Shkrim dhe Raportim Lajmi I

Print

Rudi Dunga, Msc

Kodi
COM 211
Emri
Shkrim dhe Raportim Lajmi I
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
2.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Shkrim dhe Raportim Lajmi I është një lëndë që u mëson studentëve parimet e një tregimi lajmesh, çfarë është lajm në vetvete dhe sesi ata të bëhen reporterë të suksesshëm. Studentët do të përvetësojnë mënyrën e ndërtimit të tregimit të lajmeve, ndërtimin e kreut etj.

Objektivat

• Të identifikoni llojet e ndryshme të lajmit dhe teknikat e shkrimit për secilin prej tyre. • Të kuptoni burimet e informacionit dhe të vlerësoni besueshmërinë e tyre. • Të përdorni teknikat e intervistimit për të marrë informacione dhe për të krijuar lajme efektive. • Të ndërtoni titujt e lajmeve dhe të krijoni strukturën e tyre. • Të kuptoni etikën e gazetarisë dhe të ndërtoni përmbajtjen e lajmeve në mënyrë etike dhe në favor të interesit publik. • Të shkruani artikujt e gazetarisë dhe raportet investigative në mënyrë efektive dhe tërheqëse. • Të kuptoni procesin e publikimit dhe distribuimit të lajmeve në gazeta dhe platforma të tjera të medias.

Java
Tema
1
Prezantimi i lëndës. - Qëllimi dhe objektivat.
2
Natyra e lajmeve - Ç’është lajmi? - Roli i gazetarisë dhe sfidat me të cilat përballet - Saktësia, paanshmëria dhe problemi i objektivitetit. (Shkrim dhe Raportim Lajmi, Missouri Group, Botimet IDK, fq. 11-25)
3
Ripërkufizimi i lajmit: Gazetaria qytetare dhe konvergjenca - Gazetaria qytetare - Konvergjenca - Media tradicionale (Shkrim dhe Raportim Lajmi, Missouri Group, Botimet IDK, fq. 26-42)
4
Intervistimi - Fitimi i besimit - Përgatitja për intervistën - Intervistat e transmetuara - Krijimi i raportit - Si të ruajmë saktësinë (Shkrim dhe Raportim Lajmi, Missouri Group, Botimet IDK, fq. 43-61)
5
Ç’të citojmë drejtpërdrejt - Problemet në citimin e drejtpërdrejtë - Atribuimi i citimeve të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta. (Shkrim dhe Raportim Lajmi, Missouri Group, Botimet IDK, fq. 62-87)
6
Mbledhja dhe verifikimi i informacionit - Informacioni i saktë: Baza e një shkrimi të mirë - Burimet e kompjuterizuara të informacionit - Burime të tjera tradicionale (Shkrim dhe Raportim Lajmi, Missouri Group, Botimet IDK, fq. 88-109)
7
Piramida e përmbysur - Si të shkruajmë kreun - Organizimi i shkrimit - Të menduarit sipas piramidës së përmbysur (Shkrim dhe Raportim Lajmi, Missouri Group, Botimet IDK, fq. 128-149)
8
Provim Gjysmëfinal
9
Elementet e shkrimit të mirë - Shkrimi i mirë fillon me raportimin e mirë. (Shkrim dhe Raportim Lajmi, Missouri Group, Botimet IDK, fq. 150-159)
10
Alternativat e piramidës së përmbysur - Kronologjia - Narracioni i lajmit - Struktura e fokusimit
11
Nekrologjitë - Informacioni bazë dhe stili i nekrologjive - Burimet e informacionit. (Shkrim dhe Raportim Lajmi, Missouri Group, Botimet IDK, fq. 160-181)
12
Gjetja e lajmit në njoftimet për shtyp - Llojet e njoftimeve për shtyp - Si ta trajtojmë njoftimin për shtyp - Njoftimet për shtyp. (Shkrim dhe Raportim Lajmi, Missouri Group, Botimet IDK, fq. 182-198)
13
Te mbulsh nje kategori lajmi. - Parimet per reporteret qe mbulojne nje kategori lajmi. - Mbulimi i kategorive te lajmeve lokale te rendesishme. Kategoria e lajmit mbi policine. (Shkrim dhe Raportim Lajmi, Missouri Group, Botimet IDK, fq. 199-214)
14
Permbledhje
15
Prezantim projektesh
16
Provim Final
1
Studentët do të marrin njohuritë bazë rreth raportimit dhe shkrimit të lajmit
2
Studentët do të jenë të aftë të përdorin sa më mirë burimet e informacionit, të ndërtojnë strukturën e një lajmi për gazetë, TV, radio, si dhe për tregimet e gjata.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 5 80
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
133
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.32
ECTS
5.00