyrje në Menaxhimin e Markës. Pse markat kanë rëndësi? Menaxhimi strategjik i markës. Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazë të lëndës, prezantimi i syllabus dhe mënyrës së vlerësimit. (Faqe: 2-26)
2
Zhvillimi i strategjive të markave. Dhënia dhe sqarimi i projektit me temë “Marka jam unë”- Vlerësimi i “vetes” si markë… përfshin analizimin e markës suaj nga këndvështrimi i bashkëpunëtorëve, miqve, familjes suaj. Nevojitet të bëhet hulumtim duke përdorur anketimin monkey.com ose google search. (Faqe: 27-39)
3
Elementet e markës, ndërtimi i kapitalit të markës, Ligjet që garantojnë suksesin e markave në hapësirën tradicionale dhe hapësirën digjitale. Personaliteti, pozicionimi dhe vlerësimi i markës. (Faqe: 40-52)
4
Hartimi i programeve të markave, Markat vs Etiketa Private, Studimi i rastit Individualizimi i klientëve. Punimi në 10 markat kryesore. Si krijohet dhe rritet një markë premium. (Faqe: 53-63)
5
Ndërtimi i kapitalit të markës dhe përdorimi i parimeve të Komunikimeve të Integruara Marketing. (Faqe: 64-76)
6
Zhvillimi dhe analiza e ROI (kthimi i investimit) të markës dhe matja e markave. Dorëzimi i drafteve paraprake të projektit. (Faqe: 78-95)
7
Pozicionimi Konkurrues: Praktikat më të mira për Krijimin e Besnikërisë ndaj Markës. Llojet e ndryshme të markimit. Menaxhimi i markave B2B (Faqe: 96-109)
8
Provim Gjysmëfinal
9
A duhet ta çoni markën tuaj atje ku është veprimi? Zgjatimet e markës. Portofoli i Markës. Zhvillimi i kapitalit të markës, performanca e markës. (Faqe: 110-129)
10
Markat në Shqipëri. Sa të njohura janë? Si trajtohen markat në Shqipëri? I ftuar z. Sokol Fuga, Drejtori Menaxhues i Superbrands Albania, për të folur për konkursin e markave në Shqipëri. Cilat janë markat më të vlerësuara, mbi çfarë kriteresh vlerësohen? Si përzgjidhet juria vlerësuese. Sfidat e hasura në periudhën e pandemisë Covid -19. Planet për të ardhmen. (Faqe: 130-145)
11
Rast studimor: Analizë për markën shqiptare “Vish Imagjinatën” - E ftuar ideatorja dhe drejtuesja e kësaj marke, znj. Jozefina Luci Maliqaj për të zhvilluar një bisedë joformale me studentët për konceptimin e markës Vish Imagjinatën, punën e realizuar, sfidat, ecurinë aktuale, si dhe planet për të ardhmen. (Faqe:146-160)
12
Strategjitë dhe planifikimi i markës. Rritja dhe mbështetja e markave. (Faqe: 161-170)
13
Pronësia intelektuale. Pse duhet të regjistrohen markat? Patentat, Shpikjet. E ftuar znj. Galinija Gjoni - përfaqësuese, zv. presidente e Institutit të Markave dhe Patentave dhe e Shoqatës së profesionistëve që trajtojnë markat, patentat dhe gjithçka që përfshihet në konceptin e pronësisë intelektuale.. (Faqe: 172-187)
14
Rast studimor: Analizë e Markës “Live Me Show”. I ftuar Kristi Kumria në një bisedë të lirë me studentët për të prezantuar podcastin e tij që nga lindja e idesë, përgatitja e konceptit, mbarëvajtja, si dhe planet për të ardhmen. (Faqe: 188-203)
15
Përmbledhja e projektit, prezantimet e punëve në grup, vlerësimet e punëve edhe nga studentët dhe diskutimi i perspektivave për përmirësim.
16
Provim Final
1
Studentët do të marrin një kuptim të qartë të terminologjisë, teknikave, mjeteve dhe strategjive të përdorura në krijimin dhe trajtimin e markave në mendjet e konsumatorit.
2
Studentët do të jenë të aftë të përcaktojnë konceptet kryesore dhe të shpjegojë qëllimin e markës.
3
Studentët do të aftësohen që të ekzaminojnë konceptet e markave në një mjedis të jetës reale duke artikuluar kontekstin dhe arsyetimin e aplikimit.
4
Studentët do të zhvillojnë aftësi praktike që të përshkruajnë procesin dhe metodat e menaxhimit të markës, duke përfshirë mënyrën e krijimit të identitetit të markës dhe krijimin e kapitalit të vet të markës.
5
Studentët do të jenë në gjendje të formulojnë strategji efektive të markës si për konsumatorët edhe për produktet / shërbimet e biznesit me njohuritë nga inteligjenca e marketingut/analizimi dhe kuptimi i mediave sociale/digjitale.
6
Studentët do të jenë të aftë të kryejnë një auditim marke duke përdorur burime primare dhe sekondare dhe të propozojnë rekomandime strategjike bazuar në rezultatet e auditimit.
7
Studentët do të aftësohen që të krijojnë, vlerësojnë dhe përfshijnë kontributin individual për të prodhuar rezultate efektive të ekipit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
2 6 12
Gjysmë finale
1 8 8
Provimi përfundimtar
1 12 12
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00