Zhanret Mediatike

Print

Valmora Gogo, PhD

Kodi
COM 206
Emri
Zhanret Mediatike
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda ofron një përmbajtje të zgjeruar mbi zhanret dhe evoluimin e tyre. Në këtë kurs do të trajtohen në mënyrë të detajuar zhanret kryesore të gazetarisë, si dhe sfidat e shtypit tradicional përballë medias online. Cilat janë karakteristikat kryesore të zhanreve? A janë ato kategorizime të ngurta apo të ndryshueshme sipas zhvillimit të shoqërisë? Pse gazetarët kanë nevojë për përkufizime më bazike mbi zhanret në punën e tyre? Cilat janë sfidat dhe avantazhet e teknologjisë në zhvillimin e zhanreve?

Objektivat

Java
Tema
1
Si lindin zhanret? Ndryshimi i zhanreve në medien e re. Prezantimi i lëndës dhe i temave. Leksioni do të fokusohet te mënyra se si lindin dhe shpërfaqen zhanret, çfarë janë ato, a janë ato të pandryshueshme apo ndryshojnë sipas zhvillimit të shoqërisë. Emergjenca dhe evoluimi në inovacionin e zhanreve, të kuptuarit e këtij inovacioni, inovacioni në diskursin profesional, qasjet mbi të kuptuarit e zhanreve si dhe ndryshimi i zhanreve në medien e re janë çështjet që do trajtohen. “Emerging Genres in New Media Environments”, Carolyn R.Miller, Ashley R. Kelly, Palgrave Macmillan, 2017, 1-26.
2
Evolucioni dhe teoritë e zhanreve. Dinamizmi, hibridizimi dhe inovacioni. Studentët do të kenë mundësi të njihen me disa nga teoritë kryesore të zhanreve dhe qasjes mbi kuptimin e tyre. Si evoluojnë zhanret? Do të shpjegohen koncepte si dinamizmi, hibridizimi dhe inovacioni. Bhatia, Fairclough dhe Myller do të na ndriçojnë mënyrën e të menduarit mbi zhanret dhe heqjen dorë nga përkufizimi statik mbi to. “Editoriali në shtypin shqiptar”, Valmora Gogo, Shtëpia Botuese Morava, 2020, 14-47.
3
Zhanret dhe nënzhanret e gazetarisë. Konceptualizime elementare në mjeshtërinë e gazetarisë: Informuese, Analitike etj. si dhe lëvizjet kah zhanrit. “Zhanret e Gazetarisë”, Bajram Kosumi, Botime Artini, 2019, 59-93. “Editoriali në shtypin shqiptar”, Valmora Gogo, Shtëpia Botuese Morava, 2020, 47-88.
4
Zhanret dhe nënzhanret e gazetarisë. Lajmi, Kryeartikulli, Feature, Analiza, Komenti, Intervista etj. Si i kategorizojmë dhe detajet e tyre karakteristike. “Zhanret e Gazetarisë”, Bajram Kosumi, Botime Artini, 2019, 93-393.
5
Editoriali dhe profilizimi i editorialistit shqiptar të shtypit. Leksioni do të hedhë dritë mbi “identikitin” e editorialistëve shqiptarë të shtypit por po ashtu do të hulumtojë përmbajtjen e tyre në këndin e produktit gazetaresk. Editorial and profiling of the Albanian press editorialist. “Editoriali në shtypin shqiptar”, Valmora Gogo, Shtëpia Botuese Morava, 2020, 212-266.
6
Profili i ri i gazetarit; çfarë mban të trashëguar nga modeli tradicional i të bërit gazetari në shtyp dhe çfarë aftësish të reja ka fituar. Të bësh gazetari në 2022-ën. “Editoriali në shtypin shqiptar”, Valmora Gogo, Shtëpia Botuese Morava, 2020, fq.212-240 “Handbook of Global Online Journalism”, Edited by Eugenia Siapera and Andreas Veglis, John Wiley & Sons, Inc, 2012, f.39-77
7
Parimet e raportimit dhe shkrimit të lajmeve, a kanë ndryshuar? Si menaxhohen lajmet në modele të reja të redaksive. Si kanë ndryshuar redaksitë tradicionale të lajmeve. “Editoriali në shtypin shqiptar”, Valmora Gogo, Shtëpia Botuese Morava, 2020, fq.47-88.
8
Provimi gjysmë final
9
Zhanret në gazetarinë online. Multimedialiteti, hipertekstualiteti, interaktiviteti etj. “Emerging Genres in New Media Environments”, Carolyn R.Miller, Ashley R. Kelly, Palgrave Macmillan, 2017, 63-78, 135-150.
10
Si ka ndryshuar peizazhi mediatik dhe sfidat e reja. Trajtimi i konvergjencës, digjitalizimit, ndryshimit mes lexuesve dhe audiencave interaktive, hibridizimi etj. Pse redaksive të shtypit u është dashur të përshtaten me zhvillimet e teknologjisë dhe internetit? Pse u desh të kalonin në versione online, madje të krijonin nën mbrojtjen e tyre media të mirëfillta online? “Editoriali në shtypin shqiptar”, Valmora Gogo, Shtëpia Botuese Morava, 2020, 205-212.
11
Komunikimi vizual- e reja që sjell peizazhi i ri mediatik. Nga faqosësit te mjeshtëria e gazetarëve në përdorimin e audios, videos, fotove, grafikëve etj. “Handbook of Global Online Journalism”, Edited by Eugenia Siapera and Andreas Veglis, John Wiley & Sons, Inc, 2012, f.1-39 Golombisky, K., Hagen, R. “White Space Is Not Your Enemy: A Beginner's Guide to Communicating Visually Through Graphic, Web and Multimedia Design” (3rd ed.). Boca Raton: Taylor & Francis, 2016, f.20-200.
12
Pse ka rëndësi të kuptojmë që sot kushdo mund të prodhojë përmbajtje mediatike; Edukimi Mediatik dhe njohja me rreziqet në një hapësirë të mbingarkuar me informacion. “Blur: How to Know What's True in the Age of Information Overload”, Bill Kovach, Tom Rosenstiel, Bloomsbury USA, 2010, f. 26-121 Jacob Nelson, “Imagined Audiences- How journalists Perceive and Pursue the Public”, 2021
13
Njohja dhe shërbimi etik ndaj audiencës interaktive. Ndjekja e lajmit. Kush po na lexon? Jacob Nelson, “Imagined Audiences- Hoë journalists Perceive and Pursue the Public”, 2021
14
Punë kërkimore në drejtim të zhanreve të gazetarisë. Identifikim dhe analizë konkrete mbi llojet e artikujve/kronikave në medien online, televizion, gazeta, revista etj.
15
Prezantim Projekti
16
Final Exam
1
Studentët do të pajisen me njohuri mbi zhanret dhe evoluimin e tyre.
2
Studentët do të jenë të aftë të dallojnë dhe analizojnë përmbajtjet mediatike sipas koncepteve të fituara mbi zhanret dhe proceset. që lidhen me to.
3
Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë e të mbrojnë mendimet dhe idetë e tyre mbi median shqiptare në përgjithësi.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 19 19
Provimi përfundimtar
1 30 30
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00