Media dhe Etika

Print

Valmora Gogo, PhD

Kodi
COM 412
Emri
Media dhe Etika
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kjo lëndë do të trajtojë aspekte etike të medias. Kursi do të ofrojë një panoramë të shkollave, ideve e pikëpamjeve etike si instrumente analitike për gjykimin e çështjeve të ndryshme, që përftohen nga mënyrat me të cilat mediat e ndryshme pasqyrojnë ngjarjet e ditës. Studentët do kenë mundësi të njihen me modele të gjykimit etik, me raste kombëtare dhe ndërkombëtare për analizë, me rëndësinë e qartësisë e saktësisë, me këndshikimet lidhur me të vërtetën dhe objektivitetin, me jetën private apo dukuritë e shfaqura në kushtet e mediave të reja.

Objektivat

Në këtë kurs synohet që studentët: -Të krijojnë një sistem gjykimi mbi vendimet etike në materialet gazetareske. - Të kuptojnë dhe njohin të gjitha zhanret e gazetarisë tradicionale dhe nevojat e audiencave për përmbajtje etike. - Të njohin dhe zhvillojnë njohuritë e tyre mbi zhvillimet e vazhdueshme të medias online. - Të aftësohen mbi mënyrat e përcjelljes së informacionit nëpërmjet shtypit të shkruar dhe medias online.

Java
Tema
1
Etika e medieve. Prezantim i temave të lëndës.
2
Hyrje në vendimarrjen etike; Çfarë duhet të kemi në konsideratë?
3
Çfarë është lajmi? Transformimi i vlerave të lajmit.
4
Përgjegjësia ndaj audiencave – interesi publik.
5
Jeta private, dhuna dhe pornografia – shqetësimet në periudhën e mediave të reja.
6
Kodet mediatike të etikës-Analizë e kodeve shqiptare dhe ndërkombëtare.
7
Drejtësia në etikën mediatike-Ligjet.
8
Provimi Gjysmëfinal
9
Kërkim shkencor; Rastet më të njohura të etikës mediatike-Punë individuale.
10
Analizë rastesh shkeljesh etike në medie- Analizë e pavarur.
11
Analizë rastesh vendimarrjesh të sakta etike në medie- Analizë e pavarur.
12
Kufiri mes lajmit dhe argëtimit.
13
Etika e gazetarisë së fotove dhe video.
14
Prezantim Projekti.
15
Prezantim Projekti.
16
Final Exam
1
Studentët do të pajisen me njohuri rreth etikës se medias.
2
Studentët do të studiojnë normat, udhëzimet që menaxhojnë industrinë e medias.
3
Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë në ndërtimin e një industrie mediatike etike dhe profesionale.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 7 98
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
156
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.24
ECTS
6.00