Hyrje në Sociologji

Print

Genti Kruja, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
SOC 101
Emri
Hyrje në Sociologji
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Programi i lëndës “Hyrje në Sociologji” përmban një tërësi konceptesh, njohurish dhe vlerash, të lidhura logjikisht me njëra-tjetrën për të interpretuar më mirë dukuritë, proceset dhe tendencat e zhvillimit të shoqërisë bazuar në analizën sociologjike. Studenti do të njihet me metodat e ndryshme kërkimore, ku përfshijmë eksperimentin sociologjik, anketat, intervistat, vëzhgimin sociologjik etj. Studimi shkencor duhet të analizojë kontekstin kulturor duke i kushtuar vemendje të vecantë simboleve, normave, materiales, subkulturës, kundërkulturës, etnocentrizmit, ksenocentrizëm, relativitetit kulturor, shoqërizimit etj.

Objektivat

Java
Tema
1
Sociologjia, probleme dhe perspektiva Ç’është Sociologjia? Disa shembuj – Ndryshimi në botën e sotme – Sociologjia dhe “mendimi empirik”. Probleme sociologjike – Pasojat e qëllimshme e të paqëllimshme të veprimit njerëzor – Ç’mund të na tregojë sociologjia për veprimet tona? – Struktura dhe veprimi – Të zhvillosh një këndvështrim sociologjik – A është sociologjia shkencë? – Objektiviteti – Rëndësia praktike e sociologjisë – Komente përfundimtare – Përmbledhje – Koncepte bazë – Terma të rëndësishëm. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:21.
2
2.1. Kultura dhe shoqëria Kontaktet midis kulturave; Lidhjet e hershme me kultura të ndryshme; Koncepti i Kulturës. Koncepti i kulturës është një nga nocionet më të përdorura në sociologji. Kultura përbëhet nga vlerat, që u përmbahen anëtarët e një grupi, nga normat që ata respektojnë dhe nga të mirat materiale që kanë. “Kultura” si koncept dallohet nga “shoqëria”, por midis dy nocioneve ka lidhje të afërta. Shoqëria është sistemi i marrëdhënieve reciproke që lidhin me njëri-tjetrin individët e së njëjtës kulturë. Raca njerëzore; Sociobiologjia; Instinktet; Shumëllojshmëria kulturore; Identiteti kulturor dhe etnocentrizmi; Universalet kulturore; Gjuha; Të folurit dhe të shkruarit; Semiotika dhe kultura materiale; Llojet e shoqërive njerëzore. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:41. 2.2. Shoqërizimi dhe periudhat e jetës Fëmijët “e pashoqërizuar”; Zhvillimi i hershëm i fëmijës; Zhvillimi i reagimeve sociale; Teoritë mbi zhvillimin e fëmijës; Frojdi dhe psikoanaliza; Zhvillimi i personalitetit; Teoria e Mead-it; Lidhjet midis teorive; Faktorët e Shoqërizimit. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:69.
3
3.1. Bashkëveprimi social dhe jeta e përditshme Studimi i jetës së përditshme sociale; Komunikimi verbal dhe joverbal; Rregullat sociale, bisedat dhe të folurit; Menaxhimi i përshtypjeve; Organizimi i përshtypjeve; Llojet e bashkëveprimit; Ndarja e audiencës; Etno-metodologjia; Studimi i të folurit; Analiza e bisedimeve; Mikrosociologjia; Koha dhe hapësira; Zonat ballore dhe të prapavijës; Takimet dhe hapësirat personale; Ndërveprimi në kohë dhe hapësirë; Koha dhe ora; Gjeografia e kohës; Ndarja në zona. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:97. 3.2. Konformizmi dhe shmangia Normat dhe sanksionet; Ligjet, Krimet dhe ndëshkimi; Teoritë biologjike dhe psikologjike mbi krimin dhe shmangien; Shoqëria dhe krimi: teoritë sociologjike; Teoria e etiketimit; Përfundime teorike. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:122.
4
4.1. Sociologjia e fesë Sociologjia e religjionit është studimi i besimeve, praktikave dhe formave organizative të fesë duke përdorur mjetet dhe metodat e disiplinës së sociologjisë. Çfarë është feja? Historia e feve: Besimet abrahamike dhe monotesite - Jadaizmi, Krishterimi, Islami; Besimet tjera: Budizmi, Hinduizmi, Konfucianizmi, etj.; Teoritë e fesë; Tipet e organizimit fetar; Ritualet; Përkatësia gjinore; Zhvillimet aktuale të fesë; Teoritë bashkëkohore të fesë; Liria e besimit; Feja në Shqipëri. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:430. 4.2. Një vështrim sociologjik mbi dialogun ndërfetar Dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar sot më shumë se kurrë është një domosdoshmëri globale. Procesi i dialogimit ndërfetar nuk do të thotë njëkohësisht proces i kristianizimit, islamizimit, apo tjetërsimit, por është komunikim i vazhdueshëm popujsh, kulturash e traditash. Shembuj të tolerancës përgjatë historisë: Marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit; Dialogu teologjik; Një vështrimin historik mbi mirëkuptimin ndërfetar tek shqiptarët; Shembuj të bashkëpunimit ndërfetar në Shqipëri. Kruja, Genti, Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar, Prizmi, Tiranë, 2008:18, 131.
5
Shtresimi, Klasa dhe Pabarazia Shtresimi social është pabarazia e strukturuar ndërmjet grupeve. Kjo pabarazi mund të bazohet në ekonomi, gjini, racë, fe, moshë, apo ndonjë faktor tjetër. Sistemet e pabarazisë janë të organizuara rreth grupeve me karakteristika të përbashkëta. Vendndodhja sociale e një grupi është e rëndësishme në kuadër të shanseve jetësore të anëtarëve. Renditja e grupeve ndryshon shumë ngadalë. Temat e këtij leksioni janë: Shtresimi social; Karakteristikat e sistemeve të shtresimit; Modelet Bazë; Sistemi i Klasave; Si duken sot sistemet e shtresimit; Marksi dhe konflikti klasor; Weber: Klasa dhe statusi; Qasjet Funksionaliste; Çfarë është klasa sociale; Raca dhe pasuria; Pabarazia sociale; Prestigji Profesional; mobiliteti social; Varfëria; Varfëria dhe Gjinia; Varfëria dhe problemet sociale. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:211.
6
Etniciteti dhe Raca Raca i referohet një sistemi të kategorizimit shoqëror dhe shtresimit të imponuar nga jashtë. Nuk ekziston asnjë racë e vërtetë biologjike; përkundrazi, grupet njerëzore duhet të vendosen në një vazhdimësi. Në mënyrë tipike, raca i referohet një grup karakteristikash fizike, që shoqëria i quan të rëndësishme. Raca është një koncept shoqërisht i ndërtuar. Temat e këtij leksioni janë: Cilat janë racat më të paragjykuara dhe pse; Pakicat etnike; Raca dhe biologjia; Racizmi; Koncepte të lidhur me racizmin; Antagonizmi, paragjykimi dhe diskriminimi etnik; Personaliteti autoritar; Etnia dhe fëmijëria; Grupet e sjelljes ndaj pakicave; Opsionet Etnike; Koncepte sociologjike; Kolonializmi dhe Racizmi; Modele të bashkekzistencës etnike; Migrimi; Popullsia Raciale dhe Etnike; Pabarazia racore dhe etnike. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:247.
7
Edukimi, komunikimi dhe media Sot në vendet e industrializuara çdo njeri mund të lexojë dhe shkruajë. Jeta jonë ndikohet nga informacionet që marrim nëpërmjet librave, gazetave, revistave, TV dhe internetit. Të gjithë kalojmë një proces zyrtar shkollimi. Fjala e shtypur, komunikimi elektronik dhe shkollimi janë themelore për mënyrën tonë të jetesës. Temat e këtij leksioni janë: Edukimi; Zhvillimi i shkrimit; Llojet e sistemeve të shkollave; Edukimi dhe pabarazia; Inteligjenca; Përkatësia gjinore dhe sistemi arsimor; Arsimi në botë; Komunikimi dhe media; Komunikimet masive: Gazetat, Revistat, Televizioni; Ndikimi i TV mbi sjelljet; Dhuna në TV, Ndikimi i dhunës dhe dialogjeve vulgare të filmave televizivë në modelet e sjelljeve të dhunshme në familjet shqiptare. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:401; Revista shkencore “Zani i Naltë”, nr. 2 (155), 2013:66.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Familja, farefisnia dhe martesa Familja; Konceptet Familjare; Teoria dhe Familja; Farefisnia dhe Martesa; Klanet; Marrëdhëniet familjare; Llojet e familjes; Monogamia dhe poligamia; Poligjinia; Familja dhe martesa në Evropë; Familja nga vitet 1500-1800; Ndryshimet në familje; Format e ndryshimit në familje; Gratë dhe familja sot; Divorci, Divorci dhe pasojat, Divorci në Shqipëri; Rimartesa; Familjet me një prind; Faktorët që rrezikojnë divorcin; Dhuna në familje; Alternativat për martesën dhe familjen, martesa Brenda një gjinie; Bashkëjetesa; Beqaria; Ndarja e punës në familje; Trendet në familjet sot; Ndryshimet në familjet në mbarë botën; E ardhmja e familjes. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:371.
10
Puna dhe Jeta Ekonomike Puna është përmbushja e detyrave, duke përfshirë harxhimin e përpjekjeve mendore dhe fizike, të cilat kanë për objektiv prodhimin e të mirave dhe kryerjen e shërbimeve, që plotësojnë nevojat e njeriut. Sistemi i prodhimit dhe puna; Ndarja e punës; Sektorët parësorë, dytësorë dhe të tretë; Tejlorizmi dhe fordizmi; Postfordizmi dhe prodhimi fleksibël; Demokracia industrial; Korporatat; Zhvillimi i sindikatave; Grevat; Statistikat e grevave; Papunësia dhe puna e grave; Karakteristikat e papunësisë; Arsyet e rritjes së papunësisë; Gratë dhe puna; Ekonomia jozyrtare; Puna dhe Jeta Ekonomike; Rëndësia e Punës; Ekonomitë kapitaliste; Korporatat Moderne; Biznesi Global; Ndryshimet në ekonomi; E ardhmja e punës. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:462.
11
Globalizimi i jetës sociale Temat Kryesore: Të përcaktojmë globalizmin; Të kuptojmë lidhjen e globalizmit me modernen dhe ndryshimet e mëdha sociale; Të analizojmë lëvizjet sociale; çfarë janë dhe pse janë globale; Të zbulojmë cilat forca sociale çuan në rritjen e globalizmit; Formimi i kombeve; Arsyet e kolonizimit; Varfëria; Agrobiznesi Prodhimi ushqimor dhe ekologjia e mjedisit; Imperializmi; Teoria e sistemit botëror; Korporatat shumëkombëshe; Llojet e koorporatave shumëkombëshe; Integrimi ekonomik ndërkombëtar; Organizmat joshtetërorë; OKB; Rreziqet ndaj mjedisit botëror; Globalizimi i medias; Globalizimi dhe ndryshimi social; Lidhja e globalizimit me ndryshimin social; Lëvizjet sociale dhe ndryshimi social; Teknologjia moderne dhe lëvizjet shoqërore; Çfarë e mundëson globalizimin; Çfarë e mundëson globalizimin; Globalizimi në jetën e përditshme; Debati mbi globalizimin; Si ndihemi ne në lidhje me globalizimin; Rreziku në një botë globale. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:495.
12
Lufta dhe ushtria Luftërat në Evropë dhe në kolonitë e saj; Lufta e përgjithshme; Lufta e Parë Botërore; Tanku dhe zbulimet ushtarake në Luftën e I Botërore; Lufta e II Botërore; Lufta dhe agresioni; Organizimi ushtarak; Karakteristikat e ushtrisë modern; Gratë dhe lufta; Fushatat e grave kundër luftës; Ushtria, politika dhe shoqëria; Armatimi sot; Forcat e armatosura në Botën e Tretë; Terrorizmi; Lëvizjet guerrile; Tregtia dhe gara e armatimeve; Lufta e yjeve. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:336.
13
Urbanizimi, Popullsia, dhe Mjedisi Si janë formuar qytetet dhe pse; Jetesa rurale, urbane dhe periferike; Globalizimi dhe urbanizimi; Rritja e popullsisë dhe pasojat e saj; Globalizimi, urbanizimi, rritja, dhe mjedisi; Qytetet e lashta; Çfarë është urbanizimi; Urbanizimi global; Teoritë e Urbanizmit; Jeta rurale; Popullsia rurale në rënie; Zhvillimi Periferik; Problemet me jetën urbane; Rinovimi urban; Qytetet globale; Urbanizimi në botën në zhvillim; Urbanizimi në botën në zhvillim; Studimi i popullsisë globale; Pasojat e ndryshimit të popullsisë; Mjedisi dhe shoqëria; Mjedisi dhe shoqëria. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:529.
14
Politika, qeveria dhe shteti Karakteristikat e shteteve, shtetet moderne; partitë politike dhe votimet në vendet perëndimore; Politikat partiake: thyerja e kornizave; në fund të shekullit të XX; Pjesëmarrja e grave në politikë; Veprimtaria politike e painstitucionalizuar; Demokracia; Elitizmi demokratik dhe teoritë pluraliste; Kush sundon; Politika në arenën ndërkombëtare, Konceptet bazë; Terma të rëndësishme; Literaturë plotësuese. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:298.
15
Metodat dhe teoritë në Sociologji - Zhvillimi i mendimit sociologjik Teoria sociale: Teoritë sociale përpiqen të shpjegojnë jo atë çka ndodh por pse ajo ndodh. Kërkimi dhe teoria nuk janë dhe nuk duhet të jenë industri të ndara nga njëra tjetra. Teoricienët e Parë: Auguste Comte, Émile Durkheim, Karl Marx, Max Weber, Harriet Martineau, W.E.B. Du Bois. Teoritë Bashkëkohore: Bashkëveprimi simbolik, Funksionalizmi Metodat Kerkimore: Pyetjet Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:629.
16
Provim Final
1
Studenti duhet të këtë kuptuar kompleksitetin e realitetit shoqëror nëpërmjet udhëzimit të literaturës shkencore
2
Të ketë ezauruar mënyrat operative si dhe metodat emprike te implementitmit ideologjik
3
Të jetë i aftë së interpretojë tekste të kontekstit sociologjik
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 30% 30%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 3 3
Gjysmë finale
1 3 3
Provimi përfundimtar
1 3 3
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
99
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
3.96
ECTS
4.00