Media dhe Etika

Print

Ramadan Cipuri, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
COM 412
Emri
Media dhe Etika
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kjo lëndë do të trajtojë aspekte etike të medias. Kursi do të ofrojë një panoramë të shkollave, ideve e pikëpamjeve etike si instrumente analitike për gjykimin e çështjeve të ndryshme, që përftohen nga mënyrat me të cilat mediat e ndryshme pasqyrojnë ngjarjet e ditës. Studentët do kenë mundësi të njihen me modele të gjykimit etik, me raste kombëtare dhe ndërkombëtare për analizë, me rëndësinë e qartësisë e saktësisë, me këndshikimet lidhur me të vërtetën dhe objektivitetin, me jetën private apo dukuritë e shfaqura në kushtet e mediave të reja.

Objektivat

Përmes orëve mësimore studentëve u jepet një panoramë e zhvillimit historik të etikës, shkollat dhe përfaqësuesit më në zë të saj. Pas prezantimit të koncepteve e termave kyç, fokusi i lëndës përqendrohet në procesin e vetërregullimit të medias në kushtet aktuale. Në lëndë flitet për rolin e medias në shoqëri, raportet me njerëzit e thjeshtë dhe politikën, për rolin e drejtuesve, redaktorëve, burimeve, për kodet etike, ndikimin e teknologjisë dhe mediat e reja. Gjatë orëve shtrohen kazuse nga praktika e medias dhe studentët ftohen të gjykojnë mbi to duke strukturuar arsyetimin e tyre etik. Inskenohen gjithashtu situata konkrete që imponojnë vendimarrjen nga ana e studentëve, të cilët sjellin argumentet e tyre për vendimet e mbi këtë bazë zhvillohet diskutimi në auditor.

Java
Tema
1
1. Hyrje në etikën e medias 1.1. Vendimmarrjet dhe dilemat etike 1.2. Dallimi midis etikës dhe moralit
2
2. Qasjet filozofike mbi etikën e medias 2.1. E mesmja e artë e Aristotelit; 2.2. Urdhri kategorik i Kantit; 2.3. Utilitarizmi; 2.4. Teoria pluraliste e vlerës; 2.5. Komunitarizmi.
3
3. E vërteta 3.1. Rrezikimi i së vërtetës 3.2. A mund të lejohet gënjeshtra? 3.3. A është i mundur objektiviteti në gazetari? 3.4. Subjektivizmi në etikë
4
4. Etika, rregullimi dhe vetërregullimi i medias 4.1. Kuadri ligjor i medias shqiptare 4.2. Debatet mbi vetërregullimin e medias 4.3. Përpjekjet për t’u mbështetur në modelet evropiane të vetërregullimit 4.4. Vetërregullimi i medias shqiptare
5
5. Privatësia, raporti midis ligjit, moralit dhe etikës
6
6. Etika e mediave digjitale
7
7. Kodet e etikës në proceset vetërregulluese 7.1. Si t’i kuptojmë kodet e etikës së gazetarit? 7.2. Etika dhe deontologjia e medias 7.3. Hartimi i kodeve etike dhe detyrimet profesionale që burojnë prej tyre
8
8. Gjuha e urrejtjes, si çështje e nxehtë e debatit etik 8.1. Debati mbi lirinë e shprehjes 8.2. Gjuha e urrejtjes në mediat tradicionale dhe digjitale 8.3. Angazhimi profesional i gazetarit kundër gjuhës së urrejtjes
9
9. Programet audiovizive dhe raportimet mbi të miturit dhe grupet e margjinalizuara
10
10. Etika e gazetarit, pronësia e medias dhe vetërregullimi
11
11. Marrëdhënia media – politikë 11.1. Etika në raportimet e lajmeve politike 11.2. Etika e raportimit gjatë fushatave elektorale
12
12. Etika e raportimit në gazetari dhe marrëdhënia me biznesin (PR)
13
13. Etika në raportimin mbi dhunën 13.1. Përshkrimi i dhunës dhe argumentet e kufizimit 13.2. Dilemat e përshkrimit 13.2.1. Seksualiteti 13.2.2. Argumentet konservatore 13.2.3. Argumentet liberale 13.2.4. Argumentet feministë
14
14. Raportimi në momente problematike 14.1. Raportimi në kohë fatkeqësish natyrore 14.2. Raportimi i aksidenteve 14.3. Raportimi në kohë pandemie
15
Fotografia: Etika e fotove dhe videove në gazetari Autoriteti i imazheve Përmbysja e autoritetit të imazheve Stereotipizimi Stereotipizimi: Një çështje morali Logjika e stereotipizimit Imoraliteti i stereotipizimit
16
Final Exam
1
Studentët do të pajisen me njohuri rreth etikës se medias.
2
Studentët do të studiojnë normat, udhëzimet që menaxhojnë industrinë e medias.
3
Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë në ndërtimin e një industrie mediatike etike dhe profesionale.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 0% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 50% 50%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 30 30
Gjysmë finale
0 0 0
Provimi përfundimtar
1 30 30
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00