- Kodi
- IMC 203
- Emri
- Parimet e menaxhimit
- Semestri
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Lënda Menaxhim ka si qëllim kryesor të pajisë studentët me njohuritë bazë më bashkëkohore në fushën e menaxhimit të organizatave (publike, private dhe jofitimprurëse). Programi i modulit eshtë konceptuar si një tërësi njohurish themelore, të cilat do të thellohen më tej nga studentët në vitet e mëvonshme, në fushat e tjera. Duke u bazuar në këtë mënyrë konceptuale programi përfshin njohuri të domosdoshme mbi konceptin e menaxhimit dhe rolin e tij në biznese, paraqitjen e sfondit historik të zhvillimit të shkencës menaxheriale, shqyrtimin e raportit menaxher- organizatë, identifikimin dhe sqarimin e funksioneve bazë menaxheriale: planifikimin, organizimin, ushëheqjen dhe kontrollin.
- Objektivat
-
• T’i pajisë studentët me njohuritë bazë mbi rolet dhe funksionet e një menaxheri në organizatat e biznesit. • Të analizojë në mënyrë të detajuar mjedisin në të cilin operojnë organizatat me qëllim që vendimet menaxheriale të jenë me një nivel të lartë efektiviteti menaxherial. • Të orientojë studentët që të përdorin në mënyrë racionale teknikat ndihmëse në funksion të përmirësimit të cilësisë së menaxhimit. • Të aftësojë studentët që njohuritë e fituara gjatë këtij kursi t’i përdorë në funksion të formimit të tij dhe njëkohësisht të orientohet me sukses në praktikat e biznesit.
- Java
- Tema
- 1
- Menaxheret dhe Menaxhimi Në këtë temë, studentët do të njihen me këto çështje: kush janë menaxherët dhe ku punojnë ato? Cfarë është menaxhimi? Përse të studiojmë menaxhim? Cilat janë 4 funksionet e menaxhimit, rolet e menaxherit dhe aftësitë menaxheriale? Faktorët që po ridimensionojnë menaxhimin. (Robins, Coulter & DeCenzo fq. 24-47)
- 2
- Zhvillimi historik i shkencës së menaxhimit Në këtë temë, studentët do të njihen me këto çështje: Lindja e shkollave të menaxhimit, Shkollat klasike, Shkolla e sjelljes, Shkolla sasiore, Teoritë moderne të menaxhimit, Perspektiva të reja të menaxhimit. (Robins, Coulter & DeCenzo fq. 49-56)
- 3
- Çfarë është Kultura Organizative? Në këtë temë, studentët do të njihen me këto çështje: çfarë është ambienti i jashtëm dhe përse është i rëndësishëm ai? Çfarë roli luajnë të dhënat demografike? Si ndikon kultura organizative në punën e menaxherëve dhe punonjësve? (Robins, Coulter & DeCenzo fq. 56-80)
- 4
- Procesi i vendimmarrjes Në këtë kapitull studentët do të njihen me temat e mëposhtme: Përcaktimi i procesit të vendimmarrjes. Shpjegoni tre qasjet e vendimmarrjes. Përcaktoni kushtet në të cilat menaxherët marrin vendime (siguria, rreziku dhe pasiguria). Si i marrin vendimet grupet. Problemet bashkëkohore me të cilat përballen menaxherët gjatë marrjes së vendimeve sot. (Robins, Coulter & DeCenzo f. 110-141)
- 5
- Metodat sasiore të vendimmarrjes Në këtë kapitull studentët do të njihen me këto tema: Matrica e rezultateve (metoda maksimale, maksimumi, minimaks), Pema e vendimeve, Analiza e pikës kritike, Analiza e raporteve, Programimi linear. (Robins, Coulter & DeCenzo fq. 141-151)
- 6
- Bazat e planifikimit Në këtë kapitull, studentët do të njihen me temat e mëposhtme: Çfarë është Planifikimi dhe pse menaxherët duhet të planifikojnë? Pse menaxherët duhet të dinë për menaxhimin strategjik? Pse menaxherët vendosin qëllime dhe plane? Llojet e qëllimeve dhe planeve. Me çfarë çështjesh bashkëkohore përballen menaxherët sot se sa planifikimi (Robins, Coulter & DeCenzo fq. 152-182)
- 7
- Përsëritje
- 8
- provimi gjysem final
- 9
- Struktura organizative Në këtë kapitull, studentët do të njihen me temat e mëposhtme: Cilat janë gjashtë elementet kryesore në struktures organizative (Specializimi, Departamentalizimi, Autoriteti, Përgjegjësia, Kontrolli, Centralizimi, Decentralizimi, Formalizimi). Cilat variabla të rastësishëm ndikojnë në zgjedhjen strukturore? Strukturat e ndryshme organizative. Sfidat e strukturave organizative. (Robins, Coulter & DeCenzo fq. 182-218)
- 10
- Menaxhimi i Burimeve Njerëzore Në këtë kapitull, studentët do të njihen me temat e mëposhtme: Çfarë është procesi i menaxhimit të burimeve njerëzore dhe çfarë ndikon në të? Pse menaxherët identifikojnë dhe përzgjedhin punonjësit kompetent? Si u sigurohen punonjësve aftësitë dhe njohuritë e nevojshme? (Robins, Coulter & DeCenzo fq. 218-254)
- 11
- Menaxhimi i ndryshimit dhe inovacionit Në këtë kapitull, studentët do të njihen me temat e mëposhtme: Çfarë është ndryshimi dhe si merren me të menaxherët? Si e menaxhojnë menaxherët rezistencën ndaj ndryshimit? Çfarë reagimesh kanë punonjësit ndaj ndryshimit organizativ? Si mund të inkurajojnë menaxherët ndryshimet organizative? (Robins, Coulter & DeCenzo fq. 258-286)
- 12
- Bazat e sjelljes individuale. Në këtë kapitull, studentët do të njihen me temat e mëposhtme: Cilat janë fokusi dhe qëllimet e Sjelljes organizative? Çfarë roli luajnë qëndrimet në performancën e punës? Çfarë duhet të dinë menaxherët për personalitetin? Çfarë është perceptimi dhe çfarë ndikon në të? (Robins, Coulter & DeCenzo fq. 286-320)
- 13
- Motivimi dhe shpërblimi i punonjësve Në këtë kapitull, studentët do të njihen me temat e mëposhtme: Çfarë është motivimi? Katër teoritë e hershme të motivimit: Teoria e Hierarkisë së Nevojave të Maslow, Teoria X dhe Y e McGregroy, Teoria e Dy Faktorëve të Herzberg, Teoria e Tre Nevojave të McClelands. Si e shpjegojnë teoritë bashkëkohore motivimin? Me cilat çështje aktuale të motivimit përballen menaxherët sot? (Robins, Coulter & DeCenzo fq. 350-382)
- 14
- Teorite e lidershipit Menaxheret kundrejt liderave, teorite e liderit, studimet ohio state, modeli Fiedler Lideri situacional, lideri karizmatik,lideri vizionar,lideri transaksional, lideri tranformues, Lideri autokratik. (Robins, Coulter & DeCenzo fq. 382-413)
- 15
- Bazat e kontrollit. Në këtë kapitull, studentët do të njihen me temat e mëposhtme: Çfarë është kontrolli dhe pse është i rëndësishëm? Çfarë ndodh kur menaxherët kontrollojnë? Çfarë duhet të kontrollojnë menaxherët? (Robins, Coulter & DeCenzo fq. 442-472)
- 16
- Provimi final
- 1
- Studentët do të jenë të aftë të evidentojnë rëndësinë e menaxhimit të organizatave të biznesit dhe jo vetëm
- 2
- Studentët do të pajisen me njohuri për rolin e menaxherit në organizatë
- 3
- Studentët do të realizojnë analiza kritike të problemeve dhe sfidave bashkëkohore menaxheriale
- 4
- Studentët do të evidentojnë funksionet kryesore menaxheriale si planifikimi, organizimi, udhëheqja dhe kontrolli
- 5
- Studentët do të përmirësojnë aftësitë e prezantimit të punëve individuale dhe në grup
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 40% 40%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 10% 10%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 60%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 40%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 1 10 10
- Gjysmë finale
- 1 12 12
- Provimi përfundimtar
- 1 13 13
- Të tjera
- 0 9 0
- Ngarkesa totale e punës
- 125
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.00
- ECTS
- 5.00