Hyrje në Analizë Ligjerimi

Print

Brikena Smajli, PhD

Kodi
COM 301
Emri
Hyrje në Analizë Ligjerimi
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Duke nënvijëzuar fjalën ligjërim jepet ideja se gjuha është strukturuar sipas modelesh që njerëzit i ndjekin, kur marrin pjesë në bashkëbisedime të ndryshme të jetës shoqërore, si për shembull “ligjërimi mjekësor”, ligjërimi politik” etj. Analiza e ligjërimit është analiza e këtyre modeleve, njëherësh teori dhe metodë kërkimi për ndërtimin e një analize konkrete ligjërimi. Ajo nuk ka parasysh një një qasje, por një seri qasjesh ndërdisiplinore të cilat në studimin e tyre mund të përdorin këtë metodë dhe praktikat e saj. Ky kurs sjell në vëmendje metoda dhe praktika për studentët e komunikimit në mënyrë që të kuptojnë se si përdorimi i gjuhës në komunikim ka pasoja individuale, praktike dhe politike. Studentët thellohen jo vetëm në jetën sociale të gjuhës, por edhe mbi teoritë sociale të kapitalizmit të vonë, mbi gjendjet moderne të kulturës dhe mbi qasjet sociocentrike ndaj mendjes.

Objektivat

Kjo lëndë do të ndihmojë studentët që të kuptojnë se: - mënyrat tona të të folurit nuk e reflektojnë në mënyrë neutrale botën tonë; - identitetet dhe marrëdhëniet shoqërore luajnë një rol aktiv në krijimin dhe ndryshimin botës; - diskurse të ndryshme, të cilat përfaqësojnë mënyra të veçanta të të folurit mbi dhe të të kuptuarit të botës shoqërore, janë të përfshirë në një luftë konstante me njëri-tjetrin për të zotëruar secili për vete hegjemoninë, që do të thotë të drejtën hegjemone për të fiksuar kuptimet e gjuhës në mënyrën e vet; - përdorimi konkret i një gjuhe mund të ndryshojë diskurset individuale dhe prej andej edhe botën shoqërore dhe kulturore përmes kombinimit të elementëve të marra prej diskursesh të ndryshme; - aksesi ynë tek realiteti ndodh përherë përmes gjuhës. Përmes gjuhës ne krijojmë përfaqësimet e realitetit të cilat nuk janë kurrë vetëm reflektime të realitetit paraekzistues, por kontribuojnë për ta ndërtuar realitetin.

Java
Tema
1
Gjuha si shprehje, veprim dhe ekzistencë; Gjuha dhe praktikat; Gjuha dhe “politikat”; Dy analiza Në këtë leksion të parë prezantohet objekti i analizës së ligjërimit: gjuha si shprehje, gjuha si veprim dhe gjuha si ekzistencë, për të shtjelluar më tej edhe lidhjen e gjuhës me praktikën dhe “politikat”. Prej këtyre përcaktimeve përvijohet edhe përmbajtja tematike e teorisë dhe metodës së analizës së ligjërimit. Literatura: Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.ff. 1-16
2
Misioni i të ndërtuarit. Të ndërtosh nëpërmjet gjuhës; Një shembull praktike. Në këtë leksion, ndalemi tek misioni ndërtues i gjuhës, shtjellojmë më tej këto misione të saj ndërtuese dhe pyetjet përkatëse: kuptimshmërinë, praktikat(veprimtaritë), identitetet, marrëdhëniet, politikat, lidhjet, sistemin e shkronjave, njohuritë, duke vijuar më pas me një shembull ilustrues për to. Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.ff.17-30.
3
Mjetet e hulumtimit dhe ligjërimet. Ligjërimi: Kush dhe Çfarë Në këtë leksion ndalemi në mjetet e hulumtimit të një analaize ligjërimi që përfshijnë: gjuhët sociale, ligjërimet, bashkëbisedimet, ndërtekstualiteti. Më tej, duke u ndalur më hollësisht tek Ligjërimet me “L” të madhe që përfshijnë në mënyrë të integruar katër mjetet e hulumtimit, shtjellojmë Kushët dhe Çfarët në një analizë të caktuar ligjerimi, si edhe Indianët e vërtetë. Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.ff. 30-49.
4
Gjuhët sociale, Bashkëbisedimet dhe Intertekstualiteti; Kush-bën-çfarë në gjuhë; Dy aspekte të gramatikës. Në këtë leksion ndalemi më me hollësi në mjetet e hulumtimit dhe më konkretisht, gjuhët sociale, bashkëbisedimet, intertekstualitetit, ligjerimet. Çështje me rëndësi të leksionit janë edhe: Ligjërimet nuk janë “njësi” me kufij të qartë dhe ligjërimet si “pajime” si dhe bashkëbisedimet me “B” të madhe. Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.ff.50-70.
5
Ndërlidhjet formë-funksion, kuptimet në situatë dhe botët e konfiguruara; Analizë kritike e ligjërimit. Në këtë leksion do të analizohen lidhjet formë funksion në ligjërim duke u ndalur tek kuptimi i receptuar nga dëgjuesi, kuptimi në situatë, problemi kuadër, një analizë kritike e ligjërimit dhe botët e konfiguruara si mjete hulumtimi. Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.ff.72-86.
6
Më shumë mbi botët e konfiguruara; Simulimet në mendje; të gjitha kuptimet janë lokale; botët e konfiguruara në konflikt; botët e konfiguruara si mjete hulmutimi... Në këtë leksion rimarrim në shqyrtim mjete e hulumtimit dhe trajtojmë nëpërmjet analizash të vogla dhe tematike shembull: botët e konfiguruara, simulimet në mendje, kuptimet likale të një interpretimi, botët e konfiguruara në konflikt dhe botët t konfiguruara si mjete hulumtimi. Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.ff.87-112
7
KONTEKSTI; Konteksti dhe refleksiviteti; Konteksti dhe misioni i ndërtimit; Kuptimet në situatë dhe botët e konfiguruara (rishqyrtim); Gjuhët sociale dhe Ligjërimet (rishqyrtim); Intertekstualiteti dhe Bashkëbisedimet. Në këtë leksion trajtohet në mënyrë të thelluar konteksti dhe konceptet e tij kryesore. Konteksti është i rëndësishëm në një analizë ligjërimi sepse si mjetet e hulumtimit ashtu edhe mjetet e ndërtimit lidhen me të në përdorimin e gjuhës. Prej këndej do të diskutojmë kontekstin e refleksivitetin, kontekstin dhe misionin e ndërtimit, kuptimet në situatë dhe botët e konfiguruara, gjuhët sociale dhe ligjërimet, intertekstualitei dhe bashkëbisedimet. Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.ff.113-130
8
Provim Gjysmëfinal
9
Analiza e Ligjërimit. Transkiptimi; Një analizë “ideale” ligjërimi; Vlefshmëria Objekti i studimit të analizës së ligjërimit është ligjërimi i folur i cili si i tillë në dinamikën e tij është i ndrzshëm nga teksti. Për qëllimet e hulumtimit, objekti për analizë ligjërimi (fjalim, diskutim apo debate) lipsen transkriptuar, duke përmbledhur në të jo vetëm zbardhjen e tekstit, por edhe shenja të tjera të gjuhës jo tekstore, të cilat në analizën e ligjërimit marrin vlerë. Pyetja në këtë kontekst në vijim të kësaj analize ligjërimi është si mund të bëhet një analizë ideale ligjërimi, cilat janë mjetet e hulumtimit dhe misionet e gjuhës që do të përdoren. Ku qëndron vlefshmëria e analizës së ligjërimit? Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.ff. 131-143.
10
Përpunimi dhe organizimi i gjuhës. Fjalë funksionale dhe fjalë përmbajtjësore; Informacioni; Theksi dhe intonacioni; Vargje; Strofat; Makrostruktura; Makrovargje; Si është gdhendur kuptimi. Duke saktësuar tashmë misionet e gjuhës dhe mjetet e hulumtimit në rëndësinë që kanë secili prej tyre në një analizë ideale të ligjëmit, thellohemi në përpunimin dhe organizimin e gjuhës. Në këtë analizë tekstore, sigurisht theksi vihet tek gjuha dhe përdorimi i saj, pragmatika. Njësia e fjalës klasifikohet në fjalë funksionale e përmbajtësore, për të kuptuar mënyrën se si ndërtohet kuptimi në analizën e dhënë. Informacioni. Pastaj nga niveli i fjalës kalohet tek intonacioni (I rëndësishëm në një analizë ligjërimi), theksi, vargje dhe strofa, makrostruktura … Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.ff.144-166.
11
Shembull i analizës së ligjërimit 1. Të dhënat e intervistës si një shembull; Bashkërendimi i identiteteve sociokulturore në situatë. Në një analizë konkrete ligjërimi lipset tashmë të marrim në shqyrtim jo thjesht mjetet e hulumtimit dhe misionet e gjuhës një për një, por duke u njohur me kontekstin e intervistës si shembull të shqyrtojmë të dhënat që kemi të kësaj interviste. Kjo është objekt i këtij leksioni, i cili vijon me shqyrtimin e mënyrës se si është ndërtuar kjo intervistë nga intervistuesi dhe identitetet sociokulturore që bashkëveprojnë në situatë. Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.ff.167-184.
12
Shembull i analizës së ligjërimit 2. Një rast studimor: Sandra; Rrëfimi i Sandrës Në analizën konkrete të ligjërimit, rasti studimor Sandra, kemi pjesë të leksionit një analizë konkrete ligjërimi, me specifikat e saja, si edhe me një tematikë të përcaktuar qartë. Ajo që shohim, në këtë anailë ligjërimi është fakti se jo të gjitha mjetet e hulumtimit dhe misionet e gjuhës mund të trajtohen në tërësi. Në përputhje me objektin për analizë ligjërimi përzgjidhen për t’u thelluar disa prej tyre të cilët kanë informacon ndërtues e kuptimor më të madh e më të rëndësishëm. Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.ff.185-198.
13
Shembull i analizës së ligjërimit 3 Ndërtimi I identiteve sociokulturore dhe botëve të ndryshme të konfiguruara është object studimi I kësaj analize dhe leksioni.Objekti i analizës përqendrohet në intervistat nga biseda të lira të gjimnazistëve nga shtresa të ndryshme të shoqërisë. Duke analizuar si ndërtohet kuptimi dhe organizohet përgjigjia në vargje e strofa, vërejmë edhe se si ndërtohet identiteti sociokulturor në ligjërimet e tyre. Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.ff.199-216 Vehbiu, A. (2012). Shqipja totalitare: tipare të ligjërimit publik në Shqipërinë e viteve 1945-1990 . (L. S. Shkreli, Re.) Tiranë: Çabej. 54-88 Vehbiu, A. (2019). Gjuha e thyer, gjuha që thyen: shënime për lirinë dhe vargonjtë e fjalës publike në Shqipërinë totalitare. (B. Çabej, Re.) Tiranë: Çabej. 44-78
14
Analiza e ligjërimit për Imazhet dhe Tekstet Multimediale. Duke e konsideruar tekstin ligjërimor të folur si komunikimi mbizotërues objekt i analizës së ligjërimit, ndalemi tashmë në një tjetër qasje komunikuese dhe analizën e saj: tekstet multimediale, apo ligjërime multimediale, të cilat në kohën tonë kanë marrë zhvillim të madh. Leksioni merret pikërisht me tekstet multimediale dhe imazhet dhe analizën e tyre të ligjërimit, duke vënë në zbatim pikërisht mjetet e hulumtimit dhe dalluar edhe misonet komunikuese të gjuhës në këtë aspekt. Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press.217-224 Skenderi, E. (2018). Analizë kritike rreth diskursit politik në Ballkan : monografi. (S. Rrokaj, & T. Basho, Red.) Tiranë: Luis Print.
15
Analiza kritike e diskurit politik (shembuj, kontekste të ndryshme të ligjërimit politik kombëtar dhe ndërkombëtar). Ky leksion merr për bazë, njohuritë teorike dhe modelet praktike të ofruara nga J. P. Gee, për të parë me këto mjete hulumtimi modele analizash të tjera të ligjërimeve publike të politikanëve, në kontekstin e ligjërimit, botët e konfiguruara, identitetet e krijuara dhe tërësinë e mesazhit dhe kuptimit të ndërtuar në ligjërimet e tyre. Gee, J. P. (2018). Hyrje në analizën e ligjërimit teori dhe metodë (bot. i 3). (G. A. Egro, & B. Smajli, Përkth.) Tiranë: UET Press. Elsa Skënderi Rakipllari “Analizë kritike rreth diskursit politik në Ballkan” (monografi), LuisPrint, 2018 Zguri, R. (2016). Analizë e diskursit ekstremist fetar në media . Tiranë: Instituti shqiptar i medias.
16
Provim Final
1
Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi mënyrat e funksionimit të llojeve të ndryshme të ligjërimeve.
2
Studentët do të zhvillojnë mendimin kritik mbi rolin e ligjërimit në ndërtimin dhe ndryshimin e botës shoqërore.
3
Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë mbi shumësinë e identiteteve ligjërimore.
4
Studentët njohin dhe identifikojnë shtatë misionet e gjuhës
5
Studentët kanë përvetësuar në mënyrë praktike mjetet e hulumtimit të analizës së ligjërimit
6
Studentët përdorin mjetet e hulumtimit dhe pyetjet për misionet e gjuhës për të realizuar një analizë konkrete ligjërimi.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 5 5
Gjysmë finale
1 8 8
Provimi përfundimtar
1 9 9
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
126
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.04
ECTS
5.00