Filozofi Komunikimi

Print

Valmora Gogo, PhD

Kodi
COM 203
Emri
Filozofi Komunikimi
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda fokusohet në shpjegimin e përmbajtjes së komunikimit si një veprimtari sociale me rëndësi për individin dhe shoqërinë. Në të zënë vend simbolika dhe kuptimi i kumtit, mënyrat e komunikimit, proceset socializuese, mbikëqyrja, argëtimi dhe influencimi i sjelljes njerëzore, etj. Në kurs do veçohet roli i mediave klasike e atyre të reja, i reklamës e i Marrëdhënieve me Publikun, i filmit dhe në përgjithësi i kulturës së imazhit etj.

Objektivat

Java
Tema
1
Objekti i Studimit të Filozofisë së Komunikimit dhe Medies Çfarë është filozofia e komunikimit dhe çfarë ka si objekt studimi, si ka lindur filozofia, komunikimi dhe mediat, cili është mendimi i shkollave kryesore të komunikimit, cilët janë disa nga mendimtarët më të rëndësishëm të komunikimit, të kuptosh komunikimin, të komunikosh komunikimin etj. Këto janë disa nga çështjet që do të trajtohen në leksionin e parë. Jeanne Hersch (“Habia filozofike” fq.3-61) Em Griffin, Andrew Ledbetter Glenn Sparks (“Vështrim i parë mbi teoritë e komunikimit” fq.1-34)
2
Probleme dhe debate në media; nga antikiteti në modernitet Leksioni do të trajtojë fuqinë e fjalëve të shkruara, mediatizimin e politikës, problemet e objektivitetit dhe dyshimit. “Philosophy Of Media A short History Of Ideas And Innovations From Socrates To Social Media”, Robert Hassan, Thomas Sutherland, fq.1-123
3
Mendimi i Shkollave Kryesore të Komunikimit Konceptet kryesore të leksionit do të jenë: Audienca Aktive, Përcaktimi i Agjendës, Kapitalizmi, Kolonializmi, Teoritë Kritike, Studimet e Kultivimit, Studime Kulturore, Hendeku i Njohurive, Plumbi Magjik ose Qasja e Gjilpërës Hypodermike, Qasjet Kryesore, Kërkime në Mass Media, Eksperimente Natyrore, Studim Paneli, Ekonomia Politike, Propaganda, Modeli i Fluksit në dy hapa etj. Joseph Turow, “Media Today: Mass Communication in a Converging World”
4
Teoritë Kritike të Komunikimit-Shkolla e Frankfurtit: Lexim i ri i Adornos, Marcuses dhe Horkheimerit Në leksion do të shpjegohen idetë e Adornos, Marcuses dhe Horkheimerit. Adornoja me Teorinë e Artit dhe Dijes, Dijes dhe Komunikimit, dialektikës së Subjektit dhe Objektit, Komunikimit dhe Gjuhës. Po Horkheimeri dhe Marcuse si e shohin shoqërinë, kulturën dhe kapitalizmin? Një analizë për raportin mes medieve kapitaliste dhe racionalitetit teknologjik. Christian Fuchs “Critical Theory of Communication” fq.47-106, 111-145, 177-193)
5
Komunikimi nëpërmjet filmit dhe imazhit- Një leksion që zhvillohet ndryshe nga seria e leksioneve të semestrit, duke e patur fokusin te leximi, analiza dhe interpretimi i komunikimit nëpërmjet filmit dhe imazhit duke marrë shembuj konkretë.
6
Modelet Bashkëkohore të Komunikimit, Ndërveprueset –Paul Watzlawick- Cilat janë teoritë kryesore të Shkollës së Palo Altos dhe çfarë roli ka në to Paul Watzlawick. Çfarë kuptojmë me modelin ndërveprues në komunikim dhe pse autorët e kësaj shkolle si Gregory Bateson, Edward T.Hall, Paul Watzlawick dhe Jurgen Huerch i zgjidhën dilemat e tyre duke patur si përgjigje komunikimin. En Griffin, Andrew Ledbetter, Glenn Sparks, Belina Budini, Bashkim Gjergji (“Vështrim i parë mbi Teorinë e Komunikimit”, fq. 164- 177) Artan Fuga, (“Mediamorfozë dhe Metakomunikim”, fq.568-592)
7
Komunikimi nëpërmjet muzikës -Leonard Cohen Një leksion që zhvillohet ndryshe nga seria e leksioneve të semestrit, duke e patur fokusin te leximi, analiza dhe interpretimi i komunikimit nëpërmjet muzikës duke marrë shembuj konkretë. Communication through music – Leonard Cohen
8
Provim Gjysmëfinal
9
Raporti midis Medias dhe Politikës, Shkolla Strukturaliste- Pierre Bourdieu- Të fshehësh duke treguar. Si televizioni, në mënyrë paradoksale, mund të fshehë duke treguar? Shtjellimi i ideve të Pierre Bourdieu-s, i cili thekson se televizioni fsheh duke treguar tjetër gjë nga ajo e cila do të duhej të tregonte. Si e ndërton ngjarjen televizioni në atë mënyrë që merr një kuptim që nuk korrespondon fare me realitetin? Ky leksion do të shpërfaqë edhe marrëdhëniet mes medias dhe politikës. Pierre Bourdieu, "Mbi televizionin", 2014
10
Shkolla e Komunikimit Digjital-Pavlik dhe Scherer- Leksioni trajton mënyrën si kanë përparuar teoritë e komunikimit, nga studimi i komunitetit, qëllim i Shkollës së Chikagos e deri te konceptet e reja të komunikimit digjital. Komunikimi digjital në syrin e John Pavlik dhe Eric Scherer-it me çështje si teknologjia, mediat sociale, format e reja të gazetarisë, me dilema të tipit a na duhen më gazetarët etj. Eric Scherer, “A na duhen më gazetarët?”, fq. 15-73, 78-130, 137-171
11
Diskutim Kritik mbi Mendimin e Shkollave të Komunikimit- Gjatë këtij leksioni do të bëhet një analizë e thelluar, me përfshirjen e studentëve duke krahasuar mendimin e shkollave kryesore të komunikimit dhe pyetjet e reja që mund të ngrihen për to. Avantazhet dhe disavantazhet e qasjeve të shkollave të komunikimit, fenomenet e reja, zhvillimi i teknologjive, filtrimi dhe verifikimi i informacionit, edukimi mediatik, mbrojtja nga lajmet e rreme, kuptimi dhe keqkuptimi i mesazheve dhe përmbajtjes etj. janë disa nga çështjet që do të preken në këtë analizë. Literatura e shfrytëzuar deri në leksionin e nëntë
12
Rrjedhojat Sociale të Internetit. Leximi, Kuptimi dhe Keqkuptimi- Cilat janë rrjedhojat sociale të internetit? Në një botë digjitale, ku porta e komunikimit me botën ndodhet në dorën tonë, celularin mobile, apo në tryezën e punës, kompjuterin desktop, çfarë të mirash sjell përdorimi i internetit te ne individualisht dhe te shoqëria ku bëjmë pjesë? Cilat janë rreziqet që vijnë prej tij? Sa të përgatitur jemi t’u bëjmë ballë problemeve si atij të leximit të gabuar apo keqkuptimeve të informacionit për shkak të mosnjohjes së kodeve dhe gjuhës së dërguesve?! Si e kuptojmë ne informacionin që marrim? “Philosophy Of Media A short History Of Ideas And Innovations From Socrates To Social Media”, Robert Hassan, Thomas Sutherland, fq. 123-236 Eric Scherer, (“A na duhen më gazetarët?”, fq.118-146, 184-190)
13
Prezantim i projektit- Studentët do të prezantojnë projektet e tyre individuale ose në grup, të zhvilluar mbi konceptet e trajtuara gjatë këtij cikli leksionesh.
14
Psikologjia e Popujve dhe e Turmave - Gustave Le Bon- Leksioni trajton mendësinë e turmave, karakteristikat e tyre, ligjet psikologjike të bashkësisë së tyre mendore, idetë, fuqia dhe imagjinata e turmave, opinionet dhe besimet e tyre, udhëheqësit e turmave etj. Gustave le Bon, "The Crowd" pp.26-86, 93-170, 190-195
15
“Ferma e kafshëve”- George Orwell “Propaganda” - Edward Bernays Analizë e veprave dhe mendimit të George Orwell-it mbi politikën: “Të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”. Analizë e “Propagandës” së Bernays.
16
Provim Final
1
Studentët demonstrojnë aftësi në përkufizimin dhe krahasimin e disiplinave dhe fushave të tjera të studimit që ndërveprojnë me shkencat e komunikimit.
2
Studentët zhvillojnë dhe implementojnë mendimin kritik dhe analizën në vlerësimin e përmbajtjes së mediave.
3
Studentët demonstrojnë njohuri dhe vlerësojnë rëndësinë që mbart informacioni në formimin e opinionit publik dhe vendimmarrjen.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00