E Folura në Publik

Print

Alban Tufa, Msc

Kodi
COM 304
Emri
E Folura në Publik
Semestri
6
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit njerëzit e kanë përdorur të folurin në publik si një mënyrë vitale komunikimi. Të folurit në publik është një mënyrë e bërjes publike të ideve; e ndarjes së këtyre ideve me njerëzit e tjerë dhe një mënyrë e ndikimit të individëve. Në kurs do të flitet për artin e të folurit në publik dhe do të analizohen të gjithë faktorët që ndikojnë në përgatitjen dhe mbajtjen e një fjalimi të mirë para publikut. Që një komunikim i tillë të jetë efikas, duhen njohur mirë elementet që përfshihen gjatë një ndërveprimi të tillë. Analiza e audiencës, puna kërkimore paraprake, zgjedhja e temës, hartimi i fjalimit në mënyrë të strukturuar, mposhtja e etheve të skenës dhe arti i të bindurit janë disa nga çështjet që do të trajtojmë së bashku. audiencave; koncepti “user generation content” dhe situata aktuale në terrenin shqiptar.

Objektivat

Në fund të kësaj lënde, studenti do të jetë i familjarizuar me paraqitjen e një ligjërate të mirëargumentuar dhe mirëprezantuar, të përshtatshme me situatën përkatëse. Për të bërë këtë, do të përqëndrohet në disa aspekte si: Çfarë do të thotë të jesh një folës dhe dëgjues etik i mesazheve? Identifikimi i elementeve qëndrorë për një mesazh logjik dhe të mirëorganizuar; Identifikimi dhe prezantimi i llojeve të ndryshme të ligjëratave etj

Java
Tema
1
Prezantimi i lëndës Në këtë javë studentët njihen me sylabusin, disktutohen temat që do të përmbajë i gjithë kursi, zërat e vlerësimit, duke përfshirë testimet, projektet. Po ashtu gjatë këtij leksioni, studentët njihen me literatuën bazë, atë mbështetëse, mjetet e punës që nevojiten gjatë kursit, si edhe programet e domosdoshme për në vazhdim.
2
Hyrje në artin e të folurit në publik Në këtë leksion trajtohen tradita e folurit në publik, duke prekur kontekstin historick dhe mënyrën se si ka evoluar e folura në publik. Më tej leksioni trajton ngjashmëritë dhe dallimet midis të folurit në publik dhe bisedimit normal, prat të folurës bisedimore. Në fund leksioni trajton s i të folurit publik mund të analizohet në këndvështrimin e mendimit kritik. “Arti i të folurit në publik”, Stephen E. Lukas; Botimet UET, 2011, fq 19-59
3
Analiza e audiences Në këtë leksion trajtohet rendësa e fokusimit te audienca; psikologjia e audiencës. Po ashtu leksioni trajton analizë demografike të audiencës, e cila ndahet në: analiza e audiencës sipas situatës; analiza sipas hapësirës fizike. Po ashtu leksioni merr në trajtim mënyrat e marrjes së informacioneve mbi audiencën. “Arti i të folurit në publik”, Stephen E. Lukas; Botimet UET, 2011, fq 138-168
4
Pëzgjedhja e temës dhe përcaktimi i qëllimit Në këtë leksion shpjegohen dhe diskutohen mënyrat se si zgjidhet një temë dhe se si duhet ndarë qëllimi i temës. Zgjedhja e një teme lidhet me përcaktimin e qëllimit të përgjithshëm dhe specifik si dhe me formulimit i idesë kryesore. Po ashtu leksioni shpjegon rëndësinë që ka përzgjedhja e temës dhe qëllimet e temës, si i përgjithshëm ashtu edhe specifik. “Arti i të folurit në publik”, Stephen E. Lukas; Botimet UET, 2011, fq 113-138
5
Etika dhe të folurit në publik Ky leksion trajton dhe shpjegon etikën e të folurit në publik. Rëndësia e etikës në të folurën e përgjithshme dhe sidomos të folurën para publikut dhe para audiencave masive. Më tëj leksioni jep këshilla për të folurit etik me fokus te plagjiatura; këshilla për dëgjimin etik; të menduarit kritik. Po ashtu leksioni trajton shkaqet e dëgjimit të dobët. “Arti i të folurit në publik”, Stephen E. Lukas; Botimet UET, 2011, fq 59-101
6
Mbledhja e informacionit për fjalimin Leksioni fokusohet te mënyrat dhe metodat e mbledhjes së materialeve; përdorimi i njohurive dhe i përvojave vetjake. Po ashtu leksioni analizon mënyrat e kërkomit të tilla si; kërkimi në bibliotekë; kërkimi në internet; intervista. Më tëj leksioni trajton disa këshilla për punën kërkimore. “Arti i të folurit në publik”, Stephen E. Lukas; Botimet UET, 2011, fq 168-205
7
Hyrja e fjalimit në të folurën në publik Në këtë leksion trajtohet organizimi i pjesës kryesore të fjalimit dhe pika pikat kryesore që përmbushin atë. Po ashtu leksin shpjegon se si duhet t’i integrojmë materialet mbështetëse në fjalim. Më tej leksion trajton fillimin dhe fundi i fjalimit, pra se si ndërtohen pjesët më të rëndësisghme të fjalimit të tilla si; Hyrja; Konkluzioni; Skicimi i fjalimit; Skica e përgatitjes; Skica e mbajtjes së fjalimit. “Arti i të folurit në publik”, Stephen E. Lukas; Botimet UET, 2011, fq 238-287
8
Provimi gjysmë final
9
Përdorimi i gjuhës në të folurën në publik Ky leksion trajton mënyrën dhe rëndësinë e përdorimit të gjuhës; Kuptimet që kanë dhe që marrin fjalët sipas kontesktet dhe toneve që thuhen. Në këtë kuptim leksioni sugjeron përdorimin e saktë dhe të qartë të fjalëve si dhe përdorimin e përshtatëshëm të gjuhës. “Arti i të folurit në publik”, Stephen E. Lukas; Botimet UET, 2011, fq 306-335
10
Mbajtja e fjalimit publik Ky leksion analizon mënyrën se si duhet mbajtur fjalimi, cilat janë ato metodat që mund të mbahet një fjalim. Me metodat e mbajtjes së fjalimit lidhet toni dhe intornacioni që mbahet fjalimi, madhësia e zërit, qëndrimi i folësit, postuar dhe të gjitha ata elementë joverbalë. “Arti i të folurit në publik”, Stephen E. Lukas; Botimet UET, 2011, fq 336-365 “Your guide to public speaking”; Amanda Hennessey; Adams Media; Neë York 2019, fq 19-27
11
Përdorimi i mjeteve ndihmëse pamore Në këtë leksion analizohet rëndësia që kanë mjetet vizuale në të folurën në publik të. Më tej leksioni trajton dhe analizon llojet me mjeteve ndimëse vizuale të tilla si prezantimet Poëer Point; sfondet; video sfondet; video apo foto ndihmëse. “Arti i të folurit në publik”, Stephen E. Lukas; Botimet UET, 2011, fq 366-389
12
Llojet e fjalimeve publike; Në këtë leksion trajtohen llojet e fjalimeve të tilla si të flasësh për të informuar; të flasësh për të bindur apo të flasësh për të argëtuar. Më tëj leksioni analizon metodat e bindjes; ndërtimi i besueshmërisë; përdorimi i evidencave; arsyetimi; tërheqja emocionale (patosi). “Arti i të folurit në publik”, Stephen E. Lukas; Botimet UET, 2011, fq 412-479
13
Llojet e fjalimeve të tjera Në kët ë leksion analizohen fjalimet për raste të veçanta; fjalime prezantuese; fjalime dorëzimi të një vlerësimi publik; fjalime pranimi të një vlerësimi publik; fjalime përkujtimore; fjalimet e pas darkave “Arti i të folurit në publik”, Stephen E. Lukas; Botimet UET, 2011, fq 480-518
14
Fjalimet joformale dhe në grupe të vogla Në kët ë leksion analizohen fjalimet në grupe të vogla; Çfarë është një grup i vogël? Udhëheqja dhe përgjësitë në grupe të vogla; Metodat e mendimit reflektues; Prezantimi i mendimeve të grupit. Po ashtu leksioni trajton edhe të folurën publik online. “Arti i të folurit në publik”, Stephen E. Lukas; Botimet UET, 2011, fq 519-561 “The Art of Public Speaking”; Stephen E. Lukas; Paul Stob; MC Graë Hill Education, 2020, fq 356-372
15
Prezantimi i projekteve finale
16
Provim Final
1
Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi paraqitjen e një ligjërate të mirëargumentuar
2
Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi paraqitjen e një ligjërate të mirëprezantuar, të përshtatshme me situatën përkatëse.
3
Studentët do të zhvillojnë mendimin kritik mbi perceptimin e mesazhit të shpërndarë dhe analizimin e audiencës para dhe pas ligjërimit publik
4
Studentët do të jenë në gjendje të identifikojnë elementët qëndrorë për një mesazh logjik
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 7 98
Detyrat
1 1 1
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00