Identitetet dhe Komunikimi Masiv

Print

Ardita Reci, PhD

Kodi
COM 403
Emri
Identitetet dhe Komunikimi Masiv
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kursi i leksioneve "Identitet përmes Mediave" do të përshkruajë, paraqesë dhe studiojë strategjinë, arsyet dhe motivimin që ushqejnë diskurset mediatike të çdo forme mbi çështje të nxehta, të vjetra e të reja të Identiteteve nacionale, poltike, ideologjike, kulturore, etnike, regjionale e religjioze të mbishtresuara në peisazhin e shoqërive të sotme moderne, ndër to edhe të shoqërisë shqiptare. Burimet dhe origjina e identiteve, agjentët socio-kulturorë që e ushqejnë në dinamikën e mediave, forumeve, botimeve speciale e press-konferencave të posaçme do të studiohen si në aspektet retrospektive, ashtu dhe në aspektin futurologjik. Shembujt e tolerancës dhe intolerancës, hegjemonia herë e njërit identitet e herë të një tjetri, të të shikohen nga aspekti teorik e praktik, paralel me përpjekjet për gjetjen e formulave të bashkëjetesës tolerante në një shoqëri demokratike. Rëndësi të madhe ka koncepti i qëndrueshëm i qasjes ndaj dukurive identitare, identitet e shprishura, identitetet e rreme apo të sajuara e të ngritura në mit dhe së fundmi, konjukturat e jashtme e të brendshme të përplasjes së identiteve. Karakteri i leksioneve parashikon krahas nocioneve teorike edhe një diskurs të pasur e të ilustruar me shembuj nga praktika reale kombëtare e ndërkombëtare.

Objektivat

Kjo lëndë do të synojë që: - të pajisë studentin me njohuri të plota mbi bazat teorike të identiteve . - të qartësojë studentët mbi faktorët ndikues dhe rolin e madh që ka media në menaxhimin e imazhologjisë në një shoqëri tolerante demokratike. - të mundësojë studentët për një njohje sa më shkencore të natyrës së problemeve dhe të kuptojë rëndësinë që ka identitet i grupeve shoqërore në konstruktin e ndjeshmërisë dhe karakterit të tyre. - dhe, së këndejmi, të dijë të ndërtojë marrëdhënie sa më efikase komunikimi më komunitarët e lidhur pas identiteve të caktuara.

Java
Tema
1
Identitetet nacionale dhe formimi i tyrë në prag të shoqërive moderne. Eposet kombëtare, si embrione të formimit identitar nacional.
2
Kombi, shteti dhe Feja. Identitetet kombëtare dhe identitetet religjioze në miksterin mediatik.
3
Mekanizmi i prodhimit të identitetve; roli i Medias dhe literaturës: krijimi i identiteteve kombëtare.
4
Identiteti Ballkanik dhe identiteti kombëtar shqiptar: Roli i literaturës dhe reprezantimi mediatik i tyre në media.
5
Identiteti shqiptar midis Lindjes dhe Perëndimit në polemikat e diskursive mediatike.
6
Diskursi eurocentrist dhe orientalist në media.
7
Përplasja e madhe e identiteve në median e shek 21: koncepti i bashkëjetesës humane midis traditës dhe modernitetit sipas F. Gylen.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Faktori nacional dhe identiteti në erën globaliste: Globalizëm dhe Glokalizëm
10
Orientalizmi i Eduard Said dhe refuzimi oriental i Orientalizmi në mediat shqiptare.
11
Mediat dhe islami: ideologjizimi dhe instrumentalizimi i diskursit. Mllefi i Oriana Fallaçit.
12
Europianizimi midis shumësisë dhe identitetit kulturor: përbërësit e identiteteve
13
Struktura trenare religjioze e shqiptarëve dhe dyfishësia mediatike ndaj happy end-it të bashkëjetesës
14
Kombi në inkubator: Mbi nocionin kombi kosovar
15
Identitetet ndërindividuale dhe identitetet gjinore
16
Provim Final
1
Studentët do të dinë të operojnë në teori dhe në terren për të përforcuar lidhjen me të vërtetat e identiteteve;
2
Studentët do të dinë të ndërtojnë marrëdhënie sa më efikase komunikimi më komunitarët e lidhur pas identiteve të caktuara.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
1 1% 1%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
31%
Përqindja e provimit përfundimtar
69%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 6 84
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 8 8
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00